Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vrasja e Koçi Xoxit,flete Haxhi Kuçi

 :: sport

Aller en bas

Vrasja e Koçi Xoxit,flete Haxhi Kuçi Empty Vrasja e Koçi Xoxit,flete Haxhi Kuçi

Message  Perparimi Sam 29 Déc - 14:09

Pushkatimi i Koçi Xoxit
01/08/2011 23:08:00Gazeta C
Font size:
02/07/2011..Nga sot Gazeta C do të fillojë një cikël dokumentesh dhe shkrimesh që kanë në synym ,veprimtarinë e Enver Hoxhës si udhëheqës i Shqipërisë për 40 vjet .Shkrimet nuk do të komentohen por do të botohen të plota dhe lexuesi do të ketë kënaqësinë të nxjerrë vet përfundimet ..


Koçi Xoxe ishte një ndër udhëheqësit që nga Thmelimi i PKSH ...Pse u largua dhe pse u pushkatua?? :



Më 11 qershor 1949 para dite n oborrin e burgut të Tiranës në ora 11-37 minuta u pushkatua Koçi Xoxi, në moshën 38 vjeçare. Ndërsa shërbimet jugosllave në atë kohë informonin se Ministrinë e punëve të Brendshme se Koçi Xoxin e likuiduan; Enver Hoxha me Mehmet Shehun. Hoxha në pyetjet e Stalinit përgjigjet kështu: “Kristo Temelko pa rezervë ka pranuar të gjitha sugjerimet e jugosllavëve që jepeshin për strategjinë e Armatës Shqiptare, por për kah origjina është sllav me prejardhje nga Maqedonia. Ndërsa Koçi Xoxi është shqiptar i vërtetë, por familja e tij ka jetuar në Maqedoni. Në Shqipëri ka vetëm pesë fshatra me maqedonas dhe në jug të Shqipërisë jetojnë përafërsisht 28 mijë grek”.


ENVER HOXHA ME KOCI XOXEN
Kështu nisi Hoxha rrugën e shpartallimit të kundërshtarëve politikë në rrugën e tij për të siguruar pozitën e tij në maje të piramidës partiake. Hoxha duke dashur që të forcojë pozicionet e veta partiake e shtetëror filloi gjithnjë e më tepër të luajë rolin e oficerit ndaj gjeneralit, të cilin Hoxha gati në çdo takim e hiperbolizonte, duke qenë në krah të bashkimit Sovjetik Shqipëria tash më kishte marrë pozicionin e prokurorit kundër Titos dhe Jugosllavisë në bllokun komunist. Këto rrethana të reja e shpëtuan Shqipërinë nga plani titist për ta aneksuar. Në veçanti pas përjashtimit të Jugosllavisë nga Informbyroja. Pavarësisht se Stalini në atë kohë shumë pak shprehte simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.


Majtas i pari rrjeshti i pare (Koçi Xoxe)prane Enver Hoxhes
Por rrethanat politike tani më diktonin një politikë të disfavorshme për Bashkimin Sovjetik në Ballkan pa humbjeve të forcave komuniste në Greqi. Stalini tani më vetëm te Shqipëria kishte pozicione të shëndosha në aspektin ushtarak për të dominuar në Ballkan. Kjo jepte shpresë edhe shqiptarëve të Kosovës që deri tani qëndronte pezull midis Jugosllavisë dhe politikës shqiptare të komanduar nga Enver Hoxha.

Pas mbarimit të Kongresit të Parë të Partisë, definitivisht u pastrua thelbi revolucionar i Partisë, u ndërpre kontinuiteti revolucionar i Shqipërisë, duke u hapur dyert Stalinit për të komanduar Partinë e Punës së Shqipërisë. Pra me këtë formë të diktatura staliniane si metodë e vetme e udhëheqjes së Partisë me popullin shqiptar. Orientimet për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në vijat kryesore vendoseshin në Moskë.
____________
Koçi Xoxe(1917 — 11.6.1949) ishte Ministër i Brendshëm gjatë periudhës prill, 1946 – nëntor, 1948

Ai qe te nxite ti vrasish shoket,prite veten ne varr.Edhe Koçi Xoxi ja berri varrin vetes ne fund.
Haxhi Kuçi

Jetëshkrimi

Emri: Koçi
Mbiemri: Xoxe
Vitlindja: 1911
Vendlindja: Follorinë Greqi
Shkollimi: Në vitin 1929 ka mbaruar dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut
Aktiviteti
Themelues dhe kryetar i parë i Grupit Komunist të Korçës.
Pjesëtar i mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare. Anëtar i Byrosë Politike dhe KQ të saj që nga krijimi.
Në vitin 1941 dhe 1942 burgoset si antifashist nga italianët.
Nga 10 korriku i vitit 1942, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Në 24 maj 1944 gradohet gjeneral-leitnant në Kongresin e Përmetit.
Në shkurtin e vitit 1945 emërohet kryetar i Gjykatës së Lartë.
Në vitin 1945, nënkryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Në vitin 1945 merr pjesë në legjislaturën e parë si deputet i Kuvendit Popullor.
Në vitin 1945 bëhet Sekretar Organizativ i Komitetit Qendror të PKSH-së.
Në vitin 1948, ministër i Industrisë dhe Minierave.
Dekorata
I dekoruar "Hero i Popullit" dhe me medaljet më të larta në Shqipëri.
I dekoruar dhe me shumë medalje të larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj.
Në 28 nëntor 1948, arrestohet.
Në maj të vitit 1949 dënohet me vdekje dhe pushkatohet.
Gjuhët e huaja që njihte: latinisht, greqisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, serbokroatisht dhe frëngjisht
38 vjeç ishte kur u pushkatua. Ai ishte i martuar dhe kishte gjashtë fëmijë.
Akoma dhe sot nuk i dihet ku ndodhet varri i tij.

Katër misteret që shoqëruan Koçi Xoxen
Sekretet e njerezve te vdekur
Cilat janë të fshehtat e ish-ministrit të Brendshëm që u dënua si bashkëpunëtor i jugosllavëve

Ne foton:dallohen (ne plan te pare) nga e majta ne te djathte: Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Baba Mustafa Xhani, Enver Hoxha, Spiro Mojsiu, dr Omer Nishani, dr Medar Shtylla, Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi. Pas Haxhi Lleshit dallohet nje oficer amerikan i nderlidhjes (me rrethin e kuq ne krah)

Sot, në rubrikën "Floripress" do të jetë ish-ministri i Punëve të Brendshme, i cili u dënua nga Enver Hoxha duke u akuzuar si bashkëpunëtor i jugosllavëve. Katër vjet pas çlirimit të vendit, Koçi Xoxe që deri në atë kohë ndodhej në majën e pushtetit u shpall tradhtar i vendit. Pikërisht më 28 nëntor të vitit 1948 ai arrestohet dhe disa muaj më pas në maj të vitit 1949, ai pushkatohet nga regjimi asaj kohe. Eshtrat e njeriut që ishte numri dy në hierarkinë e pushtetit pas Enver Hoxhës ende nuk janë gjetur edhe sot. Të shumta janë dyshimet pse u mor një vendim kaq i rëndë nga ana e diktatorit Hoxha për njeriun e tij më të besueshëm, që përveçse kishin qenë të afërt gjatë Luftës, ata i sollën marrëdhëniet drejt një konsolidimi sidomos me vendosjen e Pushtetit Popullor deri në vitin 1948, ku Koçi arrestohet.

Pse Enver Hoxha e dërgoi Koçi Xoxen në Greqi, cili ishte gjenerali që ai takoi dhe për çfarë diskutuan?
Ka qenë nëntori i vitit 1943, kur Enver Hoxha thërret Koçi Xoxen dhe e ngarkon me detyrë që të shkonte në Greqi për të takuar gjeneralin grek Sarafis, që ishte komandant i forcave të armatosura të EAM-it. Koçi mori me vete dhe Nesti Kerenxhin dhe shkuan e takuan gjeneralin grek që ishte i vendosur me trupat e tij në zonën e Kozhanit. Me nisjen e tij nga Shqipëria askush nuk mori vesh se cili ishte qëllimi i kësaj vizite. Në atë kohë u aludua për një ardhje të gjeneralit grek në forcat shqiptare, duke luftuar së bashku me partizanët shqiptarë. Por ky variant u hodh poshtë duke parë reputacionin dhe famën e gjeneralit grek Sarafis, i cili nuk mund të dezertonte nga forcat e vendit të tij. Nga dokumentet arkivore por dhe nga dëshmitarë të asaj periudhe është hedhur dritë mbi këtë takim, sikur gjatë takimit Koçi Xoxe i ka kërkuar gatishmërinë dhe miratimin e Enver Hoxhës për krijimin e Shtabit të Përbashkët Ballkanik, gjë të cilën Enver Hoxhës ia kishte kërkuar Tito me anë të të dërguarve të tij në Shqipëri. Gjenerali grek Sarafis, në mënyrë kategorike nuk e pranoi një propozim të tillë, duke i thënë Koçi Xoxes që është krejt i pavend krijimi i një shtabi të tillë. Kështu, Koçi Xoxe kthehet tek Enveri me mos miratimin nga ana e grekut të këtij projekt-plani i aleancës Tiranë-Beograd. Pas këtij dështimi, Enver Hoxha e hedh poshtë që të ketë bërë një propozim të tillë duke thënë që Koçi Xoxen e kishte dërguar në Greqi për një mision tjetër që nuk kishte të bënte me takimin me gjeneralin grek Sarafis. Më pas me urdhër të Shtabit Përgjithshëm, Koçi u caktua të shkonte në qarkun e Korçës në zonën e Gorë-Oparit. Ai punoi në atë zonë deri në mbarimin e Luftës, ku dha një kontribut të madh në organizimin e Lëvizjes Antifashiste me brigadat partizane. Koçi gjithashtu mori pjesë në Kongresin e Përmetit, ku ju dha grada gjeneral-leitenant, që ishte e dyta pas Enver Hoxhës që u gradua gjeneral-kolonel dhe gjithashtu u emërua në funksionin e zëvendëskryeministrit të qeverisë së përkohshme që doli nga ai Kongres, duke qenë direkt zëvendësi i parë i Enverit në të gjitha funksionet e tij.
A qëndrojnë akuzat e rënda që u thurën kundër Koçi Xoxes për afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht të Enver Hoxhës, i cili e akuzonte ndihmësin dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij si njeriun më të errët në historinë e Shqipërisë dhe agjent të jugosllavëve që kishte mbështetjen e Titos? Pse u pendua Bedri Spahiu, prokurori i Gjyqit Special të bërë ndaj Koçi Xoxes?
Një mister të tillë më mirë se prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, Bedri Spahiu, nuk mund ta zbardhë askush tjetër. Dënimi për Koçi Xoxen ishte kapital dhe tepër i rëndë. Me daljen nga burgu pas viteve '90, Bedriu u shpreh se ishte penduar që kishte dënuar një figurë siç ishte Koçi Xoxe. Spahiu ishte prokuror i tij dhe kërkoi dënimin e rëndë. Ndërsa më vonë, ish-prokurori i Përgjithshëm, Spahiu, u vu vetë në bankën e të akuzuarve. Ashtu sikurse e deklaron vetë, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t'u referohesh rrethanave të kohës? Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët atë të luftimit të armikut nazi-fashit, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare. Por këtë zhvillim do të vinin dhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej "vija e Partisë". Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen.
A është përgjegjës Koçi Xoxe për terrorin e egër komunist që ndodhi gjatë viteve 1945-1948, kur ai ishte në postin e ministrit të Brendshëm, ku u eliminuan apo u zhdukën fizikisht një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Hoxhës, pa përmendur këtu kundërshtarët e krahut tjetër politik, apo Xoxe ka qenë thjesht një zbatues i bindur i shefit të tij në të gjithë ato krime?
Pasi Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore, e cila zgjati disa vjet kundër pushtuesve nazi-fashistë u radhit në vendet fituese të kësaj lufte që i kushtoi shtrenjtë si në aspektin e forcave njerëzore ashtu dhe në ato materiale. Në fillim të vitit 1945, me vendosjen e Pushtetit Popullor në postet kyçe të drejtimit të vendit u vendosën pikërisht ata që kishin luftuar gjatë Luftës. Njëri prej tyre ishte dhe Koçi Xoxe, i cili u vendos në krye të grupit të Gjyqit Special që do të gjykonin të gjithë ata që ishin kundërshtarë të pushtetit, por do të gjykonte dhe njerëz brenda vetit. Të gjithë ata që u cilësuan kriminelë të Luftës në vitet 1945-1948 u gjykuan nga Koçi Xoxe. Si kryetar i këtij grupi Special, Xoxe ishte mbikëqyrës e gjithë seancave gjyqësore ku bashkë me prokurorin e Përgjithshëm, Bedri Spahiu, dhanë dënime me të vërtet të rënda për shumë persona. Nga shumë dëshmitarë të asaj kohe dënimet që jepeshin nga ky grup ishin të gjitha të paramenduara. Kështu edhe pse marrja e vendimit ishte nga Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, përsëri ishin porositë e Enver Hoxhës ato që i vinin vulën përfundimisht. Pra, Koçi Xoxe apo dhe Bedri Spahiu ishin si të thuash vegla të një regjimi të egër që po instalohej në Shqipëri me në krye Enver Hoxhën. Pas përfundimit të këtyre gjyqeve tepër delikate për personat që dënoheshin, Koçi Xoxe u konsolidua si njeriu më i besuar i Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij me një pushtet politik absolut. Kështu ai përveç postit të zëvendëskryeministrit u emërua dhe ministër i Brendshëm, dhe gjithashtu ishte dhe në funksionin e Sekretarit Organizativ të PKSH-së, duke qenë numri dy pas Enver Hoxhës që ishte Sekretar i Përgjithshëm. Në mënyrë definitive mund të thuash se duke parë raportet midis Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës nuk mund të aludosh për veprime të Koçit pa miratimin e Enverit. Këto ngelen në kuadrin e misterit, pse prishja e marrëdhënieve me jugosllavët pati këtë efekt edhe te marrëdhëniet e Enver Hoxhës me Koçi Xoxen.
A kishte ndonjë plan për eliminim e klerikëve nga ana e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës? Çfarë tha Koçi në praninë edhe të Bedri Spahiut në shtëpinë e Enver Hoxhës, ku thureshin plane dhe intriga për kundërshtarët?
Në sistemin një partiak shumë vendime merreshin edhe nga biseda direkte midis udhëheqësve. Menjëherë pas Luftës, dy nga njerëzit më të rëndësishëm ishin Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe. Një rast të tillë e ka sjellë Bedri Spahiu në kujtimet e tij. Ai thotë se Enveri dhe Koçi hartuan një plan për të zhdukur klerikët që ndodheshin në Shqipëri me metoda të fshehta duke krijuar skenarë që të sillnin enigmatizimin e zhdukjes së tyre. Në një bisedë të bërë midis Koçi Xoxes dhe Enver Hoxës pa praninë e të tretëve, në vitin 1946 aludohet nga Bedri Spahiu se ata të dy po krijonin skemën e zhdukjes së njerëzve të fesë. Bedri Spahiu në kujtime e tij thotë se "Një ditë shkova te shtëpia e Enver Hoxhës, aty ishte dhe Koçi Xoxe. Ata po bisedonin kur u ula. Koçi tha si vazhdim i bisedës së lënë përgjysmë, a, më saktë, si ndërrim teme: "Të poshtër e të rrezikshëm janë këta priftërinjtë që shkojnë e të vënë armë në altarin e kishës…". Enveri i përgjigjet: "Ata bëjnë punën e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytë para tyre". Jo, jo ia ktheu Koçi, nuk u ka munguar vigjilenca e organeve të Sigurimit, përkundrazi kanë qenë ata që e kanë zbuluar këtë krim të shëmtuar". Nga ky bisedim i Koçit me Enverin del qartë sipas Bedri Spahiut, se "ata donin të më mbushnin mendjen jo për ekzistencën e një fakti, por për të më bindur në vërtetësinë e një trillimi".

Misteret

1. Pse Enver Hoxha e dërgoi Koçi Xoxen në Greqi, cili ishte gjenerali që ai takoi dhe për çfarë diskutuan, a ka pasur ndonjë plan për një federatë ballkanike të organizuar nga Enver Hoxha dhe Tito? Pse Koçi Xoxe ishte njeriu më i besuar i Enverit duke i dhënë postin e zëvendësit të tij?

2. A qëndrojnë akuzat e rënda që u thurën kundër Koçi Xoxes për afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht të Enver Hoxhës, i cili e akuzonte ndihmësin dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij si njeriun më të errët në historinë e Shqipërisë dhe agjent të jugosllavëve që kishte mbështetjen e Titos?

3. A është përgjegjës Koçi Xoxe për terrorin e egër komunist që ndodhi gjatë viteve 1945-1948, kur ai ishte në postin e ministrit të Brendshëm, ku u eliminuan apo u zhdukën fizikisht një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Hoxhës, pa përmendur këtu kundërshtarët e krahut tjetër politik, apo Xoxe ka qenë thjesht një zbatues i bindur i shefit të tij në të gjithë ato krime?

4. A kishte ndonjë plan për eliminim e klerikëve nga ana e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës? Çfarë tha Koçi në praninë edhe të Bedri Spahiut në shtëpinë e Enver Hoxhës?


Fakte mbi gjyqin


1948, në Plenumin e KQ-së të PPSH-së hidhen akuzat e para ndaj Koçi Xoxes, ku shpallet armik i popullit nga Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike të asaj kohe.

11 qershor të vitit 1948 bëhet gjyqi për Koçi Xoxen, ku ai shpallet fajtor. Gjyqin e drejtonte Bedri Spahiu, i cili kishte qenë së bashku Koçin në grupin e Gjyqit Special ku kishin dënuar shumë figura të asaj kohe. Gjyqi u bë pa praninë e Koçit dhe pas këtij gjyqi ai arrestohet.

28 nëntor 1948 arrestohet Koçi Xoxe si armik i popullit dhe agjent i huaj, dhe burgoset në burgun e ri të Tiranës, ku mbahej nën masa të rrepta sigurie.

Fillim maji i 1949-s, shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe nga gjykata i jepet dënimi kapital, ai me vdekje. Deri më sot akuzat më të rënda janë ato të bashkëpunimit me jugosllavët si shkelja e parimeve të Partisë duke u bërë pjesë e agjenturave të huaja.

Maj 1949, në moshën 38-vjeçare pushkatohet sipas vendimit të marrë më parë nga Gjykata e Lartë edhe sot nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e Koçi Xoxes.
Koci Xoxe shkoi ne Greqi jo vetem sic thote gazeta, por si shoqerues i Vukmanovic Tempos per tu lidhur me shtabin e partizaneve greke....Roli i tij ka qene me teper si perkthyes i Tempos dhe jo rol diskutanti e propozuesi....Te pakten ne nje reviste te historise ushtarake greke ky ishte opinioni i shkruesit te artikullit.....Tempoja ishte i derguar nga Titoja ( dhe Dimitrovi) qe te bisedonte me greket dhe ti afronte per te krijuar nje shtab te perbashket jugosllavo-greko-bullgaro-shqiptar , si dhe mundesin e krijimit te nje Federate Ballkanike mbas lufte....Greket refuzuan sepse faktikisht Bullgaria gjate LIIB kishte te pushtuar pjese te territorit grek dhe Tempoja insistonte qe pas krijimit te Federatet Ballkanike ky territor ti ngelej Bullgarise...Mosmarreveshje pati dhe per ceshtjen e Maqedonise ( krahines greke me emrin Maqedonia) ku kishte nje shumice sllavesh.....Se cfare iu premtua grekeve si shkembim revista nuk e qartesonte ( ose nuk donte ta qartesonte)....Por nje gje u be e qarte se greket refuzuan propozimet e Tito-Dimitrovit.
http://floripress.blogspot.com/2011/08/pro-et-contra-falsifikoi-enver-hoxha.html



**************

Gazeta C



Share on: Facebook del.icio.us Digg StumbleUpon Twitter
Komentes (2 derguar):
pellumb lamaj.USA ne 08/09/2011 17:29:47 Repliko

P.K SH ishte nje organizate terroristesh ku te gjithe padyshim lyen duart me gjak te pfajshem....Nje nga keta kriminel bastard ishte dhe Koci Xoxe ose teneqexhiu Korces qe i ngarkuar nga serbet ,zhduku ajken e inteligjences shqiptare....Ai eshte po aq fajtor sa dhe Hoxha dhe gjithe banda bolshevike e Tiranes.......
1
Haxhi Kuçi ne 28/12/2012 17:40:04 Repliko

Enveri i vrau shoket e idealit Lucer ,qe ti laje mekatet e bera ndaj shqiptareve.

Se çka eshte me e keqja jone se enverizmi eshte perhapur shume ndere shqiptar e sidomos ne tradhetar duke u pasurue mbi gjakun e martireve.

Kur ndere nje popull shpallen atdhetaret tradhetar,ik nga ky pis popull.

Ate Gjergj Fishta nuk e ka pasur lehte kur ka thene;Le ta dij tere populli mbare
se prej sodit me Fishta nuk eshte shqiptar.
Amerika i perkrah keta tradhetar dhe mu keta tradhetar po na qeverisin me shekuj te tere.
Pra;
Si qem nen sundim te serbeve,grekerve,apo ne pavaresi shqiptari lumturi nuk ka.
Pos lumturin e shejoin tradhetaret .Oj amerike oj gjygjesore nderrona vendet,tradhetaret ti shtypim bile nje vit.
Mbahu nene mos ke frike se tradhetaret i kemi edhe ne amerike.
Ne amerike e çdo cep te botes na premtojne bashkim ne vorber.
Sa milion shqiptar qe jemi 90 % nga keta na shtypin duke na regjur leguren.E dhjete nga ne duhet te punoim per keta dhe veten.
U pa edhe lufta e fundit e uçk es.U betuan se po luftoin per bashkimin e trojeve dhe kosova as e pavarur as e gjalle.
E nisen edhe luften ne maqedoni,dhe ne vend te bashkimit me shqiperine i riroberuan shqiptaret per çfare qellimi ?Per ti roberue nuk ka pasur nevoje lufta ,vetem se u masakruan civilet shqiptar,ua kallen shtepit,u dhunuan femrat e mjera,u debuan nga shtepit e tyre,u plaqkiten ne formen me mizore e çka jo o te mjeret ju qe po perjetoni prape mizorin.Dhe ne vend qe tju thone se ju tradhetuam,ata komandanta ju kercnohen se ua pruren nje jete ma te lumture.
E njeta tradheti u be edhe ne Luginen e Prsheves.

Enveristet atdhetarin vertete e shpallin tradhetar qe mos te kete perkrahje ne mesin e popullit.Kur mua me etiketoin tradhetar edhe Perendin e shpallin tradhetar .
Enveritet siq jane Avdi Ibrahimi,Reshat Badallaj dhe njefare Bahtir Hamza ne Kanada,qe informohet nga keta dy qe atdhetaret ti etiketon spiuna te serbise ,dhe keta dy menjeherit na etiketoin si spiuna te serbise pa qen as dhe nje germe e vertete.
Keta edhe mua me shpallen tradhetar pa fakte ,pos per ti ruajtur ftyrat e tyre enveriste.
Keta e shpallen edhe Kadri Manin spiun te serbise,vetem pse Reshat Badalles i thote se ke gishte ne vrasjen e Ahmet Krasniqit.Ku Reshat Badallaj i kundervihet Kadri Manit kinse i ka vrare ne nje podrum te prishtines Nuhi Berishen dhe Rexhep Malen.
Kur dihet mire se Nuhiun e ka nxite Avdiu me qellim me mesimet enveriste duke iu kercnuar se eshte spiun serb.Me qellim qe te nesermen Nuhiu te kacafytet me forcat serbe,dhe vertet vritet tek Kodra e trimave ne prishten e jo siq e cek Reshat Zagar Badallaj kinse i ka vrare Kadri Mani.Ky Reshat bazohet ne storjen e Bahtir Hamzes qe e shife kinse Kadri Mani i ka vrare ne nje podrum.Kjo eshte metoda enveriste vrai atdhetaret qe mos te ken kundershtar...PO ky zagar e etiketon edhe Isuf Gervallen si udbash te srbise.Zot runa nga tradhetaret,qe po na shiten si çlirimtar.
I kisha lutur ata shqiptar qe ndihen te nenshtruar nga tradhetaret shqiptar qe te bejne ndonji marveshje me qeverin e SHBA ve qe te na nxjerrin nga kjo vorber shekullore.
Nuk çenka ne pyetje armiku i jashtem serbogrek,qe çenkemi nen sundim me shekuj,por çenka ne pyetje se tradhetaret pa keta armiq nuk munden te na shtypin vete.

Ky eshte qelsi i se vertetes.
Nese vazhdon keshtu ne çka do te konvertohen shqiptaret ?

Zgjohunu shqiptar nga gjumi dhe vezhgone veten duke bere monolog se ku jemi?Ka do na shpie kjo erresire?

Rrofte populli i shtypur shqiptar.
Vdekje tradhetareve ,por me ndihmen e Amerikaneve qe jane keta qe marrin vendime,se si duhet te nderhyne ne kesi rastesh.

Ju betohem ne Perendi e ne drejtesi se kjo qe e kam shkruar eshte me se e vertete.
Zoti e bekofte Ameriken,si nje gjygje te njerezise.Kjo Amerike eshte qe ka mundesi te bene ndryshime ndere shqiptar,sikurse Perendia.

Ushtar i pare i Amerikaneve do ti behesha me tere qenjen time njerezore vetem qe keta tradhetar ti mposhtim njehere e pergjithemone.
E di qe kryengritja do te jete edhe me e veshtire se ne Siri!
Por besoi ne fitoren e plote te shqiptar
eve te vuajtur.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum