Thaqi e Albini akuzoin njeri tjetrin tradhetar
:: sport
Page 1 sur 1
Thaqi e Albini akuzoin njeri tjetrin tradhetar
E Premte, 14 Dhjetor 2012ImpresumRss Feed
BALLINA POLITIKA NACIONALE EKONOMIA BOTA & RAJONI SPORT ROZË ARTE OPINIONE SHKURTESHQIP LOJËRA LIVE KAMERAT
THAÇI KURTIT: MOS E MOHO VENDLINDJEN TËNDE, VLLADIMIRIN
Nga Express 12 Dhjetor 2012 14:05Madhësia e tekstit:AAA
TË TJERA NGA RUBRIKA
Thaçi: E mbështes debatin për mandatin e EULEX-it në KuvendVV: Premtimet e thata të PresidentesKosova vendos marrëdhëniet diplomatike me DominikënHaradinaj: Kushti kryesor për koalicion është udhëheqja e qeverisëLDK do të vazhdoj ta bojkotojë presidenten
(E plotësuar) Një debat i ashpër mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
Pas fjalimit të deputetit Kurti - ku ai tha se Kryeministri bënë patriotizëm në Shqipëri duke e ngritur flamurin kombëtar, ndërsa në kufi me Serbinë nuk guxon ta bëjë atë - ka reaguar Thaçi.
Ai e ka pyetur Kurtin, se si patriot që tregohet, pse nuk shkon që flamurin kombëtar ta ngrit në Vlladimir të Malit të Zi ku ai e ka vendlindjen.
Ndërsa përgjigja e Kurtit ka qenë se atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkollë, dhe se ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen atje.
“Unë kam lindur në Prishtinë”, ka thënë Kurti.
Më pas, është përgjigjur Thaçi.
“Kurrë nuk e përmendet vendlindjen tuaj. Ai që e mohon vendlindjen e vet, e mohon edhe kombin e vet”, ia ka kthyer Kryeministri.
Kryeministri po ashtu ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun, se e ka fshehur armën gjatë luftës dhe iu ka dorëzuar policisë serbe.
Akuzat janë mohuar nga Aliu, sipas të cilit, arrestimi i tij ka ndodhur në Ulpianë.
Thaçi raporton për takimin me Daçiqin
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka informuar deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e tij të tretë të mbajtur me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, duke thënë se është arritur marrëveshja që të zbatohet marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), si dhe për hapjen e zyrave ndërlidhëse të mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat zyre do të vendosen njëherë në objektet e Bashkimit Evropian për shkak të sigurisë. Ndërkohë, ai ka dhënë edhe datën për takimin e ardhshëm që planifikohet të mbahet më 17 janar.
Kryeministri ka thënë se implementimi i marrëveshjes IBM-it ka filluar dy ditë më parë dhe ka filluar suksesshëm së funksionuari në pikat kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
“Është një sukses i këtij dialogu për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe po ndodh për herë të parë mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në dy pikat tjera në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë do të filloj deri më 31 dhjetor. Unë kërkoj për gjithë qytetarët e veriut të vendit të kuptojnë drejt zbatimin e IBM-it”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, ai ka thënë është arritur pajtim edhe për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe Prishtinë.
“Republika e Kosovës do të ketë zyrën ndërlidhëse në Beograd dhe Serbia të ketë zyrën në Prishtinë. Për shkak të sigurisë kemi vendosur që këto zyra të vendosen në ndërtesat e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Për më tepër, ai ka thënë se për zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të vendoset ndonjëri nga ambasadorët aktual.
Ai ka thënë se është diskutuar edhe financimi i strukturave paralele të bëhet transparent nga ana e Serbisë.
“Për këtë ne kemi diskutuar që të themelohet një fond i veçantë, dhe të gjitha fondet që i ndanë Serbia për komunën e veçantë në veri do të jenë transparente. Çështja e shpërbërjes së strukturave do të disktutohet edhe në takimin e ardhshëm më 17 janar që është planifikuar të mbahet”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Sujets similaires
» Thaqi e Albini akuzoin nkjeri tjetrin tradhetar
» Reshati me musa prushin,njeri tjetrin shpiun
» Murat Musliu,kpmandatet akuzojn njeri tjetrin per vrasje
» Shaban Arusha me Banullen shahen etiketojne njeri tjetrin
» Sabri Godo,njeri i urt e kriminel ,apo njeri ne kuptimin e
» Reshati me musa prushin,njeri tjetrin shpiun
» Murat Musliu,kpmandatet akuzojn njeri tjetrin per vrasje
» Shaban Arusha me Banullen shahen etiketojne njeri tjetrin
» Sabri Godo,njeri i urt e kriminel ,apo njeri ne kuptimin e
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum