Bllaca;Faruku ka qen me serb
:: politika
Page 1 sur 1
Bllaca;Faruku ka qen me serb
Ekskluzive, Bllaca: Dëshmia e Farukut kundër UÇK-së
http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier4/ekskluzive-video-fahrudin-gashi-ky-spiun-i-shumefishte
http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier4/ekskluzive-iii-faruku-uck-kidnapoi-civile
http://www.lajmeshqip.com/kombetare/ekskluzive-ja-aktakuza-dhe-urdherarresti-per-shpresim-uken
http://www.lajmeshqip.com/kombetare/faruku-sherbeu-dick-martyn-dhe-hagen%E2%80%A6-2
“Në vitin 1996 kam filluar një shoqëri me zv/komandantin e policisë serbe në Shtime më pas me vetë komandantin, Dragan Gjorgjeviq”. Kështu ka thënë në janar të vitit 2004, në një dëshmi të fshehtë, për tribunalin e Hagës, Fahrudin Gashi – Faruku.
Për këto raporte ai dëshmon se ka pasur pas luftës në Kosovë probleme të vazhdueshme me individë të UÇK-së.
Personazhi “i tmerrshëm” i procesit maratonik gjyqësor, në denoncimin e krimeve të pasluftës në Kosovë, në Rastin Bllaca, Fahrudin Gashi, ka një anë të panjohur të tij, bashkëpunimin e hershëm me hetues të Tribunalit të Hagës.
Portali LajmeShqip.com bën publik për herë të parë dhe ekskluzivisht një videoinçizim të shtatë vjetëve më parë, të dëshmisë që Fahrudin Gashi – Faruku e kishte dhënë për Prokurorinë e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.
Përkundër faktit që Gashi është dëshmitar i mbrojtur i Tribunalit, videoregjistrimi amator është bërë, siç duket, fshehtas, nga ana përfaqësuesit hetues të Zyrës së Prokurores së Hagës, gjatë intervistimit të tij, më 21 janar të vitit 2004, në bazën finlandeze të KFOR-it, në Lypjan.
Nga tërësia e një inçizimi shumë më të gjatë të intervistimit të Fahrudin Gashit nga hetuesit e Tribunalit, Portali LajmeShqip.com publikon kësaj radhe vetëm dy prej tyre.
Videoja e parë, prej pak më shumë se 13 minutash, pasqyron pjesën hyrëse të bisedës, ku bëhen prezentimet reciproke dhe në të cilën hetuesi ia tregon kushtet e intervistimit Fahrudin Gashit dhe dakordimin e këtij të fundit, për t’u intervistuar.
Ndërkaq, videoja e dytë përmban një pjesë të dëshmisë shumë domethenëse të Fahrudin Gashit, rreth angazhimeve dhe implikimeve të tij të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Ai tregon se si para luftës ka qenë një biznesmen i suksesshëm dhe se si nuk ka pasur asnjë problem ndonjëherë me regjimin (serb) në Kosovë, por përkundrazi, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i mirë i tij dhe, në të njëjtën kohë, aktivist i Forumit Rinor të LDK-së. Gajtë luftës, thotë Gashi, jam përpjekur të ndërtoj raporte të mira me UÇK-në dhe të gjejë mirëkuptimin e tyre, kurse pas luftës, për një kohë, ai, siç dëshmon vetë, ka qenë veprimtar i PDK-së e më pas e ka braktisur edhe atë.
Sipas Gashit, ai në PDK ka qenë vetëm deri në vitin 2002 dhe tash (në momentin e intervistimit) nuk është anëtar i asnjë partie.
Asnjëra parti nuk bëri gjë për mua dhe unë nuk qëndrova më në to, as PDK e as LDK, dëshmon vetë Fahrudin Gashi.
Gashi dëshmon se ka patur miqësi të mirë me policinë serbe në Shtime, dhe që nga ajo kohë ka bartur revole me leje dhe gjithmonë ka qenë i privilegjuar i policisë serbe. Ai thotë se ka edhe sot kontakte me ish-policinë serbe në Kosovë, dhe me ta flet çdo ditë, duke ruajtur raporte tregtare e shoqërore dhe se ata e vizitojnë edhe sot në shtëpi.
Ai thotë se me UÇK-në, u lidh në vitin 1998, në Krojmir, si furnizues i tyre me vegetë, me qëllim që të “ndërtojë” raporte të mira edhe me ta dhe të jetë më i qetë në punën e tij.
Këto dy video ekskluzive janë pjesë e një serie videosh dhe faktesh të tilla që i posedon Portali LajmeShqip.com, në të cilat Fahrudin Gashi – Faruku, dëshmon për angazhimet dhe relacionet e tij, të gjitha këto periudha, para lufte, gajtë dhe pas lufte, me policë e ish policë serbë dhe, në të njëjtën kohë, si bashkëpunëtor i shumëfishtë, siç dëshmon vetë ai, me UÇK-në dhe partitë shqiptare para dhe pas luftës në Kosovë.
Faruku shërbeu Dick Martyn dhe Hagën…
Prishtinë – Duke iu referuar publikimeve më të fundit ekskluzive të portalit LajmeShqip.com, e përditshmja më e madhe kosovare, Koha Ditore, në artikullin e sotëm “Ushtari i UÇK-së, ‘spiunon’ UÇK-në”, shkruan se Dick Marty mund ta ketë shfrytëzuar dëshminë e Fahredin Gashit për ta hartuar raportin e tij me të cilin e implikon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kidnapimin dhe dërgimin e civilëve në Shqipëri.
Gazeta e ka marrë prononcimin telefonik të Nazim Bllacës, ku ai mohon ta ketë poseduar një CD të tillë. “Këtë video sot e kam dëgjuar për herë të parë”, ka thënë Bllaca, duke deklaruar se po ta posedonte, ai do ta publikonte qysh me herët. Megjithatë, Bllaca ka thënë se ka qenë në dijeni të këtij videoinçizimi dhe se me kohë e ka ditur dhe ka deklaruar se Fahredin Gashi ka bashkëpunuar me Hagën, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Duket se dikush është i interesuar që kohë pas kohe të publikojë nga një CD që opinion kosovar të merret me to, sepse janë shumë popullore të dihet se kush ka qenë spiun i Serbisë e kush patriot dhe të mos merremi me tema jetike të Kosovës e që janë veriu dhe me epilogun se çka kemi fituar dhe çka do të humbim në të ardhmen me bisedimet me Serbinë”, ka thënë shkurt për Kohën Ditore avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, duke dashur ta minimozojë rëndësinë e zhvillimeve të kaluara, brenda dhe rreth UÇK-së, të cilat i ka publikuar Portali LajmeShqip.com dhe që kanë shumë rëndësi, mbase edhe për veriun dhe për të gjitha këto që po ndodhin sot në Kosovë e me Kosovën.
Ndërkaq, Kolë Krasniqi, avokat i Fahredin Gashit, në Rastin “Bllaca”, i ka deklaruar gazetës se ka qenë tejet i befasuar me publikimin e kësaj videoje. Sipas tij, edhe gjatë procesit gjyqësor, Fahredin Gashi “ka deklaruar se ka dhënë një intervistë për hetuesit e Hagës” dhe se “nuk e mohon këtë”, ndërkohë që, po sipas avokatit, aty “nuk ka pasur asgjë negative as për UÇK-në e as për vendin, por shpjegon një rrethanë e cila është në interes publik”.
Nazim Bllaca i ka thënë gazetës se e din se kjo video është diskutuar midis tij, Shpresim Ukës, Qazim Shabanit e Hysri Raës, më 13 tetor të vitit 2009.
“Faruk Gashi ka thënë te Baton Haxhiu (në një emision në Klan Kosova, vër. LSH) se ‘kam operuar në Dukagjin’. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ai e ka bërë këtë vetëm për ta inkriminuar Ramush Haradinajn”, ka përfunduar Nazim Bllaca në deklarimin e tij për Kohën Ditore, duke i komentuar tri videoinçizimet eksklzuzive të Portalit LajmeShqip.com.
Portali LajmeShqip.com në dy ditët e kaluara ka publikuar tri videoregjistrime, në të cilat Fahredin Gashi – Faruku dëshmon për hetues të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, me pretendimin se UÇK ka kryer krime në Kosovë, e ku potencon për veten se ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i policisë serbe në Shtime.
Faruku: UÇK kidnapoi civilë…
Prishtinë – Horrori i dëshmisë së Fahrudin Gashit – “Farukut” dhënë Prokurorisë së Hagës, vijon në 6 minutat tjerë, të shkëputur nga videoinçizimi ekskluziv.
“…Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur komandë e disciplinë. Pa dijen e komandantit nuk është bërë asgjë… UÇK më ka çarmatosur dy herë dhe së fundmi, në ditën kur delegacioni kosovar është nisur në Konferencën e Rambujesë, ma kanë marrë pushkën përgjithmonë Fatmir Shurdha dhe Skënder Hoti, i njohur me emrin “Tigri”. Ata më kanë çarmatosur… Ku ka tym ka edhe zjarr, dhe UÇK ka bërë kidnapime të civilëve…”, ka deklaruar Fahrudin Gashi – “Faruku”, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, në vazhdim të dëshmisë së tij për Tribunalin e Hagës.
Portali LajmeShqip.com publikon në vijim videoinçizimin e pjesës së tretë, nga një seri më e gjatë e dëshmisë së protagonistit kontravers e engimatik të Rastit “Bllaca”, të dhënë për Tribunalin e Hagës, më 21 janar 2004, në bazat e KFOR-it finlandez, në Lypjan.
Gashi, i cili ka pranuar në pjesën paraprake të intervistimit se ka qenë dhe është ende mik i mirë me pjesëtarë të ish-policisë serbe në komandën e Shtimes, i ka thënë hetuesit të Prokurorisë së Hagës se ka pasur kidnapime dhe zhdukje të civilëve gjatë luftës në zona të UÇK-së.
Sipas tij, për fatin e këtyre të zhdukurve dinë më së miri komandantët e zonave përkatëse Fatmir Limaj, Komandant Remi, Shkuri Buja, Sylejman Selimi…
Sipas dëshmisë së Gashit, ata e dinë dhe janë përgjegjës për secilin të zhdukur.
“Pa dijen e tyre nuk ka guxuar të shkrepet asnjë fishek”, potencon Gashi, duke u shprehur i bindur se “në Shqipëri dhe në vende të ndryshme mund të ketë kampe të përqëndrimit, ku janë mbajtur dhe mbahen ende pengjet e UÇK-së”, ashtu sikurse, gjithnjë sipas tij, “edhe në Serbi mund të ketë kampe ku mbahen pengje dhe të zhdukur nga Kosova”.
Fahrudin Gashi – “Faruku”, i jep këto dëshmi para hetuesit të Prokurorisë së Hagës, më shumë se shtatë vjet më parë, duke i përforcuar ato me të dhënën se ka raporte të mira dhe ka informacione nga të dyja taborret, edhe nga shqiptarët e edhe nga serbët.
Një nga problemet kyçe të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, përpos përmbushjes së dëshmive se “UÇK ka bërë krime mbi civilët” ka qenë përforcimi i argumentit se “në UÇK ka pasur hierarki, komandë e disciplinë në të gjitha zonat”.
Kjo pjesë e intervistimit të dëshmitarit të mbrojtur Fahrudin Gashit, ka të bëjë pikërisht me këtë temë.
Fahrudin Gashi – “Faruku” është një prej protagonistëve kyç dhe shumë kontravers në procesin gjyqësor në Rastin “Bllaca”, në të cilin është akuzuar për kryerje të krimeve të pasluftës në Kosovë.
Në ditët në vijim, Portali LajmeShqip.com do të sjellë ekskluzivisht edhe dëshmi e fakte të reja, që hedhin dritë mbi shumë ngjarje dhe zhvillime të pasqaruara për këto tema.
Ja urdhërarresti për Shpresim Ukën me shokë
Portali LajmeShqip.com, e boton ekskluzivisht dokumentin e aktakuzës dhe urdhërin për fletarrest, të ngitur ndaj Shpresim Ukës, më 23 qershor 2011 nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Viktor Hugo Pardal, që është gjykatës penal i EULEX-it, në nivele të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Sipas aktakzuës dhe urdhëarrestit, Shpresim Uka, i lindur në Beograd, akuzohet për pjesëmarrje në një vrasje të rëndë, atë të Ibush Kllokoqit, dhe pjesëmarrje në dy vrasje në tentativë, t ëcilat kanë ndodhur midis viteve 1999/2000.
Gjykatësi i EULEX-i ka urdhëruar gjithashtu arrestimin e Sadik Abazit, Driton Hajdarit dhe Shaban Sylës, për pjesëmarrje në krimet e apostrofuara në rastin Bllaca. Që të katërtit, ashtu siç ka raportuar Portali LajmeShqip.com, janë arrestuar sot dhe janë në dispozicion të drejtësisë.

Sujets similaires
» Nazim Bllaca , Brigadës 121 “Ismet Jashari
» Kush vrau shqiptar pas luftes
» Bllaca pyetje per Thaqin
» Naim Miftari,Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca
» Rasti Bllaca ka lidhje me Sekiraqen
» Kush vrau shqiptar pas luftes
» Bllaca pyetje per Thaqin
» Naim Miftari,Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca
» Rasti Bllaca ka lidhje me Sekiraqen
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum