Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bllaca pyetje per Thaqin

 :: sport

Aller en bas

Bllaca pyetje per Thaqin Empty Bllaca pyetje per Thaqin

Message  Perparimi Dim 16 Juin - 9:20


Nazim Bllaca: Pyetje drejtuar Kryeministrit Hashim Thaçi për vëllaun e tij, Ganiun



Bllaca pyetje per Thaqin Nazim-Bllaca-dhe-Hashim-Thaqi

Nazim Bllaca dhe Hashim Thaqi

Letër publike

Pyetje drejtuar Kryeministrit Hashim Thaçi për vëllaun e tij, Ganiun

Nga: Nazim Bllaca

Vëllai  i Kryeministrit të Kosovës, dikur ish-drejtor Politik i UCK-së, Hashim Thaçit, Ganiu, sot kontrollon sistemin e sigurimeve në Kosovë. Ai është nën mbrojtjen e vëllait të tij, Kryetarit të PDK-së, Hashimit për çdo gjë që bënë.

Një herë gjatë luftës së fundit Ganiu ra në burg. Por, në rrethana të mistershme u lirua, një episod ky i familjes Thaqi që kurrë nuk u zbardh më tutje.

Si   ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim i PDK-së, dhe si ish-anëtar i skuadrës së vrasjeve të këtij shërbimi, por edhe si ish-ushtar i UCK-së kamë të drejtën ti bëjë pyetje kryeministrit tim, dhe me po këtë të drejtë, dhe meritat e mia në luftë dhe në pas-luftë, sidomos për PDK-në, pres përgjigje nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në këto pyetje:


  1. A  ka qenë vëllai i juaj në burg në vitin 1998 ?
  2. Pse u burgos vëllai i juaj  z. Thaçi   ?
  3. A  kishte  gardian  shqiptarë në  burgun  e  Mitrovicës  ?
  4. Kush    e  vizitoi  vëllanë  tuaj  në  burgun  e  Mitrovicës ?
  5. Pse u lirua vëllai  i  juaj   menjëherë  pas  kësaj   vizite ?
  6. Pse  u  vra  në Kleçkë  Sherafedin  Ajeti ,  ish-drejtor    i  këtij  burgu
  7. A  mos  vall  Sherafedin  Ajeti  u  vra  vetem  se  dinte   nga   kush  u  vizitua  vëllau i  juaj ?


“Mos   harro  zotëri   Thaçi  se  ndoshta  një  ditë  do  të  bëhet  nga  dikush  publik  libri i  vizitave  në  burgun e Mitrovicës në vitin 1998 dhe të dihet se kush  ishte  ai  person  që  kishte   vizituar  vëllanë tuaj, Gani Thaçin, krejt pak kohë pas arrestimit, lirimi i të cilin nuk vonoi shumë”.

 

Me respekt:

Nazim Bllaca

16.05.2013/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum