Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije

 :: sport

Aller en bas

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije Empty Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije

Message  Perparimi Dim 14 Oct - 4:31

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije 40589

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije Empty Re: Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije

Message  Perparimi Dim 14 Oct - 4:32

Intervista 2006’ Pacolli: Kosova nuk mundet pa Serbinë



BEOGRAD- Mediat serbe ripublikojnë një intervistë të presidentit të ardhshëm të Kosovës Behxhet Pacolli dhënë në vitin 2006, për të përditshmen e Beogradit “Nedeljni Telegraf”. Intervista 8 faqëshe mban titullin: ‘Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova nuk mundet pa Serbinë’.
Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së z. Pacolli, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ky e kalon në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Sëiss Olivela. Gjithashtu përmenden konsideratat që z. Pacolli ka për qytetarët serb, të cilët janë të punësuar në bizneset e tij.
“Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Kompania Montazha nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”:- thotë z. Pacolli.
Shkrimi ekskluziv i gazetës serbe përmban 8 fotografi, në të cilat shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar”.
Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë: Pacolli ka punuar si sigurim-s i Titos.
Intervista mbyllet me shprehjen e Pacollit: ‘Serbia është motor i zhvillimit të Evropës Juglindore dhe politika e mençur do t’u sillte ekspansion të pabesueshëm.’
(
e.m/BalkanWeb)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije Empty Re: Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije

Message  Perparimi Mer 8 Fév - 15:13

1.1. Çka thotë evidenca zyrtare e medieve serbe për z. Pacolli, ose çfarë planesh u prezanton z. Pacolli atyre?
30 novembre 2013, 21:49
Vetëm diçka më shumë se një muaj para se të themelohet Aleanca Kosova e Re – AKR (e themeluar nga z. Pacolli më 17 mars 2006), gazeta e Serbisë “Nedeljni Telegraf” (Telegrafi Javor) e datës 4 janar 2006 i kushton një publicitet të hatashëm, mjaft hulumtues, ilustrues, me intervistë mjaft të gjatë z. Pacolli, plot 8 faqe (dhe ndoshta nuk u ka mjaftuar!). I tërë materiali mban mbititullin: Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOŽE BEZ SRBIJE (Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË). Kështu thotë Pacolli, e jo serbët ose shqiptarët. Shiko faqen 9 të gazetës javore:


http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/1.jpg.



Në njoftimin hyrës ose përmbledhës, gazetarët intervistues serbë (duke përfshirë kryeredaktorin) ua tërheqin vërejtjen lexuesve se “shtypi serb dhe kosovarë e dejonizon [z. Pacollin], ky ndërton qytete nëpër botë dhe ëndërron paqen dhe jetën e lumtur për të gjithë popujt e Ballkanit”. Pyetje për ty lexues i dashur, serbët, shqiptarët, dhe z. Pacolli: Çfarë paqe dhe jetë të lumtur mund të kenë të gjithë popujt Ballkanit nëse fati i rajonit të Ballkanit qenka në duart e Beogradit dhe Kosova nuk mundet apo nuk bënë pa Serbinë?


Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së z. Pacolli, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ky e kalon në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Swiss Olivela. Gazeta vazhdon, për t’i rënë në kokë secilit serb, për të mirë natyrisht, “Dhe drejtoreshë është gjithmonë e hapura me buzëqeshje Milica nga Kragujevci”. Po, po. Milica nga Kragujevci, të cilën gazetarët e bëjnë gjithmonë të hapur dhe me buzëqeshje, për t’iu treguar mediave dhe serbëve se nëse në Kosovë e domonizojnë z. Pacolli, kanë të drejtë, por kujdes ju serbët që mund t’ia mësyni kur të doni tek drejtoresha e jonë atje që u pret juve gjithnjë e hapur duke u buzëqeshur. Këtë po ua themi në bazë të përvojës sonë si gazetarë serbë, se po të ishim gazetarë shqiptarë nuk mund të themi kurrë kështu. E kuptoni tani pse është plotësisht normale që shumë gazetarë shqiptarë e demonizojnë këtë njëri, dhe pse ata që i thonë vetes serb të denjë nuk duhet ta demonizojnë, është porosia ndërmjet rreshtave e Nedeljni Telegraf.


Për më tepër rreth prezencës së “marrëdhënieve” të serbëve dhe shqiptarëve në Zvicër, shiko dosjen Kobra. Mund ta shikosh më vonë, por mos harro se UDB ka qenë për dekada shumë aktive në Zvicër, siç është edhe tani.


Faqja e radhës ose e dhjeta e gazetës menjëherë të bie kokës nga përmbajtja bombastike dhe fenomenale. Mbitutitulli EKSKLUZIVNO PACOLI. “Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Montazha (kompani) nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”, thotë z. Pacolli. Për më shumë:


http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/2.jpg.



Këtu z. Pacolli thekson se nuk ka ambicie politike, por mendon se është koha që Ibrahim Rugova të tërhiqet (nga politika dhe kryetari i Kosovës) dhe të gjejë një trashëgimtar nga rrethi i vet. Shënim interesant: z. Rugova vdes më 21 janar 2006, ose vetëm 3 javë pas intervistës së z. Pacolli. Dyshimi im se ai mund të jetë helmuar njësoj sikur spiuni dezertor rus Aleksandër Litvinenko në Londër nga Specnaz GRU (Glavnoje Razvedyvatelnoje Upravlenje – Drejtorati i Ushtrisë për Inteligencë të Jashtme) dhe SVR, nuk doli ta hulumtoj kush seriozisht dhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes së I. Rugovës edhe sot po refuzohet. Ka edhe njerëz që dëshmojnë se vdekjen e I. Rugovës së pari e kanë dëgjuar nga mediat e Serbisë si Beta, Vreme, ndërsa pas dy ditëve janë informuar nga RTK-ja dhe mediat e Kosovës. Po në të njëjtën faqe të gazetës, z. Pacolli thekson se Aleanca Kosova e Re (AKR) është formuar si organizatë jopolitike dhe vetëm si ekip i ekspertëve, dhe i garanton serbët (gazeta e ka futur këtë në kornizë speciale) se kjo do të jetë për mirëqenien e Evropës juglindore ani pse ky mision po më kushton shumë para, thotë z. Pacolli, por mos harro lexues i nderuar se këtë garancion z. Pacolli e bazon, siç thotë ai në fillim të intervistës me titull fort të madh, se fati i kësaj pjese të Evropës është në duart e Beogradit. Vetë Beogradi nuk mendon kështu, por merr garancione nga z. Pacolli (dhe nga Specnaz GRU, dhe SVR) se duhet të jetë në pozitë të tillë, dhe ia bënë me dije Serbisë se ky është duke shpenzuar shumë para për arritjen e këtij qëllimi – që fati i këtij rajoni të vendoset vetëm nga Beogradi. Mjaftuan vetëm më pak se dy muaj nga vdekja e Ibrahim Rugovës dhe AKR-ja e themeluar pa kurrfarë ambicie politike të deklaruar, të shndërrohet në parti politike, me ç’rast deklarimi i z. Pacolli se z. Rugova duhet të zgjedh pasardhësin e tij (d.m.th. kryetarin e Kosovës dhe të LDK-së) nga rrethi i tij, të bien poshtë komplet.


Faqja 10 e gazetës përmban 8 fotografi dhe në mes të tyre titullin NUK KAM AMBICIE POLITIKE. Në fotografinë e parë shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, në të dytën me radhë babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar” (dhjetësh). Grada me dy shirita duket se përmban edhe diçka, që mund të jetë një apo dy yje (nuk vërehet mirë), e që do të duhej të ishte “zastavnik” (flamurtar) ose “flamurtar i klasës së parë. Fotografia është bërë në vitin 1950, vetëm pesë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimin e një lufte tjetër dhe terrorit në Kosovë. Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë kështu: Pacolli radio kao Titovo obezbedenje, që në shqip më duket se do të thotë: Pacolli ka punuar si sigurims i Titos (fjalën “obezbedenje” nuk po e kuptoj mirë). Në një fotografi tjetër duket me dikë që quhet Jonuz, dhe në tjetrën me Nuredinin. Nuk kemi ide se kush janë këta Jonuzi dhe Nuredini por pyesni KGB-në dhe UDB-në, me siguri do ta dinë, sepse fotografitë janë të asaj kohe kur Lufta e Ftohtë ishte në kulminacion. Fotografitë flasin sa një mijë fjalë, por ju vazhdoni të lexoni edhe tekstin në faqe 10 të gazetës se ka gjëra tjera dhe të ndryshme nga fotografitë.


Faqja 11 e gazetës sjell materiale edhe më të nxehta dhe interesante për t’iu rënë kokës dhe për t’i lënë kopërdak të gjithë ata serbë të denjë për atdheun e tyre – Serbinë – që guxojnë ta demonizojnë z. Pacolli në bazë të thashethemeve dhe me t’nime. Ja se çfarë titulli përmban, të cilin e ka thënë z. Pacolli: SERBIJA ËSHTË ROTOR I ZHVILLIMIT TË EVROPËS JUGLINDORE DHE POLITIKA E MENÇUR DO T’U SILLTE EKSPANSION TË PABESUESHËM.



Shiko: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/3.jpg


O Zot, o Zot!!! Fanatikët dhe fashistët e ndryshëm serbë kanë paraparë ekspansionin e besueshëm për krijimin e Serbisë së Madhe, por nuk e kanë ëndërruar ekspansionin e pabesueshëm pos me ndonjë grafit nëpër mure nga emocionet. Këtë për Serbinë më konkretisht e parasheh vetëm z. Pacolli i cili është në gjendje të sakrifikoj çdo gjë për ekspansionin e pabesueshëm të Serbisë. Kështu z. Pacolli ua mërdhinë të gjithë fanatikëve dhe fashistëve serbë, se po që se ata nuk janë të gatshëm për ekspansion të besueshëm për Serbinë e Madhe, atëherë duhet të kenë besim në strategjinë e tij për ekspansion të pabesueshëm dhe krijimin e Perandorisë ose Superfuqisë Serbe, sepse z. Pacolli llogaritë në fuqinë e Rusisë.


Fjala “rotor i zhvillimit” thuajse nuk përdoret kurrë në terminologjinë standarde ekonomike, me përjashtim të rasteve tepër ambicioze ose emocionale. Në rast së flitet për ndonjë bum ekonomik, atëherë në anglisht përdoret termi “economic engine” (motor ekonomik), si për shembull me rastin e rritjes ekonomike të Kinës mesatarisht 10% për 30 vite n’gjim. Por rotori është diçka më i rëndësishëm se motori, sepse i pari është pjesa lëvizëse e të dytit, ose që funksionalizon dhe paralizon çdo gjë. Këtu bie poshtë konstatimi i z. Pacolli se Serbia është “rotor i zhvillimit të Evropës juglindore”. Sa për informimin e opinionit, në bazë të përllogaritjeve tona të bazuara në burime të besueshme te të dhënave nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe CIA World Factbook, ekonomia e Serbisë është vetëm sa një pjesë e ekonomisë së disa shteteve veç e veç. Për shembull, në bazë te të dhënave për vitin 2009 nga burimet e FMN-së, madhësia e ekonomisë së Serbisë (ose rotorit të tërë Evropës juglindore sipas z. Pacolli), është kështu:


Bruto Produkti Vendor (GDP) i Serbisë është vetëm sa 13% e GDP-së së Greqisë ose 7,7 herë më i vogël; sa 26,6% i Rumanisë ose 3,8 herë më i vogël, sa 63,5% e GDP-së së Kroacisë (edhe pse Kroacia ka më pak se 4,5 e Serbia mbi 7,3 milionë banorë), sa 88,4% e Sllovenisë (Sllovenia ka vetëm 2 milionë banorë), dhe sa 91,2% e Bullgarisë (po të jetë 100%, atëherë nënkupton se GDP e Serbisë është sa ajo e Bullgarisë). Vendet tjera të Evropës juglindore që e kanë GDP-në më të vogël se të Serbisë, janë vetëm ato që e kanë numrin e popullsisë dukshëm më të vogël se të Serbisë (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, dhe Bosnja e Hercegovina). Po të merret Serbia në krahasim me të gjitha vendet e Evropës juglindore, atëherë del se madhësia e ekonomisë së saj është sa 6% e totalit. Ja pra lexues i nderuar, 6% z. Pacolli e quan rotor i zhvillimit ekonomik të Evropës juglindore! Sikur të jetë 50%:50%, ende është pikëpyetje a mund ta quash motor, e lërë më rotor. Mirëpo, mos të harrojmë se këtu z. Pacolli e llogaritë edhe ekonominë e Rusisë dhe Kazakistanit, të cilat janë shtete tjera që nuk i përkasin fare Evropës juglindore.


Pacolli me UDB-ashin më të famshëm dhe famëkeq të Kosovës Selim Broshaj në Restorantin Dora



Fanatikët serbomëdhenj fillimisht mendojnë se z. Pacolli po tallet, por gazeta u sjellë dëshmi faktike të forta dhe i lë kopërdak të gjithë ata që mendojnë se z. Pacolli nuk ka ambicie për ta bërë Serbinë Superfuqi. Vendin qendror në atë faqe e zë fotografia e vitit 1981 me z. Pacolli me UDB-ashin më të famshëm dhe famëkeq të Kosovës Selim Broshaj (duke i buzëqeshur fotografistit), duke festuar në restorantin Dora pas shtypjes së përgjakshme të demonstratave të studentëve shqiptarë nga ushtria dhe milicia serbe e jugosllave dhe shumë shqipfolës. Në foto duket edhe një njeri tjetër, ose i pari nga e majta (z. Pacolli është në mes ndërsa Selim Broshaj i pari nga e djathta – nëse është ky, sepse nuk e kam njohur), por gazetarët e kanë theksuar Selim Broshajn për t’ua mbyllur gojën të gjithë atyre serbëve që kanë dyshim në z. Pacolli nëse e ka seriozisht sakrificën e tij për krijimin e Superfuqisë Serbe, me fjalë tjera, gazeta u thotë serbëve: O njerëz, a e shihni se ne në Kosovë i kemi ujqit tanë shqipfolës kundër deleve të quajtur “šiptari”?


Ti lexues i nderuar duhet të bësh pyetjen se nga e mori gazeta serbe atë fotografi të vitit 1981, kush ia dërgoj, z. Pacolli (sepse ata që intervistohen duhet t’i sigurojnë edhe fotografitë, ose së paku të japin lejen për botimin e tyre), nga UDB-ja, apo nga kush? Për çfarë qëllimi gazeta e vë në qendër kryesore Selim Broshajn dhe Behgjet Pacollin?


Në një fotografi më lartë, djathas janë intervistuesit Momçillo Gjorgoviç (krye-redaktori), Stanislava Pak (gazetare), dhe i intervistuari (Behgjet Pacolli). Fotografia tjetër përfundi saj paraqet z. Pacolli me nënën e tij. Ndonëse lexues i nderuar kjo është foto familjare dhe duhet të ndahet shapi prej sheqerit kur hulumtohen veprimtarinë kombëtare ose anti-kombëtare, arsyeja pse armiku boton edhe fotografi të anëtarëve tjerë të familjes që s’kanë lidhje apo nuk mund të kontribuojnë në “kauzë”, është që t’i bëhet me dije ushtrisë dhe milicisë se në rast lufte, duhet ta dini se kë nga shqiptarët nuk guxoni ta prekni, madje duhet ta mbroni, dhe kë duhet ta vritni (në rastet kur botohen fotografi me anëtarë të familjes të atij që UDB mendon se nuk i shërben interesave serbomëdha).


Vazhdoni të lexoni edhe tekstin, sepse fotografitë ndonëse vlejnë mijëra fjalë, ë tekst ka gjëra interesante, si për shembull ato kur z. Pacolli thotë se Kosovës nuk i duhet ushtria pasi që nuk do të ketë kufij, domosdoshmërinë e tij për t’u kyçur në procesin e privatizimit në Serbi (duke përfshirë edhe Kosovën!) se “Tajkunët (njerëzit shumë të pasur) nuk janë në gjendje të ndërtojnë gjë, ata vetëm me shpejtësi e vjedhin shtetin e popullin dhe përfitojnë në fatkeqësinë e tij. Mua më shumë më intereson të ndërtoj, dhe nëse ndërtoj qytete të mëdha nëpër botë, pse të mos ndërtoj edhe në Beograd për ardhmërinë e rinisë sonë?!”, etj.


Gazeta nuk e ka të qartë se çka kishte ndërmend z. Pacolli kur thoshte “ardhmërinë e rinisë sonë” në Beograd, prandaj i ka vënë kësaj fjalie të z. Pacolli një pikëpyetje dhe një pikëçuditëse. Ndërsa për ato se Kosova s’ka nevojë për ushtri, se nuk do të ketë kufij, dhe tash lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës (por jo në ato shtete të cilave u shërben dhe ka lidhje të forta me to) do të njihemi më vonë se kush dhe si e ka planifikuar dhe po e zbaton këtë strategji konspirative.


Në faqe 12 gazeta fillon me fotografinë ku duket z. Pacolli me Mahmut Bakallin (ish-udhëheqësin komunist të Kosovës) në vitin 1998 ose në vigjilje të luftës në Kosovë. Fotografia tjetër më poshtë tregon një mbledhje në Lugano me Afrimin (kush është ky?) dhe më poshtë me Bujar Bukoshin. Ne vitin 1999 është takuar në Lugano me përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme të Kosovës, ndërsa fotografia e skajshme paraqet në të djathtë tregon vizitën që i ka bërë varrit të Adem Jasharit në fshatin Prekaz i Ulët i Skënderajt në vitin 2000. Burimi i kësaj fotografie do të ishte interesant të tregohet. Këtë ose duket se ia ka ofruar z. Pacolli gazetës, ose gazeta ka qenë prezente aty. Vazhdoni të lexoni edhe tekstin me gjëra tjera interesante, ku në mes tjerash z. Pacolli tregon se familja e tij rrjedh nga Mirdita e Shqipërisë. Shiko dhe lexo më gjerësisht:


http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/4.jpg


Në faqen 13 fillojnë fotografitë me Jelcinin, Klintonin dhe Borodinin në Kremlin më 1996, më poshtë në fotografi me senatorin amerikan Bob Doll dhe ish-gruan Ana Oksa. Faqja mban titullin me shkronja të mëdha. NUK JAM NJERI I LUFTËS. NJË MILIARDË E DYQIND MILIONË TË MIA PO I FUS NË PAQE.” Kjo ka rëndësi të mbahet mend sepse tash ato nuk mund t’i fus në shtetet ku ka sundim të mirëfilltë të ligjit për shkak të aferave në shpëlarjen e parave me mafinë ruse, por manipulon këtu në Kosovë ku nuk ka sundim të ligjit. Më vonë u sjellim dëshmi.


Titulli tjetër në të një faqe që të bie në sy, është “Oferta ime për Koshtunicën”, ish-kryetarin e RFJ-së (2000-2003) dhe ish-kryemistrin e Serbisë (2004-2007 dhe 2007-2008), ku z. Pacolli tregon për ofertën që ia ka bërë Koshtunicës. Dhe çfarë oferte se! I ka dërguar Koshtunicës letër dhe e ka njoftuar se është i interesuar “të ndërtoj në Beograd një kompleks banesoro-afarist aty ka qenë më herët MUP-i (Ministria e Punëve të Brendshme), përgjatë autostradës. Projekti parasheh ndërtimin e dy kullave, ndërsa në bazë do të jenë qendrat tregtare. Këto do të jenë objektet më të larta në Ballkan, dhe iu siguroj se do të ngazëllehen të gjithë ata që kalojnë nëpër autostradë. Mund të ndërtojmë rrjetin e autostradave, ashtu që njerëzit mund të vijnë të papenguar shpejt nga e tërë bota. Realizimi i këtij projekti do të hapte shumë vende të reja pune gjatë ndërtimit dhe përfundimit të tij”, thuhet në letrën e z. Pacolli drejtuar shovinistit dhe anti-shqiptarit Vojisllav Koshtunica, që gjendet në origjinal këtu: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/5.jpg


Faqja 14 që mund të shkarkohet nga kjo adresë: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/7.jpg, përmban fotografi dhe tituj bombastik e skandaloz. Kryetitulli në maje t’majës EKSKLUZIVNO PACOLLI, tituj tjerë të mëdhenj: ËNDRRA IME E MADHE: NDËRTIMI I XHAMISË, KISHËS KATOLIKE DHE ORTODOKSE NË PRISHTINË NJËRA PAS TJETRËS, dhe një tjetër titull skandaloz: S’KA BISEDIME PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË. Lexoni tekstin në detaje.


Faqja 15 dhe e fundit nga gazeta nga kjo adresë: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/8.jpg, mban titullin: “Takimi i fundit me Millosheviqin: HOLBRUK KA SHKAKTUAR HUMBJEN E VENDEVE TË PUNËS NË BALLKAN.” Një titull i pazakonshëm, apo jo? Mirëpo, brendia tregon diçka edhe më interesante. Aty z. Pacolli dëshmon për takimet që i ka pasur me Millosheviqin në “Beli Dvor” (Pallatin e Bardhë), pikërisht ku ka punuar më herët si roje e Titos. Takimin e parë me Millosheviqin e kam pasur në vitin 1996 kur ka qenë kryetar i Serbisë, thotë Pacolli, dhe vazhdon: “Herën e parë kemi biseduar gjatë, dhe herën e dytë (në mars 1998) jemi takuar në Beli Dvor të cilin e kam njohur në çdo cep.” Për takimin e dytë thotë se ka biseduar me Millosheviqin rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe se dialogu ka qenë konstruktiv, por përsëri thotë se nuk ka ambicie politike. “Pak më vonë, Holbruku ka tentuar ta bëjë atë që tanimë unë kisha provuar, por nuk ka pasur sukses”, ej. Lexoni faqen e plotë nga adresa e mësipërme.


Përpos këtij bashkëpunimi fanatik të Pacollit me politikanët shovinistë dhe anti-shqiptarë të Serbisë duke u premtuar atyre mrekullira, duke përfshirë edhe takimet me krye kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq, krimi i organizuar i z. Pacolli me mafinë ruso-serbe është i dëshmuar edhe nga hulumtimet e Institutit Evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Krimeve në Helsinki, i lidhur me Kombet e Bashkuara. Raportin e plotë mund ta shkarkoni dhe lexoni nga kjo adresë:


http://www.heuni.fi/uploads/v2t9skuki.pdf. Lexim të këndshëm!


Mafia ruso-serbe tash së voni është zbuluar në Mal të Zi duke vënë baste me fëmijët, si rrjet kriminal që organizon luftëra fizike ilegale mes fëmijëve të moshave prej 7 deri në 12 vjet. Mali i Zi është shtet fqinj me Kosovën. N Kosovë mafia ruse qarkullon edhe pa viza, dhe për këtë mafi të përbashkët ruso-serbe. punojnë disa grupacione politike dhe politikanë shqipfolës. Ju i njihni fort mirë këta përfaqësues të mafisë ruso-serbe, rrini me ta dhe mund t’u duken burra të mirë dhe femra shqipfolëse të bukura, e madje disa prej jush na rekomandoni t’i votojmë!


http://www.forumishqiptar.com/threads/130901-Komploti-i-mafies-ruso-serbe-kunder-Kosoves

Pacolli & GadafiPacolli & Gadafi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije Empty Re: Pacolli;Kosovo ne moze bez srbije

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum