Luma;Behxhet Pacolli duhet te gjindet ne burg
:: sport
Page 1 sur 1

Luma: Kemi të bëjmë me një mafi të instaluar në Qeveri
“Kemi të bëjmë me një mafi të instaluar në Qeverinë e Kosovës, me lidhje të shkurtëra në të gjitha anët, e cila po e ushqen dhe po e mban gjallë krimin e organizuar në sistem në Qeverinë e Kosovës. Andaj këta njerëz nuk do duhej të ishin edhe më tutje në postet që mbajnë, por prapa grilave”, tha Luma për Radio Kosovën.
Ernes Luma nuk e cek pse e ndaluan luften e uçk-es per ta que amanetin ne vend ?Dhe ne vend te bashkimit kombetar i lan trojet edhe ma zi se si me pare !
Ibrahim Makolli nga AKR i konsideron këto deklarata si një dëshmi që kjo parti nuk i zgjedh mjetet për të ardhur në pushtet.
POSTUAR 14:55 / 22.09.2012
Teksa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka filluar përplasja mes dy subjekteve politike, partisë së Pacollit, AKR-së dhe asaj së Ramush Haradinajt, AAK-së. E para, aktualisht është pjesë e koalicionit qeverisës, ndërsa e dyta e përfolur për mundësinë e një koalicioni të ri me PDK-në.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nisur përplasjen me partnerin aktual të PDK-së, Aleancën për Kosovën e Re, Në kohën kur edhe deputetë të caktuar të koalicionit qeverisës kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe rifreskimin e Qeverisë, zyrtarët e AAK-së kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se Pacolli e ka vendin në burg e jo në SHBA, ku ndodhet aktualisht për vizitë zyrtare.
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, përmend si arsye, aferën me privatizimin e Grandit, duke thënë se përveç Pacollit, përfshihen edhe zyrtarë nga Lista “Ibrahim Rugova”.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, njëherit Ministër i Diasporës, Ibrahim Makolli i konsideron deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, si një dëshmi që kjo parti nuk i zgjedh mjetet për të ardhur në pushtet.
“Është për të ardhur keq kur nga zyrtarët e partive politike përdoren mjete dhe metoda nga më të ndryshme me qëllim të ardhjes në pushtet dhe përmes këtyre mjeteve dhe metodave, degradohen, linçohen personalitetet e ndryshme në vend”, tha Makolli për Radio Kosovën.
Makolli tha se përgjigja kryesore në këtë rast është fakti se parti të caktuara që synojnë pushtetin, e shohin rrezikun tek Behgjet Pacolli. Por, Luma nga ana tjetër, mohoi të gjitha deklaratat për mundësinë e afrimit të AAK-së me PDK-në, teksa shtoi se këto janë akuza për njerëzit që shihen çdo ditë në media dhe shkallëve të gjykatave, të akuzuar për keqpërdorim të miliona eurove.
Ndryshe, ditë më parë është raportuar se prokuroria ka nxjerrë një vendim për nisjen e hetimeve kundër Astrit Haraqisë, Ukë Rugovës, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit për vepra penale që lidhen me korrupsionin për rastin e “Grandit. Vendimi është nxjerrë pas publikimit të dëshmive të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe biznesmenit Remzi Ejupi, të cilët kanë zbuluar ata që i kanë identifikuar si “sekserë të Dino Asanajt”.
(Bajram Lani)
Kronikën mund ta ndiqni në “Info Plus” në orën 16:00, në Radio Kosovë

Sujets similaires
» Behxhet Pacolli
» Behxhet Pacolli vrastar i Isuf Gervalles a eshte e vertete
» FB i Behxhet Pacollit
» Ukshin Hoti gjindet i gjalle ne rusi
» Luma Haxhiu,ska lidhje me Hashim Thaqin
» Behxhet Pacolli vrastar i Isuf Gervalles a eshte e vertete
» FB i Behxhet Pacollit
» Ukshin Hoti gjindet i gjalle ne rusi
» Luma Haxhiu,ska lidhje me Hashim Thaqin
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum