Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Milaim Zeka e ka perpilue listen kan me vra;Mero Baze

 :: sport

Aller en bas

Milaim Zeka e ka perpilue listen kan me vra;Mero Baze Empty Milaim Zeka e ka perpilue listen kan me vra;Mero Baze

Message  Perparimi Sam 15 Sep - 12:01

, ky njeri, pra Milaim Zeka, më ka thirrur në prani të një anëtari të delegacionit të UCK, Azem Sylës, dhe më ka bërë me dije së bashku me zotin Syla, se e kisha bërë hak "me m'i thye kryet qysh herët". Personalisht
u thashë se nuk pranoja të vihesha para një trupe speciale që po më dënonte me vdekje dhe u përmenda se emri im ka qarkulluar në disa lista vdekjesh të LPK-UCK-së së bashku me disa kolegë të mij, mbi disa prej të cilëve fatkeqësisht tani kanë rënë plumbat e vdekjes dhe disa prej tyre po treten nën dhe. Unë u përmenda se kam qenë në listë bashke me Enver Malokun dhe Sabri Hamitin prej tyre dhe kjo nuk u bëri përshtypje por vazhduan me gjuhën e tyre staliniste.
Ky njeri, pra Melaim Zeka, ka marrë gati publikisht përsipër në emër të atyre që përfaqëson vrasjen e Ahmet Krasniqt dhe dje shpalli viktimë të rradhës Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn. Tashmë këto lista vdekjesh po mbulohen dhe me një ajkë patriotizmi dhe po bëhen publike në televizionin e vendit tim, të shtetit tim dhe të kombit tim. Duke shfrytëzuar rastin që tani është luftë dhe në luftë njeriu mund të vritet, ky soj kriminelësh, që kur u dilte para ndonjë serb në Rambuje ose hidheshin nga dritaret e kafeneve ose u lëpiheshin gazetaruceve serbe që ishin atje, janë trima vetëm kur kërcënojnë dhe vrasin shqiptarët. Ky Melaim Zeka, portetin e të cilit e kam të fiksuar vetëm nga karafilat që i ka sjellë
Enver Hoxhës kur kam qenë nxënës në shkollë të mesme, tani po merr përsipër publiksht të gjitha vrasjet e shqiptarëve. Ky e mori përsipër Ahmet Krasniqin, e mori përsipër në sy të Azem Sylës (Daja), Enver Malokun, natyrisht ka marrë përsipër Sabri Hamitin, po merr përsëpr të vrasë Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn, ka shpallur një list me dhjetë vetë që duhen vrarë mes të cilëve është dhe emri im dhe i kolegëve e miqëve të mij politikanë dhe gazetarë dhe nuk dihet se ku do ta ndalë turrin.
Unë e kuptoj se njerëz të frustruar nga jeta e emigrantit dhe mospërfillja shoqërore kanë plot mllefe ndaj institucioneve dhe njerëzve që e kanë krijuar vetë personalitetin e tyre, por nuk e kuptoj se ku e gjejnë guximin këta njerëz që të dënojnë publikisht me vdekje shqiptarët dhe në shumicën e rasteve t'i egzekutojnë ata me ndihmën e serbëve. Them kështu, pasi kam bindjen që kolegun tim Enver Maloku mund të mos e kenë vrarë miqtë shqiptarë të Milaim Zekës që ata ditë hapën një agjensi të re lajmesh, por ata ja kanë bërë publike pretencën njësoj si Sabri Hamitit, njësoj si Ahmet Krasniqit, njësoj si Azem Hajdarit, njësoj si Fehmi Aganit dhe Alush Gashit. Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.
Unë do të ndjehesha i qetë nëse Melaim Zeka dhe njerëzit që ai përfaqëson, të më tregojnë sa serbë kanë vrarë. Është e lehtë që për t'u bërë i njohur tani që lufta ka nisur, të bësh lista pushkatimesh, por Milaim Zeka dhe gjithë ata që ka nga pas, me pushkë apo me damkë në krah, duhet ta dinë mirë, se nëse emrat e intelektualëve shqiptarë i kanë në lista për t'i vrarë, për t'i sjellë Kosovës dhe Shqipërisë pushtetin e proletariatit dhe klasës punëtore, do ta kenë p
ak të vështirë.

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=119414&page=33

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Milaim Zeka e ka perpilue listen kan me vra;Mero Baze Empty Re: Milaim Zeka e ka perpilue listen kan me vra;Mero Baze

Message  Perparimi Sam 15 Sep - 12:09

[color:7530= Sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave


Nga të njejtat struktura të Lidhura me "Klanin E zemunit" - viktimë i së cilës mundet me qenë edhe Tahir Zemaj ( apo luftë me Marajn për pozicionin e njishit), do të goditet rëndë Idriz Balaj nga Gllareva e Klinës, emër i njohur në UÇK, si komandant i Njësisë " Shqiponjat e Zeza" në ZOD, i cili me punën dhe angazhimin e tij ishte dalluar edhe në TMK, një kohë edhe si zv/ komandant i batalionit Gardist në Zonën e Tretë të Mbrojtjes.

Në mbrëmje të 20 janarit të vitit 2002, Idrizit i kishin montuar eksploziv para derës së hyrjes në shtëpinëe tij në Gjakovë, përderisa bashkë me gruan dhe djalin gjendeshin te një mik i tyre në qytet. Kur kthehen sapo i afrohen derës së hyrjes, aktivizohet eksplozivi dhe nga shpërthimi i fuqishëm plagoset rëndë Idriz balaj, e shoqja e tij T.... po ashtu pjestare e TMK-së, e cila aborton foshnjën dy muajshe, humbë njërën këmbë dhe merr plagë të rënda në gjithë trupin ( shpëton vetëm në saje të ndërhyrjes së mjekëve në BOndstill), ndersa djali i tyre S... ( 16 muajsh) pëson tronditje të brendshme.

Ishte ky njeri ndër sulmet më makabre të kryera ndaj pjesëtarëve të TMK-së në Kosovën e Lirë, sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave.

Vlen të përmendet se kapotë e krimit të organizuar në disa raste atentatet i kishin pergatitur nëpërmjet eksplozivit me telekomandë, njësoj sikurse që janë pergatitur nga të njejta struktura bombat e fundit të krisura në Komunën e Gjilanit.

Shumica e rasteve në fjalë nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite, siç është edhe rasti i Idriz balajt dhe njerëzve të tjerë..


Si u vra Avdi Mujaj - " Trimi" veprimtar i njohur i çështjes Kombëtare?


Shërbimet sekrete serbe nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, organizuan vrasjen e djemëve dhe luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së. Një fat të tillë e pësoi edhe Avdi Mujaj nga Strellci i Deçanit.
Kjo vrasje ishte edhe një dëshmi tjetër që tregon se Kosova ishte e pambrojtur nga Serbia.

Avdi Mujaj, i njohur me nofkën e Luftës " Trimi", ishte anëtar i Këshillit të Lëvizjes Popullore të Kosovës ( LPK-së) në Arau të Zvicrës që nga vitit 1986, gjithnjë në detyrat më të vështira dhe në kohërat më të vështira. Në organizimin e qindra demonstratave, tubimeve e në veprimtari të ndryshme për Kosovën. Kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në në mbarëvajtjen e punës në " Zërin e Kosovës", në shoqërinë kulturore " Luftëtarët e Lirisë", në Fondin e Luftës " Vendlindja Thërret", në sektorin për çështje praktike të kryesisë së LPK-së etj. duke u dalluar gjithnjë për punën e palodhshme dhe përkushtuese për liri e çlirim.


Ai bëri gjithçka për rritjen dhe forcimin e UÇK-së. Dhe përseri iu duk pak. Rroku armët dhe hyri në Kosovë atëherë kur shumëkush largohej nga Kosova, dhe luftoi e qëndroi heroikisht deri në fund. ishte ai djaloshi me automatik në duar, që me disa të tjerë, në qoshe të një muri të lagjes, ishte filmuar nga largë nga një kamerman i EURO NJUSIT kështu që ajo pamje kish marrë dhenë; se Në Kosovë ka luftëtarë dhe se aty mbrohet Kosova dhe Luftohet për lirinë e saj. ishte maji i vitit 1998...


Vrasja e Avdi Selim Mujes nga Strellci, para derës së shtëpisë dhe para syve të familjes dhe fëmijëve si dhe plagosja e tre kusherinjëve të tij, vëllezërve V... ( të njohur per ne.. i plagosur rëndë), F... dhe F....Mujaj, është vrasje e kryer në orët e vona të natës së 1 tetorit të vitit 2003, në oborrin e shtëpisë së Avdiut. Edhe kjo vrasje makabre, deri tani ka mbetur " enigmatike" me vrasës të " panjohur".


Avdi Mujaj është sulmuar edhe njëherë tjetër në fundë të korrikut të vitit 1999, kur persona të panjohur i kishin ngritur pusi nga mali në rrugën baran - pejë. Dhjetëra plumbi kishin depërtuar në veturën e tij derisa po udhëtonte në drejtim të Pejës, por kishte mbijetuar...
... Përpjekje për vrasjen e tij kishte pasur edhe në Zvicër...


Një krim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Dushkajë të Gjakovës. Këtij krimi i dha mjaftë hapësirë edhe shtypi beogradas. Shtypi në fjalë disi e jep një sihariq për likuidimin e " terroristit" Sadik Zeneli.

Si në rastin e vrasjes së Avdi Mujajt, si në atë të Sadik Zenelit, si në rastin e vrasjes së MUSA HOTIT në Belgjikë( ndihmesi i atentatorëve shqiptarë i njohur), caku ishte i njejtë: goditja e atdhetarëve( veteranë)që nga disa dekada të jetës së tyre ua kishin kushtuar përpjekjeve për lirinë e KOSOVËS
l
iberté d'KOSOVO

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum