Araqia kerkon 8m E.per shpifje Pacolli 100 milion per matuf
:: sport
Page 1 sur 1

Vrasja e Dinao Asanajt çenka pergaditur nga keta persona qe permenden ne kete shkrimin e kesaj gazete Kosova pressi.
Deshmitar Behxhet Pacolli
Nese eshte e vertete qe Pacolli i shpifet e nuk ka argumente filmike inqizime te telefonise ,apo deshmitar,por deshmitaret sot nuk luanin peshe sepse genjejne.Ateherit Pacolli duhet tja kompenzoi shifejn,prej tete milion euro qe ta blej hotelin Grande.
E nese eshte e verteton Pacolli vertetesin me ane te inqizimeve ,ateherit Araqia duhet tja paguan demshperblimin sa kerkon Pacolli per fjalen fyese "matuf plaku"
E quan Pacollin “plak matuf”
Prishtinë, (Kosovapress) 14 Shtator 2012 08:24
Behgjet Pacolli, përmes një deklarate, ka thënë se Astrit Haraqija i ka kërkuar atij miliona euro haraç për çështjen e privatizimit të hotelit Grand. Por, Haraqija i mohon akuzat. Ai e quan zëvendëskryeministrin “plak matuf” dhe paralajmëron padi ndaj tij dhe Remzi Ejupit, duke ua kërkuar atyre 8 milionë euro dëmshpërblim.
Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, ka deklaruar të enjten se Astrit Haraqija ia ka kërkuar 3.6 milionë euro për të zgjidhur problemin e privatizimit të hotelit Grand.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Pacolli ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së tij dhënë në polici, ku kishte implikuar edhe zyrtarë të tjerë, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar miliona për t’i përfunduar më shpejt procedurat për pronësinë e Grandit.
Në mesin e tyre ishin edhe djali i Ibrahim Rugovës, Uka, deputeti i LDK’së, Naser Osmani dhe biznesmeni Gazmend Abrashi.
Në deklaratën me shkrim, Pacolli e ka pranuar se ai që ka kërkuar më shumë se tre milionë euro është vetëm Haraqija e jo Uka, Osmani dhe Abrashi.
Ndërkohë, Astrit Haraqija, Naser Osmani e Gazmend Abrashi janë deklaruar se nuk kanë lidhje me akuzat që u janë bërë në adresë të tyre për kërkim të milionave për t’i kryer punë Pacollit.
I vetmi që nuk ka reaguar ka qenë Ukë Rugova.
Haraqija në një prononcim për Express ka paralajmëruar padi ndaj Pacollit, duke thënë se do t’i kërkojë tetë milionë euro dëmshpërblim.
“Kjo është vlerë e vogël për mu dhe jam duke u konsultuar me avokatët e mi në Gjakovë dhe në Berlin që t’i bahet një padi me ua lyp tetë milionë. Edhe kur të donë, që është i zoti ai, ai plaku matuf dhe që po kujton se po i blen ka pesë karrige Kryetarit të Malit, e pesë kompjutera, por mua nuk më blen as me pesë kompjutera e as me pese karrige – kur të donë ballafaqohna publikisht në televizion edhe me atë mashtruesin Remzinë, kur do të donë jam i gatshëm me u ballafaqu”, ka thënë ai.
“Mos ma ulni çmimin thuaju”, ka qenë porosia e Haraqisë për Pacollin.
Megjithëkëtë, edhe Pacolli e ka konfirmuar se djali i Rugovës ka qenë në shtëpinë e tij, kur Haraqija ka kërkuar milionat, por se në atë kohë, Uka kishte qenë duke biseduar në telefon në një dhomë tjetër.
"Unë u kam përshkruar ekzakt atë që më është kujtuar nga ajo bisedë. Jam përgjigjur po ashtu se Astrit Haraqija më ka më ka kërkuar 3.6 milionë euro për të zgjidhur problemin e Grandit në favor të së drejtës...Dua ta sqaroj po ashtu se u kam thënë hetuesve se në momentin kur Astrit Haraqiu ka bërë kërkesën për para, zoti Ukë Rugova ka qenë jashtë dhomës (më duket i zënë me një telefonatë tjetër). Po ashtu u kam thënë se Ukë Rugova asnjëherë nuk ka kërkuar asgjë nga unë dhe ai nuk ka biseduar asnjëherë me mua mbi çështjen e hotelit Grand”, ka shkruar Pacolli në deklaratën dërguar mediave.
Ish-Presidenti ka treguar se Haraqija bashkë me Ukë Rugovën kishin shkuar në shtëpinë e tij në Hajvali në gjysmë të natës.
“Astrit Haraqija dhe z. Ukë Rugova kanë ardhur në shtëpinë time diku pas orës 23.00 gjatë kohës sa unë isha me një mysafir tjetër. Ata kanë pritur në një sallon tjetër derisa jam liruar dhe pas shkuarjes së mysafirit i kam takuar. Hetuesit më kanë pyetur se çka është biseduar duke më tërhequr vërejtjen se ata posedojnë regjistrimin e telefonatave, bisedave dhe sms”.
Ndërkohë, për Naser Osmanin, Pacolli ka thënë se nuk i ka kërkuar para për të blerë Grandin, por se i ka kërkuar vetëm kompletimin e dokumentacionit.
Në anën tjetër, Pacolli ka thënë se Naser Osmani vetëm ka propozuar takim me tashmë të ndjerin Dino Asanaj.
“Jam përgjigjur po ashtu se biseda është bërë në vend publik dhe se Naser Osmani nuk ka kërkuar para për askënd, por më ka tërhequr vërejtjen disa herë gjatë bisedës se unë duhet të bisedoj personalisht me Dino Asanajn. Jam përgjigjur se unë kam refuzuar çdo takim me Dino Asanajn. Naser Osmani mua nuk më ka kërkuar para”, ka thënë Pacolli në reagimin me shkrim.
Pacolli ka dhënë versionin e tij edhe për biznesmenin Abrashi.
“Në pyetjen e hetuesve, për Gazmend Abrashin jam përgjigjur se i njëjti ka kontribuar në përgatitjen e profesionale të dokumentacionit që nga ne është kërkuar nga AKP-ja. Jam përgjigjur decidivisht se kam dëgjuar se z. Abrashi ka thënë se pse nuk flisni me Dino Asanajn.
Lideri i AKR’së ka thënë të jetë habitur se si një dokument del në media ende pa u kryer hetimet dhe për këtë e ka fajësuar drejtësinë.
“Edhe njëherë, pra dëshmohet se ne nuk kemi një sistem gjyqësor efikas dhe të sinqertë”, ka thënë ai.

Sujets similaires
» Bukoshi;Ben afit ja kam dhene nje milion marka me fajde
» rrahje e sharje ,shpifje ne kuvendin e kosoves,po kacafyten
» Avokati eIzet Haxhisë,serbia ka krijue qeten k. uçk (shpifje
» Ne Turqi jetojne 20 milion shqiptar
» Behxhet Pacolli
» rrahje e sharje ,shpifje ne kuvendin e kosoves,po kacafyten
» Avokati eIzet Haxhisë,serbia ka krijue qeten k. uçk (shpifje
» Ne Turqi jetojne 20 milion shqiptar
» Behxhet Pacolli
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum