Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah

 :: sport

Aller en bas

Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah Empty Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah

Message  Perparimi Jeu 13 Sep - 12:50

“Astrit Haraqija më kërkoi 3.6 milion euro”
Prishtinë, (Kosovapress) 13 Shtator 2012 17:25

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë sot se Astrit Haraqija i ka kërkuar para në vlerë prej 3.6 milion euro, që t’i jepej hoteli “Grand”, ndërsa për deputetin e LDK-së, Naser Osmani dhe deputetin tjetër Ukë Rugova ka mohuar t’i kenë kërkuar para.

Pacolli këto e ka thënë sot nëpërmjet një deklaratë për media, e cila ka ardhur në adresë të redaksisë sonë.

Më poshtë po japin të plotë deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli:

Së pari shpreh shqetësimet e mija të mëdha për hetuesinë e Kosovës, të cilët kanë lejuar tjetërsimin dhe shpërndarjen e dokumentit zyrtar që është dashur të jetë i rezervuar, bile deri në kryerjen e hetimeve. Edhe njëherë, pra dëshmohet se ne nuk kemi një sistem gjyqësor efikas dhe të sinqertë.

Prokuroria duhet të qartësojë kush është shpërndarësi i këtij dokumenti që ka dhënë mundësi që dikush të manipulojë me këtë deklaratë në mënyrën dhe formën si ata kërkojnë.

Në këto rrethana pas publikimit të këtyre informacioneve që është dashur të jenë të rezervuara, që kanë filluar të përdoren sipas dëshirës së dikujt, duke ua ndërruar karakterin e tyre, jam i obliguar të qartësoj si vijon:

- Unë jam ftuar të përgjigjem në pyetjet e hetuesisë.

- Është e vërtetë që hetuesisë i jam përgjigjur që me lutjen e Zylqif Berishës unë dhe Remzi Ejupi kemi blerë 60 për qind të hotelit nga Zylqif Berisha duke paguar mbi 5 milion e 100 mijë euro.

- Jam përgjigjur se këto para janë transferuar nga llogaria e bankës zvicerane nëpërmjet llogarisë së Zylqif Berishës në llogarinë e AKM-së, për çka AKM ka pasur informacion të qartë.

- Jam përgjigjur që Zylqif Berisha, pasi që ka marrë pagesën, ka refuzuar të bëjë transferin e aksioneve.

- Jam përgjigjur se për këtë kemi informuar rregullisht AKM e atëhershme dhe AKP e tashme.

- Jam përgjigjur se, disa herë me shkrim dhe verbalisht e kam informuar Zylqif Berishën se zotimet e marra me kontratë duhet të përmbushen.

- Asnjëherë AKM nuk është përgjigjur në letrat tona dhe nuk ka vepruar asgjë. Jam përgjigjur se në këtë situatë ne kemi filluar rrugën gjyqësore duke filluar nga gjyqi komunal në Prishtinë. Është fituar shkalla e parë e gjyqit, ndërsa Berisha është ankuar në shkallën e dytë. I jam përgjigjur po ashtu se shkalla e dytë pa arsye e ka kthyer lëndën në shkallën e parë (gjykatësi I shkallës së dytë ka bërë shumë parregullsi për çka e kemi denoncuar në qarqet e caktuara mirëpo nuk di sa është ndërmarrë ndonjë veprim).

- Jam përgjigjur se për këtë jemi ankuar edhe tek EULEX – nuk kam informacione nëse është proceduar.

- Jam përgjigjur se rregullisht kemi informuar AKP se zotimet janë duke u rrezikuar- pa përgjigje.

- Jam përgjigjur se vetëm në dhjetor të vitit të kaluar AKP ka filluar të interesohet për Grandin(në relacion me ne).

- Në pyetjen specifike për Naser Osmanin, jam përgjigjur se deputetja Myzejene Selmani më ka thënë se deputeti Naser Osmani dëshiron të takohet me mua. Jam përgjigjur se jam takuar me z. Naser Osmani dhe ai më ka informuar për dokumentacionin që duhet të përgatitet duke më thënë se është e qartë se ju duhet ta fitoni të drejtën për Grandin dhe ka kërkuar përgatitjen e dokumentacionit në mënyrë profesionale dhe ka kërkuar një garancion bankar mbi 20 milion euro. Jam përgjigjur po ashtu se biseda është bërë në vend publik dhe se Naser Osmani nuk ka kërkuar para për askënd por më ka tërhequr vërejtjen disa herë gjatë bisedës se unë duhet të bisedojë personalisht me Dino Asanajn. Jam përgjigjur se unë kam refuzuar qdo takim me Dino Asanajn. Naser Osmani mua nuk më ka kërkuar para.

Po ashtu jam përgjigjur se në një takim tjetër në prezencën edhe të tjerëve, Naser Osmani ka thënë se dokumentacioni I dërguar është në rregull dhe se është shumë me rëndësi që unë personalisht të takohem me Dino Asanajn. Unë prapë kam refuzuar qdo takim me Dino Asanajn.

- Në pyetjen specifike të prokurorëve mbi vizitën e Astrit Haraqia dhe Ukë Rugovës në prill të këtij viti në shtëpinë time jam përgjgjur: Astrit Haraqia dhe z. Ukë Rugova kanë ardhur në shtëpinë time diku pas orës 23.00 gjatë kohës sa unë isha me një mysafir tjetër. Ata kanë pritur në një sallon tjetër deri sa jam liruar dhe pas shkuarjes së musafirit i kam takuar.

Hetuesit më kanë pyetur se çka është biseduar duke më tërhequr vërejtjen se ata posedojnë regjistrimin e telefonatave, bisedave dhe sms. Unë u kam përshkruar ekzakt atë që më është kujtuar nga ajo bisedë. Jam përgjigjur po ashtu se Astrit Haraqia më ka më ka kërkuar 3.6 milion euro për të zgjidhur problemin e Grandit në favor të së drejtës. Unë i kam thënë po ashtu se jam zv. kryeministër i Kosovës, dhe nuk dua të merrem me këto probleme dhe se unë nuk jam as njeriu i duhur, nuk është as vendi i duhur ku mund të bisedohet për këtë. Dua ta sqaroj po ashtu, se u kam thënë hetuesve se në momentin kur Astrit Haraqia ka bërë kërkesën për para, zoti Ukë Rugova ka qenë jashtë dhomës (më duket i zënë me një telefonatë tjetër). Po ashtu u kam thënë se Ukë Rugova asnjëherë nuk ka kërkuar asgjë nga unë dhe ai nuk ka biseduar asnjëherë me mua mbi çështjen e hotelit Grand.

- Në pyetjen e hetuesve, për Gazmend Abrashin jam përgjigjur se i njëjti ka kontribuar në përgatitjen e profesionale të dokumentacionit që nga ne është kërkuar nga AKP-ja.

- Jam përgjigjur decidivisht se kam dëgjuar se z. Abrashi ka thënë se pse nuk flisni me Dino Asanajn.

- Jam përgjigjur se kam dëgjuar se Astrit Haraqia ka thirrë me telefon Valon Llukën presidentin e Mabetex Holdingut dhe se unë nuk jam njoftuar detajisht në atë bisedë. Iu kam thënë që të bisedojnë me zotin Lluka

Pastaj jam pyetur nëse kam biseduar edhe ndonjëherë tjetër me dikën për punën e Grandit. Në pyetjen specifike të hetuesve jam përgjigjur se njëherë në barin e hotelit “Sëiss Diamond”, nga distanca kam parë, zotin Astrit Haraqia dhe Ukë Rugovën me një zonjë dhe një zotëri tjetër(këta dy të fundit nuk I kam njohur) por nuk kam biseduar.

- Krejt kjo që e thash ka qenë pjesë e pyetjeve të hetuesisë dhe këto janë përgjigjet e mija. Qdo spekulim jashtë kësaj nuk është korrekt.

Intervista me hetuesit ka qenë shumë më e gjatë se sa sqarimi i mësipërm dhe për shkak të mos pengimit të hetimeve, unë kam sqaruar vetëm temat që i kanë trajtuar mediet. Më vjen keq që disa medieve, që përdorin termin e akuzuesit, ose I akuzuar. Dëshiroj të sqaroj se unë jam përgjigjur vetëm në pyetjet e hetuesisë, pas kërkesës me shkrim nga ana e tyre.

Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

Komentet1

Komento:
800 Karaktera të mbetur

Shkruaj kodin Shkruan: !!!...13 2012
Cudi e madhe apo! Aty ku vidhet, ku korruptohet, ku kontrabandohet, ko prostituohet etj.Gjithmone qellon ky engjelli ose pejgameri yne Behgjet Pacolli! Dino Asanaj nuk eshte me gjalle e nuk mund te thote po rren Behgjet Pacoli!! E tashti futja ti Ali Baba me cubat tu! Sot Astrit Haracia, neser ndofta Hashim Thaci etj.etj.Loja bizantine, gjegjesisht, serbo-ruso-pansllaviste e Behgjet Pacollit vazhdon. Keshtu eshte kur mungon shteti i vertete ligjne Kosove!!! Me keto lojera te ndyera Behgjet Pacolli & Company kane me e ba tere popullin ose kombin tone ne Kosove muhagjir ose qeraxhi ne token dhe truallin e vet.Tashti e paskesh radhen Hotel Grandi ne Prishtine! Euuu!!!I Serbia e Rusia me te dyja kembet ne Kosove!Apo! Ruana Zot nga ata qe e lusin Zotin q
e nuk i besojne!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum