Rexhep Balidemaj
:: sport
Page 1 sur 1
Rexhep Balidemaj
Lexues të dashur, të mos harroj e t’ua përkujtoj: se atë vit që më larguan nga arsimi, që ma morën ditarin nga dora… që ma vranë ëndrrën time të përhershme të ushtrimit të mësuesërisë…ishte viti 1969, një vit pasi kisha dalur nga burgu, për një ditë së bashku me villain e Idealit, poetin Rexhep Elmazi, që u liruam nga burgu i Pozharevcit… Dhe tanimë, ishim në burgun e madh, të quajtur KOSOVË…(!)… që kishte filluar të vlonte e të ziente përbrena si një Vullkan PlisBardhë… duke qitur flakë të Kuqe e tym të Zi… plot(ë)-e-përplot(ë)… Flamuj Kuq e Zi… për Ribashkimin e Kosovës me Nënën SHQIPËRI; jA! Kjo ishte RRUGAjonë e DRITËS prej DRITE… drejt Ribërjes ShtetPlotë të Nënë(Z(emërJonës – SHQIPËRI ETNIKE.
Gati harrova të tregoj shkurtimish rrjedhen e promovimit në Xhami – në atë Shtëpi-Tempull të Shenjtë të fshatit tim, ku imam ishte Mulla Idriz (Krasniqi) Majaci, që dikur kishte qenë nxënës i Xhaxhait tim të dashur, të ndjerë, Mulla Ramë Gërvallës, andaj kishte një respekt të vaçantë ndaj meje sikurse edhe unë ndaj tij… Dhe vetëm i buzëqeshte fytyra, sepse asnjëherë nuk kishin pasur më parë një manifestim të tillë në xhami dhe kurrë s’kishte pasur xhematë më shumë të të gjitha moshave e të dy gjinive, vëllezër e motra… shqiptarë… për çështje shqiptare… “Po! Ishte liruar nga burgu, e kishte kryer dënimin nipi i Mulla Ramës, Zeqiri, djali i Mixhës Behë, i cili ndërroi jetë (po, Mixha Behë ) dy-tri javë pasiqë Zeqiri, i vetmi djalë i tij, që i kishte mbet’ e, që: u dënua me 12-vjetë burg të rëndë nga okupatorja Serbi; se djali i parë Ahmeti, i cili kishte kryer shkollimin për hoxhë bashkë me Mulla Idrizin, pra në moshën më të mirë, posa ishte bërë hoxhë i ri, kishte ndërruar jetë…, poashtu më vonë ndërron jetë edhe Abdyli 16-vjeçarë, kurse edhe Beqiri, më i vogli, ende pa i mbushur mirë dy vjeç…; por ajo… vdekja më e rëndë: që kishte përjetuar Mixha Behë, Urtaku i respektuar i fshatit, ishte vdekja e djalit të dytë, Halilit, në lulen e rinisë, në moshën 22-vjeçare, i cili 9-muaj para kohe ishte liruar nga ushtria jugosllave, ku kishte qenë ushtar në Sarajevë, e që tri herë kishte dalur “Sulmues” ( domethënë: ushtari më i mirë- punëtor, sepse edhe ushtatarët i kishin angazhuar të punojnë në ndërtimin e asaj Hekurudhe të quajtur “Shamac Sarajeva”; ku asokohe kishin marrë pjesë në ndërtimin e saj: edhe rini vullnetare nga Shqipëria Nënë, sepse ende s’i kishin prishur marrëdhëniet e mira ndërshtetrore me Jugosllavinë mashtruese…)
… Por, deshi Zoti, Halili e la bimën e vet pas veti, Ahmetin, ende pa i mbushur dy vjeç e gjysmë… Por, nëna e tij, Azeminja trimërshë dhe flijimtare, siç janë vetëm nënat tona shqiptare, siç thonë: u bë kurban i djalit, Ahmetit të vogël, dhe e ruajti dhe e rriti me nder edhe në skamje e varfëri të rëndë, edhe të përbuzur nga pushteti serbosllavokomunisto-titist, sidomas pas burgosjes sime; që në njëfarë mënyre të gjitha familjet e të burgosurëve politikë shqiptar ishin të presekutuara dhe të leqitura nga përulësat e pushtetit pushtues…Por, dashuria e madhe bestare ndaj burrit, Halilit dhe shpirti i madh i dashurisë së nënës për djalin, Ahmetin, ngadhnjeu mbi të gjitha vuajtjet. Dhe, qe… sot, po në këtë promovim të librit tim, Ahmeti nipi im ( bima e parë e dy shpirtrave besnikë të dashuruar, Halilit dhe Azeminës): i rritur, i bërë burrë së bashku me nënë Azeminën bujare e trimërshë si dhe me krejt familjen, e në veçanti, me të bijën, vogëlushen e bukur, Minushën 8-vjeçare, e cila recitoi bukur dy poezitë e mia, ishin më të gëzuarit për këtë ditë manifestimi si edhe unë për ta, sepse vetëm Zoti e di sa kemi vuajtur… e, në veçanti, Ahmeti; ende i njomë, i ri… duke më vizituar herë në një burg, herë në një tjetër… të okupatores Serbi…! Por, kurrë të thyer e të dorëzuar, po secilën herë më të forte se sa vuajtjet e mundimet, sepse e kishim në (Z)emër dashurinë dhe besimin në ZOTIN NJË dhe në Fitoren e drejtë të shqitarizmës: drejt (I)LIRISË dhe Ribashkimit me Nënë SHQIPËRINË ETNIKE në rrugë DRITE….
…Eh, pra! ku e pata fjalën në fillim? Baba im, Bajrami, Mixha Behë, ndërroi jetë tri javë pas gjykimit tim: ku më dënuan me burgë të rëndë 12-vjetë! Pra të dytë mbetën me mall e dhembje në shpirt për njëri-tjetrin, e që kurrë më s’u pamë! E, sa herë ishim falur së bashku në këtë xhami…E besa, edhe me Mulla Ramën, mësuesin tim, hoxhën tim të parë… -kështu, më dukej sikur… kur ia lexoja mendimet Mulla Idrizit, imamit të xhamisë sonë, kur e shikoja… Herë… sikur dikush fliste në mua…Andaj, edhe, tani… momenatalisht, kur jam duke shkruar këta rreshta kujtimi… po më duket sikur jam ndarë në katër pesë copë… sikurse që: e kemi ende të ndarë AT-MËMË-DHEUN tonë të dashur, NËNË SHQIPËRINË… e cila: ka shtrirë duart nga Ne dhe po kërkon ndihmë… prej Nesh…! E Ne, O ZOT, ku jemi?! Ç’po bëjmë…? Ç’po veprojmë…!!! Vallë, jemi… apo, s’jemi… në Vete… kësaj J-e-t-e . . .
***
…Dhe, po… në fund, pas promovimtit, një ekzemplar të librit “Prania e sfinkisit” ia dhurova Mulla Idrizit, me një përkushtim shpirtëror, duke i thënë: - që këtë libër ta ruajë e mbajë pranë rrezatimit të KUR’AN-it madhështor.
***
Po! Reçensionin kryesor për librin e mbajti shkrimtari i mirënjohur, Rushit Ramabaja, me një analizë të thellë e fjalë të bukura frymëzuese sikurse ishte edhe vetë poezia e dalur nga shpirti që sa më shumë sprovohet e dhemb - aq më i forte bëhet… Gjithashtu, një vështrim rreth librit “Prania e sfinksit” e bëri edhe profesori im i nderuar Hazir Shala, bashkëveprimtar I LRBSH-së. Ndërsa, poetja e ardhshme, Ibadete Humolli (kusherira e Ylfetes dëshmore ), atëbotë, nxënse e klasës së VIII-të në Shkollën tetëvjeçare të Lluzhanit, doli me një analizë të veçantë dhe mjaft interesant për moshën e saj. Pati edhe recitime nga nxënësit edhe të pozive të mia, edhe recitime të poezive të tyre origjinale… Nga djemë e vajza… nxënës e nxënse që e hijeshuan edhe më shumë atë manifestim. Gjithashtu, atmosferë të këndshme krijoi me zërin e tij të bukur bashëfshatari im, admirues jo vetëm i poezisë sime, por edhe i gjithë poezisë… Po, ky ishte Sami Kika, atëbotë, student i Gjuhës dhe Letësisë Shqipe, ( i cili ishte i njohur: recitator i talentuar vetë e me shoqen e tij të jetës, Syrmien, nga familja e trimit Mujo Ulqinaku – Cikuli): që e udhëheqi tërë manifestimin bukur e me fjaë të zgjedhura duke i përshtatur aq bukur fjalët dhe shprehjet e duhura, për lakmi.
***
Po, në këtë manifestim: të gjithë ishin më të gëzuar se unë, kështu më dukej mua…Por, më i angazhuari dhe më i gëzuari nga të gjithë ishte Ahmet Gërvalla, nipi im i dashur, djali vëllait; që atij i ra hise, që në moshën11-veçare të vrapojë pas meje prej një burgu në një burg… dimer e verë…në shi e në borë… në acar e fortunë… duke përjetuar pritje të gjata… here-herë… fyerje nga udbashët serbë…edhe kjo ishte një e zezë- dhunë… por kurrë s’u përkul as u përul… por, gjithnjë krenar si një i pjekur atdhetar e burrrë. Dhe krejt këtë promovim-manifestim e icizuan me kamerë dhe e lanë kujtim vëllai i idealit Ahmet Haxhiu dhe Ramadan Avdiu, miku jonë, i vëllai shoqes së Ahmetit, që edhe ai kishte qenë i burgosur politik… Pra, të gjithë të pranishmëve u qeshte fytyra në atë manifestim atë ditë, e më së shumti më kanë ngelur në kujtesë këta shokë ideali: Azem Beqiri, Abdyl Lahu, Selman E. Berisha, Ahmet Haxhiu dhe dy dajat e mi: Fetah e Sallah Ademi – Menxhiqi si edhe nipa e mbesa… Minushja e balit, Azeminja, vajza e Ahmetit, e cila edhe i recitoi aq bukur dy poezi të mija; gjithashtu: Azemi, Nexhi, Fahriu… Qama, Nexha, Sevdija, Rabija… Nexhipi, Rilindi, Flakroni, Agoni, Jehoni e Festoni…Shqipja, Krenarja…Dijetarja… O të gjithë… të gjithë…të gjithë… m’u duken të gëzuar… Po,po… Edhe Lumi Popova… edhe Lumi Llap… që bashkoheshin afër këmëve të Urës së Hukurt… m’u dukeshin të gëzuar; edhe mali Kulin(d)a… edhe kodra Rrezja… O, edhe Toka e Qielli i Vendlindjes sime… Ja! që edhe sot i kam mall në këtë mërgim të padëshiruar…O ZOT! Si dikur në burg… nga i armikut dënim e dhunë…
Por, për çudi (!)… edhe sot…edhe më shumë… në këtë demokraci… pa ngjyrë e fytyrë… për ne…edhe të pa plotë liri… Ah, edhe në mërgim…! Ah, edhe në këtë mërgim…! O Vëllai im… O Vëllai im…
***
Po. Të gjithë emrat e përmendur në këtë Poemë: janë realë, konkret; ndërsa ata të dëshmuarit që kanë hyrë në Kujtesë-Historinë e KOMBIT (jam i bindur që nuk duan shpjegim, sepse: thuajse, s’ka lexuesë që s’ka një njohuri për Yje e Yllka DRITE të KOmbit të Vet…); andaj, po iu themë shpirtërisht: se një shumicë prej atyre që nuk janë të njohur- janë njerëz të thjeshtë, të cilët i kam njohur personalisht në këtë Jetë kaluse (sprovë për të gjithë ne…) e, që e deshën: me Mendje-Zemër e Shpirt SHQIPËRINË ETNIKE; po, e deshen Ribashkimin e të gjitha Trojeve Tona: IliroShqiptare në Një ShtetPlotë-SOVRAN, të LIRË dhe Demokratik me besim në ZOTIN NJË, – pra, ATMËMËDHEUN tonë AR(B)DHEAR: me plotë bukuri e begati mbiTokësore e nënTokësore, me klimë të bukur Katër-Stinore… me Qiell të kaltër përmbi…me Diell e Hënë e Yje…plotë hijeshi…me Ajër e Ujë të pastër… me Tri-Detët ( Jon, Adriatik dhe Egje ) mrekulli… po, me bregdetët me plazha zallëshërues-flori…sikurse është plazhi Durrësit, e në veçanti plazhi i Ulqinit, që numërohet: Meka e Evropës… O, ZOT! Dhe, po…të gjitha këto Trojetona…me emrin më të BUKUR: SHQIPËRI! për Shqipoi e Shqipe - me prejArdhje DijeDRITE: Etruro-Pellazgo-Albano-Iliro-Shqiptarë-e; për në RRUGË të MBARË-DRITËDITURIE-Gjith(Ë)Kombëtare…me gjithë bOtën Gjith(Ë)Njerëzore: Liridashëse-Paqësore-Mike… në baza reciproke… miqësie…mirësie…njerëzie… DRITË prej D-R-I-T-E . . .
Pra, nga të gjithë këta Vëllezër e Motra, vetëm disa prej tyre dua t’i përmend-theksoj në këtë shënim: me emra e mbiemra, sepse, edhe e meritojnë sipas veprave Kombëtare-Njerëzore dhe moshave të shtyra tej 60-70-dhjetave… e 80-90-dhjetave të vjetëve… e që janë mes nesh në këtë bOtë kalimtare… Ndërsa, shumica e të tjerëve… tanimë: gjenden në AMSHIM…të cilët ikën nga kjo bOtë… me SyÇelë e mallë të paSHuar… që ta shohin: Nënë SHQIPËRINË të Ribashkuar, të Lirë, e të begatë… E, ShtetPlotë, O ZOT! të Udhëhequr nga MendjeNdritur-PunëDrejtë e BesëFORTË, sikurse jemi të porositur prej Teje O ZOT! ( Pra, këta persona: që ende gjiden mes Nesh - janë Vëllezërit e mi-tanët, të Idealit Kombëtar-Njerëzor… NË RRUGË DRITE… drejt Ribërjes ShtetPlot të (Z)emërJonës NËNË SHQIPËRISË ETNIKE.
… Duke filluar nga: Adem DEMAÇI, Rexhep HOXHA, Hazir SHALA, Ramë LAHU e Idriz GËRVALLA, e që janë: në Kosovën-SHQIPËRI, ndërsa Rexhep BALIDEMAJ e Ahmet ZHERKA, këtu – në Miken AMERIKË, kurse Njazi STRAJA, që nga mosha 7-vjeçare, i shpërngulur familjarisht me prindërit nga dhuna satanoserbe, oh, mërgon-jeton në Miken TURQI…por, kurrë s’e ndali veprimtarinë gjithëKomëtare për Ribashkimin e Kosovës-Çamërisë me NËNËN SHQIPËRI, e që atëbotë ( më 1964 ), në Prishtinën tonë, Kosovë-SHQIPËRI, u burgos nga UDB-a serbe dhe së bashku me ne, veprimtarët e LRBSH-së, u dënua 9-vjetë burg të rëndë, si djalë i ri, që edhe një javë ( pra, ishte me vade të ndarë…) për t’u martuar me të dashuren e tij, e cila si nëpër legjendat tona kresnike, ajo fisnike e priti me ndershmëri derisa u lirua NjaziVëllai nga ai burg i zi…
***
Po kështu, më parë, me burgun e parë, prej 9-të vitesh dënim me burg të rëndë; edhe këtij, vëllait tonë, të madh të Idealit, të nderuarit patriot, Rexhep BALIDEMAJT, i pat ndodhur si vëllait Njazi STRAJA; (… po! Ishte i pari oficer pilot, shqiptar 21-vjeçar, me përseptivë të rrallë, Rexhepi ynë, talent me kakallë, që me Rabën e tij të dashur, malsoren 16-vjeçare, me të cilën vetëm njëherë ishin parë… dhe ishin pëlqyer e besatuar për Dashuri-Besë e Flamur…
….Dhe, po… kur Rexhepi djalë i ri… dënohet nga regjimi titist i zi… Rabën e bukur, malësoren vuthjane po e kërkojnë nga të katër anët me mësitë-shkuesë për djema të rinj të familjeve të njohura për pasuri e burrëri… por, Raba e bukur, e re, qëndresë e karakterfortë, s’po do se s’po do… u bërën një vit a dy… dhe vetëm: - Jo se Jo, - thotë; ndërsa një ditë baba i vet po e thërret e po e pyet: -Po përese, moj bija ime, gati që dy vjetë veç refuzon…?! Ah, or baba im, po më vjen keq, po s’kam qare Ty drejt pa t’ka kallxue se me një djalë të ri që tri vjetë jemi besatue… me njëri tjetërin për t’u mnartue.. – Po kush është ai, oj bija e babës? Më thuaj…! – Po, ai është ai oficeri i ri, që ishte tek Axha musafir, e që aty, në një shëtitje atë ditë fundkopshtit të Axhës u takuam… Dhe, së parit vetëm me shikime… e pastaj, edhe me dy-tri fjalë u besatuam… -Ah, lumi baba bijë për ty! Tash’ma flladite zemrën e të kam dy herë më shumë bijë… Po, a e di ti moj bijë që ai djalë është dënuar nga shkau për Çështje të bashkimit të Kosovës me Shqipni; është dënua 9-të vjetë burg në shkini… - Po mu ajo Qëndresë e veprim i tij ma ka shtua edhe më shumë këtë dashuri që e rris për të në zemër, në shpirt… në gji… dhe një lot krenarie i vezulloi në sy… Pastaj, u përqafuan babë e bij; - Baba nuk ta prish qefin kurrë ty… Dhe, kështu, baba i Rabës, ai burrë malësor e merr këtë çështje vet në dorë…
Pra, babai i Rabës përmes miqëve e shokëve bie në kontakt me familjen Balidemaj të Rexhepit ( të atij oficeri të ri, pilot shqiptar dhe patriot i flakët atdhetar ); e krijon lidhjen me ta, dhe vet shkon dhe e viziton në burg Rexhepin dhe ia bën për hajr të bijën, Rabën, e cila të 9-vjetët e burgut e priti me nder e dashuri siç dinë e duan me shpirt vajzat dhe vashat tona shqiptare, malësore, andaj edhe ka plot legjenda për to në gojëdhëna e këngë popullore… Pra, edhe ato 6-vite burg që i kishin mbetur Rexhës, ajo Raba, besnikja rregullisht së bashku me babën e vet i përgatiti pako, i thuri dorëza e çorapë… dhe ia dërgonte atje në burg…kështu mendonte dhe qeizohej për të dashurin e zgjedhur vet, e që të dytë: me Nënën SHQIPËRI në zemër…Dhe, kuptohet, kur e kreu burgun Rexhepi po atë vit u martuan… dhe s’kaluan as dy vite mirë, u lindi fëmija i parë, gëzimi i parë, Naimi; e pas ca viteve ua fali Zoti edhe dy djemë tjerë: Nderimin e Kujtimin; por Rexha mbeti i etur që ta kishte një vajzë, cucë malsore që t’i ngjante Rabës, por atë e gjeti tek djemtë dhe rejat e veta…Pra, edhe tre djemtë iu bërën idealista atdhetarë dhe të shkolluar…I pari Naimi, gazetar, veprimtar dhe poetë…( ku së bashku punuam disa vite në gazetën studentore “Bota e re” në Prishtnë ), e që Nderimi ndiqte fakultetin e drejtësisë, ndërsa Kujtimi e kreu mjeksinë, dhe specializojë në Zagreb, i cili u dallua si më i miri student, krejt me dhjetëshe! Dhe, po... në diplomimin e tij, ishin të ftuar dhe morën pjesë në atë manifestim edhe të dy prindërit, Rexhepi e Raba; që kur trgonin për suksesin e tij dhe për fjalët e mira të profesorëve për të, për Kujtimin tonë kënaqesha edhe unë, zemra më bëhej mal…Të të lavderojnë Profesoët e Zagrbit, kjo nuk është pak… e lavderuan si më të mirin student që kishin pasur ndonjëherë… Dhe, më besoni, Vëllezër e Motra, lexuesë të nderuar, jo vetëm ato çaste kur Rexhepi e Raba, këta dy bashkëshortë shembulltyrë, kur më tregonin ato fjalë të mira të profesorëve për aftësitë studentore të Kujtimit, që edhe unë ndjeja gëzim e kënaqësi… por, edhe tani që jam duke I shruar këta rreshta rreshta kujtimi.. po më gulshon shpirti dhe sytë po më mbushen me lot krenarie e gëzimi…Kjo më ndodh shpeshherë: kur dëgjoj apo lexojë për sukseset e dalluara të rinisë sonë shqiptare në vend… ( Atdhe-Shqipëri Etnike )… si edhe kudo anembanë nëpër botë…që jemi të shpërndarë… e që vazhdimisht: jemi në përpjekje e pritje në RRUGË DRITE… për Ribashkim Territorial e gjith(Ë)Kombëtar në NËNË SHQIPËRINË tonë ETNIKE; por, medet! Ende ëndërr… jo vetëm e Rilindësve… me shekuj e mot…por, edhe e jona sot… Ndihmona, o ZOT, për realizim të plotë!
… Por, ah…! Vëllezër e Motra… ç’t’ju themë, tani më shumë… Edhe Rexhep BALIDEMAJ, sikurse edhe unë… Ja, mbase…po bëhet çerek shekulli, që jemi në mërgim… të bërë mall e shkrum…!!!...Larg Kosovës e Shqipërisë… e me hallet e dhembjet e tyre në shpirt…Po! Ne… që aq shumë e deshem Kosovën…Shqipërinë… e që mbetëm kaq gjatë në mërgim…! Ku është faji? Mos është jetim?! Jo,jo… s’kam fjalë të flas unë…Jooooo…joooooooo…..!!!!!!!!..... Po! Rexhep Balidemaj, oficeri i ri, piloti i parë shqiptar në Jugosllavi, e, që mohoj çdo përspektivë të njerka, robëruesja Serbi, dhe jo vetëm që vuajti burgun e parë prej 9-të vitesh, por u burgos edhe katër-pesë herë tjera: me ditë…me muaj e vite… Dhe, së bashku edhe me Rabën e tre djemtë mori pjesë, thuajse në çdo demonstratë në Kosovë… Dhe, kur lirohej nga burgu… jo vetëm se u mungonte shokëve të burgosur të idealit kur mbeteshin ende duke vuajtur dënimin, por u mungonte edhe policëve shqiptarë… që e ndjenin veten shqiptarë… Pra, aq frymëzues e komunikativ që ishte Rexhep Balidemaj ynë atdhetar dhe patriot i flakët… E, pushtetarët aktualë… në Kosovë e Shqipëri…?!?... S’di… Zoti e di, janë apo s’janë… normalë…!!!... O ZOT! Bjerna në mend… Na falë! Ti e di, më së miri: se kush e meritojmë… dhe çka meritojmë…
Dhe, po… Kujtimi ynë… Dr.Kujtim Rexhep BALIDEMAJ, këtu në Amerikën Mike, në midis Bronxit të NEW YORKUT, së bashku me të shoqen, edhe ajo doktoreshë; pra, reparti i tyre është më i ngrituri si kardiologë të specializuar, këtu, në Amerikë, për zemër… si dhe më të kërkuarit dhe të repektuarit në mesin e kolegëve të vet… Hej, kjo… ky sukses i Dr. Kujtimit… dhe i shumë Kujtimave… e i Kujtimeve…të tjerë e të tjerë…me DijeDituri e (Z)emër-PRANVERË…Jo, jo… askënd prej tyre… prej nesh…për asnjë sukses…Nuk po na kënaq plotësisht në shpirt, larg ATDHEUT…por edhe më shumë po na dhemb shpirti në thellësitë e tij… Përes…? O, përse…?! Përse… edhe ne nuk jemi… në Kosovën (Z)emërJonë-ShqipëriJonë-ILIRIJONË… edhe me të BUKUREN Çamëri… O, hejjj… edhe me MOLLËN E KUQE… Edhe tej MOLLËS KUQE…
O ZOT! Kur do ta (ri)bëjmë Nënë SHQIPËRINË ETNIKE: të Re, SHtetPlotë, ashtu, të BUKUR, të begatë…të Fortë… O ZOT! O ZOT! O ZOT!
AMERIKË (SHBA)
2 – 4 KORRIK 2012
Fund

Sujets similaires
» Rexhep Balidemaj biografia
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja shtisi
» Rexhep Qosja ti denojme depostratat e v.1981
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja shtisi
» Rexhep Qosja ti denojme depostratat e v.1981
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum