°KOSOVA MEDIA MBYLLET NGA aVDI iBRAHIMI
:: sport
Page 1 sur 1
°KOSOVA MEDIA MBYLLET NGA aVDI iBRAHIMI
EDHE SOT DIKUSH PO E VRET KOMANDANTIN ADEM JASHARI!
kosovarimedia.com/.../913-edhe-sot-dikush-po-e-... - Traduire cette page
19 Mar 2010 – live.de Falemenderit nga ju, Administratori +5 RE: EDHE SOT DIKUSH PO E VRET ... Drashkoviq: As Kosova në Serbi, e as Serbia në BE ...
Prezantojm Partnerin - Forumi / KosovariMedia.com
www.kosovarimedia.com/...Kosovarimedia/11092... - Traduire cette page
28 Nën 2009 – Programi Live me Moderatorin Danin qdo të Shtunë nga ora 19:00 - 22:00 ... Board Categories, Kosovari ... Shqiptarët dhe Gurbeti ... Jeta në ...
http://www.kosovarimedia.com/index.php/lajme/913-edhe-sot-dikush-po-e-vret-komandantin-adem-jashari.html

Dernière édition par Perparimi le Ven 31 Aoû - 1:23, édité 1 fois
Re: °KOSOVA MEDIA MBYLLET NGA aVDI iBRAHIMI
Interdit
Vous n'avez pas la permission d'accéder à / sur ce forum/vebfaqja-kosovarimedia/9038-kosovarimedia-info.html serveur.

Kryefaqja » Lajme » A+RA-
User Rating: / 0
PoorBest
EDHE SOT DIKUSH PO E VRET KOMANDANTIN ADEM JASHARI!
Friday, 19 March 2010 14:05 4 Komente Lajme
Duke ditur se në kohën moderne që po e jetojmë e të cilën do ta jetojnë fëmijët tanë, asnjë temë nuk do të mbetet tabu, (me gjithëse hezitueshëm për shkak të ndieshmërise së temës), vendosa t`i them pak fjalë, ato që di, për Adem Jasharin, për sakrificën e tij dhe të familjes së tij dhe për pozicionin e atëhershëm të politikes kosovare dhe të asaj ndërkombëtare në prag të tragjedisë së Prekazit. Nëse them në fillim të këtij shkrimi se Adem Jashari ishte komandanti më i ndritshëm i të gjitha kohërave që pati kombi ynë, nuk e kam zbuluar Amerikën! Nëse them se rënia heroike e Tij, e familjes dhe e fqinjeve të Tij është themeli i pavarësisë së Kosovës, përsëri nuk kam thënë asgjë të re. Këto janë fjalitë që përmbajnë një të vërtetë tashmë të provuar, por që janë eksploatuar aq shumë nga të tjerët, sa kur i shkruaj më duket se edhe vetë po dua të përfitoj nga to. Nuk janë pak njerëz që me fjalët e zgjedhura për Adem Jasharin duan t’i mbrojnë pasuritë e tyre përrallore që kanë bërë pas luftës në dëm të mirëqenies së të tjerëve dhe në dëm të ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Një pyetje shumë e vështirë
Kohëve të fundit janë dëgjuar pyetjet, paragjykimet dhe gjykimet e njerëzve në atë se është dashur apo jo që Adem Jashari ta flijonte familjen e Tij në luftë të ashpër me Serbinë?
Ata që të vetmin përjetim nga krejt rrëmuja e luftës kanë pasur raportet nga radio dhe televizioni, e kanë më lehtë të përgjigjen dhe të thonë po. Ata që lufta ua ka sjellë lirinë e ua ka çliruar rrugën për në shtëpi nga patrullat serbe pa pësuar as edhe dëmin më të vogël, e kanë edhe më lehtë të thonë po. Por, edhe njerëzit që nga largësitë fizike masin kufijtë etnikë dhe përcaktojnë të ardhmen e jetës atje, pa llogaritur çmimet e larta që duhet paguar për të sendërtuar projekte kapitale kombëtare, e kanë lehtë të thonë po. Mirëpo, ata të cilëve u është prekur familja e sidomos fëmijët në luftë dhe u është djegur zemra e përvëluar shpirti, e kanë shumë të vështirë të arrijnë deri te një gjykim i tillë. Deri te gjykimi që të tjerët e bëjnë aq me lehtësi, thuajse fjala është për statuja të gurit e jo për njerëz që nën lëkurë kishin damarë gjaku që ngrohnin shpresat për një ditë të re në jetën e tyre. Edhe njerëzit që kanë qenë shumë afër këtyre zhvillimeve e sidomos ata që kanë vepruar në vorbullën e zjarrit dhe që sot mundohen t’u ngjajnë njerëzve normalë, janë të ngushtueshëm deri në shpirt për t’i dhënë përgjigje definitive kësaj pyetjeje. Më në fund, kjo është një pyetje që vetëm historia do t’i japë përgjigjen e duhur.
Kur flasim për Shabanin, Hamzën, Ademin… duhet menduar se ATA para së gjithash ishin njerëz të rëndomtë të tokës së Kosovës. Njerëz shumë të urtë e të dashur që e donin Kosovën ashtu sikur e donim edhe në të tjerët që përbënim të themi 90 për qind të popullit të Kosovës. E donin Kosovën - atdheun e tyre, sepse e donin jetën me të gjitha ngjyrat e saj pa mohuar asnjëherë familjet, gratë dhe fëmijët e tyre. I donin edhe fqinjët, miqtë dhe njerëzit tjerë që rastiste t’i takonin në çfarëdo rrethane. Në asnjë rast nuk mund të hetoje se këta njerëz kishin ndonjë botëkuptim tjetër për familjen nga ajo që kishin të gjithë njerëzit normalë të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës, por të gjithë botës. Prandaj të arrihet aq shpejt te konkluzioni se ata pa hamendur, me vetëdije apo edhe pa vetëdije sakrifikuan familjen e tyre, është një paragjykim që njerëzit e rëndomtë duke filluar nga Shabani i ri, Hamza i Ri, Ademi i Ri e pasardhësit tjerë të kësaj familje do ta kenë vështirë për ta kuptuar tani si fëmijë e do ta kenë vështirë për ta kuptuar edhe kur të rriten e të plaken. Shumë kronika, analiza, vështrime e komente të kohës që vazhdojnë të jepen që nga momenti i datës historike të 5 marsit 1998 e tutje do të duken jo vetëm anakronike, por do të konsiderohen të gjymta, konfuze, të palogjikshme dhe me në fund të padobishme për kuptimin e drejtë të asaj çfarë ka ndodhur në Prekaz dhe në tërë Kosovën për të ardhur deri te liria..
Ajo që dua ta them këtu është se ATA kurrë nuk deshën dhe nuk menduan t’i sakrifikonin gratë dhe fëmijët e tyre. Ajo që nuk njihet si normale askund në pjesët tjera të botës, nuk ka ndodhur as në Prekaz më 1998. Flijimi i Jasharajve nuk ka ndodhur që njëqind vite, por vetëm para 12 vitesh dhe kushdo që dëshiron ta mësojë të vërtetën dhe madje ta provojë atë i mjafton një rrugë deri në Prekaz dhe një bisedë e shtruar me familjen dhe me njerëzit e rrethit. E shihni sot Rifatin, të birin e tij Muratin, nipin e tij Bekimin… se si rrezatojnë dashuri njerëzore? Të tillë ishin edhe ata që ranë në betejë: Ademi, Hamza, Shabani. Historia është shkencë, nuk është mitologji dhe hipotezat shkencore duhet vërtetuar me argumente shkencore e jo me poezi e fjalime patriotike.
Serbia goditi familjen Jashari me paramendim
Ata që flasin qoftë në publik, qoftë me vetveten se Adem Jashari sakrifikoi familjen e vet, ose nuk dinë çfarë thonë, ose nuk dinë ku duan të dalin me pretendimet e tyre. Ademi, Hamza, Shabani dhe burrat tjerë të lagjes Jasharaj u ballafaquan me forca serbe dhe në një luftë të pabarabartë flijuan jetën dhe humben të dashurit e tyre. Serbia sulmoi familjen e Shaban Jasharit pse Ademi i përkiste asaj familje dhe sulmoi Adem Jasharin për shkakun e anasjelltë - ta godiste familjen që kishte dhënë burra të guximshëm si Ademin dhe Hamzën për ta sfiduar Serbinë. Operacioni në Prekaz nuk ishte një operacion i thjeshtë policor ku Ademit e Hamzës do t’u jepej afat për largimin e familjes, por ishte një operacion i ndyrë dhe i përbashkët i kapaciteteve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe që filloi së pari me granatime nga një distancë e konsiderueshme. Ky granatim zgjati dy ditë dhe kishte për qëllim shkatërrimin e çdo gjeje të gjallë në shtëpitë e Jasharajve. Se Serbia dëshironte të fuste tmerr me këtë operacion te të gjithë ata shqiptare që do të guxonin ta kundërshtonin pushtetin e saj, përveç familjes së Shaban Jasharit, dëshmojnë edhe vrasjet e grave dhe fëmijëve të Halitit, Zymerit, Zenes… që ishin fare larg nga shtëpia e Shabanit. Nëse Serbia i kishte dhënë mundësi Adem Jasharit që ta shpëtonte familjen, siç pretendohet nga dikush, si nuk ua kishte dhënë të njëjtën mundësi edhe këtyre familjeve që përmenda më lartë, të cilat edhe kur i zuri të gjalla i dërgoi në fabrikë të municionit dhe pastaj i ktheu kufoma? Kjo demanton më së miri, se forcat serbe ia mësyn Prekazit vetëm për shkak të luftëtarëve trima. Ajo sulmoi Jasharët me një synim: për ta bërë rrafsh me tokë Prekazin dhe tërë Kosovën, ashtu siç edhe e bëri një vit më vonë.
Ata që thonë se Ademi sakrifikoi gratë dhe fëmijët e thonë të njëjtën të pavërtetë që përmbante kumtesa serbe pas operacionit se gjoja Ademi kishte vrarë gruan e tij me dorë të vet për të mos iu dorëzuar militarëve serbë. Së pari gruaja ishte ajo që kishte qëndruar për krah të shoqit deri në momentet e fundit të jetës dhe nuk kishte kurrfarë logjike që një grua shqiptare me pushkë në dorë që nuk kishte kursyer plumbat ndaj sulmuesve serbë tani të dorëzohej vetëm për shkakun se ishte grua. Historia e Drenicës dhe vetë lufta e UCK-së njeh edhe raste tjera të luftës së përbashkët të qifteve bashkëshortore deri në momentet e fundit të jetës së tyre. Rasti më i freskët është rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Gratë dhe fëmijët e Jasharëve i sakrifikoi Serbia, e cila donte tokën e Kosovës pa shqiptarë të gjallë në të. Serbia sidomos nuk dëshironte që të jetonin fëmijët që do t’u ngjanin nesër Ademit, Hamzes e Shabanit dhe as gratë që mund të lindnin nesër Ademin e Ri, Hamzën e Ri, Shabanin e Ri. Nuk duhet harruar se gratë dhe fëmijët e Jasharëve të Prekazit, përveç Serbisë, i sakrifikoi edhe politika e padrejtë perëndimore për Kosovën e ku bënte pjesë edhe Amerika duke i dhënë dritën jeshile makinerisë serbe që ta pastronte Kosovën nga “grupet terroriste shqiptare” dhe mbi atë bazë të krijohej marrëveshja për fatin e shqiptarëve të Kosovës në marrëdhënie me Serbinë. Thuajse Amerika për herë të parë njihte Millosheviqin dhe i duhej edhe njëherë ta provonte karakterin e tij karshi shqiptarëve. Kjo Amerikë, tek pas masakrës së Prekazit do ta ndërronte politiken e vet dhe do ta favorizonte luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga një Serbi shoviniste dhe gjenocidale.
Lidhja Demokratike e Kosovës që kishte lidhur nyje fatin tonë!
Gratë dhe fëmijët e Jasharëve të Prekazit, përveç Serbisë, i sakrifikuam nga pak edhe të gjithë ne që në një kohë të vështirë kishim marrë përgjegjësitë që nuk po mund t’i çonim.
Ne, apo ata, (krejt njësoj) që asaj kohe pretendonim se bënim politikë në kuadër të një “lëvizje” e një “lidhje” që e quanim goxha me mburrje si Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në kuadër të kësaj “lidhje”, në të vërtetë, ne kishim lidhur nyje vetë fatin tonë dhe ishim shndërruar në një këshill vajtues që me njëfarë krenarie patologjike shënonim në letër dhunën serbe!
Ne që afirmoheshim si aktivistë e patriotë duke numëruar (ndonjëherë edhe rrejshëm) shpullat e policisë serbe në fytyrën tonë. Udhëheqësit tanë të lartë të Lidhjes sonë demokratike që tani flasin për kontaktet me Adem Jasharin (!!!) e që nuk gjenin kohë të vinin në Drenicë asnjëherë kur ne e kishim ngushtë e kur përgjëroheshim për ndihmë.
Ne, apo ata, (krejt njësoj), që shkonim në shtëpinë e Adem Jasharit dhe në vend se të bisedonim shtruar për përjetimet dhe hallin e Tyre njerëzor përçonim mesazhe false se gjoja ishim me ta deri në fund.
Ne, apo ata, (krejt njësoj), që kishim guxuar të bartnim armët dhe kishim dhënë premtimin për ta mbështetur komandantin në odat e mbushura me çaj rusi e këngë me sharkia, por kur Komandanti dhe familja e tij u zu ngushtë, po kërkonim birën e miut për vete dhe për familjet tona.
Ne që nuk bëmë asgjë për t’i larguar fëmijët dhe ato gra të Jasharëve që do të donin të largoheshin në kohën kur momentet e kobit po mateshin me ditë e me orë.
Serbia vrau Komandantin tonë njëherë dhe kurrë nuk arriti t`ia marr jetën Atij! Pa rënien fytafyt me Serbinë ai nuk do të bëhej i përjetshëm. Pa atë rënie, populli ynë do ta kishte gjithsesi një fat më të keq sesa që pati e vazhdon ta ketë sot në trojet e veta.
Por, nëse Komandanti ynë u bë edhe më i gjallë pas vrasjes serbe, ai e ka të vështirë ta mbijetojë vrasjen që ne edhe sot i bëjmë përditë atij. Ne, apo ata, (krejt njësoj) që pas çlirimit të vendit filluam ta hamë kryet e njeri tjetrit për të marrë sa më shumë pushtet, për të pasur shtëpi të mira e para të pista. Ne apo ata, (krejt njësoj) që abuzojmë përditë paranë publike për vete, për familjet tona e për njerëzit e sojit dhe të sorollopit tonë. Ne përditë ia japim Komandantit nga një plumb në zemër edhe atëherë kur shkojmë e mbajmë fjalime politike para familjes së tij dhe para varrit të Tij. Ne jemi ata që mund ta vrasim komandantin tonë dhe këtë nuk po ngurrojmë ta bëjmë çdo ditë.
( I shkëputur nga një punim më i gjatë)

Sujets similaires
» Avdi Behrani jo,por Avdi Ibrahimi edhe amerika po lun koqe
» Avdi Ibrahimi
» Avdi Ibrahimi ne uçk
» Avdi Ibrahimi;mut PDK mut VV
» Avdi Ibrahimi
» Avdi Ibrahimi
» Avdi Ibrahimi ne uçk
» Avdi Ibrahimi;mut PDK mut VV
» Avdi Ibrahimi
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum