Jasharajt e refuzoin Thaqin ne vizite
:: sport
Page 1 sur 1
Jasharajt e refuzoin Thaqin ne vizite
Fusnota, historia dhe familja Jashari
Shkruan: Haki Morina, 24 Shkurt 2012
FUSNOTA do të jetë këto ditë argumenti bosht i kritikës dhe i “yryshit” kundërshtues të opozites sonë të pareformuar. Forma që ka zgjedhur opozita sot për ta përmbysur pushtetin, që sundon sot Kosovën , për ta përmbysur sundimin autokratik të Hashim Thaqit dhe të qeverisë së tij antipopullore, është formë joprofesionale dhe totalisht jokonstruktive e në kundërshtim me interesat e vendit.
Rrëzimi i Thaqit duke kundërshtuar Amerikën, pa përkrahjen dhe menaxhimin e të cilës as liria jonë nuk do të ekzistonte e as procesi shtetformues i Kosovës nuk do të mund të parashikohej, nuk është tjetër veç vazhdimësi e politikave të deritanishme.
Le te marrin guraleca dhe le të dalin të bërtasin “Kosova Republikë” ata që kundërshtuan luftën çlirimtare të UÇK. Le ta përsëritin kohën e ilegalës ata që ndoqen, spiunuan e burgosën ilegalen, pra ata që kërkuan republikë disa dekada më parë, atëhere kur “fasulja hahej me kokrra”. Le të bertasin ata që deri sot thanë: “shteti nuk ekziston” e tash “vajtojnë për fundin e shtetit inekzistent“, ata që nuk janë të sigurtë a duan tani Republikën apo Bashkimin kombëtar.
Mjerisht kjo “kakarisje patriotike” tregon se opozita nuk ka vizion të qartë, por ka qëllim të vijë në pushtet me pafytyrësi dhe pa asnjë opcion dhe pa plane apo projekte, d.m.th. i bëjnë të gjitha vetëm e vetëm për t'i “pushtuar” institucionet shtetërore edhe ashtu të brishta.
Nga ana tjetër deklaratat e kryeministrit kundër opozitës si “antiamerikanë” është deklaratë e “papërpunuar” dhe jep mundësinë e kualifikimit si deklaratë e “rëndë”.
Pra edhe në këtë rast ka ekstremizëm nga dy “polet”e politikës duke treguar kështu pafuqi sistematike për të qëndruar brenda kornizave normale që përfshin koncepti “pozitë dhe opozitë” brenda një sistemi demokratik.
Eshtë i njëjti koncept, janë të njëjtat forma, të njëjtat mjete për pushtetmarrje siç i ka patur PDK para ardhjes së saj në pushtet! Në mos edhe më demagogjike! Prandaj: “O popull, ruaju shumë, mos u mashtro përsëri”!
Vetëm një të mirë ka “rrëzimi” i PDK nga pushteti: të mashtruarit ose ata që mendojnë “se do të bëhet më mirë" do të kuptojnë definitivisht rrezikshmërinë e mosparashikimit politik... Të kuptosh se çfarë është në fakt një "opozitë" e jo çfarë ajo "bëhet se është" para se të vij në pushtet... kjo do të thotë mundësi e vërtetë për ti hapur rrugë një epoke të re, epokës se reflektimit realist dhe përparimit të vërtetë.
Hashim Thaqi, Kadri Vesli dhe “lufta” e “paqja”
Përpjekja e Thaqit dhe Kadri Veselit për të ruajtur unitet politik përmes “analizave të tyre shkencore” se lëvizja paqësore e LDK e viteve 90 dhe lufta e armatosur e UÇK” e plotësonin njëra -tjetrën dhe se nuk kishte asnjë armiqësi midis këtyre dy koncepteve, më duket i gabueshëm dhe në funksion të politikave ditore për të ruajtur ose forcuar pushtet partiak e jo për të krijuar unitet të nevojshëm kombëtar.
Në një kohë kur nuk është lehtë të deshifrohet përpjekja e tyre për të “mbuluar diellin me shoshë” dhe për të mashtruar popullin në funksion të mbushjes së “thasëve” me vota e si rrjedhim plotësimin e instikteve të sundimit fuqiplotë, përmasat negative të kësaj përpjekje “unifikuese” kristalizohen edhe më shumë. Po të ndodhte kjo në kohën e “inateve e armiqësive masive” në lidhje me rolin e këtyre koncepteve në jetën e çlirimin e shqiptarëve nga pushtuesit serbë atëherë do ishte shumë e dobishme. Të kërkosh unitet të tillë në kohen kur skena politike nuk e ka më këtë “kontradiktë” mes krahut të luftës e krahut “antilufte” siç ishte para një dekade, do të thotë të konfirmosh vërtetësinë e qëllimit demagogjik për realizimin apo zgjerimin e pushtetit partiak e personal që në instancë të fundit dëmton rëndë interesin e Kosovës.
Hashim Thaqi dhe familja Jashari
Me rastin e katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës familja Jasharaj u prononcua në menyrë kritike ndaj qeverisjes Thaqi dhe informoi opinionin se qëndrimet kritike të kësaj familje për qeverisjen e Kosovës ishin shkak i refuzimit të Thaqit për të vizituar familjen e shenjtë të Komandantit Lgjendar Adem Jashari.
Kjo të bën të mendosh se çfarë ka ndodhur që ish- shefi i politikës së UÇK të injorojë një familje që vet e ka shpallur legjendare e të shenjtë? Kjo gjë të bënë të rikujtosh edhe njëherë kandidaturën e Murat Jasharit, përfaqësuesit të kësaj familjeje, për postin e Ombudspersonit dhe mosvotimin e tij nga ana e PDK. Analizat e paanshme patjetër që të dërgojnë tek përfundimi se Thaqi përgatiti moszgjedhjen në këtë post të Murat Jasharit, për të mos i dhënë shans rivalizimi përsonal brenda krahut të Luftës, d.m.th. brenda “llojit”, një përfaqësuesi të familjës më me emër në historinë e Kosovës. Por mosrespektimi i kësaj familje, nga kushdo qoftë ai, ështe veprim i dënueshëm. Kompleksi i “të parit” brenda llojit edhe mund të jap ndonjë rezultat momental por do t'i shtojë “vrimat e zeza” në historinë e tij e cila në vend që të ruhet, goditet me autogola të panevojshëm për shkak të apetiteve të pafrenueshme për të qenë i fuqishëm në menyrë absolute.
Shfrytëzuesit ecin përpara, të shfrytezuarit mbetën prapa. Të mëdhenj mbetën veç ata që nuk shfrytëzuan e as nuk lejuan të shfrytezohen por me mendimet dhe veprat e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme si puna e Adem Jasharit, që nuk dëgjonte "të mëdhenjtë" por zërin e atdheut, i cili kërkonte veprime konkrete...

Sujets similaires
» Bllaca pyetje per Thaqin
» Ndegjone me kujdes per Thaqin
» çka presin nga specialja per Thaqin
» Thaqin pse e nxorri nga burgu Klosi
» Ejup Hoxha per Thaqin,ka luftue
» Ndegjone me kujdes per Thaqin
» çka presin nga specialja per Thaqin
» Thaqin pse e nxorri nga burgu Klosi
» Ejup Hoxha per Thaqin,ka luftue
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum