Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Daqiq,ndarja e ballkanit,serbeve u hiqen taxat doganave

 :: sport

Aller en bas

Daqiq,ndarja e ballkanit,serbeve u hiqen taxat doganave Empty Daqiq,ndarja e ballkanit,serbeve u hiqen taxat doganave

Message  Perparimi Mar 27 Déc - 1:20

Sigurimi i Serbisë njeh sigurimin e Kosovës?!
26.12.2011, ora 22:02



Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic ka thënë se qytetarëve serbë shumë shpejtë do t’u hiqen pagesat për taksat e sigurimit në pikat kufitare me Kosovën, shkruan indeksonline. Sipas tij, kjo do të bëhet pasi do të nënshkruhet marrëveshja teknike e shoqatave të asociacioneve të sigurimeve të Serbisë e Kosovës.

Sipas tij, ajo marrëveshje i mundëson të dyja palëve njohjen e sigurimeve, pa prejudikuar statusin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Ivica Daçiq synon ndarjen e Ballkanit
26.12.2011, ora 10:57

Ivica Daciç

Mediat dhe analistët boshnjak vlerësojnë se linja politike e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq është e bazuar në skenare për ndarjen e Ballkanit.
E përditshmja "Dnevni Avaz" shkruan se ish-bashkëpunëtori i parë i Millosheviqit ka shprehur bindjen se faktori perëndimor është sa më afër idesë për coptimin e Ballkanit, informon agjencia e lajmeve INA.

"Sipas skenareve të Daçiq, linja e tillë politike do të ishte e përafërt me atë që dikur kanë zbatuar monarkia austro-hungareze dhe Perandoria osmane.

Historiani dhe analisti boshnjak Enver Imamoviq vlerëson se politikanët si Daçiq që kryejnë funksion shtetëror janë shumë të rrezikshme dhe ngjallin reagime zinxhirore.
"Mund të theksoj se këto deklarata të tilla vijnë edhe në një periudhë zgjedhjesh dhe për qëllimet e brendshme politike serbe.Të gjithë ata që tentojnë destabilizimin e Ballkanit janë vetëm të qëllime të kota, sidomos duke pasur parasysh porosinë e fundit të sekretares amerikane Hillary Klinton kundër ndarjeve në Ballkan", th
eksoi Imamoviq.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum