Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire

 :: sport

Aller en bas

Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire Empty Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire

Message  Perparimi Lun 31 Oct - 1:51

Avdi Ibrahimi


Kush je ti që nuk më njeh, mua luftëtarin e lirisë, ti, që ke hypur në pushtet nëpërmjet intrigave, ti, që s’po e njeh meritën time prej luftëtari të lirisë, ti, që kalon përpara meje si përpara një hiçi, ti, që shkel mbi të drejtën time të ligjshme tash e dymbëdhjetë vite, ti, që shkel mbi mua si përmbi një gurë, ti, që i largohesh gjithnjë aprovimit te ligjit për njohjen e luftës së drejtë çlirimtare që bëra unë me plotë luftëtarë tjerë, ti, largohesh gjithmonë dhe më le në pritje të përhershme?

Ti, nuk më njeh mua luftëtarin e lirisë kombëtare e njerëzore që gjithçka bëra për të mirën e atdheut që nga koha kur kuptova se atdheut i kemi borxh edhe jetën, veprova me vullnet të lire dhe mendje të kthjellët, e ndiej të nevojshme këtë detyrë atdhetare ta kryej deri në fund të jetës time. Falënderoj atdheun tim, këtë vend të mrekullueshëm shqiptar, që më mundësoi kushte për të punuar, për ta çliruar nga zgjedha jugosllavo-serbe.

Jetova në një epokë krizash ekonomike-sociale, lëvizjesh shqiptare që kërkonin liri e pavarësi nga Jugosllavia titiste-rankoviqiste-millosheviqiane, me këtë epokë ballafaqimesh të ashpra politike, ekonomike e ideologjike, që i quan popujt e kësaj federate artificiale në ndarje të dhunshme nga hegjemonizmi gjenocidist serbomadh.

Për ty, njëherë pandeha se ndoshta të preokupojnë probleme më të mëdha të shtetndërtimit të Republikës Shqiptare të Kosovës, pandeha se njëherë e ke hallin t’u zgjidhje problemin familjeve të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, invalidëve të luftës dhe atyre që lanë gjymtyrët e trupit për liri e të drejta kombëtare shqiptare, e pastaj do të vijë radha për mua luftëtarin e lirisë të më njihe me ligj për kontributin e dhënë në çlirimin e atdheut? Përsëri më le vetëm, më të vetmuar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë. Nuk ka më asgjë nga ti, ty të intereson vetëm mbetja në pushtet dhe paraja… Kur të përmend dikush emrin tim, emri i luftëtarit të lirisë të duket i huaj, për të mos thënë i vdekur?

Jo, qeveritar, unë nuk di të ankohem prej teje, nuk dua ta hidhëroj shtëpinë tënde të hareshme… Mos m’u hidhëro, se nuk do të mërzis më, për të drejtat që në saje të meritave më takojnë, por m’u duk e nevojshme që këtë here ta zbrazja zemrën time të vuajtur nga padrejtësitë që po i benë ti,që unë të vuaj për kafshatën e bukës, që shpesh here më mungon.

Vetëm kësaj here m’u desh t’i thosha këto fjalë nga zemra ime e zhuritur, u pikëllova dhe gati m’u ndal fryma, kur pa e pyetur askënd ma ndryshove flamurin tim kombëtar shqiptar, mendova se mos je i marrë, për këtë ndoshta po i flas një të marri? Vetëm këtë herë, pastaj do t’i kthehem heshtjes, heshtje kjo që ndoshta ta vret marrëzinë tende…?! Por ti s’do ta dëgjosh britmën sa te jem gjallë, t’i për veten dhe familjen tende në saje te pushtetit ke siguruar jetën super luksoze, ti ke edhe qumësht zogu thotë urtia popullore e mua me mungon nganjëherë edhe buka, nuk të bie ndërmend jo, pse unë luftëtari i lirisë jetoj i papunë dhe në skamje të tmerrshme.

Ti, vetëm kur të kem vdekur nga skamja, do ta dëgjosh këtë britmë të së drejtës time të cilën t’i se njohur kurrë…Sa luftëtarë të lirisë gjerë më tani i kanë dhënë fund jetës së tyre vetëm pse nuk kanë patur bukë për ta ngopur barkun e tyre dhe familjes së tyre… ndoshta, ndoshta ti, një ditë do ta kuptosh këtë britmë, por atëherë kur të kujtohesh, unë nuk do të dëgjoj më, se ndoshta do të jem në gjumin e vdekjes.
Për këtë s’po të lë lë asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë, të jetës sime të shumëvuajtur, po ashtu, siç nuk më ke lënë edhe ti asgjë të mire gjatë qeverisjes tënde. Kështu ishte e thënë të jetoja jetën pas luftës çlirimtare si Sokrat i vuajtur, kështu le të mbetet edhe kur vdes. Po të pikëlloheshe sadopak nga vdekja ime, atëherë s’do të mund të vdisja… E ndien ti këtë vdekje që mban me vete dashurinë e pavdekshme për atdheun e shqipeve, i ndien ti i marrosuri për pushtet e para, ti ke harruar ndjenjat e zjarrta që kaluam shtigjeve të luftës… Sikur nuk mjaftonte gjenocidi serb, që bëhej ndaj shqiptarëve… Ti mbase edhe e ke harruar vuajtjen e mijëra shqiptarëve nga ky gjenocid serbomadh, ke harruar, por pse nga ti tani duhej edhe të poshtërohesha! Kur në atë ministri ku unë luftëtari i lirisë duhet t’i realizoj të drejtat e mia, vendose një armik te kombit shqiptar të deridjeshem…?! Më vjen keq për ty, që ende pas kaq vitesh ti nuk po kupton se punën e kujt je duke e bërë? Ti nuk po zgjohesh nga letargjia e rëndë qe të ka zënë dashuria për pushtet dhe para, duke më harruar mua luftëtarin e lirisë.

E gjithë bota njerëzore liridashëse më patën nderuar mua luftëtarin e lirisë, ata silleshin me respekt për mua, vetëm ti harrove! Ti, harrove të kaluarën time të lavdishme, dhe mirësjelljen e së tanishmes! Vetëm ti, zotëri qeveritar i pushtetit dhe parasë nuk më ke njohur!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire Empty Re: Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire

Message  Perparimi Lun 31 Oct - 2:20

Avdi Ibrahimi;
Avdi I brahimi,po kur ke fillue me intriga te mirresh dhe etiketon luftetarin e vertete kinse me intriga pasdka hyp ne fotele ?

Po kur ti ke luftue siq deklaron kur gjere ne fund te vitit 1998 kemi bere shoqeri duke shetit tek Aziz Morina,Bajram Bekteshi,Bajram Kurtin e Riza Vaten !
O Avdi;Une kur shkrujsha se shkaku yt Limaqi nuk me pranonte ne Deberdelan me luftue kundra shkaut,ty te vinte inati bre burr dhe ne vend tendin mua me quajshe udbash te serbise .A ti je ai qe ke punue ne mbrojtjen serbe e jo une.
Une prape po te shkruaj se nuk u besoi thenjeve tua e te tjereve qe je antishqiptar.Por qe je vesh uçk vone ndoshta je vesh ne Gorozhup te miqt e tu dhe kumaret e mi......Por ti bile je kyq uçk!

Avdi;une kur shkrujsha se ushtaret e luftes po vdesin urie dhe po vjerrin veten ,ti e Sanija e Sandokanit me perqesheshit.Duke me thene se jam genjeshtar se luftetaret kan jete shume te mire.
E tani pse nuk thua se Haxhi Kuçi e ka dite qe nga fillimi i luftes,se kush e udhehoqi,eproret e ish jugosllavise,dhe policet e milloshit,gjygjetarert e milloshit,ku taniiii thua se ata njerez qe ishin dje ne sherbim te shkaut sot i kemi ne qeverisje.
Avdi qe thua se edhe ti je ka hekish per kafshaten e bukes,ke grumbullue dhe ke resuse te tjera,si neper banka,edhe ke nje lokal ne qendren zejtare qe e ke blere sa ke punue ne MPPJ.
Avdi Ibrahimi;Ndegjo;
Ata qe kan ngrere buken me shkaun,si epror,polic,gjygjetar,mesues e profesor,kurr ata njerez nuk luftoin per popullin e tyre,pos per ta rrembye pushtetin e shtypur masen si ne kohen e shkaut.
A te kujtohet kur dilnim ne demomostrata,me sy Tripkit kur ja bejshe?
A te kujtohet kur me shtyjshe ka policet serb me krih ?
Ti Avdi ke shkrue per mua kinse paskam ik nga kosova kinse kam qen udbash.
Jo Avdi aga,udbashet kan mbetur ne kosove,sepse ti vete po deklaron se ata qe dje na rrijshin sot po na shtypin te njejtet.

Une Avdi aga po te kisha luftue nje dite,e kish pare te maces Thaqi,Lima ,Qeku,Zyrapet, Maloket e te tjeret epror e tu e Sandokanineshen .Maloku ne Slloveni kur u zgjedh kryetar i shqiptareve ,kursi ishte keshtu qe personi nuk duhet te jete i perndjekur politikisht.N&a rroft leshin Maloku.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire Empty Re: Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire

Message  Perparimi Lun 31 Oct - 13:19

Më bren shpirtin kur shikoj e dëgjoj çdo ditë politikanët tanë të ndarë e të përçare në bajraqe,tek vjedhin pasurin kombëtare dhe pasurojnë veten e tyre…Zemra më është bërë dysh,përse kjo ndarje e tyre nga populli?! Përse ky fat i keq në atdheun tim?! Përse populli vuan në skamje?! Për çfarë heroizmash flasin këta politikan,kur tregon më së miri rasti i djeshëm,ku serbët përkujtuan ditën e betejës së humbur në Gazimestan dhe lëshuan këtë thirrje raciste:“Duhet të vriten të gjithë shqiptarët që të mos ekzistojnë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire Empty Re: Avdi Ibrahimi pa kafshaten e bukes,luftetar i g'dhire

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum