Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pavaresia si vazal serb

 :: sport

Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mar 23 Aoû - 0:41


20-08-2011 | 11:31 CET
SHKRUANARMEND MAZREKU
Shteti i shpalljes
Në vend që Kosova ta bënte shtetin e pastaj ta shpallte atë, ajo e bëri pikërisht të kundërtën e saj: e shpalli në vend që ta bënte. Me gjithë deklaratat e njëpasnjëshme të kryeministrit Thaçi, që gjoja vendi ynë është territorialisht i pacenueshëm, politikisht i pandashëm dhe ndërkombëtarisht i njohur, Kosova ende vazhdon trishtueshëm të mos jetë e pavarur dhe sovrane.

Jo vetëm që nuk është e tillë, por as që është duke e bërë, madje. A nuk ishte djegia e pikave 1 dhe 31 një tregues i mjaftueshëm se Kosova ende nuk është e tillë? Gjithsesi.

Duke mos u lëshuar shumë në rreziqet dhe dëmet e tjera, e shoh të udhës t’i dekonstruktoj vetëm dy nga shumë qëndrimet e kryeministrit Thaçi, të cilat vazhdueshëm janë përsëritur pas djegies së pikave 1 dhe 31.

Teksa digjeshin pikat e tilla, në Jarinë e Bernjakë, kryeministri ynë, i xhindosur nga tërbimi dhe mllefi i skajshëm, kungohej se “prapa këtyre sulmeve të strukturave kriminale qëndron vetë shteti serb”. Në shikim të parë, ky qëndrim i kryeministrit duket të jetë legjitim dhe në interes të Kosovës, por në esencën e tij është jashtëzakonisht i dëmshëm. Pse, mund të mërmërisë ndokush?

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Serbia nuk qëndron prapa strukturave kriminale në Kosovë, sepse ajo është para tyre dhe mbi to. Më shumë se kaq, ajo është vetë ato.

Prandaj, çdo lloj diferencimi që bëhet ndërmjet shtetit serb, në njërën anë, dhe strukturave kriminale të saj, në anën tjetër, kompozon ethshëm rrezikun më të pariparueshëm për vendin tonë: krijimin e entitetit shtetëror serb brenda Kosovës. Qëndrimi tjetër i tij, i cili është përsëritur më shumë sesa ai i pari, është ai se “nuk do të ketë kthim prapa para 25 korrikut”.

Për kryeministrin tonë, i këshilluar edhe nga këshilltarët e tij, sigurisht, gjendja e pas 25 korrikut është ajo çfarë institucionet dhe qytetarët e Kosovës e kanë synuar për dymbëdhjetë vite! Mirëpo, nëse i bëjmë një analizë të thuktë zhvillimeve të pas 25 korrikut, do ta shohim se zhvillimet e tilla kanë përkeqësuar më shumë gjendjen sesa që kishte qenë para saj.

Prandaj, as Serbia nuk është e interesuar ta rikthejë gjendjen e para 25 korrikut, duke qenë se ajo është faktorizuar më shumë pas kësaj date. Në këtë kuptim, qeveria e Kosovës, në vend të apologjisë së saj për mos-kthim prapa para 25 korrikut, duhet të ngulë këmbë të qëndrojë në gjendjen e 25 korrikut.

Po, kush duhet fajësohet për një hata të tillë? Për mendimin tim, psenë e gjithë kësaj katrahure të llahtarshme nuk duhet kërkuar as tek shteti serb dhe as tek bashkësia ndërkombëtare, por te vetë interesat meskine të qeverive të pas-luftës dhe shoqëria apolitike.

Të gjitha qeveritë, duke përfshirë edhe këtë ekzistuesen, kanë qenë të përqendruara vetëm në ruajtjen e pushtetit të tyre, por assesi të integritetit territorial të vendit. Megjithatë, nuk janë vetëm institucionet ato që duhet të akuzohen, por edhe vetë shoqëria apolitike në përgjithësi.

Madje, gjatë netëve të pas 25 korrikut, teksa digjeshin rrufeshëm pikat doganore dhe vendoseshin bllokadat serbe nëpër rrugë, mund të shihje neveritshëm qytetarë të izoluar tërësisht nga ajo çfarë ngjante me vendin tyre.

Madje, edhe vetë pronarët e restoranteve e bareve të ndryshme, tamam në stilin e shpezëve grabitqare, të cilët nuk mendojnë gjë tjetër veçse maksimalizimin e profitit të tyre, përkujdeseshin pa pushim për t’i argëtuar me këngë të llojllojta.

Mbase kryeministri Thaçi, me fjalimet e tij të zjarrta për “fitoren historike” të arritur për Kosovën, i ka frymëzuar edhe ata të festonin dhe, në këtë mënyrë, të bëheshin pjesë e histerisë kolektive
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mar 23 Aoû - 0:43

, i xhindosur nga tërbimi dhe mllefi i skajshëm, kungohej se “prapa këtyre sulmeve të strukturave kriminale qëndron vetë shteti serb

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mar 23 Aoû - 0:45

krijimin e entitetit shtetëror serb brenda Kosovës. Qëndrimi tjetër i tij, i cili është përsëritur më shumë sesa ai i pari, është ai se “nuk do të ketë kthim prapa para 25 korrikut”.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mar 23 Aoû - 0:47

Fajet nuk duhet kërkuar as tek shteti serb dhe as tek bashkësia ndërkombëtare, por te vetë interesat meskine të qeverive të pas-luftës dhe shoqëria apolitike.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:04

A do të ishte ndoshta më mirë sikur të bëhej edhe një luftë dhe kush fiton fiton? Ai që fiton i merr krejt dhe zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:05

Gjashtëpikëshi, negociatat ‘teknike’ në Bruksel, autonomia speciale për Veriun, negociatat që do të vijojnë. Para këtyre Plani Ahtisaari.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:06

Një lloj konfederate e çuditshme, por që e lidh Kosovën për Serbi.
Apo mini jugosllavi(kosove serbi)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:08

Ky ‘përafrim’ po ndodh pa shumë zhurmë, pahetueshëm, qetë e butë. Ka gjasa që as udhëheqësit politikë të Kosovës nuk po e kuptojnë se ku po çon ‘procesi’ i bisedimeve servilo_ seb.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:12

Kosova do te jete ne fund Si Irlanda e Skocia me Angli, Bjellorusia e Ukraina me Rusi .

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:13

komunizmi serb duke e shndërruar partinë komuniste të Shqipërisë në degë të sajën
Duke e lënë Kosovën nën Serbi. Prapë. E gati edhe Shqipërinë bashkë me jug e veri.Sot lufta te njejten gje si Fadil qeni
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:17

Që nja 100 vjet jemi tu marrë me këtë hamam Serbie e hala s’e hoqëm qafësh.Jo more qe 100 vjet,^po serbin e kemi pas edhe para sulltanit(tuqise !

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Perparimi Mer 24 Aoû - 15:22

Kosova me shqiptar po luan me fatin e saj duke u bere vazal serb apo Nga njëri vasalitet tek tjetri. Kjo mund të them do të ishte zgjidhje origjinale shqiptare, të copëzuar përbrenda, me vlera turko-lindore por deklarativisht me synim Evropën. Pastaj na mbetet vetëm ta shpallim

Pashallëkun e Prishtinës,

ta përzgjedhim Vizirin e Madh(Avdi Ibrahimin) dhe secilit yll në flamur t’ia vëmë sipër nga një gjysmë-hënë si mburojë.Zhiveo narodna odbrana spi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pavaresia  si vazal serb Empty Re: Pavaresia si vazal serb

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum