Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ramiz Kelmendi hajduti si bukla

 :: sport

Aller en bas

Ramiz Kelmendi hajduti si bukla Empty Ramiz Kelmendi hajduti si bukla

Message  Perparimi Ven 1 Juil - 4:23

Kryefaqja Lajme Sport
Dymbëdhjetë milionerët e Kuvendit të Kosovës
30.01.2011, ora 10:51

Parlamenti i Kosovës
Partia që do të përfaqësohet me më së shumti milionerë në Kuvendin e Kosovës do të jetë PDK-ja. Ajo do t′i ketë pesë deputetë të këtij kalibri. AAK-ja do t′i ketë tre, LDK-ja 2, kurse AKR-ja dhe "Vetëvendosja" nga një, shkruan sot gazeta Koha Ditore në një analizë për pasurinë e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

E vetmja deputete milionere, sipas gazetës, do të jetë nga PDK-ja, por më i pasuri prapë mbetet lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në fakt, janë 12 kandidatë nga pesë partitë e shumicës shqiptare që kanë fituar vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë e që pasuritë e tyre peshojnë nga 1 deri në mbi 200 milionë euro.

Me gjithë “konkurrencën” e madhe, asnjë nga milionerët nuk ka arritur që ta zhvendosë liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, nga kreu i listës së deputetëve më të pasur.

Biznesmeni që për herë të parë i është futur politikës në zgjedhjet e vitit 2007, e ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një pasuri prej 238.820.000 eurosh.

Pas Pacollit, i dyti në listë të pasanikëve kuvendarë do të jetë Ramiz Kelmendi i AAK-së. Pasuria e këtij biznesmeni-politikan, i cili njihet si pronari i “ELKOS”-it, llogaritet të jetë diku 75 milionë e 520 mijë euro.

Pasaniku i tretë vjen nga LDK-ja. Ai është Hashim Deshishku.
Edhe ky si Kelmendi i është futur garës për deputet për herë të parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ky deputet i ardhshëm i Kosovës i ka deklaruar 10.493.819 euro, si vlerë të bizneseve që i ka në pronësi. Vetëm pasurinë e paluajtshme Deshishku e ka peshuar 1.470.000 euro.

Pas treshes së më të pasurve vjen një deputete. Ajo është Blerta Deliu, e PDK-së.

Pasuria e deputetëve të tjerë të pasur sillet në kufij mes 1 deri afro 3 milionë euro. Në këtë kategori hyn edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bartësi i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova.

Më i pasur se Haradinaj megjithatë del të jetë i biri i vogël i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ramiz Kelmendi hajduti si bukla Empty Re: Ramiz Kelmendi hajduti si bukla

Message  Perparimi Mer 13 Juil - 0:33

Ramiz Kelmendi: Ulqini vendlindja ime letrare
NOVEMBER 14, 2009 | KULTURË / KULTURA

Shpërndaje
Ka një diç të veçantë kjo puna e vendlindjes sime. Pejanët, aty ku u linda vërtet dhe saktësisht më 20 dhjetor 1930, gjithmonë
e jetës – për këto gati-gati 79 kokrra vjet të jetës sime! - as më kanë pranuar dhe as më kanë njohur ndonjëherë si – pejan. Si qytetar i Pejës. Jo. Atë ditë e sot, për bashkëqytetarët e vendlindjes sime, për Pejën dhe pejanët, unë edhe kam qenë, edhe kam mbetur, edhe do të vdes – rugovas. Rugovan. Apo, ca dhe më pezhorativisht – “rugovc”! Edhe pse pothuajse gjithë ç’shkrova, në një mënyrë a në një tjetër, frymëzimin dhe burimin e ka mu në Pejë. Kurrë dhe asnjëherë vendlindja ime, Peja, nuk e ka shënuar (të paktën) një përvjetor timin – as të dyzetin, as të pesëdhjetin, as të gjashtëdhjetin, as të shtatëdhjetin. Pa le pastaj, qoftë larg, gjë më shumë.
Kështu ishte dhe kështu mbeti.
Po ama, do ti, Rugova, vendlindja e prindërve të mi, e babait nga Drelajt dhe e nënës nga Haxhajt, edhe pse pikërisht Rugovës ia kushtova – për mendimin tim! – vëllimin më të mirë me tregime (“Ahmet Koshutani”), më të parin roman timin (“Heshtja e armëve”) dhe radio-dramën time të parë, që u emetua vite me radhë në Radio (“Kur kositen livadhet”), edhe ata, atë ditë e sot, nuk më konsiderojnë dhe as më mbajnë – rugovas.
Kur u sajua, pa le se nga kush, lista e jo më pak se 550 (pesëqind e pesëdhjetë!) intelektualëve rugovas, emri im nuk figuronte në atë listë. As u ftova dhe as u denjova të marr pjesë në ndonjë “kuvend” të tyre! Përse?! Sepse unë nuk isha – rugovas! Sepse unë isha i lindur në – Pejë!
Sot, tek po mbush mbi 60 vjet jetë në Prishtinë (gjashtë dekada jetë, heuuu!), asnjeri dhe asnjëherë – as në Prishtinë, as në Pejë, as në Rugovë – nuk më ka quajtur prishtinas a “prishtinali”. Jo. Kurrë. Gjithmonë, për prishtinasit, unë kam qenë dhe kam mbetur – pejan.
Me fjalë të tjera, kjo i bie disi – siç do të thoshte im bir, Migjeni – se unë, në të vërtetë, për gjithë këto mote, s’paskam qenë tjetër pos – apatrid! Njeri pa atdhe. Njeri pa – vendlindje.
E bëra këtë “hyrje në temë”, pak për gaz e më shumë për dhunë, që t’i gjegjem ftesës aq këmbëngulëse dhe prej shumë kohësh të mikut dhe kolegut tim të penës, Hajro Ulqinakut, një ulqinaku që s’e pati këtë fatin tim ”të keq”. Jo. Ai mbajti mbiemrin me emrin e vendit. U mbiquajt Ulqinaku. Hajro Ulqinaku. Si të më quanin edhe mua Peja a Pejani. Ramiz Peja a Ramiz Pejani.
Synimi i këtyre rreshtave, ndërkaq, është tjetër. Aspak i paqëllimtë. Dhe fare pa gaz a sarkazëm.
Për herë të parë, kështu e në këtë mënyrë, mu në të perënduar të jetës sime, botërisht e publikisht deklaroj se:
Unë, Ramiz Kelmendi, një apatrid as pejan, as rugovas, as prishtinas, kam (sidoqoftë) edhe një – vendlindje. Të pakontestueshme. Të mirëfilltë. Të vërtetë. Një vendlindje, që e kam dhe e mbaj për mburrje e rrahagjoks.
Kam vendlindjen time – letrare.
Vendlindja ime letrare, në plotkuptimin e fjalës, është – ULQINI!
Ky qytet, që – në atë vitin e largët 1953, kur, si student i Albanologjisë në Beograd – e vizitova së pari, mua, këtij pejani “rugovc”, që s’kisha parë kurrë det me sy, m’u duk qytet-ëndërr, qytet përrallor.
Ky qytet yni aq i bukur dhe një dashuri rinore, skofiare, tërësisht platonike, me një ulqinake sa të këndshme aq edhe të mençur (unë, asokohe, isha 23 vjeç!) më krijuan këtë vendlindje të re.
Frymëzuar nga Ulqini dhe nga kjo vashëz ulqinake, me shumë droe e pasiguri, me shifër dhe në konkursin për tregime të “Rilindjes”, shkrova tregimin tim të parë në jetë, një tregim me motiv nga Ulqini: “BARKA E PESHKATARIT”.
Shkrova paskëtaj edhe novelën e parë në jetën time, po ashtu me motiv nga Ulqini: “NJË MË PAK”.
Por, më të madhin borxhli më ka Ulqini mua, kur aq i merituari dhe i paharruari poeti Esad Mekuli, më botoi librin mbase më kurajoz për kohën, satirën aq akuzuese kundër sistemit dhe politikës antishqiptare të asaj kohe – “LETRA NGA ULQINI”, me të folme ulqinak(ç)e.
E kam, prandaj, për nder të më quajnë (edhe) ulqinak. Se vetëm Ulqini, kjo perlë e bregdetit shqiptar, më çeli – përkrah gazetarisë – rrugën e letrave shqiptare.
Më bëri edhe – letrar…

Kosova Sot



Ardita Rama: Ulqin ti Kala nga Hajro Ulqinaku
Libër i dashurisë për Ulqinin
Perurimi i librit ULQIN, TI KALA – Hajro Ulqinaku
Sonica Festival paralajmëron një festival që do të mbahet mend ne Ulqin
Vështrim mbi romanin “Limani i qetësisë” të Hajro Ulqinakut
3


shkelzen on Wed, 5th May 2010 00:25

I madhi dhe i pa zavendesueshmi Ramiz Kelmendi,je ikona e Letërsisë Shqipe,personazh qe bëre shumë per Shqipen ton te bukur,shpresoj qe akoma do te beshe perseri dhe te pasurosh edhe me shum inventarin e Letërsis shqipe…!

Haxhi Kuçi on Fri, 1st Jul 2011 07:22

Ramiz Kelmendi eshte njeri si bukla!
Kur ne vitin 1996 botova vepren time me titull ;”Leter Popullit Tim”Ia dhurova mbi tre qind vepra dhe nuk i kujtohet edhe kur ka punue ne shtypshkronjen e tij ne kohen e Milloshit dhe me thote se si kujtohen gjerat dhe shoqeria duke me thene se ndoshta eshte tjeter Ramiz Kelmendi!

Haxhi Kuçi on Sun, 3rd Jul 2011 01:07

E ka pasurue me se shumti veten dhe femit e tij!Ramiz Kelmendi eshte milioneri me i pasur ne Kosove.Eshte pasurue nga shtypshkronja e gjuhes shqiper!Ja ka pare hajrin shqipes duke i vjedhur poetet ne para e vepra!Ky Ramiz ziu ka qen komunisti me i rast serb,po mos te ishte servil shkau as gazetar as tjeter funkicion nuk kishte mundur ta ushtronte!
Une sa fakulltete e shkolla te larta i perfundova dhe pa ua dhene besen serbeve qe tu behesh servil nuk munda ti ushtronja profesionet dhe mbeta duke vajtue veten gjere sot.Pa qen servil shkau as i burgosur politike nuk ke mundur me qen,sepse kan e kan burgos e kan ngritur serbet si patriot shqiptar!

Ramiz ziut nuk i kujtohet as pervjetori i vrasjes se isuf Gervalles i vitit 1997 tes,as ku qante kur e ndegjonte kengen e partizanve ne kete pervjetor!E me e keqja si kujtohem se kush jam !
Ky njeri nuk eshte i vetmi,qe ka financue izbeglicat serb nga Bosnja e Kroacia me marka qindra mijera bile bashk me gazetat e tjera si Suroi e firmat e njohura neper kosove.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum