Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

 :: sport

Aller en bas

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin Empty SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

Message  Perparimi Mar 24 Mai - 23:18


E HËNË 23 MAJ 2011 21:11 Financuesit dhe njerëzit e SHIK-ut
Politikë

Agjenti i SHIK-ut



Prishtinë, 28 janar - Bizneset që aktualisht përfitojnë nga tenderët publikë, sipas Inteligjencës amerikane të KFOR-it, kanë mbajtur gjallë Shërbimin Informativ të Kosovës që agjentët e kësaj njësie e përshkruajnë si polici të PDK-së, së kryeministrit në largim Hashim Thaçi.



Në raportin sekret të Inteligjencës amerikane, që përfshin periudhën 2001 deri në fund të vitit 2004, shpjegohet në mënyrë të detajuar mënyra e financimit të SHIK-ut. Sipas këtij raporti, SHIK-u ka pasur lidhje të forta me një numër të madh të organizatave kriminale, të cilat aktivitetin e tyre e kanë pasur të bazuar në punë ilegale.

“Hotel Victory’’ në Prishtinë dhe “Kosova Petrol’’ janë kompanitë që i qëndrojnë përballë SHIK-ut me mbështetje. “Hotel Victory’’ është vendi që SHIK-u e ka përdorur për pastrim parash”, thuhet në këtë raport.

SHIK-u gjithmonë ka gjetur mënyra se si të funksionojë edhe nga të ardhurat e tjera. “SHIK-u gjithashtu përdor taktika të frikësimit që të marrë para nga kompanitë e ndryshme. Kompanitë “Lesna’’ dhe “Agro Llapi’’, e një firmë ndërtimi janë në mesin e kontribuuesve më të mëdhenj që financojnë SHIK-un”, theksohet në raport.

Po ashtu sipas raportit sekret, Latif Gashi e Rrustem Mustafa - Remi janë dy personat që kanë dhënë gjithashtu mjete për SHIK-un, përpos gjatë kohës kur ata kanë qenë në burg.



Kadri Veseli Nr. 1


Elmi Reçica Nr. 2

Amerikanët kanë gjetur se, përpos Kadri Veselit e Elmi Reçicës, në krye të SHIK-ut janë edhe Driton Hoxha, pjesëtar i UÇPMB-së e Rexhep Selimi. Raporti shpjegon edhe për ekzistimin e një lidhjeje të Xhavit Halitit, si njëri nga udhëheqësit e PDK-së, me organizatat islamike. “Xhavit Haliti ka qenë prezent duke operuar në këto organizata joqeveritare islamike. Haliti është i lidhur me Hamdi Thaçin, president i Organizatës Islamike (NFDK). Thaçi dhe Haliti kanë ndërtuar pa ndonjë autorizim një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. Disa nga organizatat islame kanë financuar PDK-në”, thuhet në raport.

Agjentët amerikanë të KFOR-it e përshkruajnë SHIK-un në raportin e tyre si një vegël politike e futur thellë në PDK. Kjo organizatë funksiononte si kompromis i disa anëtarëve të G2-shit, një trupë për kundërzbulim që operonte brenda ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Xhavit Haliti, si njëri nga kryesuesit e SHIK-ut, kishte lidhje të fuqishme me Shërbimin Informativ të Shqipërisë. Ndërkaq Elmi Reçica e Kadri Veseli, dy të tjerët që kryesonin këtë organizatë, ishin kundër Halitit. Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin. Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut”, thekson raporti i amerikanëve.

Sipas këtij raporti sekret, SHIK-u numëronte tre mijë agjentë. Ndërkaq 200 deri në 500 persona që kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut kanë qenë të punësuar edhe në Departamentin e TMK-së të njohur si G2. “Menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në vitin 1999, SHIK-u ka afruar afër vetes pesë mijë persona”, thekson raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it.

Inteligjenca amerikane e KFOR-it e përshkruan Pejën si vendin më të rëndësishëm në perëndim të Kosovës. Ky qytet, sipas këtij raporti, menjëherë pas luftës u vu nën kontrollin e Ramush Haradinajt, që kishte në dorë qeverinë komunale të udhëhequr nga Ethem Çeku, i cili nga amerikanët vlerësohet si politikan joprofesional. “Ethem Çeku ka qenë në gjendje që të realizojë marrëveshje të fuqishme kriminale me njerëz të fuqishëm lokalë, për interesa të tij personale dhe të Ramush Haradinajt, i cili kishte nevojë për rritje të fuqisë politike”, theksohet në këtë raport sekret të Inteligjencës amerikane.

Sipas skemës së paraqitur në këtë raport sekret, zona kriminale në rajonin e Pejës kontrollohet nga Xhavit Haliti, në njërën anë, e nga Ekrem Lluka dhe Riza Lluka, në anën tjetër, që vlerësohen si të afërt me Haradinajn.



Ekrem Lluka


Riza Lluka

Xhavit Haliti është i lidhur me familjet Kelmendi dhe Muriçi, të cilët merren me tregun e drogës, armëve, haraçit dhe të prostitucionit. Sipas kësaj skeme, këto dy familje që janë të lidhura me Halitin kanë një nivel të vogël të bandave kriminale me kapacitete terroriste të udhëhequra nga banda “Ferizi”. Ndërsa Lluka funksionon në anën tjetër duke kontrolluar tregun e prostitucionit, të cigareve, naftës, drogës dhe të mallrave të ndryshme. Ndërsa familja Devolli ushtron kontroll mbi Doganat e Kosovës. “Në një periudhë të shkurtër perandoria Lluka është pasuruar jashtëzakonisht shumë përmes korrupsionit, i cili ka prekur edhe komunitetin në këtë rajon, ndërsa në mënyrë indirekte edhe përmes UNMIK-ut”, thekson raporti i KFOR-it amerikan.

Lluka kishte lidhje me Xhavit Halitin përmes drejtorit të Fabrikës së Birrës, Agim Elshani. Një tjetër biznesmen po nga Peja, që përmendet në raport, është Sali Nimani “Bana”, i cili përshkruhet si njeri që ka pasur lidhje të ngushta me politikanë të PDK-së, në mënyrë të veçantë me kreun e saj, Hashim Thaçi, përmes së cilit ka qenë i përfshirë në aferën e Fabrikës së Birrës në Pejë.

Amerikanët në raportin e tyre e përshkruajnë Sabit Gecin si njeri i afërt me Halitin, i cili i qëndronte përkrah së bashku edhe me vëllezërit e tij në krimin e organizuar që zhvillohej në Prishtinë.

Sabit Geci



Rexhep Selimi

“Grupi Geci ka qenë i lidhur me Xhavit Halitin, Rexhep Selimin dhe anëtarët e Policisë Speciale, që ka ekzistuar gjatë luftës në Kosovë”, thekson raporti. Në këtë raport gjithashtu ceket se Hamdi Geci është pjesë e klanit ‘Geci’, si një grup i organizuar kriminal. Vlerësohet se grupi kriminal ‘Geci’ ka vazhduar aktivitetet e tij, ndërsa Naim Oruçaj, pronar i picerisë ‘Kulla’ në Prishtinë, besohet se ka kontrolluar bizneset në interes të Xheladin dhe Sabit Gecit.

Sipas raportit, Hamdi Geci ka qenë i lidhur me grupin kriminal të Hamdi Mehmetit. “Në vitin 1999, Mehmeti dhe disa njerëz të tjerë kanë tentuar të vrisnin Enver Sekiraçën, i cili në një deklaratë që është dërguar në Tribunalin e Hagës kishte përmendur emrat e familjes Geci”, theksohet në raport. Përveç lidhjeve me Gecin, njëri nga krerët e PDK-së, sipas amerikanëve, kishte lidhje me Ali Haskajn, një ish- spiun që ka një reputacion të madh për sulme vrasëse, ku kostoja për një sulm kap shumën prej 10 mijë deri në 20 mijë marka gjermane.

“Xhavit Haliti ka qenë i përzier në grupin e Haskajt bashkë me Hashim Thaçin”, thekson raporti.

Sipas amerikanëve, të tjerë njerëz që merren me aktivitete ilegale në Kosovë janë Naim Muja, një diler armësh me bazë në Prishtinë, si dhe Daut Haradinaj, i cili mendohet të jetë i lidhur me krimet që zhvillohen në Pejë.

< Mëparshme Vijuesi >

Comments

#3 çlirimtari 2011-05-25 05:50
Ka harrue zbulimi amerikan me marr ne pyetje dinakun kryesorin e kesaj mafie Avdi Ibrahimin ?
Quote


0 #2 xhema-ch 2011-04-24 13:47
shum turbullt per te then taman keq nuk edij ne enen ekujt eshte autori po nje pe di jo ne anen e shqiptareve,por.......?anz
Quote


0 #1 Baki 2011-01-28 16:44
Do të beja nje dallim nga shume njerz të SHIK-ut ketu që përfolen sepse Kadri Veseli dhe Elmi Reçica smund të futen në nje thes me Ali Haskun apo dhe me Sabit Gecin dhe as me Xhavit halitin
Quote


Dernière édition par Perparimi le Mar 24 Mai - 23:52, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin Empty Re: SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

Message  Perparimi Lun 30 Mai - 22:20

Ekrem Lluka
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
E pashqyrtuar
Ekrem Lluka lindi më 1959 në Pejë, në një familje tregtare. Është President i Korporatës së fuqishme Dukagjini, e themeluar në Pejë më 1987. Njihet si biznesmeni më i fuqishëm Kosovar. Pejanët e quajnë Berluskoni i Kosovës.
Ekrem Lluka është pronar i korporatës Dukagjini, njërës prej kompanive më të mëdha e më të suksesshme të Kosovës, me mbi 300 të punësuar. Në kuadër të Korporatës janë disa kompani që kryejnë veprimtari të ndryshme, si Shtypshkronja, Kompania e Sigurimeve, Fabrika e duhanit, Rrjeti tregtar, Ndërtimtaria, Radio e Televizioni, Birra Peja, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve e tjera.
Pas kryerjes së shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, është punësuar në shtypshkronjen “Planinka” në Pejë. Pas punës katër vjeçare si udhëheqës i repartit të shtypit, iu qas punës për themelimin e një shtypshkronje private, punë kjo që u kurorëzua me sukses në vitin 1986. Kjo ishte njëra prej kompanive të para private në Kosovë.
Krahas zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për studime, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Lluka përfundon me sukses Fakultetin e Biznesit në vitin 2002.
Sot Korporata Dukagjini është njëra prej kompanive më të mëdha dhe më të suksesshme të Kosovës, dhe njihet si tatimpaguesi më i madh në vend (në vitin 2000 ka paguar në emër të tatimit, 17% të vlerës së Buxhetit të Kosovës).
Ekrem Lluka është i martuar dhe është baba i katër fëmijëve.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin Empty Re: SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

Message  Perparimi Lun 30 Mai - 22:24

mani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 09-01-2003
Vendndodhja: Kosove
Postime: 391

Kosovë: Plagoset Ekrem Lluka
Pse more athue????

Kosovë Plagoset Ekrem Lluka

Sonte rreth orës 19:00 në fshatin Zahaq të Pejës u plagos biznesmeni Ekrem Lluka.


Lluka është operuar në Spitalin e Pejës dhe është jasht rrezikut për jetë. Sipas SHPK-së nuk ka persona tjerë të lënduar. Së bashku me Llukën në veturë ishin edhe Fatmir Gashi, deputet i AAK-së dhe shoferio Ardian Belegu.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin Empty Re: SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

Message  Perparimi Mar 31 Mai - 0:12

UGOVOR SA FINANSIJEROM OVK

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin Empty Re: SHIKUN e financuan firmat qe ishin me serbin

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum