Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !

 :: sport

Aller en bas

Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines ! Empty Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !

Message  Perparimi Dim 8 Mai - 2:24

Braktis arkiven dhe shih këtë faqe në dizajn standard : Hydajet Hysenin, ish nënkryetar i LDK-sëVery HappyËSHIROJ QË TË JEMI BASHKË ME RUGOVËN EDHE NË ZGJDHJET E AR

mahallajem (CH)-GL--
17.10.2005, 20:12:00
Hydajet Hysenin, ish nënkryetar i LDK-sëVery HappyËSHIROJ QË TË JEMI BASHKË ME RUGOVËN EDHE NË ZGJDHJET E ARDHSHME

Nga Fatlum Rahmani

Sep 8, 2005, 11:17


JAVA: Sipash jush, si mund të ndikojë gjendja momentale e kryetarit te Kosovës në zhvillimet aktuale politike, si mund të ndikojë në proceset politike duke u bazuar se momentalisht Kosova gjendet në një proces të rëndësishëm politik?

Hydajet Hyseni: Nuk do të dëshiroja një prononcim të kësaj natyre. Nuk do të dëshiroja një gjendje të tillë dhe sinqerisht dëshiroj që zoti Rugova të tejkalojë problemet e tij shëndetësore dhe që objektivisht pyetje të këtilla të mos shtrohen fare. Kosova është në një gjendje sa të rëndësishme e vendimtare aq edhe të ndjeshme e të bartur me rreziqe dhe në situate të tilla Kosovës nuk i duhen vakume, trazime, hallakatje. Kosovës i duhet angazhim sa më gjithëpërfshirës dhe në këtë kuadër Kosovës i duhet angazhimi dhe bashkëveprimi i personaliteteve të të gjitha forcave politike të të gjitha orientimeve. Uroj që edhe kështu të funksionoj Kosova aktualisht dhe në të ardhmen .

JAVA: Shembull, për arsye shëndetësore Rugova nuk mund të ushtrojë detyrën e kryetaritë të Kosovës dhe të jetë pjesë e proceseve politike në Kosovë. Si e parashkoni ju zhvillimin e ngjarjeve politike në Kosovë pa Rugovën ?

Hydajet Hyseni: Unë sërish nuk do të dëshiroja një prejudikim negativë, sëmundja e zotit Rugova është e rëndë por nuk është e pa shpresë ka shumë raste që nga një sëmundje e tillë të jetohet gjatë madje edhe t’i pirej proceseve siç ka ndodhur edhe me presidentin Havell (Çekosllovakisë). Uroj që kështu të ndodh edhe me shëndetin e zotit Rugova sa i përket Kosovës, mendoj se fati i Kosovës nuk duhet të lidhet me individët, Kosova do të ec përpara. Sido që të ndodh. Kam besimin se në situata të këtilla udhëheqësit edhe duhet të ndihmojnë menagjimin e situatave dhe tejkalimin e komplikimeve që mund të krijohen.

JAVA: Por, a mund të parashikoni si do të zhvilloheshin proceset poltike në Kosovën post Rugova?

Hydajet Hyseni: Unë, nuk dua të flas për situatën post Rugova siç thuhet. Përsëris proceset politike në Kosovë janë procese shoqërore të një populli të tërë. Procese që shtyhen po ashtu nga një angazhim do të thosha plebishitar i një populli të tërë dhe mendoj se ndërlikimet që mund të krijohen me problemet shëndetësore të zotit Rugova, së pari do të tejkalohen, e dyta nuk do të lejohet që ato në çfarëdo mënyre të dëmtojnë ecjen përpara të Kosovës. Ajo që do të thosha në këtë rast është që pikërisht, të gjithë ata që e duan Kosovën të gjithë ata që e duan dhe e kanë respektuar zotin Rugova do të duhej të angazhoheshin në drejtimin që siguron që Kosova do të mos të dëmtohet në asnjë situatë edhe në situata më të vështira për cilëndo forcë politike apo cilindo lider të Kosovës. Lidhur me proceset aktuale në Kosovë ne konsiderojmë siç edhe kemi deklaruar si në komunikatën për shtyp të Shoqatës së të Burgosurve Politik (SHBP). Që Kosova të siguroj angazhimin maksimal të potencialeve të saj politike, profesionale krijuese e vepruese dëshirojë që në sfidat që e presin, ajo të jetë unike. Mendoj se edhe strukturat e saj në momentin që po kalon Kosova strukturat përfaqësuese dhe ekzekutuese, qeverisëse do të ishte më mirë që jenë gjithëpërfshirëse struktura të unitetit që përqendrohen në atë që është interes i përbashkët. Ne dëshirojmë natyrisht që kjo të bëhet me të gjitha personalitetet e Kosovës duke përfshi edhe zotin Rugova
Nuk mund të lëshohem në kombinatorik apo supozime se si do të zhvilloheshin ngjarjet, por kam bindjen e fortë se ecja e Kosovës përpara e pa alternativ dhe nuk mund të ndryshohet nga çfarëdo situate që mund të krijohet.

JAVA: A mendoni se mund të zhvillohen “konflikte” brenda LDK-së për të zëvendësuar Rugovën? Kush mendoni se do të ishin më të interesuarit (më të përkushtuarit) për të zëvendësuar Rugovën?

Hydajet Hyseni: Nuk mund të lëshohem në spekulime janë çështje të brendshme të partisë tjetër. Fillimisht do të dëshiroja që së pari të mos vij deri këtu, dhe e dyta që kjo të zgjidhet në bashkëpunim me zotin Rugova por të jetë në mënyrë demokratike në interes të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

JAVA: Ju keni qenë për një kohë të gjatë i afërt me Rugovën, cili është roli i tij në Kosovë.

Hydajet Hyseni: Nuk është tash momenti për të bërë vlerësimin ose rekapitullimin e veprës, gjithsesi infestive të zotit Rugova, mua s’më pëlqejnë festimet e njëanshme qoftë pozitive, qoftë negative rrethanat që mund të krijonin nuk do të duhej të qonin dhe në vlerësime të çastit ose rivlerësime shpesh nga skaji në skaj. Angazhohem që vlerësimet e personaliteteve të jenë parimore, korrekte, konstruktive që të përfshijnë edhe të arriturat edhe lëshimet edhe pluset edhe minuset, dhe kjo për çdo personalitet të Kosovës ajo që do të shquaja eventualisht në këtë rast lidhur edhe me pyetjet e mëparshme e që mua më ka bërë përshtypje është fakti që kohëve të fundit zoti Rugova ka deklaruar jo më se një herë se ndryshe nga deklarimet e mëparshme se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për popullatën shumicë (shqiptare) por është zgjidhje kompromisi midis zgjedhjeve tjera që mund të jenë më të mira dhe më të avancuara dhe zgjidhjeve tjera që janë prpakthyese dhe janë të pa pranueshme do të dëshiroja që ky qëndrim i zotit Rugova që meriton mevëmendje dhe respekt të jetë edhe orientim i mëtutjeshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe jo vetëm për të në sfidat e ardhshme që e presin Kosovën në sfidat të cilat në do t’i dëshironim që t’i kalojmë bashkë me zotin Rugova, po si do që të jetë është një qëndrim që duhet ndjekur edhe në të ardhmen.

JAVA: Cilët janë plusat edhe minusat e presidentit Rugova?

Ajo që do të ishte ne jemi në parti të ndryshme por nuk mund t’i dëshirojmë keq ose t’i ndjellim keq në vështirësitë e partisë mirëpo, ne me megjithatë ne jemi pjesë e realitetit kosovar dhe në raste të tilla bashkëndjejmë me njeri tjetrin do të thotë edhe me zotin Rugova. Dëshira ime do të ishte që ne të jemi bashkë edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe natyrisht ne t’i fitojmë ato zgjedhje, por të jemi bashkë.


Dernière édition par Perparimi le Lun 16 Mai - 1:48, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines ! Empty Re: Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !

Message  Perparimi Dim 8 Mai - 2:25


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum