çdo gjuhe tretet mbas 500vjeteve=Lazgushi
:: sport
Page 1 sur 1

Mendime estetike nga LASGUSH PORADECI
E Shtunë, 04.10.2010, 11:48am
Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo më s’është siç ishte. Është ligji i saj fiziologjik dhe shpirtëror (siç është zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit për shembull, e shkrojtur para 500 vjetëve, më s’do mundte të përdorej prej gjermanëve pa i-u bërë përpunime gjuhe. Gjithashtu dhe përkthimet e “përsosura” mjaftojnë për një kohë të gjatë, po dhe kjo kohë e gjatë njëher mbaron. Vetëm që kur përkthimi ose një vepër origjinale janë të mira, kanë mundësi të qëndrojnë më gjatë. Pse? Sepse dyke qënë të përsosura, të derdhura si në mermer, pas mbarimit të kohës sa qëndron gjuha e tyre (p.sh 500 vjet), ato mund të ripunohen në themel të formës, të derdhjes së tyre të parë, pa çformuar derdhjen e parë. Poezija ka mundësi të qëndrojë më shumë se sa proza, sepse poezija ka një formë më skulpturale një derdhje më të pandryshuar.
Për sa i përket toskërishtes, kjo siç duket, një herë mund të mënjanohet prej gjuhës së “mesme” (e cila e mesme, s’është veçse një gegërishte e zbutur -, e zbutur nga influencimi armonios i toskërishtes).
Gegërishtja ka energji fizike, toskërishtja ëmbëlsi shpirtërore. Dyke bashkuar gegërishten me toskërishten, gegërishtja gjith dyke mos humbur forcën, energjinë, fiton dhe harmoni, ëmbëlsi (si gjuhë e “mesme” me karakter geg). Lufton pra forca fizike me harmoninë shpirtërore, trupi me shpirtin. Forca si një gjë brutale, do të fitojë (lëndërisht) përmi shpirtin, do të mbetet (mbase) gjuha e “mesme” gege, sepse gjithnjë forca fiton përmi shpirtin. Ky fitim është lëndor. Lëndërisht do kemi si gjuhë gegërishten (e “mesme”). Po një gegërishte të shpirtëzuar me influencën e toskërishtes. Shpirtërisht toskërishtja nuk humb, shpirti do duket në ëmbëlsinë, harmoninë, bukurinë e gegërishtes se “mesme”.

Sujets similaires
» Gjuhe angleze
» <<<<<<<<<<<<<gjuha maqedonishte eshte gjuhe bugare e jo maqe
» Kush vrau shqiptar mbas luftes ?
» Fadil Kajtazi,Donika e ka me vend se kan vrasje mbas luftes
» Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum