Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Komandantet e uçk eprora te armates jugosllave

 :: sport

Aller en bas

Komandantet e uçk eprora te armates jugosllave Empty Komandantet e uçk eprora te armates jugosllave

Message  Perparimi Mar 22 Fév - 0:03

Kujtimet që më kanë mbetur për Komandantin Agim Ramadani
Nga Milazim Maraj
Në vitin 1993 kur shënimet i kishim tubuar për të gjithë eproret ushtarak të mbrojtjes territoriale dhe eproret aktiv, shënimet nga Gjilani i kishte sjell Nazmi Musa. Nder emrat tjerë ishte edhe emri Agim Ramadani. Më Agimin kishte biseduar Sabit Rrustemi deri sa Agimi ende po punonte në armatën Jugosllave. Ai, formimin e forcave të armatosura të Kosovës e kishte pritur më kënaqësi dhe me pa durim. Agim Ramadani kishte shpreh gatishmërinë që të merr për sipër çdo detyrë që i ngarkohet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë më Komandant Agimin më njoftoj Salih Çekaj . Salihu ishte i ngarkuar nga Shtabi i Përgjithshëm të mbante kontakte më eproret që momentalisht ishin në jashtë Kosove. Takimi u realizua në Tiranë, në hotel “Kruja”. Më një herë pas njoftimit filloj biseda për armë dhe mobilizim. Në Mamuras dhe në Viqidol kishim të grumbulluara një sasi armesh por nuk ishin të gjitha të reja prodhimi ishte shqiptarë dhe kinez. Komandant Agimi foli shkurt: “nuk ka armë të këqija”. Unë, vazhdoi më tutje Agimi, kam parë ushtar serb të vrarë nga pushkët jugosllave,hungareze,sllovene e tj. Armët e Shqipërisë janë shumë të mira. Në duhet sa më shpejt të i tubojmë dhe të mobilizohemi. Duhet të kemi parasysh së në Kosovë populli jonë është i pa armatosur, pra duar thatë para një ushtrie të armatosur më armë moderne dhe të çarmatosur nga çdo ndjenjë njerëzore. Andaj nuk kemi shumë kohë që të zgjedhim armë.
Herën tjetër u takuam në Kalimash pas përfundimit të stërvitjes. Ishin së bashku më komandant Rrustem Berishën dhe më Salih Çekajn. Ata thanë se kemi nevojë të moblizojmë ushtar që në procedurë të shkurtër të i stërvitim dhe të futemi në luftë. Propozimi im që të shkoj në Papaj u kundërshtua nga tre komandantet . Do të shkosh në Tiranë për të mobilizuar ushtar dhe për të i sjellë në Papaj. Gjatë mobilizimit duhet të jemi të çart dhe korrekt më ushtarë tha komandant Agimi. Mobilizimi është pjesë e stërvitjes.
Në Tiranë, më pak vështirësi u vendosa në zyrën e mobilizimit. Të rinjtë vinin pa ndërpre. Kjo më gëzoj pa masë. Gati çdo mbrëmje dëgjoheshim më komandant Agimin. Ai interesohej si po shkonte puna më regrutimin e ushtarëve. Fillimisht kjo punë nisi mirë por më pas filluan vështirësitë. Komanda qendrore më tërhoqi vërejtjen së po dërgoj ushtar vetëm në Papaj dhe së duhet dërguar edhe në pjesët tjera. Në këtë kohë kishte edhe disa qendra tjera që stërvitnin ushtar, por pas stërvitjes ushtaret nuk hynin në luftë por ktheheshin në Tiranë. Kjo ishte përgjigjja ime që i dhashë ministrit të mbrojtjes Halil Bicaj. Vetëm nga Papaj nuk po kthehen ushtarët. Në mbrëmje komandant Agimi më telefonoj “si po të shkon puna më tha”. Rëndë i thash. “Analizoje mirë çka mundë të bësh që puna të shkoj mirë”. Pas dy ditësh përsëri më telefonoj dhe pyetja ishte e njëjtë. Kur i tregova për problemet që kisha dhe pengesat që po ngriheshin ai më tha:”Merr ata ushtar që i ke më veti dhe nisu për në Papaj”.
Të nesërmen u takuam në Papaj. Kërkoja pushkën time që ia pata dhënë komandant Salihut të ma sillte në Papaj nga Kalimashi, por nuk po e gjeja.” Mere një tjetër o komandant më tha .Është e rëndësishme
2.
që ajo po punon” Ishte kënaqësi të bisedoje më te. Ishte shumë i çartë i shkurt dhe i gatshëm për të sqaruar atë që nuk e kishe të çart edhe pa ta thënë drejtpërdrejt. Gjatë leximit të vendimeve në mbledhjen e Shtabit të GO-3 ,Komandant Agimi të inspironte që të marrësh vet obligimet tua për një detyrë që po vendoste shtabi i Brigadës. Aftësia e tij për eliminimin e zënkave të mundshme ishte hyjnore. “Të gjithë prijësit i kemi të mirë ne duhet të bëjmë punën tonë duhet të çlirojmë Kosovën, e për të arritur këtë na duhet forcë, forcën e fitojmë kur krijojmë besimin të shoku i luftës dhe të arma që po e mbajmë”.
Në rast kur diçka na mungonte komandant Agimi nuk lente mundësi për demoralizim “Të i shfrytëzojmë këto që i kemi,gjithmonë behet pa atë që të mungon”.
Para sulmit frontal që po përgatitej , një pjesë e Brigadës u vendos në fshatin Padesh. Bashkë më atë pjesë të brigadës ishte edhe komandant Agimi. Armët po i bartnim më kuaj deri të varrezat e Padeshit. Për shkak të bores së madhe nga varrezat deri në Padesh i bartnim më saja motorike. Ishte gjysma e natës. Më sajë kishte dalë vet komandant Agimi më Xajë Qelën dhe së bashku më ushtaret ngarkuam armët. Po sa shkuam në Kullën ku ishte vendos një pjesë e Shtabit, Komandant Agimi pyeti komandant Anton Qunin i cili po përgjonte armikun më radiolidhje“Çka po thonë komandant”. Lajmëroj komandën e vet që i kemi aktivizuar sajat tha Antoni.”Do të thotë së kanë filluar të kuptojnë qëndrimin dhe vendosmërinë tonë më mirë”.Para mëngjesit Musë Gjakova po përgatitej për të u fut në prapavijë të armikut. Ai po fliste më zë të lartë deri sa disa ushtarë po flinin sepse sa ishin kthyer nga detyra. Komandant Agimi për të ia tërheq vërejtjen Musës tha :”Që Musa e kreu, u përgatit tash ky shkon” tha më buzë në gaz. Musa u përgatit dhe doli i buzëqeshur por pa bërë zë. Komandant Agimi nuk kishte nevojë për ta ngritë zërin as ndaj ushtarëve as ndaj kolegëve. Qëndrimi i tij sa prindërorë për ushtarin, e vëllazëror dhe shumë i afërt për koleget, impononte më shumë së çdo urdhër i prerë nga eprori. Komandant Agimi kishte prirje për të bërë strategji dhe për të realizuar atë. Ai mbronte çdo detal të strategjisë së pse vetëm realizimi i plotë i saj ishte qëllim i premtuar. Në këto raste ishte i aftë dhe kishte guximin për të marr vendim. Në një rast ai ngriti zërin.”Të gjithë ata që kanë gatishmërinë dhe guximin të luftojnë për lirinë e Kosovës mund të vijnë më ne. Askujt nuk i lejohet që të merr rrolin e ndonjë filtri për seleksionimin e luftëtarëve kush ka e kush nuk ka të drejt të luftoj për lirinë e vendit”.Të ne nuk ka komandë përpara këtu komandohet pas meje. Para sulmit frontal një vizitë shtabit i bëri Gjenerali Kudusi Lame. Ai sqaroj së nuk lejohet sulmi nga kufiri. Komandant Agimi pyeti gjeneralin:” zoti gjeneral nëse i takojmë ushtrinë serbe në kufi a më gjuajt apo jo”?. Kjo pyetje mbeti pa përgjegjëje. Gjeja e vetme që ka rëndësi për ne është liria e Atdheut. Dita “ D”Komandant Agimin e gjeti në ballë të detyrës në drejtimin- 777-që ndryshe njihet si Rrasë e Kosharës. Ky ishte pozicioni më i rëndësishëm për luftën e Koshares. Lufta frontale filloj më pushkën e Agim Ramadanit. Ai ishte motivues, zëri i tij në radiolidhjet tona jepte forcë për luftën. 11 prilli ishte ditë e dhimbshme për luftëtarët e Kosharës. As kush nuk bënte ballë të u tregonte ushtarëve për rënien e komandant Agimit. Lajmi i dhembshëm për komandantin iu dha ushtarëve më fjalën e komandant Agimit “ Ushtria kurrë nuk bën të mbetet pa komandant”. Posa të vritet komandanti duhet të caktohet tjetri. Ushtaret e Koshares u betuan së aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe luftëtarëve të tjerë kurrë nuk ka për të shkel këmbë e armikut.

LETËR: A g i m R A M A D A N I

Vendi i flijimit: RRASA E ZOGUT

Banimi i përhershëm: KOSHARE

Shteti: REPUBLIKA E KOSOVËS

Po të drejtohem Ty Agim, unë njëri nga miqtë tuaj të largët, të atyre që vazhdimisht jetojnë përtej varreve të harruara. Të kujtoj Agim. Dhe po dua të shfajësohem se kam gabuar kur të kam premtuar se “Nëse vritesh në Luftë unë për ty do të shkruaj këngë?!”. Nuk mund të shkruaj këngë, se kënga shpreh hare, sado që këtë gjë e kamuflojnë me heroizëm. Unë nuk iu kam gëzuar kurrë vrasjes tënde, prandaj nuk do të këndoj e as nuk do të shkruaj këngë. Dhe nuk e di pse tash pas dhjetëvjetësh nuk mund të rri i qetë?!... E di se bëra gabim... dhe sikur më bëhet se nuk do të arrij ta kryej amanetin që ta kam pas dhënë. Se fjala mbeti peng, e në mes nesh ishte vetëm Zoti, (se nuk na ka dëgjuar njeri, për këtë jam mbase i sigurt), por unë dua të rrëfehem edhe para Zotit edhe para teje që u bëre Zot i Flijimit, dhe më kujtohet se ne u betuam si dy miq, ndonëse flisnim me shaka pa ditur për të nesërmen që të priste. Unë të premtova poezinë Agim, e Ti më kërkove këngën?! Dhe sa për mos ta prishur qejfin të premtova. Më kujtohet edhe tashti shikimi yt zhbirues dhe fjala faleminderit! E, ti më premtove, (nëse nuk ke harruare?!), një shkrepje batare, ashtu sikurse në Karadakun tënd kur i përcjellin trimat. Po që nuk isha trim, ti këtë gjë e dije, prandaj iu turrëm njëri-tjetrit me ngritje dollie që na mbeti kristal në dorë.

Dhe më beso Agim, sa herë dëgjoj krisma e shohë përcjelljen time të fundit që ma bënë ti. Aty pran varrit vazhdimisht ti i shkrep për mua betarët e fundit e pastaj dëgjoj vetëm rrapëllimat e lopatave dhe peshën e dheut që më rëndon mbi fytyrë. A nuk është për t’u trishtuar?!. A nuk është ky një trishtim e mallkim për gabimin e bërë?!...

Madje, madje në një nga halucinacionet e mia, të atyre vdekjeve që i përjetoj çdo vit kur vjen pranvera jote, Ti varrin ma kishe pikturuar me atë furçën që e le mbi peizazhin e një beteje kur shkove në Luftë, në Luftën e Koshares, dhe më beso Agim, as kalimi i viteve nuk e ka tharë furçën e as bojën tënde, por as kujtimin tim për ty nuk e kanë zbehur kalimi i këtyre viteve. Por, unë kam amanet të të shkruaj vazhdimisht se dua të shfajësohem, edhe pse ka kohë që jam betuar se nuk shkruaj më. Asnjë germë, asnjë fjalë, asnjë rresht e asnjë këngë. E, çfarë të evokoj për ty miku i të gjithëve, natyrisht, nëse nuk më je hidhëruar edhe i imi?!

Ti e di që jetoja vazhdimisht larg qendrës, larg varreve. Vija për të të takuar ty dhe ti ma more premtimin që nuk po mund ta realizoj kurrë?! Koha më përcaktoi të jetoja përtej varreve të hapura me frikën e vazhdueshme se do të bie në ta. A nuk është trishtim, a nuk është frikë, dhe a nuk është kjo një luftë për të mos rënë në varre, kur dihet se varret janë për njerëzit. Por, nuk e di, unë iu frikohem varreve, iu kam frikësuar luftës, po më shumë flijimit. Prandaj, nuk shkruaj më. Të betohem, përjashtoj këtë rast që po të shkruaj ty. Vetëm ty sa për ta vrarë harrimin që më ka vrarë mua të gjallin e që ma kanë katranosur edhe lirinë që na solli Ti miku im!

Por unë po të flas në këtë përvjetor se kam për të shlyer amanetin që ta kam dhënë. E në pamundësi për të bërë më shumë po të shkruaj këtë letër. Nuk e di nëse do të vjen. Jam larg dhe nuk kam mundësi të vij në varr, sado që mbi varrin tënd kam derdhur lot, kam mbjell lule dhe ta kam lëmuar barin mbi Dhé se të kam mik dhe jetoj me mallin tënd.

Por, aty ku je ti nuk mundem të vij se me kalimin e viteve ti je futur edhe më thellë në Tokën e Kosovës, shpirti Yt ka shkuar te Zotat, këtë të gjithë e dinë, dhe nga atje soditë sjelljen tonë. Unë nuk po të gënjej. Kanë kaluar dhjetë vjet me malli tënd. E tani, nga lotët më është zbehur kujtimi për fytyrën tënde, për timbrin e zërit, për ecjen vertikale.

Mua më ka mbetur ndërmend vetëm premtimi që ta dhashë dhe nuk po mund të qetësohem. Unë bëra shaka vetëm sa për ta bërë qejfin. Po ti, tashmë po futesh thellë e më thellë në Tokën e Kosovës, duke u shkrirë trupi Yt e duke u njëjtësuar me atë tokë për të cilën ti u flijove bashkë me ushtarët tuaj të luftës e të paraluftës. Dhe tani nuk e di përse po të shkruaj, përse po prish qetësinë e kësaj dekade kaq të heshtur kaq marroqe, që ka pllakosur mbi ty e mbi mua. Dikur bëra gabim që të dhashë premtimin që nuk po e realizoj kurrë, dhe ti e di se vdekja më solli edhe mua në zgrip, por plumbi qëlloi mbi ty. Tani ti futesh thellë e më thellë në Tokën e Kosovës si një Hero, si një luftëtar. Kurse unë vij rrallë e më rrallë në Kosovë dhe te varri yt. Kjo më dhemb, kjo më shqetëson dhe tani nuk mund të rri më në heshtje.

Heshtja më ha..., heshtja më mbyt..., prandaj po të shkruaj për të mos harruar premtimin e dhënë dhe nëse nuk e kryej një ditë, mallkimi raft mbi varrin tim e “bataretë e premtuara nga ti, mos qëllofshin kurrë edhe në atë ditë gëzimi për mua”. Po a nuk është gëzim vdekja miku im, kur njeriu merr udhën për të të takuar ty, për ta kryer amanetin që për të gjallë nuk e kreva kurrë. Kurrë miku im, kurrë?!.. Se, ato që thuhen janë gënjeshtra. Janë shtriqe, hipokrizi. Ne u ndamë në paqe, e Ti shkova në Luftë, në luftën që ia solle Lirinë Kosovës, kurse në gojën time rrinte vazhdimisht Kosova dhe Liria e saj. Ç’të them tashti në këtë përvjetor, në këtë dhjetëvjetor?! Unë bëra gabim?...

* * *

Por më kujtohet kthimi yt në vendlindje kur të sollën me rroba veshur, ishin mbledhur miq dhe të dashur që nga Idriz Seferi e këtej. Nuk mbet burrë e grua që atë ditë të mos ishte zdirgjur nga Karadaku për të takuar Ty, se ai takim ishte i veçantë. Vinte Heroi Agim Ramadani që ishte flijuar në Luftë, në Betejën e Koshares, dhe kjo ishte domethënëse. Ishe veshur me rroba dhe qëndroje në këmbë. Po, po ti ishe në këmbët tuaja, i ringjallur ashtu siç ringjallën shenjtët. Prapa grumbullit të njerëzve pash Loken tuaj që qante. Qava edhe unë. Ti e di se unë qaj lehtë, sidomos kur shohë nënën e Luftëtarit duke qarë. A nuk është kjo një simbolikë kujtimi, a nuk duhej të thyeja heshtjen time dhjetëvjeçare dhe të plasja dënesjën, ngashërimin që kam për ty dhe të të shkruaja këtë letër?!...

Por nuk e di Agim, nëse atë ditë kam qarë për Loken tuaj se dënesja e saj mi verboi sytë, apo qava nga turpi, kur shikimi yt zhbirues ra mbi mua që isha përtej turmës së madhe, i strukur e i turpëruar për premtimin që nuk e kam kryer. Por, e di se kam këlthitur me sa zë që kisha “kam bërë gabim Agim”, më fal.

Të flas sinqerisht, se dua të çlirohem nga ky premtim: “E di se kam bërë gabim” që të kam premtuar këngën, se në jetën time kurrë s’kam kënduar, kjo është e vërtetë, por edhe tashti pas dhjetë vitesh ky premtim po më zhyt më shumë, aq shumë sa po ndjej ngufatjeje.

Por, ajo që dua dhe po e pres me padurim nuk do të vjen kurrë, kurrë miku im. Nuk pendohem pse do të vdes, (ndonëse e kam thënë sa herë nuk i dua varret), por pendohem pse të kam premtuar, se tashti po vjen pranvera dhe do të ndjejë dhembje torturuese, aq më tepër se tashti u bënë dhjetë vjet pa e kryer amanetin.

E, pranverat vazhdimisht mua po më shtypin me ëndrra torturuese për gabimin e bërë, për premtimin e parealizuar, për të shkëlqyer Kënga dhe Liria që na solle...

* * *

Të kanë varrosur ushtarët tuaj në Tokën që Ti e Çlirove!

Në Kosovë, atje në Koshare, lagjja Rrasa e Zogut

Tani zogjtë këndojnë këngën e tyre edhe pa tekstin tim,

ata do ta heqin mallin për këngën që unë ta premtova!!

Me kalimin e kohës ty po të shtohet lavdia!

Por, unë vazhdimisht kam frikë se do të harroj, miku im, prandaj po të shkruaj,

ashtu siç i kam shkruar Kosovës të cilën e desha me afshin e një poeti!

Ringjallën shenjtët, ringjallën! Këtë e besoj se të pash ty miku im!

Në këtë ritual Ti je ringjallur shtatë pash mbi tokë!

Tash po e shndritë Kosovën edhe kur i mungojnë “Dritat” për të cilat ti u flijove!

Më kupto drejt miku im, sidomos qëllimin pse të shkrova në këtë dhjetëvjetor: ...

Të kërkova falje për gabimin që kam bërë.

* * *

Po, unë e di se ti më fal mua, ashtu siç më ke falur gjithmonë,

dhe në fund të fundit ti e di më mirë se sa unë: “Se dikush është dashur të flijohet për të jetuar të tjerët më mirë!”.

Shefqet DIBRANI

Publikuar me 11.04.2009, 05.30 min

Sabit Rrustemi

NESËR ËSHTË DITË LINDJEJE

(Heroit dhe poetit Agim Ramadani në 3 Majin e Ditëlindjes së përjetshme)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Komandantet e uçk eprora te armates jugosllave Empty Re: Komandantet e uçk eprora te armates jugosllave

Message  Perparimi Mar 22 Fév - 0:06

Gjilan, 9 prill 2005

Në gjashtëvjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, në sheshin kryesor të Gjilanit, para mijëra qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, figura të njohura politike dhe ushtarake të Kosovës, u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit Agim Ramadani-Katana, i cili po këtë ditë me urdhër të Presidentit u shpall HERO I KOMBIT. Shtatorja është punuar nga skulptori Gani Bajraktari.

Të përcjellur me nderime të larta të Gardës së Kosovës, zbulimin e shtatores e kanë bërë babai i dëshmorit Agim Ramadani, Hysni Ramadani, i shoqëruar nga ish komandanti i "Brigadës 138 Agim Ramadani", kolonel Rrustem Berisha, zv. Kryeministri i Kosovës Adem Salihaj, komandanti i TMK-së gjenerallejtënant Agim çeku dhe kryetari i Gjilanit, Xhemail Hyseni

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum