Raporti sekret për trafikim organesh (2003)
:: sport
Page 1 sur 1
Raporti sekret për trafikim organesh (2003)
Raporti sekret për trafikim organesh (2003)
Publikuar: E mërkure, më 16 shkurt 2011
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Zvicra voton në referendumin për ndalimin e armëve
Artistë pamorë shqiptarë “në luftë” me akuzat për plagjiaturë
Fatman Scoop, koncert dhe mysafir në “Shpija 2”
Mesazh urimi i Jakup Krasniqit për qytetarët e Kosovës
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte në dijeni për trafikimin e organeve të njerëzve që prej vitit 2003, pesë vjet para se të bëhej publike nga ish kryeprokuroja e Hagës, Carla del Ponte. Një dokument sekret i papërfunduar tërësisht i UNMIK-ut, që daton në vitin 2003, flet për vrasjet dhe trafikimin që është bërë pas hyrjes së NATO-së në Kosovë, vitet 1999-2000.
Dokumenti i siguruar nga disa media në Francë dhe Itali, dhe në Kosovë nga portali Indeksonline shkruan se si një ish komandant i UÇK-së ka pranuar para hetuesve të OKB-së për trafikimin e organeve që është bërë në Kosovë dhe Shqipëri.
Raporti thekson se “shumica e viktimave ishin serbë, por aty kanë qenë të përfshirë edhe femra të reja nga vendet e Evropës Lindore. Ato ishin mbajtur të mbyllura si klandestine në disa shtëpi në Shqipëri, ku u hiqeshin organet vitale, duke i dërguar drejt vdekjes”. Dokumenti sekret përshkruan raste të torturave, ekzekutimeve e formave të tjera të rrahjeve ndaj civilëve.
Dokumenti rreth 30 faqesh përshkruan se “në kampet e Burrelit llogaritet të kenë kaluar prej 100 deri në 300 njerëz. Prej 24 deri 100 u transferuan në afërsi të Burrelit në mesin e gushtit”. Dokumenti përmend emrat e ish komandantëve të UÇK-së që kanë dëshmuar për këto veprimtari. Aty është lista me emrat e njerëzve që supozohet se u janë marrë organet, pastaj të vdekurit janë djegur.
“Gjithë operacioni ishte i përkrahur nga një njeri që kishte lidhje me policinë sekrete të ish qeverisë së Sali Berishës”, shkruan raporti.
Në raport janë të përfshirë një sërë fotosh dhe emrash të njerëzve që supozohet se kanë kaluar nëpër këto burgje sekrete. Dokumenti ende nuk i është prezantuar Misionit të EULEX-it, i cili ka qenë i ndërlidhur me hetimet e mundshme për trafikim organesh të njerëzve. As OKB nuk ka reaguar ende për vërtetësinë e raportit dhe nëse ai me të vërtet mban vulën e OKB-së.
Shpërndaje artikullin:
Sujets similaires
» Pranon se kishte trafikim organesh
» Trafik organesh nga uçk.
» Gazetari serb akuzon Kuchnerin per trafikim org,ne uçk
» Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten
» Komandant Xhezairi ne sherbimin sekret gjerman
» Trafik organesh nga uçk.
» Gazetari serb akuzon Kuchnerin per trafikim org,ne uçk
» Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten
» Komandant Xhezairi ne sherbimin sekret gjerman
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum