Pranon se kishte trafikim organesh
:: sport
Page 1 sur 1
Pranon se kishte trafikim organesh
Pranon se kishte trafikim organesh
11.04.2013 | 10:13
Zbardhen fakte për trafikim organesh. Sokol Hajdini, njëri nga të pandehurit në rastin Medicus, të mërkurën pranoi se kishte marrë pjesë në operacionet e transplantimit të veshkave. Ai i tregoi gjykatës se në Medicus sa herë që e thërrisnin për anestezion në sallë, mbushte fletët e anestezionit më të dhënat gjatë operacionit. Hajdini tregoi se ai me vete kishte çdo herë njërin nga asistentët e tij, Sylejman Dullën ose Islam Bytyqin, që të dy të akuzuar në këtë çështje.
Anesteziologu Sokol Hajdini i akuzuar në Medicus për krim të organizuar, trafikim me njerëz, lëndim të rëndë trupor si dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, gjatë ditës së mërkurë ka dhënë mbrojtjen e tij para kolegjit të gjykatësve të Gjykatës Themelore.
Kur ishte njoftuar me Yousuf Somnezin përmes Lutfi Dervishit, pronarit të klinikës Medicus, kishte qenë muaji i 3-të ose i 4-të i 2008-tës sipas kujtesës së të pandehurit Hajdini. Për takim e kishte ftuar Lutfi Dervishi dhe i kishte thënë se Somnez ishte mjek turk specialist në urologji dhe transplanto i licencuar nga MSh-ja. Ishte 8 marsi i 2008-tës kur për herë të parë Sokol Hajdini kishte marrë pjesë në një transplantim veshkash në Medicus. Tasim dhe Bamu ishin emrat e parë që Hajdini i kishte shkruar në dy fletët zyrtare të anesteziologjisë. Përshkrimi i operimit për atë ditë ishte transplantim i veshkës.
Më 8 mars 2008 mendohet se është kryer transplantimi i parë i veshkës në Medicus, ndërsa i fundit ishte ai i datës 31 tetor i po atij viti. Sipas akuzës kishte pasur plot 23 çifte të cilët kishin fletët e anesteziologjisë. “Çdo pacient para se të futej në sallën e operimit kontrollohej nga unë, por nuk mund të flas për numër të saktë” tha Sokol Hajdini, transmeton Gazeta Jeta në Kosovë.
Ai pranoi të kishte marrë pjesë në të gjitha ato transplantime veshkash, në të cilat kishte edhe emrin e tij në fletët e anesteziologjisë. Gjithsejt në 36 fletë ishte shkruar emri i tij, ndërsa në 38 ishte i shkruar emri i turkut Somnez. Hajdini tregoi se puna e tij është mjaft e rëndë dhe e rrezikshme për jetën e pacientit andaj edhe kishte pasur kujdes për çdo pacient. Por, për të gjitha këto Hajdini tha se nuk e kishte ditur se ishin të jashtëligjshme dhe se ai ishte i interesuar vetëm për ta kryer punën e tij si anesteziolog, e jo edhe për çështje me të cilat tha se merrej drejtoria e Medicus-it.
“Unë e kam ditur se po marr pjesë në transplantime, ne e kemi ditur që Medicus ka leje pune”, tha Hajdini. Por, ai më vonë shpjegoi para gjykatës, “Unë kisha zero informata, po mendoj informata ligjore për transplantimet deri më 4 nëntor 2008, kur edhe policia hyri në Medicus”. Hajdini, në Medicus merrte me vete edhe Sylejman Dullën dhe Islam Bytyqin, që të dy anesteziologë, të cilët ishin asistentët e tij gjatë operacionit. Tutje Hajdini shpjegoi për gjykatën se atë zakonisht e thërriste në telefon Lutfi Dervishi për ta lajmëruar lidhur me operimet. Për pacientët e huaj që vinin në klinikë, i pandehuri tha se “ata vinin me kirurgun (v.j. Yousuf Somnezin), pasi që edhe ai vinte nga Turqia”.
Këtë Hajdini e shpjegoi edhe përmes fletëve të anesteziologjisë. “Emri i kirurgut që shkruhet në fillim është emri i atij që e ka sjellë pacientin ose i ka caktuar operimin” shpjegoi ai. Hajdini tregoi se në Medicus punonte që nga 2006-ta, kur edhe ishte hapur klinika, dhe në fillim paguhej për një anestezion nga 20, 30, 40 ose 50 euro, kjo varësisht nga vështirësia që kishte operimi. Në vitin 2007 ai kishte nënshkruar kontratë të rregullt me një rrogë prej 300 eurosh në muaj. Sokol Hajdini do të merret në pyetje edhe gjatë seancës së të premtes./jnk
http://standardi.info/index.aspx?SID=19&LID=2&AID=62119&Ctype=1&ACatID=5

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum