Xhavit Haliti;Skam qen ne luften euçk,po ne hotel te Tiranes
:: sport
Page 1 sur 1

Haliti: Asnjë ditë s’kam qenë në luftë
Cyrih, 29 janar - Sulmet janë të ashpra, megjithatë Xhavit Haliti bëhet sikur është i relaksuar. Ai thotë se nuk ka gjë për të fshehur, ndërsa në një intervistë që do ta botohet nesër në Kohën Ditore ai thotë se asnjë ditë s’ka qenë në luftë dje se tërë kohën e luftës së UÇK-së, ka qenë në banesën e tij në Tiranë.
Në një dokument të NATO-s të klasifikuar si sekret nga viti 2004, i cili këtë javë u bë publik, Haliti përshkruhet si “shef” prapa kryeministrit kosovar Hashim Thaçi: Thuhet se Haliti mban një rrjet mafiozësh, agjentësh shërbimesh dhe politikanësh, të cilët kontrollojnë krimin e organizuar në shtet.
Ai fajësohet se e ka financuar luftën çlirimtare të UÇK-së kundër pushtetit serb nga tregtia me drogë, me armë dhe nga prostitucioni. Thuhet si ai edhe sot drejton bizneset ilegale nga një hotel në Prishtinë.
53-vjeçari Haliti është aleat i ngushtë i Thaçit në Partinë Demokratikë të Kosovës (PDK). Ai emigroi në Zvicër në vitin 1985, ku mori azil si aktivist politik. Haliti më parë kishte qëndruar një vit e gjysmë në burgjet jugosllave, pasi ishte angazhuar për bashkimin politik të viseve të banuara me shqiptarë.
Nga Cyrihu ai kishte ndihmuar të ndërtojë rezistencën e UÇK-së kundër Serbisë. Më 1990 në banesën e tij në Cyrih u ushtrua një sulm me bombë. Hetimi mbi shkaktarët nuk solli asnjë rezultat. Haliti thotë se shërbimi sekret serb kishte synuar ta vrasë. Në vitin 2003 shërbimi sekret gjerman ngriti akuza të ngjashme kundër Halitit, Thaçit dhe prijësve të tjerë të UÇK-së.
Konsekuenca penale nuk kishte. Raporti i NATO-s lë të nënkuptohet se shtetet perëndimore kanë ditur mbi përzierjet e supozuara, por s’kanë dashur të ndërmarrin gjë.
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,47875
http://www.yllpress.com/24834/haliti-asnje-dite-s-kam-qene-ne-lufte-kam-punuar-vetem-ne-tirane-.html

Sujets similaires
» Xhavit Haliti me Arkanin shok
» Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» XHAVIT HALITI “KAPO” I KRIMIT NË KOSOVË
» Xhavit Haliti me sekrete polici shqiptare
» Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» XHAVIT HALITI “KAPO” I KRIMIT NË KOSOVË
» Xhavit Haliti me sekrete polici shqiptare
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum