Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

 :: sport

Aller en bas

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla Empty PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

Message  Perparimi Dim 12 Déc - 16:22

Vetëvendosje: Parregullsi në Gjilan, Mitrovicë e Gjilan
Publikuar: E diel 12 Dhjetor 2010, 9:42 0 Komente 0 Rekomandime
Prishtinë, 12 dhjetor – Me anë të një komunikate, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditura disa parregullsi, që sipas saj janë shfaqur deri tash në procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare në vend.

Përveç shumë tentimeve për të votuar më shumë se një herë nga persona të njëjtë, dhe mosfunksionimit të llampave ultravjollcë, Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se:
1.Aktivistët e PDK-së kanë dalur para shkollës “Arbëria” në Gjilan dhe kanë u ofruar votuesve nga 20 euro për t’ua blerë votat e tyre.
2. Qendra e votimit në shkollën “Migjeni” me nr.1102b, pastaj ajo në shkollën “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe ajo në shkollën “Ismail Qemajli” me numër 1104b, të gjitha këto në Mitrovicë, kanë mbetur pa rrymë që nga mesdita. Ndërkohë që gjatë tërë kohës procesi i votimit ka vazhduar. Në orën 16.00 këto vendvotime ishin rrethuar nga militantët e PDK-së, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë brenda në vendvotim.
3.Në Deçan në shkollën “Vëllezërit Frashëri” me nr.0101c një person që nuk ishte prej qendrës së votimit ka lënë të hyjnë dhe të votojnë njerëzit pa verifikuar identitetin e tyre në listën e votuesve. Pasi që këtë person e kishte larguar policia, pas ankesave të vëzhguesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, te ai vendvotim janë grumbulluar aktivistët militantët e AAK-së të cilët kanë filluar të kërcënojnë.
4.Në fshati Velekincë të Gjilanit (nr. 0429d01r) janë duke shpërndarë fletvotime të plotësuara jashtë qendrës së votimit nga Abedin Dalipi.
Për të gjitha këto raste Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka njoftuar KQZ-në, vëzh
guesit ndërkombëtar dhe mediat qendrore e lokale.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla Empty Re: PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

Message  Perparimi Dim 12 Déc - 16:50


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla Empty Re: PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

Message  Perparimi Dim 12 Déc - 16:50

“Vetëvendosje”: Rrymë s’ka dhe votat po vidhen
12-12-2010 18:42 CET
Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur një konferencë për medie rreth mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Ata kanë theksuar se tri qendra të votimit në Mitrovicë, shkolla “Migjeni” me nr.1102b, shkolla “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe shkolla “Ismail Qemajli” me numër 1104b, janë pa rrymë, dhe aty ka prani të madhe të aktivistëve të PDK-së të cilët janë duke ushtruar presion ndaj të gjithë pjesëmarrësve në procesin e votimit dhe kanë shtuar numri i votuesve në këto tri qendra të votimit është 25,000.

“Në Drenas, në Gjimnazin “Skenderbeu”, aktivistë të PDK-së janë duke i mbushur kutitë e votimeve. Kemi informacione se në Dardanë, anëtari i PDK-së, Emin Krasniqi është duke u përgatitur që t’i organizojë aktivistët dhe militantët e PDK-së për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Në Deçan, 20 aktivistë të AAK-së kanë hyrë në qendrën e votimit në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Irzniq, dhe e kanë bllokuar procesin zgjedhor në këtë qendër”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” e kanë denoncuar më herët në polici këtë ndërhyrje të qartë në procesin zgjedhor. “Aktivistët tanë janë po ashtu në këtë qendër dhe nuk do ta lejojnë asnjë grup ta dëmtojë votën e lirë të qytetarëve. Komisionerët tanë janë tërhequr nga qendra e votimit”, thotë “Vetëvendosje”.

“Vetëvendosje” shpreh shqetësimin e saj se Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, nuk e ka marrë për bazë videon e publikuar nga kjo lëvizje ku shihet një person me disa fletëvotime në duar, jashtë qendrës së votimit në Prizren.

“Valdete Daka deklaroi në fillim të konferencës së fundit për shtyp se KQZ, e as ajo personalisht, nuk janë kompetente për të konkluduar për vlefshmërinë e ankesave pasi që këtë gjë e bën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). E kur u pyet nga gazetarët për video incizimin e zbardhur nga “Vetëvendosje” për shpërndarjen e fletëvotimeve në Prizren, ajo konkludoi se kjo nuk qëndron pasi që ato na paskeshin qenë udhëzime për atë se si të votohet”, thekson “Vetëvendosje”.

Ajo po ashtu deklaroi se ato janë fleta të formatit A4 ndërkohë që fletëvotimet, sipas “Vetëvendosje”-s, janë të formatit A3. Kjo lëvizje shprehet e shqetësuar për faktin se “Daka u shndërrua në eksperte që jep konkluza të bazuara mbi vërtetësinë e denoncimit”.

“Nga raportimi për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, shihej se komunat me përqindjen më të madhe të votuesve ishin ato ku tradicionalisht janë manipuluar votat: në Skenderaj, Malishevë, Drenas, etj.”, thekson në fund “Vetëvendosje”.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla Empty Re: PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

Message  Perparimi Dim 12 Déc - 16:59


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla Empty Re: PDK blene vote per 20 euro ;eh popull budalla

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum