Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sabit Geci

 :: sport

Aller en bas

Sabit Geci Empty Sabit Geci

Message  Perparimi Dim 7 Nov - 14:15

fegi
i/e regjistruar



Anëtarësuar: 29-05-2009
Postime: 3,197

http://www.trepca.net/kultura/libri_gani.geci/lufta_pa_maska_gani.geci.htm#top
Shkova te Sylejman Selimi në Açarevë, ku mora vesh se çka po veprohej. Gjërat kishin ndryshuar nga një vit më parë. Njësitet Guerile ishin rritur në fshatin tonë. Në luftë ishte inkuadruar edhe Sabit Geci, me një të kaluar shumë të dyshimtë. Sabiti kishte qëndruar në burg për shkak se i kishte shkelur me automjet tre persona për vdekje (gruan me dy vajza të Selim Sylkës nga Obria), të cilit ditën tragjike iu kishte plaçkitur edhe shtëpia. Sabiti ka qenë i shoqëruar me një prostitutë nga Bulgaria, e cila punonte në kafeterinë e tij “Drita” në Skënderaj. Komandanti e kishte kundërshtuar rreptësisht kyçjen e Sabitit në UÇK, pasi ky i fundit rrinte shumë shpesh me Ilia Trajkoviçin, komandant i policisë serbe.

Ademi i kishte thënë Sabitit se së pari duhet të kyçesh në aksione e pastaj në UÇK. Sabiti e kishte bërë shok Rexhep Selimin, njeriun e LPK-së, i cili ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin në Zvicër. Rexhep Selimi kishte insistuar që shokët e Komandantit Legjendar t'i përçante në të gjitha fshatrat e Drenicës, që nga Prekazi, Llausha, Açareva e Vojniku. Ai ishte përpjekur t'ia ndante Ademit, Nuradin Lushtakun dhe Lagjen e Lushtakëve; kishte arritur ta marrë Musa Jasharin dhe t’a dërgon në Obri, kurse Fadil, Ilaz dhe Zenun Kodra e kishin refuzuar ofertën e Rexhep Selimit, të cilit i ndihmonin Sabit Geci, Abedin Rexha dhe «Maxhupi» i Shtabit të Jabllanicës.

Rexhep Selimi kishte arritur të krijonte kanalin për të futur armë nga Deçani deri në Jabllanicë, e nga Jabllanica deri në Drenicë. Ai, përmes Hashim Thaçit kontrollonte paratë e mbledhura të LPK-së dhe me këto para manipulonte me njerëz. Në këtë mënyrë mundohej të manipulonte edhe me shokët e ngushtë të Ademit.

Edhe pse, kur kishte shkuar për herë të parë në fshatin Prekaz Mixhës Shaban (Jashari) i kishte thënë: - Ti i ke tre djem e unë do të bëhëm djali i katërt i yti, deri në vdekje. Mirëpo ky premtim, kjo Besë, të cilën e kishte dhënë Rexhepi kishte zgjatur vetëm disa muaj deri sa e kishte njohur mirë Prekazin, Llaushën dhe fshatrat tjera, pastaj ua kishte kthyer shpinën Mixhës Shaban dhe Legjendës duke i shpërndarë armët në rrethe tjera e jo në Prekaz e Llaushë, dy fshatra këto, që në atë kohë ishin nga më të rrezikuarat në tërë Kosovën.

Rexhepi ishte strehuar disa muaj në shtëpinë e Mixhës Shaban. Ky i fundit për të forcuar miqësinë dhe lidhjen e tyre, kishte dhënë vajzen e Rifat Jasharit për vëllaun e Rexhepit, Asllanin, i cili ishte student në Mitrovicë. Edhe përkundër miqësisë familjare, Rexhepi kishte vazhduar me direktiva nga LPK-ja, që Adem Jasharit t'i mbeteshin sa më pak shokë dhe e gjithë komanda e UÇK-së të mbetej në duart e tij, sikurse kishte mbetur financimi.

http://www.trepca.net/kultura/libri_..._gani.geci.htm


!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


alberti79
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 05-07-2009
Postime: 19

A ishte vertet qe shefki munishi durimi ishte uniforma e par e llapit te gjith shoket e din ket pun po eshte e vertet kjo eshte realitet ska askush qe e mohon ket pun sepse njeriu qe erdhi nga drenica ne llap me uniform te uck ishte shefki munishi durimi nga fshati brainë komuna e podujeves .
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ymer Ymeri.Deshmitar i Gjalle i Perjetimeve Neper Burgjet Famekeqija te Disa Grupeve Te UQK-se,Te Cilat jane Thirur ne Emer Te Kinse Luftes Qlirimtare (3)

Sabit Geci Me Arrestoi Mua dhe 16 te tjere,dhe Te Gjithve ne Keqetrajtoj Pa Mase",THOT Ymer Ymeri

Deshmitare i gjalle i krimit politike ne Kosove;z Ymer Ymeri,ka shumqka te Thote per krimin politike ne Kosoven e pase luftes.Ai ende kujton fjalorin e ashper dhe te vrazhde te ish-njeriut te pare te Sherbimit Informativ te UQk-se, z Sabit Geci, qe kishte ndaj personaliteteve politike te krahute te djathte ne Kosove.Duke folur per Sabite Gecin,bashkpuntori yne ne denocimin e krimit politik,z Ymer Ymeri thote:"Policia e Unmikut dhe njesitet e KFOR-it, duke shfrytezuar Sabit Gecin,shume lehte munde te vijen edhe te ndriqimi i shume vrasjeve dhe tentimvrasjeve te tjera politike ne Kosoven e pasluftes"Ymeri thote se Sabit Geci eshte njera nder figurat kryesore te krimit politik ne Kosove.
Sabit Geci ka gishte edhe ne vrasjen e vellait tim", thote Ymeri derisa ne fytyren e tije nganjeher vereheshin t i rridhin lotet e tij per vrasjen e vllait te tij.Ket lot te Ymer Ymerit nuk jane lote te frikes ndaj grupacioneve antikombtare qe vrane vllane tij, por jane lot proteste ndaj nje vrasje politike qe ndodhen pikirishte ne qender te Drenicese.Z.Haki Ymeri ishte nje nder figurat kyq te LDK-se ne Drenice.

Qka i tha Sabit Geci Ymer Ymerit

Per vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Haki Ymerit? jame i gatshem te deshmoje para qdo organi te drejtesise,sepse vetem me ndriqimin e ketyre vrasjeve,femijet tane mund te flene me lirshem ne te ardhmen.Sabit Geci me ka thene mua se ai e ka vrare Ahmet Krasniqin dhe ka tentuar ta vrase Sabri Hamitin. Sabit Geci dhe suites se tij.Ata jane te marre dhe te pandergjegjshem.
Ata nuke jane burra te vertete,sepse burrat e vertete nuk vrasin pas shpine.Ata jane qyqare dhe te ligj.Ata nuk jane njerze.Une i siguroj familjet Krasniqi se do te jem gjithmone i tyre,sepse do te jemi prane tyre,nese kerkohet per ndriqimin e vrasjeve ndaj me te dashurve te tyre.Pra,te gjithe ata qe vrane politikanet tane,si:Xhemail Mustafen,Ahmet Krasniqin,Haki Ymerin,Shaban Manajn,si dhe plagosen shume aktiviste tane te njohur politikisht e kombtarisht,duhet ta dine se ne nje dite te aferme dote zbulohen dhe do te dalin para drejtesise,sepse rrenjet e krimit ne Kosove jane shume te lidhura dhe mjafton qe te zbulohet vetem nje raste per t u zbuluar pastaj i tere krimi politik, i cili ndodhe dhepo ndodh ne Kosove,-tha Ymeri
Ymer Ymeri e kishte mik te ngusht kolonelin Ahmet Krasniqin,ish-minister i pare i Mbrojtjes se Republikes se Kosoves.
Bashkpunuam dhe bashke vepruam shume me te.Ahmet Krasniqi ishte nje njeri ,i cili me tere qenien e vete punoi per qeshtjen tone kombetare.
Strategjia ushtarake e kolonel Krasniqit ka qene e hartuar ne menyre profesonale dhe se njesite e tije kan qen te pergaditura mjafte mire per sulme ndaj forcave te okupatorit serbe.
Per here te fundit me Z.Ahmet Krasniqin jemi takuar ne Zagreb me 8.3.1998.Ai pastaj udhtoi per ne Shqiperi.Ne ndarje me tha se do te shihemi ne Kosove e lire.
Pasi grumbulluam 27 mije DM per UQK-en, me 12.3.1998 prej Zagrebit erdha ne Shkup e prej andej me 15.3.1998 kam mbritur ne Drenice.
Kur erdha pashe se si ne shtepin time ishte pika prej 10 ushtar.Nder keta ushtar te UQK-se ishte radhitur edhe vete Haki Ymeri,vellai im, i cili u vra nga dora tradhtar vetem pse ishte antare i LDK-se.Ne uniforme te UQK-se se ishte edhe djali i Hakiut-Iliri,djali im Bashkimi e edhe une-Ymeri,iu bashkova atyre. Keshtu, 3 muaj me radhe nje nga pikate kryesore te Uqk-se ishte ne shtepin tone.Pase 3 muajsh u largum punkti prej Broje.

"Nje dite ne BUrgjet enveriste sa nje dekade jete normale"

Nje dite ne burgjet famekeqija enveriste ishte e gjate sa dhjete vjet,-thot Ymer Ymeri.Ai thekson se kishte pjestar te UQK-se, te cilet silleshin mire me ne,por kishte edhe te atille qe ishin nen ndikimin e komandantve qe kendonin per Enver Hoxhen dhe qe na rrahnin dhe na fyenin pa mase.Ata nuk deshironin te ndegjonin asnje fjale pozitive,por vetem negative. Shpeshe herena kercnonin se do te na vrasnin,nese nuke flasim fjale negative per presidentin Rugova.Mirpo,nje gje e tille spaku nuk ka ndodhe ne dhomen tone.
Pra,thjeshte ishte shume e gjate nje dite ne keto burgje.EShte per t u befasuar se si gjashte vjete pase perfundimit te luftes,ne Kosove ende bredhin te lire neper rrugeve te qytetit ata kriminel qe gjate vitit `98 na torturuan pa mase burgjeve famekqija te Shqiperise.Ata neper keto burgje na konfiksonin te gjitha dokumentet na i mernin per te zhdukur qdo gjurme tone.Kjo ishte nje loje e piste e tyre,-thote Ymer Ymeri.(vijon)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum