I polli mushka Ilir Metës në Beograd
:: sport
Page 1 sur 1
I polli mushka Ilir Metës në Beograd
I polli mushka Ilir Metës në Beograd
Publikuar: E enjte 18 Mars 2010, 18:53 6 Komente 10 Rekomandime
Doc. Sci. Gani Asllani
Vizita dy ditore e zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, në Beograd na solli qartazi përpara syve tanë bërthamën e politikës shqiptare në raport me fqinjët. Kjo vizitë që ishte edhe strumbullari i aktiviteteve politike të zotëri Metës qysh se ka rimarrë detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare, na solli parasysh veçoritë specifike të diplomacisë së Tiranës në raport me botën, por edhe me njerëzit e brumit të vet, pra shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Megjithëse personalisht zotëri Meta dhe ndonjë nga këshilltarët e tij e cilësuan këtë vizitë si shumë të suksesshme, në mendimin tim personal, profesional dhe akademik, jo vetëm që ishte e gabuar, por kjo vizitë do t'i hapë edhe telashe në të ardhmen Republikës së Shqipërisë.
Sjellja prej këshilltari
Zotëri Meta shkoi në Beograd në cilësinë e një ministri fuqiplotë të një shteti sovran, por u soll përpara pritësve të tij, si një këshilltar i një komune të harruar në kohë jashtë kontinentit tonë. Takimi me presidentin Tadiq, ishte një përunjësi e pacipë e një shqiptari i cili i shtrëngoi dorën Presidentit të një shteti kriminel, fajtor për katër luftëra gjatë një dekadë, i cili as që ka kërkuar ndjesë, e as që e përfill ekzistencën e popullit shqiptar në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. Deklaratat e zotëri Metës për integrime euroatlantike të Shqipërisë dhe Serbisë tingëllonin si tentim për të vajosur një ide shumë të ndryshkura në Beograd, sepse Serbia vet akoma nuk është përcaktuar qartazi se a do të afrohet me BE-në apo Rusinë dhe këshillat e Ilir Metës dukeshin sikur fjalë të pa kripë. Zotëri Meta, e para e punës gaboi edhe në orientimin e tij gjeografik. Ai e quajti disa herë Serbinë shtet fqinjë, kur dihet se qysh pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia, tashmë Shqipëria nuk ndan as edhe një centimetër kufi me Serbinë. Përunjësia e ministrit të Jashtëm Shqiptar u tregua edhe me rastin e pyetjes së gazetarëve për Kosovën, temë që ai u mundua ta shmangë me çdo kusht. Zotëri Meta foli për Kosovën në veten e tretë, pra sikur të ishte një çështje që i përket një konstelacionit tjetër të universit politik. Ai nuk mori guximin e diplomatit që t'i thotë Tadiqit se Kosova duhet të njihet edhe nga Serbia nëse duam që rajoni njëmend të përparojë, ose nuk e gjeti guximin e homologut të tij francez, dr. Kushner, i cili vetëm para pak javësh ia tha jo vetëm presidentit, por edhe gjithë popullit serb, se Kosova është shtet dhe ky realitet nuk zhbëhet. Sa i përket problemit të Luginës së Preshevës, zotëri Meta prapë me lajka nga më të ndryshmet, sillej si kameleon, duke mos gjetur guximin që t'u thotë autoriteteve serbe se vërshimi i shqiptarëve vendas të këtyre trojeve autoktone shqiptare drejt Perëndimit javëve të fundit, është si pasojë e diskriminimit ekonomik dhe shkombëtarizimit sistematik të tyre që Serbia po bën me dekada me radhë.
Investimet për Kosovën lindore
Pse për shembull, zotëri Meta nuk kërkoi investime të njëjta nga Qeveria e Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Mjaltëzës (Medvegjë) sikur që ndodhin me komunat e përafërta me banorë me to? Përpos kësaj, zotëri Metës i polli edhe mushka, kur Vuk Jeremiq, duke treguar agresivitetin dhe mospërfilljen historike karakterizuese të diplomacisë serbe ndaj Shqipërisë, i nxori edhe minoritet serb në Shqipëri. Jeremiq, ndryshe nga Ilir Meta, që s' bëzante fare rreth çështjes së pazgjidhur shqiptare me fajtor kryesor pikërisht Serbinë, kërkoi "të drejta të pakufizuara për bashkëkombësit e vet në veriun e Shqipërisë", dhe as që lëkundi qerpikun nga frika se mos po trazohej Meta apo dikush tjetër nga delegacioni shqiptar kur e bëri këtë deklaratë. Trajtimi me inferioritet që i bëri diplomacia serbe zotëri Metës, u dëshmua edhe me rastin e vizitës së delegacionit shqiptarë në Luginën e Preshevës, kur në vend që Meta të shoqërohej nga homologu i tij Jeremiq, si njeriu që edhe zyrtarisht e ka ftuar atë me protokoll në Beograd, ati i dhanë si shoqërues ministrin e pushtetit vendor, duke neglizhuar nivelin e tij dhe të detyrës që Meta përfaqëson në qeverinë e Shqipërisë .
Dhe çështja e fundit, me sjelljen e tij prej një nxënësi të urtë që i bindet fëmijëve ngucaxhinj, zotëri Meta e çoi lart pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtare duke e bërë qendër të diplomacisë rajonale, dhe duke quar drejt përdorimit të vizitës së tij nga diplomacia serbe si faktor i hapjes së Serbisë ndaj fqinjëve dhe ndaj botës. Në studimet e mia të shumta për çështjen shqiptare, vend të rëndësishëm zënë edhe epoka e komunizmit dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu unë para disa muajsh po lexoja një dokument arkivor ku Tito e përçmonte Enver Hoxhën kur ky po vizitonte Beogradin në vitin 1946, duke e quajtur "kalama i politikës, fshatar, langua dhe të paedukatë". Nga sjellja e tyre, gjuha trupore që tregonin, dhe deklaratat që i lëshuan zyrtarisht pas takimeve me Ilir Metën, kam përshtypjen se zyrtarët e Beogradit mes vete kanë pëshpëritur po të njëjtat fjalë si edhe Tito dikur për Enver Hoxhën, në mos më keq bile.
(Autori është pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Glasgou, Britani e Madhe, bashkëpunëtor i Qendrës për Studime të Evropës Lindore në Glasgou, hulumtues shkencor në Universitetin e Varshavës dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)

Sujets similaires
» Mehe Uka lapidar ne beograd dhe ne Mitrovice =Marovaci
» Kush e ngriti dromin me flamur ne beograd
» Rugova shkoje ne Beograd gjate luftes,e Uka ?
» Azem Vllasi kendon ne beograd serbishte vidovdanin
» Bisedimet beograd prishtine bejne qe te ndahet kosova

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum