Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT

 :: sport

Aller en bas

SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT Empty SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT

Message  Perparimi Sam 21 Aoû - 17:04

SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT


Modeli i biznesit është i thjeshtë: ata që bashkëpunojnë shpërblehen; kritikët merren në shënjestër. Për shembull, gazetarët që raportojnë për korrupsionin përndiqen dhe kërcënohen. Qeveria e Kosovës i bën presion Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Zyrtarët shfrytëzojnë mjetet ekonomike që reklamuesve t’u mbushin mendjen të mos bëjnë biznes me mediat e pavarura, si “Koha Ditore” dhe “Zëri”. Stafi i një prej programeve më kritike televizive, “Jeta në Kosovë”, u kërcënua me vdekje pas transmetimit të një raporti kritik ndaj një prefekti të PDK-së. Një përfaqësues me ndikim i OJQ-ve, i cili Qeverisë iu referua si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, u etiketua “antishtetërore” nga zëdhënësi i Qeverisë, derisa kritikët akuzohen se janë “spiunë serbë”.
Edhe mua “Infopress” më ka akuzuar se jam agjent serb - gazetë kjo që financohet nga SHIK-u dhe botuesi i së cilës është deputet i PDK-së. Duke reaguar kundër raportit tim hulumtues, kryetari i Parlamentit, anëtar me ndikim në PDK, bëri deklarata publike, duke insistuar se SHIK-u ishte shpartalluar formalisht rreth dy vjet më parë. Megjithatë, ekzistenca e tij është një sekret i njohur publik. Ndonëse besnik i PDK-së, SHIK-u nuk i jep llogari askujt.
Mirëpo, për shkak të natyrës si organizatë klandestine, nuk ka dokumente rreth aktiviteteve të SHIK-ut. Ky artikull bazohet në intervistat me personat që nuk kanë dashur të identifikoheshin. Burimet janë të besueshme. Krahas z. Krasniqi, tre ish-kryeministra insistojnë se pjesëtarët e SHIK-ut janë duke i vazhduar aktivitetet e tyre, duke ndikuar në jetën publike dhe private në Kosovë.
Prej nga erdhi SHIK-u? SHIK-u është pjesë e nëntokës së errët të agjencive politike të inteligjencës, të cilat për një kohë të gjatë kanë dominuar në sigurinë e brendshme të Kosovës. Ai u themelua nga shqiptarët e Kosovës nga lugina e Drenicës në të nëntëdhjetat, për të ndihmuar në aktivitetet e UÇK-së. SHIK-u fillimisht financohej prej fondeve të mbetura nga lufta e vitit 1999, posaçërisht fondi “Vendlindja Thërret”, që financoi luftën guerilje të UÇK-së për pavarësi. Ndonëse SHIK-u nuk pati ndonjë rëndësi gjatë luftës, ai u pasurua nga konfiskimi i mallrave dhe i produkteve industriale, të cilat i lanë serbët, të cilët u tërhoqën me nguti. SHIK-u, po ashtu, zuri banesat e serbëve dhe kërkonte para që t’ua lironte ato blerësve të rinj.
Prej UÇK-së dolën disa parti politike pas luftës. Hashim Thaçi, kryeministri aktual, e formoi PDK-në. Si rrjedhojë, besnikëria e SHIK-ut ndaj UÇK-së u bart tek PDK-ja. Veprimtaria fillestare e SHIK-ut kishte të bënte me mbrojtjen e zyrtarëve partiakë, si dhe mbledhjen e informatave e përndjekjen e kundërshtarëve politikë.
SHIK-u nuk ishte i vetëm; edhe partitë e tjera politike të Kosovës kishin themeluar shërbime të inteligjencës gjatë luftës. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e formoi krahun e vet të inteligjencës “Sigurimi i Atdheut”. Ai pati një personel prej 300-vetash në periudhën e kulminacionit, që financohej pjesërisht nga donacionet e shqiptarëve të Kosovës që jetonin jashtë. Ai, po ashtu, merrte një përqindje të ryshfetit që i paguhej LDK-së nga biznesmenët lokalë, të cilët konkurronin për tenderë të rindërtimit dhe punëve të tjera. Ndonëse secila parti kishte rrjetin e vet të nëntokës, SHIK-u u bë më i madhi dhe më profesionali, duke i inkorporuar në fund agjencitë më të vogla të inteligjencës të partive të tjera.
Kush e udhëheq SHIK-un? Kadri Veseli ka qenë kreu i pakontestuar i SHIK-ut që nga themelimi i tij e deri më sot. Ndonëse SHIK-u punëson më shumë se 100 persona, qindra të tjerë paguhen në bazë të performancës dhe për informatat që japin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum