Ilir Meta perbuzi Medvegjen e shqiptareve
:: sport
Page 1 sur 1

Fillimi | Opinion | Pse Ilir Meta ia ktheu shpinën Medvegjës?
Pse Ilir Meta ia ktheu shpinën Medvegjës?
18/03/2010 08:49:00
Madhesia e shkronjave:
Dashnim HEBIBI
Këto ditë thuajse në të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, një ndër temat kryesore të lajmeve, ishte vizita e zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm shqiptarë z.Ilir Meta, që ia bëri Beogradit, Bujanocit dhe Preshevës, që në fund të vizitës së tij, shkruhej, se Ilir Meta e vizitoi Luginën e Preshevës.
Të flasësh për emërtimin e Luginës së Preshevës, sigurisht, se do na duhej që të shtjellojmë gjerë e gjatë këtë temë, se nga erdhi ky emërtim dhe cili është emri i vërtetë i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por kësaj radhe nuk do të ndalemi për të komentuar shkurtimisht, por do ia lëmë kohës edhe pse disa herë kemi shkruar në disa media për emërtimin origjinal të këtyre trevave shqiptare, që të gjithë e dimë se në çfarë situate është politike, ekonomike dhe sociale është Albania e vogël.
Pas shumë dekadave, këto treva shqiptare, ishin jetime, përjashto disa intelektualë, artistë, që kanë vizituar Preshevën dhe Bujanocin dhe Medvegjën, por politikanë, nuk ka ndodhur, ka pasur, por jo haptas, këto të dhëna i mbështesim nga burimet që i kemi siguruar nga disa liderë shqiptarë. Para ca ditësh në një koment, ngritëm zërin e kujtesës për liderët tanë, që të mos e harrojnë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, ishte koment, me rastin e vizitës së presidentit serb që ia bëri Kosovës, vizitë në mes të serbëve.
Medvegja mbeti duke pritur zv.kryeministrin shqiptar
U shkruajt shumë dhe u komentua për këtë vizitë, por nuk pamë dikund që iu kujtua Ilir Metës, se edhe Medvegja është shqiptare. Gjersa në Preshevë pritet dhe vallëzon e në Bujanoc cakërron gotat, medvegjasit humbasin shpresat edhe më shumë për tu kthyer, apo për të mbijetuar në ato toka stërgjyshërore. Me tu kthyer nga Beogradi, z.Meta, ka pasur pak mundësi të ndalej në Medvegjë dhe të pijë ujë medvegje dhe të niset pastaj për në Bujanoc. Medvegja kreshnike, me ata pak banorë që i ka në ato treva shqiptare, do ta kishin pritur me zemër të hapur. Kjo vizitë do të ishte shumë historike për medvegjasit dhe shumë kuptimplote.
Nëse Medvegja harrohet nga liderët tanë, atëherë çka presim...
Më mirë do ishte të vizitohet Medvegja dhe ti thuhet qeverisë serbe, se ku janë medvegjasit, pse janë shpërngulur medvegjasit, pse nuk ka zhvillim ekonomik në Medvegjë, pse është përplot me ushtarë e kazerma të ushtrisë ky vend, e pse maltretohen qytetarët e saj e kështu me radhë.
Presheva dhe Bujanoci janë në një gjendje tjetër, edhe pse është e lidhur me një nyje gardiane, ajo i përballon këtyre stuhive, për arsye të njohura, por Medvegja, ka mbetur jetime dhe po trajtohet si jetime. Gjersa liderët serbë, vizitojnë veriun e Kosovës, duke ditur, se ajo tokë është shqiptare, e vizitojnë fshatra të banuara me serb, për ti dhënë vullnet jete dhe elan shprese, ne harrojmë vetë Medvegjën.
Si janë ndjerë medvegjasit atë ditë
Ndjenjat e medvegjasit, sikur të atyre që janë në Medvegjë, Kosovë apo diasporë, kanë qenë dëshpëruese. Kur medvegjasit, solidarizohen me Kosovën në situata të ndryshme, ku edhe janë solidarizuar me qindra herë, gjithashtu edhe me Shqipërinë, ata po harrohen dhe po trajtohen sikurse të dorës së dytë. Takim historik do të ishte, sikurse të vizitohet Medvegja dhe jo Presheva e Bujanoci.
Medvegja jetime, medvegja e përbuzur dhe e harruar, pret ditë më të mira e medvegjasit, nuk humbin shpresat, ata presin ditë më të mira dhe takime e kujtesa nga liderët tanë, sepse më vonë do të na gjykoj historia. U komentua dhe do të komentohej pozitivisht dhe diku edhe negativisht kjo vizitë e Ilir Metës, por të shkruhet dhe të ngritet zëri, që liderët tjerë shqiptarë, të vizitojnë Medvegjën, këtë tokë shqiptare, që dita ditës, do ti mbetet në duar të tjerëve, sikurse që jemi mësuar të mësojmë nga historia jonë kombëtare.
E vitet ecin dhe dekadat e shekujt, por realitetin nuk do mundemi ta shtrembërojmë edhe pse historinë e shkruajnë njerëzit, sepse Medvegja është shqiptare dhe duhet të ngremë zërin e ta vizitojmë, të pimë ujë atje e jo t`a lëmë në mëshirën e shitjes së shtëpive dhe truallit.
(Autori është editor i Qendrës Mediale Shqiptare në Botë – Cyrih)

Re: Ilir Meta perbuzi Medvegjen e shqiptareve
Po ky i mjeri dhe qeveritaret e trevave shqiptare me par konsultohen me serb e grek e pastaj veproin me popullin e tyre .Po mos tju perfillen urdherave sere as njeri nga keta nuk do ta ushtronin funkcionin per ti shtypur shqiptaret
Liria e shqiptareve ne shqiperi e ne trevat shqiptare eshte sikurse me thene po nguli gozhda ne det !
Keto poshtersira e bejne shqipfolesat qe shiten si shqiptar a nuk e meritoin tjeter gje pos tradhetar e nuk ka kush tu japi pluma se as Avni Rrustemi nuk e ka vrare Esat Pashain per patriotizem sepse e ka pague Zogu me ja marr shkomin .Ketso dallaveresh behen vetem ne mesin e shqiptareve dhe vete nuk e din se nga e kan rrjedhen siq e ka lumi burimin e tij !

Sujets similaires
» Ilir Meta-Petroviçit: Ndihmë komunitetit serb në Kosovë
» Ilir Meta, ka thënë se Manastiri i Deçanit përfaqëson gjitha
» Lufta ndermjet shqiptareve ortodox kundra shqiptareve muslim
» Meta pritet termet apokaliptik Qeshin sezmologet shqiptar

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum