Ilir Meta-Petroviçit: Ndihmë komunitetit serb në Kosovë
:: sport
Page 1 sur 1
Ilir Meta-Petroviçit: Ndihmë komunitetit serb në Kosovë
Meta-Petroviç: Ndihmë komunitetit serb në Kosovë
Tërhequr më 22 Dhjetor 2009
TIRANË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka garantuar ndihmë për komunitetin serb në Kosovë, duke pohuar se fqinjësia e mirë i shërben paqes në rajon. Deklarata është bërë sot gjatë takimit që ai zhvilloi me përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan Petroviç. Meta vlerësoi se pjesëmarrja e këtij komuniteti në zgjedhjet në Kosovë do t'i shërbejë integrimit të mëtejshëm të tyre në institucionet e qeverisjes lokale e qendrore. "Ripërsërita premtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të kontribuar për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit ose për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunat me shumicë serbe"- tha Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pa detajuar ndihmën konkrete që pritet të japë qeveria shqiptare. Nga ana e tij, Petroviç, duke falënderuar për ftesën, ka theksuar se vizita në Shqipëri nuk është vetëm për një arsye. "Ajo që është e rëndësishme është të fokusohemi tek nevojat e qytetarëve, tek ajo që është e domosdoshme për qytetarët në Kosovë"- ka thënë ai.
Dernière édition par Perparimi le Mer 23 Déc - 9:03, édité 1 fois
Sujets similaires
» Ilir Meta perbuzi Medvegjen e shqiptareve
» Ilir Meta, ka thënë se Manastiri i Deçanit përfaqëson gjitha
» Meta pritet termet apokaliptik Qeshin sezmologet shqiptar
» Meta pritet termet apokaliptik Qeshin sezmologet shqiptar
» Zgjedhjet lokale te serbeve neper Kosove,serbijanizmi kosove

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum