Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Si te hapen dosjet e ish komunistave shqiptar

 :: sport

Aller en bas

Si te hapen dosjet e ish komunistave shqiptar Empty Si te hapen dosjet e ish komunistave shqiptar

Message  Perparimi Sam 21 Nov - 3:46

Kerkesa per hapjen e dosjeve te servilave ne kohen e ish jugosllavise
........................................................................................................

Saj i perkete hapjes se dosjeve,kurre nuk do behet nje gje e tille,sepse servili servilit si me ja hapure nje gje te tille ?
Jo qe do te kalonin dhjetra vite qe nga kalimi kinse i luftes çlirimtare te kosoves,
por do te kalonin kohera e kohera dhe kurren e kurres dosjet e ish udheheqesave
shqiptar te LKJ nuk kane mundesine qe te hapen!Sepse secili sipas aftesive ka qen servil shkau !

Po si ore njerez te hapen ato dosje,kur ne udheheqjen e uçk,ishin te kyqur njerez qe kishin
sherbyer ne armaten popullore te jugosllavise ?!
Njerez qe kishin punuar ne organet me te larta te pushtuesit serbo jugosllave!
dhe ate punonin neper komitete si sekretar komuniste apo kryetarkomunash e njerez qe kishin punuar
neper mbrojtjet popullore te jugosllavise,e si kryetare komuneave e perfaqesues keshillash
te fshatrave ane e mbane kosoves ,gjere tek kuriret e shkollave qe hanin e
pinin dolli me pushtuesin serb.

PO e zem qe paska luftue uçk per ta çliruar kosoven dhe bashkuar me nenen shqiperi
dhe ku jan o zoti i madhe ata luftetaret e vertete ?Pse nga ata asnje nuk e shohe
qe gjindet ne ndonje organ te larte ne qeverin e kosoves!
Ku u treten gjithe ata luftetar me mijera qe ishin te veshur ku ?A mos kjo qeveri i shpalli si njerez te pamoralshem politikisht qe e luftuan shkaun me tere qenjen shpirterore shqiptare ?Sepse kishin lidhe martesen me Milloshin se ne disa krera po i veshim tonet si uçk e mos te vritemi mes vedi ? !
Dhe beje vertete nje monologim duke nenerisur neper mjete shpirtitit tim te trazuar,athua kujt sot i paskam mbetur ti besoja ?As vetevetes time !
Po ta analizon kohen e Rankoviqit,te titos(Fadil Hoxhes)
dhe shperberjen e LKJ ne LDK e udhehequr nga ana e Ibrahim Rugoves,ky i ndjeri
gjere ne diten e fundit ishte sekretar partije ne univeritetin e Kosoves !
Pra kjo tingellon jo buke po kulaq,te krijuar nga nje brumosje e se njejtes substance!Dhe qe te gjitha paritit e krijuara mbase LDK ishin si si rrjedhije kupilash !

Me kete po bije ne perfundim se kur i shohe ne brendin e policise se Kosoves i shohe ata
polic qe me rrahnin mua kur une kerkojsha ne ate kohe "Republiken" e Kosoves!
Shohe ata drejtor shkollash qe nuk me pranojshin si mesimdhenes me profesionin tim!Sepse iu isha personi me i pa pershtatshem moralopolitike !
Shohe ata drejtor qe nuk me merrnin ne pune dhe qe ne refuzimin e lutjes me shkruanin;
Se Haxhi L Kuçi nuk i ploteson kushtet moralo politike per kete vend te punes!Uke Bytyqi kur ishte sekretar i LKJ ne sipermarrjen e OBIT ne vitet e tetedhejeta .Por tani ky shkoj dhe skam çka te flasi !

Shohe ata kurira shkollash qe dite e nate pinin qaje ne dhomen e ziles,dhe kete haptas
zgerdhiheshin si kali pas shurres se peles!

Po qe se kerkon nje gje populli per tu hapur dosjet e ish udheheqesave shqiptar ane
e kende trojeveka ,duhet me ja nis shume ma heret hapjen e ketyre
dosjeve qe nga tradhetija e mbretreshes se Ilireve te Teutes e gjere me sot!Sepse
tradhetija e shqiptareve eshte bere pjekuri e nje gjenit me te ri ne boten
e njerezise,me emerin tradhetar(dhempir),qe e ngrene edhe femiun e vete per
interesin e vete personal !Qe ne shpirtin e tij nuk ndjene dhembje as atehere kur masakron te dashurit apo kombin !

Si shembuj po e marrim te kaluaren e aferte se me shkue ne kohen e Teutes na duhet
me shkrue libra e libra dhe vetem duhet semure psiqikisht njeriu normal qe ka ndjenja dhe qe e njehe eren njeri!
Po ja nisim qe nga mbreti Zog,i cili sipas disa shkrimeve sot po ndryshone shume
ajo e se kaluares se shkruar;Tani,Zogu po del kinse e pagoi Avnin Rrustemin qe ta vraje ne Parise dajen
e vete,per nje shume maramendese 3500 frnaga !

Vrasja e cilitdoqoftë ,motivi shtytës politik mbetet vrasje”
eliminimi fizik i Esat pashës ishte nevojë e domosdoshme për fatet e Shqipërisë!Pse o zot ?Kur ne anen tjeter ne stambolle e krijuan shoqaten atedhetare per çlirim e bashkim keta;Esat Pashe Toptani,Hasan Prishtina,Ismail Beu Qemajli,dhe ky na doli tradhetar e tjeret patriota ?!Hajde histori hajde,secili sipas deshirave dhe interesave vetanake,e rrasja popullit si ma keq!


E sot kan,cili cilen,e cilin duhet vrare per fatin e bashkimit te trevave shqiptare ?Ku secili secilin e shpalle servil shkau,greku,e e maqedonaseve !Tradhetaret patriotet i etiketonin spiuna e veten patriota e heronje ata qe u vrane si spiuna !Qudira ka gjeni shqiptar !

Kur ne kohen e Esat pashe Toptaint,shqiperija ishte e ndare e sundue nga mu keta fuq,qe jan duke shkulizur femrat shqiptare nga skamja e teje lodheshme per nje kafshate qe nuk kapet dote!i;

Shkodra,Korqa,Pogradeci ishin nen sundimin franqeze,viset ne veri gjate drinit ishin nen sundimin serb,
Vlora dhe disa pika te tjera nen sundimin italian !Ndera ,Shkodra ,Uliqin,Tuzi,
Tivati e disa pika tjera nen sundimi e malit te zi!
Qamerija ishte nen sundimin e greqise ku me ndihmen e servilave beri gjenocid mbi vellazerit tone.
Dhe mund te thonim se trevat shqiptare ishin nen nje protektorat
administrative nderkombetar pa dallim ne kete kohen e sotit te vitit 1999 e gjere me vitin 2009,e qe do vazhdone edhe sa e sa me keta qeveritar te shkret !!
Per çka dhe pse u nise nje lufte ne Kosove kinse per tju bashkue nanes shqiperi ?Kurse betimit ka qen BK ,e jo nje kosove pa armate,pa identitet,pa hymnin kombetar !Zot jo Esat Toptana,por KOFRAT e botes jan keta udheheqesa shqiptar kudo e kado qe udheheqin shqiptarin!
Sidomos qeverija e Rugoves dhe organi politik ushtarak i uçk shkuan ne france
dhe nenshkruan rzuluten 1244 qe te zbatohet ne fund nje pako e Ahtisarit qe
kosova te ndahet ne disa pjese si;Mitrovicen qe po shihet nga marsi,
e ne anen tjeter ne kufi me Malin e Zi sa km iu eshte afrue qytetit te Pejes,
ka ana e Gilanit poashtu! Dhe si nje poshtersi e tradhetise
behet krijimi i komunave te reja serbe me shtetesi shteterore(eksteritotialitet) ku çdo shqiptar
qedo kalone andej pari duhet te kontrollohet sikurse te kalon neper serbi e
neper Kosoven e pavarure!

Kush jan pra Esat Pashe Toptaet ?Kon duhet me vrare si tradhetar qe detin ja falin greqise si prone t veten private ! Trojet shqiptare nuk jane prone e askujt ne menyren induviduale,pos te te gjithe kombit shqiptar dhe secili edhe qobani ka te drejten e berjes pyetje dhe obligim qe te informohet per çdo gje per toka dhe jeten e secilit shqiptar kudo qe gjindet !

E ku jane Avni Rrustemat qe ja sot ja kurr
kemi nevoje per kesi njerez qe ja lozin gishtin ravolverit!Por jo me pare !Jo pa e dite a ka tradhetue veq hiqja qafen,sepse historin po na meshtjellin te shiturit dhe tradhetari veten po e bene patriot e atedhetar e keta po e marrin pushtetin dhe çka po dojne e si po u qohet po e shktruajne historin e mbrapeshte duke na genjyer feminin e shkrete.

E pergaditi
Haxhi L Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Si te hapen dosjet e ish komunistave shqiptar Empty Re: Si te hapen dosjet e ish komunistave shqiptar

Message  Perparimi Dim 22 Nov - 5:45

me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Dihet mirëfilli se vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup personalitetesh shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë. [1] Aty pasi u diskutuan të gjitha aspektet organizative të luftës së armatosur në tërë etnikumin shqiptar, u vendos që kryengritja e përgjithshme të nis në pjesën verilindore të Shqipërisë (në Vilajetin e Kosovës) për t´u shtrirë pastaj në të gjitha viset tjera. Organizimin e kryengritjes në Kosovë e mori përsipër Hasan Prishtina. Esat pashë Toptani u zotua se do të merrej me organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Mesme dhe në Mirëditë, Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan të ngrinin në kryengritje Shqipërinë e jugut, ndërsa Ismail Qemali mori përsipër të siguronte ndihma materiale nga kolonitë shqiptare në mërgim dhe përkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane. [2] Ngjarjet e zhvilluara në vitet 1912 - 1913 kanë dëshmuar se, jo të gjithë pjesëmarrësit e takimit të Taksimit i përmbushën zotimet e tyre. Nga të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbledhje historike, vetëm Hasan Prishtina e Ismail Qemali e mbajtën fjalën e dhënë, ndërsa të tjerët me ndonjë përjashtim të vogël, jo vetëm që nuk u angazhuan dot, por me veprimet e tyre e dëmtuan rëndë kryengritjen e armatosur çlirimtare. Prej tyre në dëm të kryengritjes shqiptare, më së shumti veproi Esat Pashë Toptani. [3]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum