Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

 :: sport

Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Perparimi Lun 2 Nov - 10:49

Rexhep Qosja per Titon:

"NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme."

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Re: Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Perparimi Lun 2 Nov - 10:55

PADITET “TOENA” DHE REXHEP QOSJA PËR HAJDUTËRI!

Akademik Hivzi ISLAMI

Pas luftës në Kosovë, ndërsa në Shqipëri edhe më herët, sikur ishte bërë dukuri përvetësimi jo vetëm i ideve, por edhe i punës së tërësishme të autorëve dhe të shtëpive botuese nga matrapazë të ndryshëm. Pati edhe denoncime publike dhe ndjekje në gjykata, por kot – piratët vazhduan veprimtarinë e tyre për përfitime materiale, por edhe “patriotike”.

Një sëmundje tjetër e shqiptarëve pas rënies së komunizmit ishte që secili “intelektual” shqiptar donte të shkruante së paku një libër; dolën edhe të tillë që me para, përmes shablloneve të dhunuesve të historisë, dëshironin t’i fusnin baballarët, gjyshërit apo stërgjyshërit në histori si patriotë të mëdhenj!

Një mani tjetër viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që gati më bëri të hiqja dorë nga puna ime hulumtuese shumëvjeçare, ishte se çdo i treti a i katërti shqiptar i moshës madhore në Kosovë donte të bëhej demograf dhe këtu sfera e migrimeve të popullsisë u bë më atraktivja, por edhe më e keqpërdorshmja. Erdhi puna deri aty sa edhe teneqexhinjtë u bënë ekspertë në këtë fushë!

Një mik imi një ditë më telefonoi dhe më tha se libri im “Spastrimet etnike – politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve”, që në vitin 2003 doli nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” më është “ribotuar” këto ditë nga një shtëpi tjetër botuese, por me dikend tjetër si autor.

Njëmend nuk e kuptova derisa nuk ma sqaroi: më tha gjeje librin dhe gazetën, ku ishte bërë një prezantim bombastik i botimit, siç di të bëjë autoreklamë vetë autori për botimet e veta. I gjeta gazetën dhe librin e paturpësisë të shtëpisë botuese, që është “Toena” e F. Toçit nga Tirana dhe të autorit pa përgjegjësi profesionale e morale, Rexhep Qosjes.

Ka shumë vjet që te ne qarkullojnë dokumente, elaborate dhe tekste të ndryshme të qarqeve dhe regjimeve serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve.

Disa prej dokumenteve dhe elaborateve ishin përkthyer në versione të ndryshme në gjuhën shqipe, por me shumë gabime sa lexuesi nuk mund as t’i kuptonte; disa ishin përkthyer dhe në gjuhë të huaja.

Në vitet e 90-ta të shek. XX QIK-u kishte formuar edhe një redaksi dhe kishte distribuuar në anglisht me mija kopje të elaborateve të Çubrilloviqit, të Andriqit etj. Në kuadër të edicionit “Balkan Books” të Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, Robert Elsie kishte bërë në anglishte përkthimin e dokumenteve kryesore.

Dokumentet, natyrisht, nuk janë pronë e askujt, por përkthyesit e tyre kanë autorësinë; secili krijues e lexues mund t’i ketë në disponim dhe secili mund t’i shfrytëzojë nëse di t’i shfrytëzojë. Por nuk është e lejueshme të përvetësohet puna e të tjerëve pa lejen e autorëve të përkthimeve dhe pa lejen e shtëpive botuese.

Ndër shembujt më drastikë të hajdutërisë është botimi i librit “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe” të Shtëpisë Botuese “Toena” të Tiranës të autorit Rexhep Qosja.

Libri im “Spastrimet etnike”, që arrita ta botoj pas një pune disavjeçare, ishte ide dhe kërkesë e kahmotshme e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, por edhe imja, meqë jam anëtar i redaksisë.

Faza e parë ishte mbledhja, zgjedhja dhe sistemimi i dokumenteve; disa prej tyre siguroheshin me lehtë, ndërsa disa më vështirë. Për përkthimin e tyre u angazhuan njerëzit më meritorë, siç janë Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Vehap Shita, Eqrem Basha, Salih Maqedonci dhe Mimoza Dushi. Një pjesë të materialeve i përktheva unë vetë.

Përkthyesve që bënë punën më të madhe u dedikova falënderimin më të sinqertë, sikundër edhe redaktorit gjuhësor Shefqet Riza, që bëri punën e vet me shumë korrektësi. Te çdo material, në fusnotë tregohet burimi prej nga është marrë materiali dhe shënohet emri i përkthyesit.

Kur u konsumua shumë shpejt me shkrimet nga fusha e letërsisë, ku pretendonte se ishte “I pari” me ato librat e njohur zhdanoviste, duke imituar “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin“, dhe “ati” ynë i kombit, Rexhep Qosja, nisi të merrej me pamflete politike në kuadër të “studimit” të çështjes kombëtare.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Re: Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Perparimi Lun 2 Nov - 11:06

Qosja: Tani po ju përgjigjem Ju. Kam dhënë në muajin maj më 1980-ën, në vitin e vdekjes së Titos dhe gati një vit para demonstratave të studentëve tonë në mars të vitit 1981, një deklaratë për vdekjen e Titos, të cilit nuk ia kam përmendur kurrë emrin për së gjalli.


Atë deklaratë natyrisht do ta nënshkruaja edhe sot. Nuk kam qenë as titist, as enverist.


Koncepti im mbi lirinë dhe humanizmin gjithmonë është frymëzuar nga veprat e filozofëve e shkrimtarëve të mëdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh çka po shoh dhe kë po shoh në politikë duke vjedhur e plaçkitur e shfrytëzuar më vjen dëshirë të flas mirë e më mirë edhe për Titon edhe për Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovën - e ka gjetur të pushtuar prej Serbisë. Titoja e ka thënë menjëherë pas luftës në bisedë me Enver Hoxhën se do të pajtohej me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por këtë nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thënë Fadil Hoxhës në vitin 1968 se do të pajtohej që Kosova të bëhej republikë, por kjo do ta çonte në këmbë Serbinë. Në sajë të përkrahjes së Titos, Fadil Hoxha me një numër të udhëheqësve të tjerë shqiptarë, e ka çuar Kosovën deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi të vitit 1974, me Universitet, me Akademi të Shkencave e të Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisë, me shumë botime,

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Re: Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Perparimi Lun 2 Nov - 11:09

Shqiptarin si katundarin si intelektualin vetem me inqizue ,se kur vjen e i bjen boja artikullit apo fjales nuk e pranojne se e kane thene !

Tane shqiptaret po dalin laramanosa e karamlosa,zoti u marroft spiuna qe keceni ka e shihni ma mire e nderroni kahjen e gezofit!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Re: Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Perparimi Lun 2 Nov - 11:12

Rexhep Qosja: Kalorësi i fundit i rilindjes sonë kombëtare ... - [ Traduire cette page ]
Brari i pazëvëndësueshëm. bukur shkruan ti hasjan por.. nuk po kuptoj se ..... aktorlliku juj kinse i doni fort luftaret duket se si e trajtuat uk bytyqin. ...
posta.albasoul.net/showthread.php?p... - En cache - Pages similaires
Forumi Shqiptar - Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja? - [ Traduire cette page ]
23 Shk 2008 ... uk bytyqin..luftarin e shquar..pse e vrate o kanibale. ... Mos ndrysho ate qe thote Brari. Ai qarte shprehet kunder atyre qe nuk jane deshmore, ... Kur shkruan ti, me duket sikur lexon mendimet e ndjenjat qe kam brenda. ...
www.forumishqiptar.com/printthread.php?... - En cache - Pages similaires
Adem Jashari - Hero i Kosovës - Faqja 7 - Forumi Shqiptar - [ Traduire cette page ]
Postime: 11948. Brari i pazëvëndësueshëm. firak.. e dashke pak lakmus ti.. cfar mendon ti firaku per UK Bytyqin? ai qe e vrau a bani atdhetari e shkavelli? ...
albasoul.net/showthread.php?p=2274839 - En cache - Pages similaires
Arrestohet gjenerali i TMK-së Selim Krasniqi - Faqja 5 - Forumi ... - [ Traduire cette page ]
Ju zoteri BRARI dhe shume e shume persona te tjere e jeni anetar ne kete forum, .... Luftarin Uk Bytyqi e vrau x-i.. luftaren Sabahete e vrau y-ni. ...
albasoul.net/showthread.php?p=2234191 - En cache - Pages similaires
Diskutim rreth vrasjes se Tahir Zemes [Arkiva] - DForum - [ Traduire cette page ]
shkruar nga Brari <font class=editedby>[ Ky Mesazh u ndryshua nga: Pika e ...... ku edhe per rastin e te ndjerit Uke Bytyqit thua se ska te beje asgje me ...
www.kosova.de/forum/archive/.../t-5584.html - En cache - Pages similaires
Agjencioni FLOART - PRESS: dhjetor 2007
"perse nuk lexojme Hamit Beqen qe shkruan per edukaten seksuale, se po na e fusin anetaret e ...... Brari Anëtar që prej : 23-04-2002. Lajm i tmerrshem. ...
floart-press.blogspot.com/2007_12_16_archive.html - Pages similaires
Agjencioni FLOART - PRESS: dhjetor 2007
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. ...... Brari Anëtar që prej : 23-04-2002. Lajm i tmerrshem. ...
floart-press.blogspot.com/2007_12_14_archive.html - Pages similaires

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rexhep Qosja shkruan per drug TITON Empty Re: Rexhep Qosja shkruan per drug TITON

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum