Rexhep Qosja e Agim Vinca;poezi Titos ?
:: sport
Page 1 sur 1
Rexhep Qosja e Agim Vinca;poezi Titos ?
Guximi
Male
Age: 16
Vendi: Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007
MesazhTitulli: REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH! Sun Feb 22, 2009 3:27 pm
Ja nje interviste nga Rexhep Qosja, ku flet dhe e pranon idene, e shkembimit te territoreve, pra veriu i Kosoves me Serbi, Presheve Bujanoc, e Medvegje me Kosove. Ja intervista dhene AlSatit, konkretisht:
Qosja: Problemi i veriut do të zgjidhej po të donin ndërkombëtaret
Ndërkombëtarët do ta zgjidhin shumë shpejt problemin e veriut të Kosovës në qoftë se do të kishin dëshirë ta bënin këtë. Kështu ka vlerësuar akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për televizionin ALSAT.
Protagonisti kryesor i politikës kosovare në Konferencën e Rambujesë vlerëson se ndërkombëtarët për hir të qetësisë dëshirojnë ta lënë gjendjen në veri si në vitin ‘99.
"Është ky një problem që zgjat dhe, them unë, që edhe mund të zgjasë. Ky problem do të mund të zgjidhej po të ishin të vendosur ndërkombëtarët. Ai do të mund të zgjidhej menjëherë sikur të donin ndërkombëtarët, por ata duan një paqe dhe nuk duan të kenë trazira në Mitrovicën veriore dhe e mbajnë një gjendje të padrejtë, të papranueshme, të palejueshme", u shpreh Qosja.
Problemi shqiptar në Ballkan është i pazgjidhur dhe në këtë kontekst ai kërkon që institucionet e Kosovës të bëjnë edhe propozime të tjera dhe jo të çimentohen në respektimin e detyrimeve që kanë marrë nga pakoja e Ahtisarit vlerëson Qosja.
"Sikur të bëhej kjo në mënyrë vullnetare që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës dhe si kompensim për këtë të bëhej një lëkundje e kufirit të Kosovës në veri, çka ka të keqe këtu? Mendoj se kjo mund të jetë në interesin e Kosovës, në interesin e qytetarëve të Kosovës por mund të jetë edhe në interesin e vetë Serbisë. Zgjidhen problemet e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës e për mua është me rëndësi që të marrin fund mosmarrëveshjet", vijoi me tej ai.
Qosja ka drejtuar partinë Lëvizja e Bashkimit Demokratik në vitet e paraluftës dhe është tërhequr nga politika aktive për shkak të rezultatit të ulët që mori në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000. /alsat/
Cfare mendimi keni per idene e Qosjes?
Guximi
_________________
E drejta mbi revolucion, sikurse yjet mbi stuhi!
VICTOR HUGO
The man who really lived
___________________________________________________
Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Male
Numri i postimeve: 131
Age: 53
Vendi: kosove
Profesioni/Hobi: mesimdhenes
Registration date: 07/12/2008
MesazhTitulli: Re: REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH! Sun Feb 22, 2009 3:47 pm
Ideja e Qosjes perkitazi me shkembimin e teritoreve mes shqiptareve dhe serbeve,jo vetem se eshte ide e mire,porse eshte e vetmja menyre per qetesimin e perhershem te gjendjes ne keto ane,e -mbase,edhe rruge qe ne shqiptareve ne menyren me te padhimbshme na e mundeson bashkimin kombetar.Natyrisht,kjo ide e Qosjes,heret a vone do te kuptohet drejt edhe nga nderkombetaret.Alternative tjeter,zor se mund te kete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve: 1325
Profesioni/Hobi: bashkimi me dajak
Registration date: 29/06/2008
MesazhTitulli: Re: REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH! Sun Apr 05, 2009 10:38 am
veletini
Une kam ndejte ne shtepin e Qosjes e njohe ma mire se shume shqiptar,:
Gjere sa bejna nderrime teritoresh shqiptaro shqiptare edhe disa dekada do mbesim sa nje morr siq i kam thene Qosjes ne shtepin e tij para luftes,kete e keni te inqizuar dhe mundeni ta ndegjoni te gjithe shqiptaret kudo qe jeni !Kete sllogan e thene vetem ata qe nuk shohin dhe friga i ka kaplue ne strofullen e ariut !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Besueshëm
Male
Numri i postimeve: 1160
Age: 29
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
MesazhTitulli: Re: REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH! Sun Apr 05, 2009 11:00 am
E kam dasht shume,po kur u fut ne parti.
nderroi fjalet krejt u pat ba si Rugova!
Se dijese kuptoj pse ne shqiptaret tradhtojme me se shumti ne bot...
Ishim te lindur per tradhti.
si te vjen shqiptari ne pushtet sitet menjehere..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Male
Numri i postimeve: 326
Age: 56
Vendi: Shqypeni
MesazhTitulli: Re: REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH! Today at 6:54 am
Tito, Qosja dhe Vinca
Nga Sylejman Aliu
Njësoj si rexhep qosja "plak", kur në librin renegat të zisë për vdekjen e të madhit të tij, kolonialistit Tito, kishte shkruar: "Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar, luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë - ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat. Tito e ka udhëhequr, dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë - ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë "JO" Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive - ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdhaja - ja dhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq
vendimtare në historinë e përbotshme" (R. Qosja, "Një "JO" e madhe dhe shumë merita", "Rilindja", 11 maj 1980), edhe profesori dhe poeti "i ri" Agim Vinca, me dëlirësinë e pazorshme dhe të paimponueshme rinore të emocionit i kushtoi vargje të mëdha ndiesish Titos së tij në poezinë "Titos" ("Gëzimi", 11 qershor 1961)
Në këtë qasje mbase më pak do të flas për vlerat intelektuale dhe morale të të parit, të Rexhep Qosjes, që manifestohen si bindje e thellë e tij për Titon që "i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdhaja" në një kohë kur shqiptarët në Kosovë përjetonin pushtimin më të egër titist, sepse s'ka se si të thuhet më mirë dhe më bindshëm se ç'i ka thënë ai vetë, jo vetëm në librin e tij të zisë për Titon, por edhe më herët në "Morfologjia e një fushate", që nuk ishte tjetër pos një dosje famëkeqe në shërbim të UDB-së për gjithë garniturën e vetëdijshme kombëtare të intelektualëve edhe ashtu të pakët shqiptarë në Kosovë. Nuk do të flas as për vlerat e pafrenueshme emotivo-poetike të poezisë "Titos" së Agim Vincës, në strofën e fundit të së cilës shpërthen emocioni i tij zotues: "Tito sot kangë të këndojmë,/Për trimnin tande pa kufi/Tito çdo herë të kujtojmë/Sepse në jemi në liri".
Më tepër se për këto, mbase do duhej të thuheshin pak më shumë disa dimensione të tjera morale, jo vetëm për njërin, por për të dy këta që u zunë në gojë.
Derisa i pari, që nga atëherë, kur secili intelektual i mirëfilltë dhe mbi të gjitha i dëlirtë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ishte vënë (dhe vazhdojnë të vihen) në shënjestrën më rrënuese të Qosjes, i dyti, A. Vinca, nuk ka kursyer të rrënojë, jo vetëm opuset letrare të krijuesve meritash të veçanta letrare, por edhe të vlerave të tyre kombëtare e intelektuale, të cilët, m'u pse ishin të tillë, ishin gjithnjë të kërcënuar nga UDB-ja ish-jugosllave. Disa nga ta ishin të shtrënguar, ose të shpëtonin jetën, duke shkruar vargje të pakëta për Titon, duke vënë gjithë situatën brenda metaforave reale të jetës së kombit, që po i shkatërrohej furishëm bërthama, pavarësisht nga të gjitha rezistencat në atë kohë të tmerrshme pushtimi titist. A. Vinca, as si poet, as si profesor
universiteti kurrë s'kishte dashur t'i mendonte këto rrethana, në të cilat jetonin krijuesit dhe intelektualët "gabimtarë", por kishte hedhur mbi ta gjithnjë zjarrin denoncues. Si ishte e mundur kjo, kur ai vetë, pa e detyruar askush, pa qenë asnjëherë i kërcënuar, kishte shkruar poezi për Titon e tij, kurse shante të tjerët pse, me lakun e UDB-së, ishin detyruar të bënin ca vargje demagogjike për Titon, që të shpëtonin lëkurën?
Si i pari, si i dyti, nga këta dy personazhe, duke ngrehur lart zhurmën për vetveten e tyre, të përmasave folklorike, të patriotizmit zhurmues, sikur duan të tregojnë se sa të larë janë vetë dhe ç'vullkan të papërmbajtshëm intelektual, moral e patriotik kanë në vete, jo karshi armikut, Titos dhe pushtuesve, por ndaj gjithë klasës tjetër intelektuale, krijuese dhe kombëtare, që kishte dhe ka Kosova (të kujtojmë një shembull veprimi të Rexhep Qosjes: Në Mars të vitit 1999, ai iu drejtua shqiptarëve që të mos e braktisnin Kosovën gjatë gjenocidit të egër serb "sepse s'kemi atdhe tjetër". Ai, pak ditë më pas, i debdilosur fare, mjekërruar, e braktisi Kosovën dhe iku në Shqipëri. Pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, gazetarët në Shqipëri e pyetën se çfarë mendonte për ata që gjatë kohës së bombardimeve kishin qëndruar në Kosovë? Ai qe përgjigjur se ata që s'e kishin braktisur Kosovën, ishin lojalë të Serbisë)! Hiq dosjen "Morfologjia e një fushate" të Rexhep Qosjes, me të cilën u shërbye UDB-ja kundër intelektualëve më të dalluar shqiptarë e më me shumë sakrifica, për të parë nivelin e pamoralshëm moral të këtij akademiku, po përmend një shembull tjetër, ndërmjet shumë e shumë shembujve të tjerë, që vërtetojnë këtë që thuhet dhe dihet për këtë akademik. Ai shkroi librin "I kthyeri i penduar", që për temë kishte ardhjen e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë. Të gjithë ata që e sollën dhe gjithë ata që dolën ta prisnin me festë këtë monument, ishin quajtur nga autori Qosja si qen e kudra, kurse Kosovën e kishte emërtuar si fermë qensh!
Nuk është vështirë, prandaj, të shihet dhe të dihet se me ç'përmbajtje vlerash morale njerëzore e intelektuale, patriotike e kombëtare i servohet ky njeri opinionit tonë, që nuk është tjetër përveç një "fermë qensh"! Në anën tjetër, profesori dhe poeti Vinca, për ta fshehur veten dhe të bëmat e tij "poetike", që i ka shkruar vetë poezi Titos pa e detyruar askush, shan të tjerët në emër të patriotizmit të tij të shpifur, shkruan "Kolumne" urrejtëse për flamurin dardan, derisa nuk nxitet djegia e tij në sheshin e Prishtinës, duke dashur që kështu të digjet patriotikisht historia shqiptare e Dardanisë antike. Çfarë ishte e rëndësishme kjo Histori, kur atë e kishte sjellë simbolikisht i urryeri i tij i përmotshëm, i pari i Kosovës, Rugova? Sëmundja e pashërueshme e vetveteve të këtyre dy vetave, Qosjes dhe Vincës, deri vonë shërbente edhe si dergjë e një numri të madh përkrahësish të tyre, të cilët mendonin se me mllefe e urrejtje mund të shquheshin më shumë, apo që të mos dukeshin të harruar fare. Megjithatë, tash këtyre dyve u ka dalë boja. Dihen e shihen fare nëpërdukshëm me të gjitha dimensionet e tyre imorale.
_________________
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Sujets similaires
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja shtisi
» Rexhep Qosja per titon edhe sot e done.
» Rexhep Qosja ti denojme depostratat e v.1981
» Rexhep Qosja
» Rexhep Qosja shtisi
» Rexhep Qosja per titon edhe sot e done.
» Rexhep Qosja ti denojme depostratat e v.1981
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum