Shpresa Gashi kendoi per titon,dhe me Isuf Gervallen ne rini
:: sport
Page 1 sur 1

Shpresa Gashi: Këndova para Titos, më mbeti peng Enveri
Të komunikosh nga afër me këngëtaren Shpresa Gashi, do të thotë të njohësh një pjesë të rëndësishme të vlerave muzikore, një këngëtare që bëri epokë në kohë të vështira dhe që përballon me kurajë vështirësitë e jetës. Shprehet se ka mbledhur forcat për të përballuar pleqërinë, të cilën nuk e gjetëm askund në të.
Gjithë kohën në lëvizje, disa orë në shëtitje me miken e saj, këngëtaren e madhe kosovare Nexhmije Pagarusha, me dashurinë dhe shqetësimin për të birin, Shpresa Gashi shpalos kujtimet që lidhen me karrierën e saj artistike, pa lënë pas dhimbjet që i ka shkaktuar jeta...
Si ka nisur karriera juaj si këngëtare?
Unë kam lindur në Pejë, në një familje ku kënga ishte e pranishme gjithë kohën. Nëna ime, Gjina ka qenë një këngëtare e mirë, jo pse e mbajnë mend kështu, por ka edhe regjistrime të këngëve të saj tek Radio-Prishtina. Nëse ime më do të kishte pranuar ofertën që i bënë për të ndjekur studimet në Itali, me siguri do të ishte një ndër këngëtaret e famshme të Kosovës. Mentaliteti i kohës e pengoi atë. Edhe tezja ime, Jozefina, ka qenë këngëtare e pëlqyer. Kështu, të lindësh dhe rritesh në këtë vatër, patjetër do të bëhesha edhe unë këngëtare. Kam pasur dy pasione, pikturën dhe këngën. Nëse do të kisha zgjedhur të parën, me siguri do të isha një piktore e talentuar. Nëna ime këmbënguli që unë të bëhem këngëtare, sepse këtu i shihte aftësitë e mia. Kështu hodha hapat e para dhe përshkova me vështirësi rrugën deri në majë, për të lënë pas një karrierë që cilësohet e admirueshme.
E kujtoni këngën e parë?
Posi jo! Ma ka mësuar Gonxhe Gashi, këngëtare shumë e njohur asokohe në Radio-Prishtina. Titullohej "Këndo kitara me gjuhën time", të cilën më vonë, në rininë time të hershme e këndoja së bashku me Jusuf Gërvallën nën tingujt e kitarës së tij. Kush e ka njohur Jusufin, e di mirë që ai nuk ka qenë vetëm një atdhetar i flaktë, por edhe këngëtar, muzikant e poet.
Një jetë e tërë me këngën. Cilat interpretime tuajat do të veçonit?
Është e vështirë t'i numërosh gjatë 30 vjetëve karrierë. Por për t'i dhënë një përgjigje pyetjes do të thosha se më për zemër kam arien e parë shqiptare, "Mrika" të Preng Jakovës, arien e Xhildës tek "Rigoleto" etj. Pastaj kam edhe disa këngë si kantautore. Për zemër kam njërën që kam kënduar në Akordet e Kosovës në vitet 1988-'89 dhe kënga e fundit "Baladë për Drenicën". Me këtë të fundit mendoj se dhashë një kontribut të vogël për luftën që bëri Kosova dhe ndjehem e lumtur që është pëlqyer shumë.
Sot këngëtarët mund të shkojnë lirisht të këndojnë nëpër botë. Ju keni pasur mundësi për koncerte të tilla?
Një mundësi e pakët për mua, por dua të veçoj një koncert në Opati, ku atë kohë bëhej zgjedhja e këngës së Eurovizionit. Konkurronin këngë nga të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë. Këngëtarët visheshin sipas dëshirës dhe unë kisha veshur një fustan kuq e zi. Në shtypin e së nesërmes do të më kritikonin.
Ju keni kënduar edhe para Titos. Si e keni përjetuar atë çast?
Ndjehem krenare që kam kënduar përpara Josif Broz Titos, sikurse e kam peng që nuk munda të këndoja përpara Enver Hoxhës. Përfaqësoja Kosovën në një shfaqje që jepej përpara udhëheqësve të Jugosllavisë. Mbaj mënd që kam kënduar këngën "Grurë dhe këngë", me muzikë të Aleksandër Lalos që në Shqipëri e kishte kënduar Fatma Zyberi. Sytë i kisha tek Tito, që duartrokiste dhe buzëqeshte deri sa përfundova këngën. Të këndosh përpara udhëheqësve të kohës kur je në karrierë nuk është pak. Kjo keqkuptohet nga njerëz që mund të kenë zë, por ju mungon kultura. Cilido qoftë ai, në atë kohë përfaqëson shtetin dhe për këngëtarin është një eveniment. E konsideroj turp që disa artistë të tjerë i fshehin e i fshijnë nga kujtesa momente të tilla të bukura që vijnë shumë rrallë në jetë me pretekstin se "kanë qenë diktatorë". Artisti nuk i sheh me këtë sy, ajo është detyrë e historisë. Ashtu sikurse udhëheqësit nuk duhet t'i parcelizojnë artistët. Është e dhimbshme që në disa raste kjo ndodh, veçanërisht në Shqipëri.
I kujtoni partnerët tuaj sot?
Kjo pyetje ka një kuptim të madh në ditët e sotme. Koha kur kam lulëzuar unë duhet lidhur me gjendjen e artit në Kosovë. Gjithsesi, vlerësoj partnerët e mi Bashkim Pacukun, Luan Hajrën e të tjerë. Nëse sot do të isha Shpresa 25-vjeçare, të jeni e sigurt se partnerë të mi do të ishin tenorët më të famshëm. Vlerësoj tepër të famshmen Nexhmije Pagarusha, që mbetet një institucion i këngës shqipe. E dini që Kosova nuk ka pasur fakultet të Arteve, kësisoj Pagarusha ka qenë institucioni i këngës ku kanë mësuar gjenerata këngëtarësh. Pagarusha ka qenë dhe mbetet model. Ashtu sikurse edhe Vaçe Zela në Shqipëri. Janë emra të mëdhenj dhe zëra të pavdekshëm.
Sa e lidhur ndjeheni me Shqipërinë?
Unë kam dy zemra, njëra rreh për Kosovën, tjetra për Shqipërinë. Gjyshja ime është me origjinë nga Shkodra dhe rrënjët tona janë atje. Kam ardhur shpesh për të dhënë koncerte në Shqipëri, ndoshta mbi 20 herë. Me emocion kujtoj herën e parë në vitin 1972, kur isha studente në Zagreb. Erdha me një shoqëri kulturore artistike. Më kërkuan të luaja një rol të vogël duke më plotësuar një dëshirë të madhe të fëmijërisë. Të shihja vendin e të parëve, të flisja shqip me vëllezërit dhe motrat që na kishin ndarë tragjikisht. Pas kësaj u çel rruga e bashkëpunimit midis televizionit të Prishtinës dhe TVSH-së, ku kam kënduar me shumë solistë të tjerë. Numërohen disa festivale të përbashkëta ku kam marrë pjesë dhe kjo periudhë është pjesa më e artë e karrierës sime.
Ndjeheni e ngopur me këngën tuaj?
Njeriu nuk ngopet me asgjë, as me jetën e ca më shumë me këngën. Nuk jam ngopur. Ndaj me kokëfortësi luftoj dhe flak peshën e viteve, dhimbjen e jetës, në mënyrë që të jetoj sa më gjatë në skenë. Për lexuesin shqiptar mendoj se nuk është e nevojshme të shpjegohem, pasi e njeh zërin tim si në skenë, ku më kanë duartrokitur dhe i kemi dhënë emocione njëri-tjetrit, ashtu edhe programet që përcjellin radiot e televizionet.
Çfarë mendoni për këngën shqipe sot?
E them edhe në bisedat e përditshme mes kolegësh, se sot është një mishmash ku ka humbur identiteti i këngës shqipe. Është bërë një turli me këngët me melodi arabe, turke, serbe, italiane, greke e ku ta di unë se çfarë tjetër dhe këndohen në gjuhën shqipe. Mendoj se huazimi i antivlerave erdhi për pasojë të shkatërrimit të institucioneve. Kjo na trishton. Ne e duam këngën e pastër shqipe. Asnjë shtet tjetër nuk huazon melodinë shqiptare e traditën tonë. Vetëm këtu bëhet kjo. Për mua është e dhimbshme.
Si ndjehet zëri i Shpresa Gashit. Jeni në gjendje të këndoni live?
Po. Unë kam arritur ta ruaj vokalin. Madje në një gjendje shumë të mirë, me gjithë dridhjet e jetës. Zëri është në pikun e pjekurisë dhe sikurse e vutë re në koncertin që sapo përfundoi, këndova lirshëm njësoj si shumë vite përpara. Veçse janë shtuar emocionet. E dini që unë këndoj gjithë kohën kur jam vetëm në shtëpi? Kështu them me plot gojën që jam gati për role. Zërin e kam të vetmin thesar që tërë jetën është njësoj, i freskët, kumbues. Vetëm po pres..
Çfarë ka ndodhur në jetën tuaj personale?
Natyra më ka dhënë talentin, kurse fati dhimbjen. Dymbëdhjetë vjet më parë familja ime bëri një aksident ndërsa vinim nga Greqia bashkë me tim shoq. Unë shkova fare pranë vdekjes. Kalova plot një vit në shtrat në gjendje kome. Gjithçka u shpërfytyrua. Përveç kësaj fatkeqësie shumë të rëndë, në këto kushte mu desh të përballoja edhe largimin e tim shoqi, që nuk mu gjend pranë në këtë kohë të vështirë. Kur dola nga koma dhe pashë veten në pasqyrë, jam tronditur shumë. Pasi pashë shpërfytyrimin, menjëherë provova zërin me një këngë. Vura re që nuk ishte dëmtuar dhe kjo ishte gjë e madhe për mua. Me këngë mposhta dhimbjen dhe ia dola mbanë mrekullisht.
Keni fëmijë?
Kam një djalë të vetëm, Edmondin. Natyra i ka dhënë më shumë se sa më ka dhënë mua. Im bir ka një vesh absolut dhe shpresoj që ai do të jetë një këngëtar i famshëm. Prej vitesh angazhohet në televizion me zërat e rinj. Im bir është e vetmja shpresë që më ngushëllon në jetën time të vështirë.
Keni ndonjë plan së shpejti?
Pengu im dhe i gjithë artistëve në Kosovë ka qenë që Kosova një ditë të kishte skenën operistike. Shpresojmë se tani që është në prag Pavarësia, do të jetë evenimenti i parë për shtetin e ri të Kosovës dhe unë do të ngjitem në skenë të interpretoj rolet e 20-30 viteve më parë dhe jam e bindur se do të arrij suksesin. Pavarësia e Kosovës dhe përurimi i Operas në Prishtinë, do të më bëjnë mua 20 vjet më të re.
Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at 1:41 MD

Sujets similaires
» Nexhmie Pagarusha e Shpresa Gashi e fam. e Suroit gra te ran
» Violeta e vrau Isuf Gervallen
» Hysen Gega paska kundershtue me vra Isuf Gervallen
» Rexhep Qosja shkruan per drug TITON
» Rugova per titon
» Violeta e vrau Isuf Gervallen
» Hysen Gega paska kundershtue me vra Isuf Gervallen
» Rexhep Qosja shkruan per drug TITON
» Rugova per titon
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum