Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Reagim i AKSH-së Publikuar më 15 tetor, 2009 sjemi terorista

 :: sport

Aller en bas

Reagim i AKSH-së Publikuar më 15 tetor, 2009 sjemi terorista Empty Reagim i AKSH-së Publikuar më 15 tetor, 2009 sjemi terorista

Message  Perparimi Ven 16 Oct - 0:19

Reagim i AKSH-së
Publikuar më 15 tetor, 2009 në orën 20:34 ( Para 11 orë e 41 minutave ) Lajme |

R E A G I M
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), më datën 14 tetor 2009
Në edicionin e lajmeve qendrore të RTK-së të orës 19:30 të datës 13 tetor 2009 mësuam se kinse në emër të AKSH-së, një person i panjohur kishte bërë thirrje telefonike anonime, duke kërcënuar se në objektin e Gjykatës së Qarkut është vendosur një bombë, por më pastaj doli alarm i rrejshëm, ndërkaq në oborr të rektoratit u gjend mjeti shpërthyes. Thellësisht dhe tmerrësisht jemi të indinjuar dhe të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Është hera e dytë që pas Shtajnerit, dikush është shumë i interesuar që AKSH-ën ta paraqes si terroriste dhe të rrezikshme.
JO zonja e zotërinj, kjo nuk është e vërtetë!
AKSH-ja nuk frikëson, nuk plaçkitë dhe nuk e terrorizon popullin e vetë, i cili e mban dhe e ushqen. Fuqimisht jemi të vendosur që njerëzit e tillë, bartës të dukurive negative të tilla t’i identifikojmë dhe në bazë të akteve normative, vendimeve dhe urdhëresave në fuqi, të merren masa kushdo qofshin ata apo ato. Më herët opinionit i është bërë e ditur se që nga data 17 shkurt 2008 AKSH-ja ka pushuar veprimet në Republikën e Kosovës. Prandaj, çdo veprim i bërë në emër të AKSH-së, është sulm i drejtpërdrejt ndaj vlerave kombëtare dhe të arriturave, e sidomos rolit pozitiv që ka pasur AKSH-ja gjatë periudhës para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Veprimet e tilla dhe të ngjashme janë veprime të individëve apo grupeve njerëzish që nuk kanë asgjë të përbashkët me AKSH-ën, por në emër të tri shkronjave të arta mundohen t’i fshehin veprimet e tyre djallëzore dhe të ndyra, mundohen që duke u fshehur dhe mbuluar fytyrën, të përfitojnë në dy mënyra: e para, të njollosin dhe përlyejnë veprimtarinë e pastër atdhetare dhe kombëtare të AKSH-së së popullit, dhe e dyta, të përfitojnë dhe të kenë përfitime personale. Kërkojmë që për hir të së vërtetës që këta të pafytyrë dhe qyqarë të zbulohen dhe të hidhen para drejtësisë, ndërsa organet e hetuesisë së AKSH-së të ndihmojnë dhe identifikojnë personat e tillë. Me këtë mendojmë se do të fillojë të zhvillohet fija e lëmshit të zi dhe shumë të pa vërtetave që janë thënë dhe shkruar në kurriz të AKSH-së së vërtetë.

Prizren, 14 tetor 2009

SHP i AKSH-së
Zëdhënësi, Sokol Deliu

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum