Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

BAHTIR HAMZES

 :: sport

Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty BAHTIR HAMZES

Message  Perparimi Dim 11 Oct - 13:30

BIOGRAFIA E BAHTIR HAMZES

www.forumishqiptar.com/showthread.php%3Ft%3D83450+Bahtir+Hamza&cd=1&hl=fr&ct=clnk&gl=fr" target="_blank" rel="nofollow">http://209.85.229.132/search?q=cache:tdqw9OM2QlQJ:www.forumishqiptar.com/showthread.php%3Ft%3D83450+Bahtir+Hamza&cd=1&hl=fr&ct=clnk&gl=fr

Bahtir Hamza
Disa Poezi te shkeputura nga libri PASTROHU KOSOVË dhurate per ne,nga vete shkrimtari Z.BAHTIR HAMZA

KËNGA E ATDHEUT

KOSOVË,
Tërë jeta të kaloi TYM nëpër hundë.
Nëpër shekuj të gjakosur lotove,
Ç’U BË ME TY KËSHTU?

Në çaste dramatike,
Ta solla këngën time,
Lirinë e thërras lule e mëngjesit,
Kosovë, u rritsh me lule të botës.

Kosovë, tokë mjerimi!
Horizontet e kohës të panë
Shpesh ndryshe
Duke dëshmuar vdekjen
E vetive të tua luftarake,
Vdekjen e zemrave të shndërruara
në shpretka

Kosovë, ç’u bë me ty kështu?
Mos vallë, nga që ndodhitë e tua legjendare,
Mbetën dhe u shndërruan thjeshtë në vargje?!

PASTROHU KOSOVË

Krimogjenët puthen në stilin e komunizmit,
Shkrimtarë e shkencëtarë,
Kokëlartë ecin rrugëve të qytetit,
Qeshin me zë të lartë.
Në kafe,
Shikohen njëri me tjetrin,
E përsëri qeshin e qeshin.
E me shkrimet e tyre dalin edhe në gazeta,
Të ma humbin të vërtetën dhe të drejtën e ekzistencës.

Por, nuk e dinë se dhembja dhe e vërteta s’harrohen,
Nga unë dhe ata që kapërcyen lumenjtë e vdekjes.
Të detyruar nga ju katran nxirës,
Gjoja shkrimtarë e shkencëtarë, me sy krokodili, mjekërzinj.
Gjeneratë e „Mercedesave“ dhe e Mitilave të komunizmit,
Keqpërdorues, hajdutë e gënjeshtarë me vulë dhe gradë shkencore,
Që i pengojnë sukseset e mia.
Ndaj, PASTROHU KOSOVË.
Me faqe të bardhë dil para Bote!

Prishtinë, 28 korrik 2004

ME TY ATDHEU MERR KËNGË TË RE

I prirë nga vrulli i zjarrit për liri,
Në Prishtinë zbuloi dhembjet e mia.
E vështroi me dhembje rrugëtimin tim
Guximshëm dëgjoi lebetitjen e poezisë sime.
Dhe Me ty atdheu merr këngë të re,
O, i mërguari ynë…!

Më tha:
Unë e dua, njësoj Iliridën, Drenicën
Shkodrën, Ohrin, Ulqinin
Muzeqenë, Prvezën, Çamërinë
Devollin e Labërinë …!
Dhe m’i bëri edhe më të mëdhenj hapat e jetës.
Në gjak ma shtoi frymëmarrjen e lirisë.
Nga shpirti ma nxori këngën
Ende të pakënduar të lirisë,
O, mësuesi ynë Nuhi Vinca!

Prishtinë, 4 prill 1991

JETËS I BËJ DALJE

Nuk dua të hakmerrem!
Sëmundjes së zemrës i bëj ballë
Vdekjes i bëj hall
Jetës i bëj dalje

Në ditëlindjen time deshën të më burgosnin!
Nuk dua të hakmerrem
Ndaj këtyre njerëzoidëve tradhtarë
I vraftë gjaku i shqiptarëve luftëtarë.

Sëmundjes së zemrës i bëj ballë
Vdekjes i bëj hall
Jetës i bëj dalje
Në Kosovën e lirë, pa sigurim jete
Po edhe sikur të më burgosnin prapë,
Gjithmonë do të këndoja për Shqipërinë.
Qiri që nuk fiket.

Në kërkim të dielli 19
Edhe pas luftës paskan mbetur gjallë,
bijtë e spiunëve
Paskan ndryshuar pamjet
Libreza partie ndërruar paskan!
Kujdes, o ju shqiptarë,
Se ata na hanë edhe të gjallë!
Maskat e misisit shqiptarell...

O, NJERËZ

Njerëzit
le të jetojnë ashtu si duan.
Të dashuruarit
të ngjallen në çdo festë jete.
Lulet le të frymojnë lirshëm,
le të jenë shenjë e aromës së jetës.
Bota është e njerëzve,
e ata janë yjet e tokës.

Atdheu,
liri dhe fëmijë,
sa më shumë të ketë.
Botën ta duam me zemër të hapur.
O, njerëz
në qoftë se jeni të tillë,
Duani dhe më shumë Shqipërinë.



VAJZAT DHE LIRIA

Vajzave shqiptare,
mos ua humbni dritën.
Luleve të mos u thahen gjethet.
Vdekje e shqetësime mos bëni
O, njerëz
Tradhti të mos ketë mes jush.

Kosova të mbushet me ju,
Rini plot gjallëri.
‘Gjigjuni në këngë, jetë.
Vallet mos i shuani kurrë.
Tradhti të mos ketë mes jush.

O, ju vashat e mia!
Përtërihuni me identitetin kulturor,
Simbole të karakterit njerëzor.
Morali i lartë jetik - në ju të peshojë.
Tradhti të mos ketë mes jush.

Kosova e Shqipëria,
me ju frymojnë.
Kitara, fyelli,
defi e çiftelia.
Tradhti të mos ketë mes jush.

Mëmëdheu të mbushet me vasha lirie.
Vallëzimi të mos pushojë kurrë!
Vdekje, dhunë kurrë të mos ketë,
për vajzat dhe zemërbardhët.
Me ta të jetë toka, ajri, qielli.
Tradhti të mos ketë mes jush,
Për ardhmërinë.

NË KËRKIM TË DIELLIT

Në Universin e kësaj Bote,
Ndjenjë e jetës lidhur n’kushtrim.
Brezi ynë me shpirt drite,
Me poet e lulëzoi Shqipërinë.
LIRI, LIRI, LIRI,
Simbol i emrit njerëzor.

ETNOBIOLOGJIA

LE TË LINDIN GJUHË TË REJA!
LE TË LINDIN DASHURI TË REJA!
LE TË LINDIN DEBATE!
LE TË LINDIN LUFTËRA TË TJERA!
LE TË RILINDË KOSOVA!
LE TË RILINDË SHQIPËRIA!
LE TA DINË SHQIPTARËT,
ÇKA ËSHTË ETNOBIOLOGJIA.
KU RRËNJËT I LIDH SHQIPTARIA.



ME CILIN EMËR TË QUHEM?

Dhe e dua Kosovën se i thonë Shqipëri.
Dhe e dua Shqipërinë se i thonë: Çamëri.
Dhe e dua, Malësinë e Mbishkodrës.
Aty më pushon mendja përherë.

Dhe e dua Manastirin, kryevend i Iliridës!
GJUHA SHQIPE ATY ISHTE E PARË.
Zgjohu, Zgjohu, zgjohu shqiptar.
NË PASQYRË TË KOHËS.

Në një flamur kombëtar,
Në mes të shqiptarëve të ndarë.
Më quajnë Kosovar institucional!
NË MES TË TË HUAJVE,
Kudo SHQIPTAR origjinal!
Vallë, me cilin emër të quhem?

Prizren, 15 prill 2001

DITËT E UNIVERSITETIT TIM

Një ditë dhe unë trokita në derën
e Universitetit të Prishtinës.
Hyra brenda, shokët në ushtrime
„Dil jashtë“, pse u vonove!
„Mos më përjashto, profesori im!
Erdha autokëmbë për kiamet.
Kjo e lëndoi sedrën e profesorit tim!
“Mbylle derën bandit …!”
Gjithmonë vonojnë autobusët,
Drenicë – Prishtinë.

Dhjetor, 1975

Në kërkim të diellit 7

Mos më përjashto nga mësimi,
Pash Perëndinë!
Dil, jashTË!
Dil, jashtë, dil jashtë, jashtë…ti...

KUJDES NGA QENTË!

Qeni
mbetet
gjithmonë
qen,
qoftë i zi,
a qoftë
gjel.
Ruaju,
ruaju
shqiptar
nga qentë
shqiptarë!
Kujdes, qentë me kostume!
Kujdes, qentë me kollarë,
ata dinë të hanë!

Ruaju,
ruaju shqiptar
qentë dinë veç të hanë!
Sepse qentë shqiptarë
kurrë besë nuk kanë,
kur dikush u jep, e hanë!

Ruaju më shumë nga qentë,
sidomos kur të ngjitesh nëpër shkallë!
Të keni kujdes shqiptarë!
Qen fytyrëzi,
Qen gjoksbardhë,
Shqipëtar!

Me nderime: BAHTIR HAMZA

BIOGRAFIA E BAHTIR HAMZES

Bahtir Hamza,“ poet i mërgimit” u lind në Drenicë,më 05.07.1956.Kosovë.
Rrënjësisht rrjedh nga Malësia e Mbishkodrës - Krahina e Helashanit,Koplikut,
familje me traditë atdhetare. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kosovë.
Studioi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematikore - Natyrore.
Në maj 1977 shpallet nacionalist - irredentist nga regjimi serbokomunist shqipfolës. Burgoset më 1977 dhe më 1981. Studimet i ndërpreu dy herë.
Në Zagreb u rikualifikua në shkollën hoteliere.Në Cyrih të Zvicrës, kreu studimet e larta për hotelieri dhe turizëm.
Bahtir Hamza,është themelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Alternative të Poetëve "PENA SHQIPTARE" me seli në Prishtinë.Kosovë.Njiherit është Botues dhe kryeredaktor i revistës "PENA SHQIPTARE".
Drejtor ekzekutiv i N.T. Botuese "ARBANI-A". Prishtinë.Kosovë.
Prej vitit 2002 është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Në funksion të lirisë së Kosovës, Bahtir Hamza,është autor i veprave letrare.
PERMBLEDHJE ME POEZI
- U rritsh me lulet e botës, 1991,
- Jeta troket në derë, 1993,
- Gojët e luleve, 2001,
- Jeta në Peshojë, 2002,
- Vdekja nis nga brenda, 2002,
- Pastrohu Kosovë. 2005,

AFORIZMA

- Kohë që lanë gjurma,2004,
- Kohë që lanë gjurma,pjesa dyte.2006

Ndërsa nga konkurset letrare botoi këto vepra.

"ARBANIA- I " Krua i lotëve të mi", 2003,
"ARBANIA -II " Në poret e jetës", 2003,
"ARBANIA -III" Pamje me atdheun", 2004.
“ARBANIA-IV- Le te ngadhënjen liria".2007.(promovimi do te jete ne ne muajin shkurt,ne biblioteken kombetare,Prishtinë)

Nga letrësia botërore botoi:

ZGJIMI I DRITËS, 2005 nga Pol VALERI,

Piktor autodidact.
Është piktor autodidakt me dyqindë punime artistike.
Me 26.Nentor.2002. deri me 02.Djetor.2002.Ne Instututin Albanologjik ne Prishtine,hape ekspozitene e pare te artit vizuel me 56 punime artistike me ngjyra dhe grafit.

Në Kosove,Prishtine,ka nxjerrë në dritë shtatë numra të revistës për kulturë, art, shkencë dhe edukatë qytetare "PENA SHQIPTARE".
Aktor i cili ka lujtur në filmin dokumentar.”Diku në Kosovë.” Kosove 2005.

Përkohësisht jeton në mërgim.

POEZI. Nga veprat e z.BAHTIR HAMZES,

Nga libri ‘’U RRITESH ME LULE TE BOTES.1991.

VJERSH PER BEFASINË

Kur je i pasur me iluzione
E shpresat kështu fort i ushqen
Ne rritje e siper i shijon do jone
Por ëndrren e bardhe rralle, rralle e gjen.

Se pas çdo iluzioni të pret pabesia
Kështu e humb ngjyren dashuria;
Hej sa therrëse janë dëshprimet e pabesise
Kur plotbesimi bie në kurtha të tradhëtis.

Maj.1977.

GJUMI
Dhe me erdhi gjumi-
M’u duk se dashuria mori fund

Por dashuria s’merrka fund

Në thellesi të gjumit
Thellë diç më ushton
Dashurinë s’e vert as fuqi e plumbit.

Dhjetor.1982.

QENI
Ka nje qen që del natën
Natën bredh ai qen i zi.
Don njerzimit t’i kall mandatën
Don që jeten t’ua nxijë.

Luan bishtin qeni zi
Qen tinzak i moshës së madhe
Nëpër vatra nëpër shtepi
Qentë për ne, po ndjellin halle .

Por liria, deill i nxhete
Qenve ua nxjerr gjuhën peshe
Ngusht e kanë,s’e kanë lehtë
Kur ua kthejmë me të trashë

Mjaft me lehët qen larosha
Ju tinzak e ju barbarë
Erë e re po fryen në votër
Era që zgjon çdo shqiptar.

Mars.1985.

NËNË MOJ…


Nënë moj, më thuaj një fjalë;
Motrën kush ma ka vrarë ?

Nënë moj, më thuaj si di ti
Vëllaun, kush ma mori në shtëpi ?

Nënë moj, me thuaj diçka;
Pse babi nuk eshte te na ?

Nënë moj, po kush na vret
Nënë moj, po kush na djeg
Në këtë zajrrë në këtë ferr
Kështu neve përgjithëherë ?

Truall i dashur
Truall i shtrenjtë
i huaji ty sot po te shkel
Po a e di valle, si do të del ?

Janar.1990.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty Re: BAHTIR HAMZES

Message  Perparimi Dim 11 Oct - 13:33

KËNGA E KTHIMIT TË MËGIMTARIT

Hap sorkadhja e Kosovës,
Kur të hysh n ‘kopshtin tim
Shihi lulet, kanë do mallë
Për pëllumbat në mëgrim

Kur të ecësh nëpër lule
Do te ecësh më ngadalë
Lulet TY do të përkulen
Ndjenjat do te djegin valë

Edhe zogjtë do të vijnë aty
Zogjtë e kuq të gjakut tim
Do të vine do thonë atë fjalë.
Eja pëllumb në gjirin tim

Hapi krahët dheu im
Çilu zemër e mëmëdheut
Kthehem sot nga mergim
Te ti moj e bukura e dheut

Na prano në përqafim
Jemi fort të përmalluar
Thyeje qafen o mëgrim
Shperthen afsh i ngashëruar.


Korrik.1990.

TE VARRI I DESHMORES

(Ylfete Humollit)

E veshur me petkun më të bukur të nuserisë.
Ti që urreje më së shumti terrin
Të nisen nuse moj lulebardha jonë
Në livadhet e lirisë.

Hej, nuse e bukur shkon për dheun e zi
Në mes lulesh, mes kurorash , me e larta TI.
Të ndau nga gjiri i rinis me plumba kjo Serbi

Bredh çizmja e armikut , natën e diten n’fusha, e n’bregore.

N’gojë të armikut jemi n’valle me ty përdore
Bijeria në dasmën tënde ti moj bija shqiptare.

Ylfete jeton gjithemon me ne
Ti që u bëre nuse për atdhe.
JO.”s’ke vdek por ke le”
Varri leshon drite e erë lirie.
Krejt Kosovën këtu e ke.
Qershor.1990.

Nga lirbi; ”GOJET E LULEVE” 2001.

GOJET E LULEVE

Gojet e luleve
Frutat e posalidhur.
Fëmijet
Nën qiellin pa frymë
Gjithë pranvera
Merrte frymë
Me ngjarjet tona
Nentor.1999.

VIJA E UJIT

Gjaku i fisit
U than e rrënjët e dy lisave
U rrite bari i varreve
E lisat vajtonin me vijen e ujit.
Qershor .1974.

NË MËRGIM

Në mëgrim u bëra edhe më i vjetër se Shqipëria
Kohën e pritje na kushtoi e kohe nuk na mbeti
Dashuria s’u bë fat, dhembje – dashuria.
Vitet më të bukura ia vodhi mergimi poetit.
Maj.2000.

KOSOVË O PERL E BALLKANIT

Kosovë, o perlë e Ballkanit
Që digjesh, dridhesh
Dhunohesh, e vritesh
Me paramendime e pa deshmitar krimi.
Kallinjtë e tu të gjelbërt
S’do t’i harrojë ato pamje,
Muzete e tu
Mos paçin të ardhme.
Korrik.2000.

FYTYRAT E MUZIKES

Fytyrën shqiptare,turke muziken
Tekstin shqip, vithet magjype.
Gjithefare ngjitjesh dhe xhepe
Fytyren me çimka
Muziken serbe dhe greke

Nga kjo semundje me vjen per të vjelle
Herë për dritare, herë për derë.

Nentor.2000.

MBULUAR ME HESHTJE

E mbuluar me heshtje me veshtrove tinezisht
Qeshe me pak zë,- për të ma treguar bukurine e dhembeve.
Renkoja nga koha e humbur në megrim
O Zot,- Ç’eshte kjo kohë ?
Që vajzat s’më flasin në atdheun tim ?!

Tetor.2000.

Nga libir. ”JETA NE PESHOJE” 2002.

NË EMËR TË DASHURISE

Lotët e mallëngjimit
Ma mbushin dashurine
Ndjej dhembje Brigita,
Dhe në ëndërr magjike
U mbyta me gjakun tim
Duke i kujtuar këngët e pakëndume
Kam pirë verë.
Së bashku me ty.
Kam vizituar Kosovën
Në vitin njimije e nëntqind e nëntdhejt e tre.
E si gjithë me jetën në peshojë
Edhe nga burgu kam bëre thirrje
Kosove për ty !
Në emër të dashurisë
Ndryshe e kam ndier lirinë
Në këtë kohë të çmendur
Testamentin si ta lë
Kam menduar……….
Sa herë kam kenë i pikëlluar
Në Atdheun tim të lirë
Kam dashur të bëhen këngë vashat e mia.

ËNDËRRA MAGJIKE

-Birgites-

M’i trego ënderrat e tua Brigita,
Ma shtrengo dorën ngadalë
Më fol me ate gojë të vogël
Veç për dashurinë – një fjalë.

Tregoma burimin e syve dritë
Mos ma fshi dhembjen në ëndrrën magjike
Mbi tavolinë kam fotografin tënde
E puth me lot e vargje lirike.

Maj.1996.

HYMNI I FALMURIT

Në troje tona të Dardanisë
Gëzon flamuri i liris
Trualli ynë me prekrenar
Në Unitet me zemërlar.

Në ty falmur gjithë të betuar
Drejt kësaj toke të premtuar
Flakë e gjak Atdheu ynë
Liri Kosova, pëgjithmon.

Gëzohu shtëpi, gëzohu Atdhe
Burra trima ke në këtë Dhe
Bashkuar në tokë,bashkuar në qiell
Ushtria jonë Drite e diell.

Oj Kosovë legjend me lule
Para të huajve s’u perkule
Të mbrojme popull e Atdhe
Pa liri nuk rrojme dot NE.

NËN BLIRËT E QYTETIT PRISHTINË

Mbremjet që nuk ndalen
Nuk ndalen as zogjtë e botës
Të ndëgjojnë muziken më komike
Të veturave pa rregull,e pa tablla.
Mbyllin rrugën me all,all,
Mes blirve te blert
Midis sheshit ku s’ka qetësi.

Zogjtë që me nuk dashurojnë dot
Hapin gojën me dhëmb të thyer.
Se edhe kundër tyre qëlluan serbët
E dinin
Se zogjte janë shëmbëlltyra e lirise

Prehen dhimbjet e tyre me të miat.
Oh, sa shume i ndjej.

15.Korrik.2000.

SHPIRTIT ENGJELLOR

(Kancelarit gjerman z.Gerehard Schruder)

Me vargje perpiqem prej natës
Të thërras një engjull në ëndrra
Për vet dhe mikun tim Gerhard

Çdo gjë të urtë ta them
Pa shqetesime dhe pikllim

Në momentin kur do të takohemi
Bota të shikoi të vërtetën
Kosova u ka në zemër përherë.

Të jemi më të lire, botë në vehte
Që del prej shkelqimit tuaj
S’eshte pak për njeriun të ketë zemër të madhe

Një engjëll që don Kosova,
Shpesh ëndërroj se jam me te
Shpirtin ma ndrite nga afer nga larg
Do të vij patjetër në Berlin
Me një buzqeshje të ngrohtë
Paç Uraten e Zotit ,o mik.

Nga libri ;’’JETA TROKET NE DERE’’ 1993.

RREZE PER PLAGE

Mëngjesi i 28.Nentorit.1992.me çeli në Prishtine.
Ora;Shtatë e tridhjetë
I riu i fshatit me pret
Rrezja e Diellit me preku qerpikun e syrit.

Dritarja ishte e hapur
Syrin fute nëpër të
O trualli im i shkelur
Babë e nanë, ç’flakë e papritur
Shtatin tim po ma ndez ?!

Në stacionin e përgjumur të autobusëve
Minibusi kurrsesi të ndezej
Të nisej për Skënderaj,
Në të heshtin
Udhëtarë të menduar, dinjitozë;

U mashtruan keq ata
Që menduan se na e hoqen
Fjalën e lashtë nga goja !

Ato hijena të zgjebosura
Që qyteteve e fshatrave po i shoh
Me ta lufton shtëpia ime
Dhe me shtjellat e zeza fytafyt !

Të gjorët, robërin duan ta shpallin liri
Dhe jetën normale – ç’ironi !

Drenica pulson në mua, larg në mëgrim
Me shtresa malli e plagësh në zemër
E me ca breza drite ënderroje.
Kujtoj mërgimtarët këtë çast e u them:
Udhëtoni një çikëz nëpër botën krijuse
Urdhëroni , ngapak ta përqafoni të bukurën
Për dite më të ndritur, vëllezër,
Le të hapen gojët e fëmijeve

Si çel një lule e shenjtë
Dhe në tokë mbin nga vesa e qiellit
Për të na mjekuar nga myku i Europës plakë.
Valbona me tha:
“Ne mëgrim edhe ajri është i ndotur baba !
Retë janë të ulëta, kërcnuese
Plagët na i shtypin dhe ëndrrat…..

Janar.1993.

IKEN ME KOHËN PA KTHIM

Dashuria e fshehur, n’shpirt më ngacmon
Dridhet në mendimet e mia
Diç e pikëlluar më përqafon
Si kaloi rinia ?

Kujtimet më prekin
Disi në dhembje e dhembje
Po si e si iken
Rrëmbithi me rendje

Fytyrat e dashura tëre ëmbëlsim
Ikën në kohën pakthim…………

ASNJËHER NË HERËN E FUNDIT

…edhe flokët e tua të mbledhura në dorën time erë shpirti.
E zemrën e ke të mbyllur me çelës të ndryshkur paragjykimesh.
Pergjymsë e mbushur me copa kujtimesh –dashurie.Oh
Të të kam më afer dua
Ditë net mundohem të të preki më thellë

Më mbulon me sytë tu të embël.
Ti flokë kaçrrela e çiltersise së dashurisë erë shpirti
Me je mbi e nen lëkuren time
Asgje nuk ështe me e vlefshme
Se dashuria dhe drita e pavdekshme
E thella ti,

Të të kem më afër dua
Mudohem të të preki dhe me thelle
Njëhere e asnjëherë në herën e fundit.
Simbolizohem me ngjyrën e pafajsisë.

30.Prill.1983.

NUSJA ELITAXI –I.

Ne stacionin e autobusëve
E njofta I.me veshtrimin e syve të saj.
E thirra per një cigare
Po më tha.!

Në të njenjtën dite i bëmë llogaritë
E largova m’u kthye.
E pergezova me përqeshi.
E harrova më kujtoi.
E dashurova më mashtroi.
E përqafova më kafshoi,
U mbush me gjak
P I K O I
Nusja kosovare,- elitaxi-I.
Në Bleischtet të Stuttgartit,
Mbeti në stacionin e trenit,
Me vështrimin e syve të saj
Dora ime me çibuk zjarri TYM.

Maj.1994.
Nga lirbi; ”VDEKJA VJEN NGA BRENDA” 2002.

E KËPUTUR NË VEHTE

Errësira e botës u pa
Idhimi,xhelozia dhe izolimet nuk u shuan
Izolimet u bënë izolim edhe më te rrezikshme
Dhuna u rritë dhe më shumë mbi vajzat e Drenicës.
Ajri i librave – zemerAR,- vetëm ai e shpalos botën
Dielli pranveror që e bën Kosovën me zë.

Kosova e pakompletuar në hartën e botës
E këputur në vete – i luajnë kufijtë.
Mbretërin e blen nga ti – Trimërin, o Shqiptar
Sa shumë shqiptarë u Infektuan
Nga numri në rritje i kuazi demokratëve
U lexua kufiri në mes librit dhe shtetit
Idenë e frymëmarrjes nga une e muarën.
Nga unë e muarën Iden e fuqizimit
U pa dhe primitivizmi i shekullit
Në kërkim të diellit
Unë kapërceva Bjeshket e Kralices se Verbër.

DO TA NDEJK KEMBA KEMBES

-Qazim Shemaj-

Qazim, O Qazim Sheme !

Me “Drenicen e perpurte” njoha Qazim Shemën
E me Qazim Shemën, njoha Tepelenën
Qazim Shemën ose Qazim Tepelen

Kush ma ngucë Qazim Tepelenën…
Ia kall Shtepin, ia ndërroj fenë.
Dhe vend nuk ka mbi këtë Dhe.
Do ta ndjek këmba- këmbes
Deri në detin Egje.

Mos ma ngucni !
I thonë Qazim BE.

BISHAT E “SHENJTA”

Bishat e “shenjta”
E vjedhin historine e njerezimit
O Mitrush Kuteli,

O Mitrush Kuteli,
I thuaj Mirko Gashit
Se edhe une po jetoje
Ne kohen
E vdekur
Me plot gjarperinj
Që më përcjellin e me rrethojnë tinzisht.

Bishat e “shenjta” nuk e njohin historinë e njerëzimit.
Ajo as vidhet e as përvetesohet.



JAM POET I ÇMENDUR

Jam poet i çmendur.
Jam poet i gjithë shqiptarëve
E, qirinjt digjen në trupin tim.

Fatzi e vetës jam.
Det e oqean nuk ka që më përpijnë
Unë në ta nuk përplitem
Sepse nuk mund të me përbijne

Jam poet i çmendur
Ndaj dhe ndryshe jam.
Nga libri; "PASTROHU KOSOVE” 2005


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty Re: BAHTIR HAMZES

Message  Perparimi Dim 11 Oct - 13:34

KOSOVË, NË PASQYRË TË KOHËS PASTROHU

Kosovë,
kënd, skutë, zgëq.
Përse?!
E edhe nga ç’të tjerë!
Shqiptarellat e tu,
Kërkojnë dashuri rrugëve të Europës.

Kosovë,
Botë e trazuar.
Shqipe në mëgrim,
Në moshën rinore dhunohesh.
Zvarritesh, s’flen e qetë.

Kosovë,
Kosova jashtë Kosovës, nuk është Kosovë.
Përse?!
Mërgimtari i pastër,
I censuruar, i përbuzur, i ngacmuar,
I burgosur me dëshmitarë të rrejshëm
I shtypur dhe i harruar.
Në çdo copë të shëmtuar të kësaj Bote të prishur.

Kosovë,
Përpara, prapa dhe përmbi.
Ta kujtosh robërinë dhe robotizmin,
Plagët, dhunën dhe dhimbjet më therrëse.
Në Botë.

Kosovë,
Kurrë mos u gjunjëzo.
Ngritu me dy faqe,
Në pasqyrë të kohës.

Pastrohu Kosovë!

DASHURI, LAPIDAR

SKENAT E DHEMBSHME

Skenat e dhembshme,
Që errësira të bëhet dritë,
Nga dhuna mbi të vërtetën.
Edhe lumit Drenicë ujët ia shterën.

Portreti i Atdheut mbi ujë doli ndryshe,
Në kthimin prapa përjetove atentate.
Për hir të tekeve të Evropës
Dhe të shqiptarellave vegël qorre,
Të kodit ideologjik,
Mulla Hoxha, e t’bijtë e Hoxhës,
policë të Serbisë.

Në kërkim të dielit 3

Oh,pas Luftës së Dytë Botërore,
shumë nga ata që kanë qenë bij ballistësh,
u bënë spiunë dhe policë të Serbisë,
me uniformë dhe pa uniformë,
disa prej tyre me tisin e mashtrimit
dhe bijtë e tyre u gjallëruan edhe me UÇK-në!
Medet, O Medet!
Polluzhë, 22 gusht 2000, ora 04 e mëngjesit.

NA SHAJNË TË SHARËT

Vitet m’i mori mërgimi,
E mërgimit ia lashë për Kosovën nostalgjinë.

Lokalizmi që i vdiq nacionalistët,
Sot përsëri përfiton nga strukturat evropiane.

Të njëjtit i shohim në gazetat e Kosovës,
Dhe në krye të partive i shikojmë.
Pastaj ec e thuaj se janë shqiptarë,
Nëna ime është nëna e tyre.
Sa turp!

Na shajnë të zhyturit në krimet e tyre!
Ndaj dhe sot shqiptarët jetojnë në ndarje e pritje.
Por të jenë të sigurtë,
Se në Kosovë pranvera më s’ndalet.
Kurrë më s’do të ndalet…
Sado që të sharët mundohen
T’ia heqin petalet,
Na shajnë të sharët.

Prishtinë, 27 qershor, 2004

NË SHTRATIN E KOMUNIZMIT
U DERGJËN KËNGËT E MIA

Nëntëdhjetë e dy vjet deri më 2004,
Shqiptarët jetuan me luftëra.
Jeta jonë plagë e mall.
Stagnuam në të njëjtën nyjë kohore
Të robërisë.
Në shtratin e komunizmit,
Kapital të shpirtit s’ndërtuam.
Në atë shtrat u dogjën këngët e mia.

Dashuria e shqiptarëve për të qenë një,
E mos vdeksha pa ia thënë
Këngës së vetme.
Kasnec i fitores në ribashkim,
Që jeta e re të jetë gëzim.

Në kërkim të diellit 6

I dergjuri zgjohet,
I vdekuri nuk pjerdh!
Ti je gjallë
Prishtinë, 1912 deri 2004

TË VRAFTË VARGU IM


Fshatar nga Drenica,
Profesor i letërsisë,
Qytetar i Prishtinës,
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,

Më vjen mirë që më ke gënjyer.
Por,
Por, do të më vij keq,
Do të më vij keq,
Sepse të kam besuar!
Kthema dorëshkrimin tim,
”Jeta në peshojë”.
Të vraftë vargu im!
Të vraftë poezia ime!
Të vraftë libri im!

Të vraftë e mira ime!
Të vraftë e mira ime!
Të vraftë Miqësia ime!

Në kërkim të diellit 11Nuk je

Në kërkim të diellit.
Nuk jam dot me ty

NË SHËRBIM TË TË HUAJVE


Sa janë shtuar,
- këta tartabiqët e zhubravitur shqiptarë
Ulen pranë NJERËZVE
Qelbanikë, gojëfëlliqur!
Bëjnë jetë qejfesh e ahengjesh.
Kokorisen me parandjenja të errëta,
Pijnë cigare “RONSON”
-kruajnë birat e hundës
duke u ndjerë të lumtur dhe lumturohen me “Makiato“!
për ta kanë ardhur kohë të arta!

Bisedojnë e llafosin vesh më vesh,
- qeshin në mënyrën e tyre të ligë
Kanë mbetur amplitudë verbimi
-në shërbim të të huajve!
O, Zot!
Ruajna nga tartabiqët shqiptarë!
- WEC-istët e kohërave moderne
- më shikojnë çakërrli,

E ti Kosovë digjesh së brendshmi
E unë digjem pa flakë i tëri
Kohë DEZILIZIONIZMI.
Ndaj, PASTROHU KOSOVË!

Në Byfenë “Koha”
Prishtinë, Shkurt 2003



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty Re: BAHTIR HAMZES

Message  Perparimi Dim 11 Oct - 13:35

CENSURA KA SHUMË FYTYRA

Censura ka shumë fytyra
Ajo është mohimi i së vërtetës,
I së mirës,
Frikës për demaskim.
Histori e aktit mashkullor,
Vrasje e shumë dashurive!
“Përkujdesje” e panjohur në art,
Bashkëlidhje kundër së vërtetës.
Pyetje e pa pyetje ekzistence,
Gjenialitet i antiartit.

Censura ka shumë fytyra
Binarë krimi në vetvete
Cirë e Cirikokë,
Që i përkasin kohës tjetër.

Censura ka shumë fytyra
Helme, në katastrofën e së vërtetës – humbje!
Në rezultatin e jetës, dhembje me varfëri të madhe
Turp mbi turp që fare nuk turpërohen
Klanizim i ri e i vjetër në rrugë përfitimi.

Censura ka shumë fytyra
Efekte ekzotike
Biografi e vdekur harrimi.

Në kërkim të diellit 42

Shkrimtari,
kurrë nuk guxon t’i ketë dy fytyra!
Kuriozitet që bota e njeh
të vërtetën e tij

SA MIRË E KANË

Ata që nuk lexojnë,
Sa mirë e kanë!
Nuk duan të dinë,
Se çfarë
të mençurit thanë!
Sa mirë e kanë!!!???!!!

Ata që nuk lexojnë
nuk dinë se
ç’flitet për ta!
Sa mirë e kanë!!!???!!!

Dëgjojnë veç vetveten
Dhe ca Sahanlëpirës!
Sa mirë e kanë!!!???!!!
I mbajnë sytë n’rrotullim
Lakminë në para.
Veç nga të huajt
detyra të marrin!
Sa mirë e kanë!!!???!!!
Spiunojnë veç shqiptarë!
Sa mirë e kanë!

Sikur të ishim të gjithë ashtu
Lëpirëssahanë,
si këta biçim politikanë?
Ç’do të bëhej vallë?
Ca politikanë,
Ca maskarenj.
Të shkombëtarizuar
E edhe me injorancë na vrajnë.

Sa mirë e kanë !!!???!!!

SHQIPTARË TË PAIDEAL

Shumë shqiptarë,
interes të përgjithshëm atdhetar
nuk kanë.
Me xhelozi, fanatizëm dhe naivitet,
Me intriga, mashtrime, bllokime,
Me sy e lot krokodilësh, hajni e vrasje
luajnë me lirinë pa përfundim lirie.

Preferojnë bërllogun e Zvicrës
Të pastrojnë,
E natën të shesin drogë.
Ditën dëshmi të rrejshme të bëjnë
Duke harruar gjakun e kujt kanë!
Shiptarë të paideal.

NJERËZIT UJQ
- SYTË E UJKUT

Në variacione kuptimesh,
Njerëzit ujq,
E Sytë prej ujku,
Figurë prej njeriu,
Lëkurën ngjyrë hiri.
Sytë ngjyrë krimi,
Frikë i ka edhe fëmiu edhe i riu!

Në variacione kuptimesh,
Njerëzit ujq,
E sytë prej ujku,
Gërryejnë zemrën e nënave,
Lëndojnë dhe fëmijët në mërgim!
Në barkun e shtatzënave,
Dhunën e kanë ulurimë!
Gjuajnë gjahun aty ku e dinë,
Ku ujku han njerinë!

Në variacione kuptimesh,
Njerëzit ujq,
E sytë prej ujku,
Ndyshojnë edhe ligjet
Ujqit dhunojnë dhe poezinë
E në gazetat tona shfaqen engjëj!

Në kërkim të diellit 12

Dyluftim me ju ujq do të kërkoja!
E dhe sikur kalaja të rrëzohej mbi mua,
Ju pres në fushën e dijes
EKZEKUTO KRIMIN, KOSOVË

Nuk mundem ta nderoj
grigjën tënde miope Kosovë.

Bisha të gjalla, gjithfarë bërllogësh,
Me titull e pa titull, shkencëtarë,
Dhe këta që kanë ardhur në mërgim,

As për roje vdekurish nuk bëjnë.
Ç’fatkeqësi për fëmijët e Kosovës

Medet, o medet, për poetin e mërgimit.

Në kërkim të dielit 21

As gazetat e tua në liri,
s’e thonë të vërtetën Kosovë!
Nuk mund të shohësh dritë,
po nuk e bëre ndyshimin e shpirtit Kosovë.
Në pasqyrën e kohës, le ta njohë bota!
Thuaje të mirën dhe të keqen tënde.
Ekzekuto krimin
PASTROHU KOSOVË
ÇMIMI I LIRISË

Kosovë,
E ëndrrave tona,
Po të kthehem me shumë mall
Te gjiri i gjenezës.

Të ta njoh pasqyrën e kohës,
Ç’është dashur të bëhet?
E ç’është bërë për Çështjen Kombëtare?

Në kërkim të diellit 22

Është dashur të digjej çdo rrënjë druri
Të digjej kulmi i secilës shtëpi
Të kishte dëshmorë çdo familje
Të kishte të zhdukur për çdo vëllazëri
T’ishte i burgosur secili meshkull mbi 18 vjet
Liria do ta kishte çmimin LIRI!
Panaromën tënde pitoreske
E mbaje në përqafimin tim.
Ky është imazhi i Bahtir Hamzes në bote,rruge e pagabueshme që i përshtatet çdo populli,çdo njeriu,
që jep diminzione të reja, vegim në edukim, në kulture, në shkencë dhe në letersi, që është një zemërgjersi e vet individializmit të Z.Bahtir Hamza,
Z.Bahtir Hamza është njeri modest dhe është i motivuar nga vet Hyji (urata) e Zotit, në intresin e kombit dhe të vet popullit liridashës!
Dhe ky është rezultati i Bahtir Hamzës me histori,poashtu të rrallë janë ata që e kan zemrën e Z.Bahtir Hamzës.
Fotografitë e Bashkëngjitura

nezitr myrta titiste

http://floart-press.blogspot.com/2008/02/patrioti-m-bateria-nezir-myrta-nga-new.html

Ofre ne forumin BK flet per Bahtir Hamzen


http://209.85.229.132/search?q=cache:fTGA6D970v4J:kosovare.forumotion.com/letersi-f3/bahtir-hamza-t1629.htm+bahtir+hamza+spiun+serb&cd=1&hl=fr&ct=clnk&gl=fr

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty Re: BAHTIR HAMZES

Message  Perparimi Dim 11 Oct - 13:42

Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës"


[/img]
Bahtir Hamza, spiun serb




KY është një agjent i udbës Jugosllave.Për momentin është
emigrant në Kanada(Toronto).Është i lidhur më shumë UDBASHË të
Beogradit,si dhe me disa ish agjenta shqiptar që kanë punuar për
shërbimin sekret serb në Prishtinë

Bahtir Hamza i vetëquajturi poet dhe gazetar i ,,Rilindjës,,para
disa vjetëve nga disa agjentë të Komisariatit numër dy të Policisë së
SISH-it të kryeqytetit shqiptar është masakruar ngase i njajti ka
kërcnuar pushtetarët e Shqipërisë dhe në çantën e tij janë gjetë
dokumentacion sekret spijunazhi të MUP-it Serb si dhe një fletëlëshim
neuropsikiatrik në emrin e tij më diagnose ,,Schisophrenia paranoids,,. .Gazetarit të ,,Rilindjs Demokratike,, z.Zef Lleshi i deklaron më datën 2 dhjetor 2000,,,poeti,,Bahtir Hamza sa vijon:,,Kam ardhur në Shqipëri që më 1 shtator 2000 për të botuar dy vepra një prozë lirike dhe një me ese.,,Më datën 1 shtator 2000 Bahtir Hamza është sistematizuar si ,,ilegal,, në kampin e refugjatëve tek Pishinat në Tiranë.Më datën 16 shtator 2000 në mënyrë perfide mashtron gazetarën e mirënjohur ,z.Kozeta Mamaqi dhe jep intervistë për Rdaio Tirana.Musafir z.Bahtir Hamza ka qenë të Murat Hoxha që rrin së bashku më Vahid Beliqin.Ata
kanë qenë refugjat Kosovar që kanë banuar të pishinat.Më të hetuar se
në konak të Hoxhajve dhe Baliqit është spijuni jugosllav më emrin
Bahtir Hamza,në ora 1 të natës baraka është sulmuar më gurë nga një
kosovar më inicialët F.L/emri i njohur për redaksinë/.Më
datën 17 nëntor 2000 rreth ores 9 e 30 minuta,personi i njajtë F.L,që
ka qenë edhe komandantë i UÇK-së, që është dermuar mire z. Bahtir
Hamza/ më një shufër hekuri/.Bahtiri ,e kafshon komandantin në dorë .Më vonë ka nderhyrë policia e SHISH-it duke e shtrirë përtokë spijunin jugosllavë më emrin Bahtir Hamza..Agjenti më inaicialin D.ja ka venë prangat dhe e ka rraf mire Bahtirin .Më vonë Bahtirin e kanë marrë agjentat sekret të Komisariatit numër 2.Në bisedë informative Bahtiri është marrë nga agjenti i SHISH-it Irakli Profka. Agjenti
në fjalë e ka goditur me grushte dhe shkelma dhe shkopinj gome pasiqë
Bahtiri ka filluar ta shajë çdo gjë që është shqiptare.Në çnatën e
Bahtirit janë gjetur edhe shumë secrete të një agjenture serbe,që është
edhe secret zyrtar i SHISH-it zyrtar.Në polici është mbajtur prej ores
10 deri në ora 15 e 30 minuta.Lënda ka shkuar deri të prokurori Kostaq Beluri.Ekspertizen mjekësore e ka berë Dr.Bardhyl Cipi.Lënda penale sot e kësaj dite është mbetë ad acta pasiqë Bahtiri
është marrë sa ka qenë në Kosovë më shpërndarje të
narkotikëve,prostitucion si dhe më shitjen e pasoshëve jugosllavë të
marra nga zyrta ndërlidhse të Serbisë në Graçanica dhe Fushë
Kosovë.Jashtë vendit ka qenë striptizet mashkulli në Klube nate në
Gjermani,Zvicer etj.Gjithashtu në bashkëpunim më disa shqiptar që kanë punuar në zyrat ndërlidhse -ndërkombëtare,ka dhenë viza Shëngeni .Mbi
30 shqiptar kanë dhenë bakshishin 2000 deri 3000 euro,por për fatin e
tyre të zi ,,ujku i zi i Drenicës,,/kështu në shkrime i thotë vedit/apo
siç thotë poeti i mirënjohur z.Rrustem Geci ,,më mire të themi për
Bahtir Hamzën që ka qenë bashkëpunëtori më i devotshëm i kriminelit
serb Zhelko Razhnjatoviq Arkanit ,,apo siç thotë poeti kosovar Gani
Xhafolli për Bahtir Hamzën se ka qenë shok i ngushtë i kryeshefit të
SUP-it të Kosovës Selim Broshën...Poezia e B.Hamzës , për UÇK-në.Bahtir HAMZA

(Në qytetin 'Studenti' në Tiranë, në mur lexohet 'U.Ç.K-ari', 'F.U.Ç.K.')




Në mes gurëve dhe mureve të ndërtesave lexohet


dëshira e thurur krim.


E fëtyra e oborrit të pahijshme duken të ndyta e me


Plot pisllëqe.


Delet, qetë, macet, lopët dhe gomarët, qesin me bisht


e me shqelma anash.


Në mbrëmje dëgjohet zëri i thirrjes:


'Elisa, Elisa, o yll, o flori, o zemra, o piçka'


E zëra dëshire ziejnë në dritaret e tyre.


Zë dashurie...?!


Duke numëruar mjerimin e kohës


Lavatriçet dhe banjot tregojnë dobësitë e tyre.


E koha rri me mua. ...e mbi ta rri koha.


Ç`t`i them shpirtit tim, për këtë krim?


Për zërin e tyre që del duke bekuar komunizmin.


Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.


Disa i shoh me zgjebe në fëtyrë.


Disa me pantallona të grisura.


Disa i shoh me fëtyrë hije në mur. Zi.


Disa thithin ajrin e zi-rrotull cigares


që ndryshon nga të tjerët.


Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.


Që nga lart më vjen mundimi, vjellje, gërdi!!!


E mbrëmjet i lypin njerëzit për t`u përçmuar


dashurinë...


Nga këtu fillon
]revolucioni i kokës.


Që të detyron sa më shpejt të largohesh, lutje


e lutje që sa më shpesh të largohesh...


Zot, kuptoje këtë mjerim.


Emri 'U.Ç.K-ari' i shkruar në mur.


Studentët kush do t`i shpëtojë?


Dashurinë, Atdheun, Lirinë...


Të zestë! 'F.U.Ç.K. F.U.Ç.K. F.U.Ç.K


F.U.Ç.K-arin.


S`dijnë ta shijojnë, as Atdheun e as dashurinë.


As të bukurën, as të vërtetën, as demokracine.


Zot, shpëtona nga mendtë tona.


Nga mjerimi i shpirtit që s`di çka lyp.
_________________

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

BAHTIR HAMZES Empty Re: BAHTIR HAMZES

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum