Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Musa Bajraktari i shpifet Bahtir Hamzes

 :: sport

Aller en bas

Musa Bajraktari i shpifet Bahtir Hamzes Empty Musa Bajraktari i shpifet Bahtir Hamzes

Message  Perparimi Dim 18 Oct - 8:23

Musa Bajraktari i shpifet

---------------------------------------------------------------------------
Letera e “Musa Bajraktarit”Date.08.Shtator.2209
PËRLYERI DESHIRON TË KET SHOKË
Reagim në reagimin tuaj Bahtir Hamza

Ju mendoni madje pa fije turpi më akuzoni se unë nuk jam artikullshkruesi me emër e me foto të Musa Bajraktarit, unë jam origjinal Musa Bajraktari, pra më emër dhe mbiemër dhe fotografi origjinale timen, në Kosovë dhe më gjerë më njohin si veprimtarë i devotshëm i kauzës kombëtare. Jetojë dhe veprojë në Prishtinë,përndryshe jam nga RADAVCI i Pejës. Normalisht qe nuk me njohin francezet në Francë nga se jam shqiptarë dhe jetoj në Kosovë, kurse punën dhe veprimtarin time, e dinë të gjithë ata që më njohin më për së afërmi. Revista mujore Zëri i shqiptarit nuk është gazetë private, siç e cilësoni ju, por është revistë e çmuar. Atë e nxjerrë shoqata “KOSOVA “ me seli në Francë, dhe është një revistë shumë e kërkuar dhe e lexuar si në Kosovë, ashtu dhe në diasporën shqiptare. Në faqet e kësaj reviste paraqiten autorë të ndryshëm( lexo: intelektual dhe politikanë). Ti nuk e ke pas në dorë këtë revistë prandaj edhe nuk e njihni revistën “ZERI I SHQIPTARIT” por edhe rastësisht sikur ta keni pas në dorë, ju nuk keni aftësi për të dhënë ndonjë mendim për revistën në fjalë. Kurse botuesi nëse nuk e keni ditur ai ka raportuar pa ndërprerë gjatë gjithë kohës së luftës nga vijat e para të frontit, është pra pikërisht zotëri Muhamet Çetta, autorë i disa librave. Po e them këtë nga fakti se ti e ke sulmuar një atdhetar pa të drejtë. Ju me këtë sulm e keni identifikuar fytyre e vërtetë tuajin. Unë e di se ju para ca vitesh kur ishit në Kosovë jeni marrë me poshtërsia të llojit të vetë, për çka për ju do të ngrihet edhe kallëzim penal. Ua kam bërë me dije edhe në reagimin tim të parë se nuk matet atdhetarizmi pos tjerash as me vendin e punës, dhe as për cilën gazetë shkruan, për çka edhe kam reaguar unë personalisht, kurse ju në reagimin tuaj në vend qe ti arsyetoni shpifjet kundër Jusuf Gërrvallës, me argumente, ju tërë mllefin e shprazni në revistë dhe redaksinë e saj. Është lehtë të shpifesh nga Kanada e largët për të vdekurit, por eja dhe argumentoj shpifjet tuaja këtu në Kosovë, ti nuk ke guxim ta bësh këtë, nga se në Kosovë je i identifikuar edhe si mashtrues për çka ka shumë njerëz që do ta dëshmonin këtë që po e them. Kur e thamë këtë i referohem thënieve të disa njerëzve që i keni mashtruar me rastin e themelimit të shoqatës së poetëve, për çka i keni inkasuar nga 12 euro për anëtarësim, pastaj nga poetet e ri (studentet) i keni marrë poezitë kinse për vlerësim, dhe ndarje çmimesh e pastaj i keni botuar si te juaja. Kurse recensentëve ju keni paguar honorarë të majmë më parat e plaçkitura nga viktimat për të marrë viza për në Kanada, dhe tani u bërë poet gjithë shqiptarë më poezi të vjedhura. Keni marrë nga disa intelektual edhe para deri në 500 euro kinse për të njëjtën shoqatë dhe u zhduke, kurse njeri nga ato viktima është edhe i nderuari Profesor Dr. Jusuf Vatofci nga i cili i keni marr 300 Euro, dhe kurrë më nuk ja keni kthyer. Për në fund po ju këshilloj qe mos të merreni ma me Revistën ZERI I SHQIPTARIT, e sa më përket mua, ti nëse ke argumente për tu mbrojtur nga këto që ua thash, presë që të paraqiteni me reagimin tuaj nga se në faqen pa censurë mund të shkruan kush të dojë, dhe përgjegjësinë e bartë vet autori i shkrimit. Unë kërkoj falje nga lexuesit për ndonjë shprehje të pa matur, por njerëzit si Bahtir Hamza nuk njohin tjetër gjuhë.

Prishtinë Musa Bajraktari
08.09.2009 Prishtinë

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum