Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Adil Gafurri

 :: sport

Aller en bas

Adil Gafurri Empty Adil Gafurri

Message  Perparimi Mar 22 Sep - 10:59

KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH
nga shqipo prej Mon 11 May 2009, 04:02
KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH
SEKRETARIATI
VENDIMARRËS I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH) SHPALLË
PUSHIMIN E PËRKOHSHEM (DETANTËN) E AKTIVITETIT TË FBKSH, DHE TË GJITHA
STUKTURAVE TË TIJ, TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), TË SIGURIMIT
KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH) DHE TË FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH), DERI
NË REALIZIMIN E PLATFORMËS SË SHQIPËRISË NATYRALE, TË INICUAR DHE TË
PUBLIKUAR NGA INTELEKTUALI ATDHETAR - KOÇO DANAJ…

Dr. prof. B a s h k i m M I T R O V I C A
- K r y e t a r i F B K S H - s ë -




Quhem Bashkim, kurse mbiemrin Mitrovica e kam marrë sipas vendlindjes sime - Mitrovicës. Jam i moshës mesatare, i martuar, dhe baba i tre fëmijëve. Jetoj dhe veproj kudo që kanë nevojë strukturat e FBKSH-së, por përgjithësisht jetoj dhe veproj në Kosovën Historike.
Jam me përgatitje superiore shkollore, kam mbrojtur edhe doktoratën për shkencat politiko diplomatike në një universitet prestigjioz euro-perëndimor. Kam qenë pjesëmarrës aktiv i luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj Epopeje të Lavdishme të popullit tonë, krahas përvojës luftarake arrita të njoh edhe shumë shokë të rinj, shumica prej të cilëve kanë kaluar në pavdekësi, duke rënë Dëshmorë të Kombit. Në mesin e tyre e njoha edhe Dëshmorin e Kombit, Islam Berisha Komandant Lamin. Komandant Lami në dhjetorin 2002 me njoftoi dhe më miqësoi me ish kryetarin e FBKSH-së, që atëherë në opinion prezantohej me nofkën mr. Valdet Vardari - vëllain e shokun tim të idealit, aktualisht Zëdhënës Politik dhe Sekretar i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, magjistrin e shkencave juridiko ekonomike, patriotin e dëshmuar Gafurr Adilin.
Anëtar i FBKSH-së jam bërë që në dhjetor 2002. Më 16 shtator 2005, në Kuvendin i Dytë Kombëtar të FBKSH-së, në Prizrenin Historik, u zgjodha Kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku sipas rregulloreve të FBKSH-së dhe AKSH-së edhe Komandant i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Gjatë periudhës kohore, 17 janar 2004 16 shator 2004, krahas punës për përfundimin e studimeve pasuniversitare dhe mbrojtjes së doktorantit në shkencat politiko diplomatike, kam ushtruar edhe disa detyra kyçe në strukturat më të larta të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH-së) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), sidomos në riorganizimin e FBKSH-së dhe në ristrukturimin e AKSH-së.
E ndiej të nevojshme që ta theksoj se krahas miratimit të shumë vendimeve (miratimit të Strategjisë Politike të FBKSH-së dhe të Strategjisë Ushtarake të AKSH-së, si dhe rregullores për funksionimin e këshillave të FBKSH-së, rregullores për organizimin e AKSH-së, rregullores për organet ndëshkuese të FBKSH-së dhe shfuqizimit të kartelave e gradave ushtarake të AKSH-së), mbajtja dhe përfundimi me sukses i Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, simbolizon edhe një fitore tonën mbi “forcat” e errëta antikombëtare, forca këta që stimulonin dhe organizonin përçarjen e strukturave tona, misioni i të cilëve ishte që përmes bandave me maska te populli ynë të komprometonin dhe të denigronin FBKSH-në dhe AKSH-në.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

Mr: Gafurr Adili

Quhem Gafurr Adili, i biri i Fazliut dhe i Safijes, vëllau i Isait dhe i 4 motrave: Naxhijes, Afijes, Amdijes dhe Tefikes, si dhe bashkëshorti i Fekrijes dhe baba i Kastriotit, Gëzimes dhe Kushtrimit, Kelmendit, Albulenës dhe Donikës.
Kam lindur në 5 janar 1959 në fshatin Aranjell të Kërçovës apo të Usakanës Ilire. Shkollën fillore (tetëvjëçaren) e kreva në fshatin Kastriot (Serbicë e quajnë sllavo-maqedonasit), sepse në fshatin tim të lindjes as atëherë dhe as sot e kësaj dite nuk ka shkollë, dhe ashtu si unë dikur edhe vogëlushët e sotëm detyrohen që nëpër borë e nëpër shi të ecin me kilometra të tëra për të kryer shkollën fillore. Shkollën e mesme (gjimnazin e kreva në Prishtinë sepse atëherë gjimnazi në Kërçovë ishtë vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase. Të lartën (Fakultetin Juridik) gjithashtu e kreva në Prishtinë, dhe në 3 shkurt 1982 morra titullin: Jurist i Diplomuar.
Më 7 shkurt 1982, sapo u ktheva në vendlindje, UDB-ja më arrestoi dhe më ngriti një mal me akuza, si "nacionalist", "irredentist", "separatist" dhe "agjent i Shqipërisë", por gjatë gjithë periudhës 2 mujore, përkundër gjithë asaj dhune dhe torture psiko-fizike nëpër qelitë e UDB- së në Kërçovë dhe në Manastir, arrita që t'i mohoj dhe të mos zbulohesha se isha pjestar i lëvizjes (së fshehtë) Atdhetaro- Revolucionare të Kosovës, dhe periudha 2 mujore më ishte shqiptuar si burg i mjaftueshëm për pjesmarrje në demonstratat e mars- prillit 1981. Demonstrata të cilat, dëshmori i kombit e shoku im i idealit -NUHI BERISHA, me plotë të drejtë, i ka quajtur "PRANVERA E LULEVE TË KUQE".
Me inisiativën dhe këmbënguljen e dëshmorit tjetër të kombit, të rënë bashkë me bashkëshorten e vet- XHEVE KRASNIQIN në luftën e Kosovës, shokut FEHMI LADROVCI, në shtator të vitit 1982, në Universitetin e Zagrebit, i regjistrova studimet pasuniversitare ( për Magjistraturë) dhe deri në nëntor 1984 i përfundova të gjitha provimet në lëmin: "Aspektet Ekonomiko - Juridike gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit".
Viti 1984 ishte viti i goditjeve të rënda që mori Lëvizja Atdhetaro- Revolucionare e Kosovës. Dimri ishte shumë i egër dhe fushatat ndëshkuese të UDB -së rëndë po i godisnin radhët tona. Në janar dhe shkurt 1984 në luftë e sipër ranë për të mos vdekur edhe ideologët e PARTISË SË LUFTËS SË KOSOVËS: dëshmorët: RREXHEP MALAJ, NUHI BERISHA dhe BAJRAM BAHTIRI, si dhe me dhjetra atdhetar revolucionar të PLK-së.U arrestuan edhe 5 shokë në Kerçovë, kurse unë, Ali Ahmeti (tani kryetar i BDI-së) dhe Musa Xhaferri (aktualisht zëvëndëskryeministër i Branko Crvenkoskit) u arratisëm dhe u vendosën në Luzern të Zvicrës.
Që nga 11 prilli i vitit 1985, kohë kjo kur iu nënshtrova proçedurës së refugjatit politik, status të cilin e fitova në shtator të vitit 1985, bashkë më bashkëshorten time dhe 6 (gjashtë) fëmijët kam jetuar, punuar dhe vepruar në Malters, një fshat ky jo larg Lucernit të Zvicrës. Kurse, nga shtatori 1985 dhe deri në fund të dhjetorit 1993, kam punuar në dy fabrika, ku si pasojë e punës së rëndë fizike, si dhe nga torturat e dikurshme të UDB-së, në fund të vitit 1993 u sëmura rëndë dhe nga kjo kohë përfitova pensionin invalidor.
Pergjigje pyetje

I nderuar Bashkim
A bene ti me na dhene informata se baba yt çka ka punue ne kohen e titos ne kosoven tone ?
Dhe ju çka keni punue ne kohen e jugosllavise,dhe sa emra gjere me tani keni nderrue,per çfare arsye ?

Ju zotri pasket qen ne luften e uçk!Dhe me trego pse shkuan ne Rambuje dhe e nenshkruan shoket e tu rezuluten 1244 ?Per çka luftuat zotri ?Pse betimin e juaj e shkelet ?Pse e niset luften ne maqedoni dhe ne luginen e Presheves ? A per mi shti praper shqiptaret nen sundimin sllavoshkavella ?Skeni pas nevoje me nis kesi kryengritje a e kupton esencen ?
Ju mundeni te pushoni sepse e keni tradhetue kombin per BK!!!!
Ne e dim se Kordinator i perhershem eshte kryekomandanti zotri Xhavit Dalloshi ,dhe a e njifni kete njeri te etur per BK ?!
Presim pergjigje i nderuar !
Per A.Gafurrin a eshte e vertete qe baba i yt ka vrare dhendrrin e vete vetem pse ka kalue neper aren e babes sat ?
Komandat i pergjithshem i AKSH
Haxhi Kuçi

Zotri A.Gafurii
Me çfare arsye shpallni pushim te aktivitetit tuaj ?
Pse ike ne shqiperi,a tu kercnua sherbimi sekret i Salos ?
Ku i keni len mjetet financiare ?
Nuk na intereson se çfare shkolle keni kry ne Jugosllavi !!!!
Shqiptareve u vyn shqiptari i vertete e jo fjale boshe e plaqkit shqiptaret!
A su ngopet duke gerry diasporen dhe vendlindjen ?
Keto qeveri qe i perkrahesh si ne kosove,e shqiperi e maqedoni dhe ne luginen e presheves keta kan qen servilash shkau!
Ata qe na udhehoqen luften e U9K ma nuk na nevoiten adios ikni ka tu shofin syt sepse edhe KS te OKB e keni lodh!
E keni lodh edhe popullin e juaj shqiptar,ja keni pru shpirtin tek fyti,ma te zinje se armiqet!
Zot ruana nga miqet shqiptar se nga shkavelli ruhem vete!
Dhe perfaqesues te vetmin e njohim zotrin prof;Xhavit Dalloshin nga kosova e roberume
!
Te fala nga poeti i shqiptareve
Haxhi Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum