Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Filmi i skenderbeut

 :: sport

Aller en bas

Filmi i skenderbeut Empty Filmi i skenderbeut

Message  Perparimi Sam 1 Juil - 16:48


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Filmi i skenderbeut Empty Re: Filmi i skenderbeut

Message  Perparimi Jeu 7 Sep - 18:12

http://historia.shqiperia.com/mesjeta/shqiperia_ne_kohen_e_skenderbeut.php

K R E U VI

SHQIPËRIA NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
(1443 - 1468)

1. RIMËKËMBJA E SHTETIT TË KASTRIOTËVE DHE
FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË LEZHËS

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri më 1443
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).
Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Këtu duhet të ketë lindur edhe Gjergji.
Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve.
Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.
Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Në këtë shkollë futeshin zakonisht djemtë e zotërve të nënshtruar për t'u përgatitur e edukuar në frymën osmane si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Këta zakonisht shërbenin si spahinj në vendet ku pushtimi osman ndeshte në qëndresën e popullsisë, si dhe në vendet nga ata kishin ardhur.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Filmi i skenderbeut Empty Re: Filmi i skenderbeut

Message  Perparimi Jeu 7 Sep - 18:18

Sa libra keni lexuar ju mbi Gjergj Kastriotin qe te flisni me kompetence ? e keni lexuar librin e pare te shkruar nga Dhimiter Frangu, me 1480, keshilltari e shoqeruesi i tij ? Jane mbi 400 vepra te saktesuara qe jane shkruajtur mbi te nga te huajt. Pastaj njihen me qindra historiane te huaj si ai Arnoldi, i permend disa : Paganel, Duponcet, Sansovino, Giovio, Vitali, Lonicero, De Lavardin, Zirita, Knolles, Puffendorf, Bussieres, Volteri, Wolf, Gibon, Hopf, Fallmajer, Muratori, Moore, Hahn, Anonim nga Palermo, Disraeli, Jireçek, Shufflaj, Jokle, Kutolo, Antonelli, e me qindra te tjere.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Filmi i skenderbeut Empty Re: Filmi i skenderbeut

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum