Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

FATMIR HASANI:Per çka luftuan deshmoret ?

 :: politika

Aller en bas

FATMIR HASANI:Per çka luftuan deshmoret ? Empty FATMIR HASANI:Per çka luftuan deshmoret ?

Message  Perparimi Mer 2 Sep - 0:37

FATMIR HASANI
Sot,
ditë e diel gushti, i ulur pranë varrit të dëshmorit po flisja me vete:
Është krenari të jesh në vend të tij, ngase i tillë je njeriu më i
dashur i Atdheut, je krenaria e kombit, ngase për to ke dhënë më të
çmuarën, më sublimen - jetën... Ndërsa qëndron edhe më tutje dhe fillon
të shpërndahesh gjithandej, duke kujtuar të djeshmen e afërt dhe gjithë
atë sakrificë, të ikën mendja si mos më keq... A thua u plotësua
amaneti i dëshmorëve, i Afrim Kalanicës, i Tigrit, i Beqirit të tri
luftërave bashkë me shokë që u flijuan për të nesërmen e bardhë e të
ndritur të kombit...!? Por, pse ende nuk po gdhin kjo ditë... Afrimi
nuk e kishte më atë vrull që e kishte pasur në luftë, ndonëse ashtu
krejt i heshtur po lëshonte një klithje: "Ende s'u bë! Pse s'u bë, ç’po
prisni, pse janë ndalur akrepat e orës shqiptare. E djeshmja nuk guxon
të përsëritet më kurrë. Kur më lëshuat në këtë vend, mbaj mend mirë të
më keni thënë-Afrim ti dhe shokët e tu prehuni të qetë se amanetin do
t'ua çojmë në vend", po më thoshte habitshëm Afrimi për të vazhduar
përsëri qetë, por me një trazim që i dilte nga thellësia e shpirtit:
"Nuk kam besuar se s'do të ndodhë ajo për çka ne luftuam... Pritja s'ka
të sosur e koha nuk pret, gjithçka që humbet në kohë nuk kthehet më,
prandaj amaneti duhet plotësuar. Ky është bekim, në të kundërt,
sorollatjet tuaja do të kthehen në mallkim të trishtueshëm!", më
thoshte Afrimi. - Ku janë shokët e tjerë të luftës që kanë mbetur
gjallë, ata që i shpëtuan kataklizmës? Unë, nuk dija se çfarë t'i
thosha. U mendova me vete, të mos ia them të vërtetën, ngase e vërteta
është shumë e hidhur, por thashë me vete, nuk bën ta gënjej, ngase
gënjeshtra do ta shtonte edhe më dhimbjen e tij dhe do t'ia zgjaste
vuajtjen. Pasi u mendova pak, ia ktheva: - Shokët, ata të gjithë sa
janë, një mijë, njëqindmijë, i gjithë populli, shpëtuan nga një vuajtje
për të filluar një vuajtje tjetër! Ata, të pafajshmit e luftës së
krenarisë, të veshur me një petk tjetër, por me skenarë të njëjtë
etiketimi vazhdojnë të dergjen burgjeve. - E, me sopotasit si qëndron
puna?, ma priti pa një pa dy Afrimi. Ata, tani, janë ndëshkuar me një
burg kolektiv me mbi 100 vjet errësirë pas grilave të Idrzovës së
famshme! Dhe, tani, ata për dallim nga e kaluara nuk e paguajnë
"mëkatin" si nacionalistë, separatistë e kundërrevolucionarë, por si
terroristë!? I dashur Afrim, sot janë ngritur në këmbë e gjithë bota
për të dëshmuar pafajësinë e sopotasve. Ndërkombëtarët mohojnë çdo lloj
lidhjeje të tyre me ndonjë akt terrorizmi. Bile, me shumë zë e tha edhe
z. Bigman, se shqiptarët gjithnjë kanë qenë në anën e forcave të
Aleancës, në të gjitha luftërat e Ballkanit. Por "drejtësia" dhe
politikëbërja e shurdhër maqedonase, e ndihmuar edhe nga politikë
përfituesit shqiptarë nuk e ndajnë të njëjtin mendim. Për hesapet e
tyre të ngushta, e gëlltitën fare lehtë të vërtetën, të cilën e kthyen
në fitim të tyrin personal e klanor. -
Kjo, që thua po më zhgënjen. Si është e mundur që shokët tanë që po na
udhëheqin nga kolltuku i pushtet bërësit, kaq lehtë dhe kaq shpejtë të
kenë harruar amanetin e premtuar-pyeti me neveri Afrimi. Tani, edhe mua
kishin filluar të më dridheshin buzët, tek po e vëreja shqetësimin e
Afrimit. Edhe Afrimi e kuptoi këtë dhe më tha: Ç’ke o burrë që po
frikësohesh, më shumë të mundon kjo që po ndodh me "lojën" e turpshme
të pushtetit, apo me krismat e kurbetçarëve tanë në Sllupçanin
legjendar? Këtu, sikur me ngjitës të fortë mu ngjitën buzët dhe s'më
dilte asnjë fjalë e vetme nga goja. U stepa i tëri. Nuk e kisha idenë
se si do të vazhdoja tutje dhe tashmë sikur ndjehesha i pafuqishëm për
të qëndruar përballë Tij. - Fol, mos hesht. Ne nuk dimë
të heshtim. Nuk kemi heshtur kurrë. Prandaj, edhe për pak çaste do ta
vazhdojmë bashkëbisedimin tonë. Dua ta di, ç'u bë me Lapidarin e
Lavdisë së Dëshmorëve, në Sllupçan? Unë, përsëri s'kisha fjalë. I tëri
i nemitur, po shikoja rrafshlartën e Sllupçanit, ngase vetëm ky shikim
më kthente në kohën e lavdisë së Afrimit dhe të shokëve sypatrembur, që
heroikisht ranë në altarin e lirisë. Jo,
vendosa që përfundimisht të mos flas më. Por, ai nuk ngurronte me
rrebeshin e pyetjeve, tamam si fishekët që i dilnin nga tyta e pushkës
së tij marrë në shënjestër, në kohën e luftës. - Po, me gjuhën ç'u bë?
Unë prapë heshtë. - E, Flamuri i kuq me shkabën dykrenore, pse
s’valëvitet në tokat e shtrenjta të iliro - shqiptarëve të hapësirave
tona?-
Edhe sa burgje të reja, do të hapen pas këtyre 170 shtretërve të sapo
lëshuara në një krah të sapondërtuar të burgut të Idrizovës? - Edhe sa
komandantë të 'krahut politik' të luftës sonë do të vazhdojnë t'u
shmangen kërkesave të popullit? - Edhe sa kohë do të
zgjasë mashtrimi dhe gënjeshtrat për barazi të plotë të shqiptarëve? -
Edhe sa kohë shqiptarët do të vazhdojnë të nëpërkëmben? - Ndoshta, u
bëra i tepërt, por do të pyes edhe një gjë: A ka ndonjë udhëheqës të
denjë që do të mund t'ua kthente shpresën shqiptarëve? Po se shpejti
nga GOSTIVARI. - Shiko, mik i nderuar, ndoshta e zgjata me gjithë këto
pyetje dhe ndoshta të gjitha janë shumë për t'u dhënë përgjigje
përnjëherë, por të paktën atë që kërkoj nga ti është të më premtosh se
herën tjetër kur të vish këtu në vend të luleve të freskëta, më sill
përgjigjet, të tilla siç janë, qofshin edhe të hidhura, ashtu siç janë
tani! Mos harro, mbaje mend, unë do të pres, por jo edhe aq gjatë sa
edhe pritja s'duron dot! U
ndava i mërzitur, i pafuqishëm për përgjigjet që duhet dhënë, ngase
mendja ma thotë se kjo punë me këtë politikë bërje të shqiptarëve ka
për t'u zgjatur e vështirë se ka për t'u bërë. Dhe, tani nuk më mbetet
tjetër veç lutjes: Ruana Zot nga k
ohët e liga!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum