Shpiunat thojne ,rrofte shqiperia,flamuri e deshmoret
:: sport
Page 1 sur 1
Shpiunat thojne ,rrofte shqiperia,flamuri e deshmoret
- NGA: SHQIPËRIA E BASHKUAR.INFO
- JUL 27, 2015
- OPINIONE
- 0 COMMENT
[size=32]MASKIMI MË PATRIOTIZËM FALS, ËSHTË STREHA E FUNDIT E TË GJITHË SPIJUNJËVE,BATAKXHINJËVE DHE MASKARENJËVE .[/size]
[size=32]76[url=https://www.addtoany.com/share_save#url=http%3A%2F%2Fshqiperiaebashkuar.info%2F2015%2F07%2Fmaskimi-me-patriotizem-fals-eshte-streha-e-fundit-e-te-gjithe-spijunjevebatakxhinjeve-dhe-maskarenjeve%2F&title=Maskimi m%C3%AB patriotiz%C3%ABm fals%2C %C3%ABsht%C3%AB streha e fundit e t%C3%AB gjith%C3%AB Spijunj%C3%ABve%2Cbatakxhinj%C3%ABve dhe maskarenj%C3%ABve][/url]
Maskimi më patriotizëm fals, është streha e fundit e të gjithë Spijunjëve,batakxhinjëve dhe maskarenjëve .
Jam patriot
Rroftë Shqipërija!
Rroftë Atdheu kombëtar shqiptar!
Rroftë Flamuri nacional shqipar, kombëtar, kuq e zi me zhgabën madhështore, trimërore, dykrenore, shqiptare e Lekës, Pirros edhe e Skënderit, që e ngriti Ismail Qemali!
Rrofshin të gjithë dëshmorët edhe heronjtë e kombit që vdiqnë për Mëmëdhenë!
Rroftë! Rroftë! Rroftë!!!
I them këto të gjithë nga fundi i zemrës, i mëlçisë dhe i plënxit kombëtar, sepse jam patriot i vërtetë edhe i flaktë si flaka e zjarrit!
I kulluar si llomi!
I pastër si balta!
I drejtë si drapëri!
Kurdoherë kam qenë patriot kombëtar i drejtë dhe me qëndrim të patundur si shkëmbi. Kam prova sa të doni dhe sa të mos doni.
Betimi im dit për ditë dhe nat për natë veçanërisht kur pi raki me meze të mirë (qelepir kombëtar patriotic!) është:
-Për Flamur!
-Për Shqipëri!
-Për kokën e Skëndërbeut!
-Më vraftë palla e Skëndërbeut!
-Hëngsha eshtrat e Skëndërbeut!
Veçanërisht këtë të fundit që është shumë i fortë se vetëm qentë hanë eshtra, e përdor më dendur.
Jam kyenaltë se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi botën, vajti në Hindi…PO ta lëmë Lekën e Madh dhe Pirron e të vijmë më këndej në Skëdërbeu që sih fatos mbi fatosa e që bëri armikun të dridhej (më qafsh, shtjemë një gotë raki dhe afroji ata kukurecë kombëtare se qenkan pjekur mirë)
Këstu pra, unë jam gati të vdes për Shqipëri, të vdes për Flamurë me zhgabën trimërore dykrenore arbënore e cila duhet t’u nxjerrë sytë gjithë tradhëtorëve të poshtër dhe rezilëve që s’pinë raki, raki rrushi pa ujë e që s’hanë kukurec kombëtar të pjekur në hell!
Sa të mbaroj këtë shishe raki jam gati të nisem e të vdes për Shqipëri në luftë kundra armikut shekullor, si kam vdekur e njëzet a tridhjet herë të tjera, dhe kur të kthehem që andej të më dyfishoni pensionin patriotic se pata derdhur gjakun si lumë për Atdhe.
-Më pyet në kam qënë fashist e në mora para nga Italija?
-Isha dhe mora?
Po këto i bëra si patriot kreshnik e fisnik se i gënjeva italianët. Qëllimi im ka qenë që t’ia mbaroj paratë Duçes edhe ta bëj fukara Italinë edhe pastaj Shqipërija ta zaptojë Italinë si bëri Pirrua i Madh edhe mua të më madhohet pensionioni patriotik kombëtar.
Unë kam thirrur në mes të kafenesë: Rroftë Flamuri dy-krenor me dy zhgaba, me tri, me pesë…Po të më çani zemrën me sëpatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor të Skëndërbeut.
Për kaqë vepra patriotike të pavdekshme e për kaqë thirrje “Rroftë Shqipërija” sa m’u ngjyr zëri nuk po i kërkoj Atdheut përveç se të ma paguajë pensionin në ar rregullisht, sepse karta po bëhet bakall. Dua të më lejojë përveç kësaj të marr çdo mot të dhjetat e dy tre katundeve ku ka vreshta që të pi raki e të ha kukurec patriotic.
Çmimin e të dhjetave duhet të ma falë Shteti sepse jam patriot kombëtar dh ebetohem për kokën e Skëndërbeut.
E në ma falka mua këtë copë të dhjetë, a mos përmbyset bota? Vetëm kaqë gjë I kërkoj unë Shqipërisë sepse kam djegur plënxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do të bije therror në fushën e nderit ku flamuri I Skënderit valon si trim me fletë (më qafsh afromë shishen se u mërzita me këto gotat e vogla!)
Rroftë Shqipërija!
Rrofshin patriotët kombëtarë kreshnikë nacionale!
Rrofshin dëshmorët që u bënë therror për Shqipëri!
Dhimitër Pasko – Mitrush Kuteli[/size]
Sujets similaires
» Ibrahim Kelm– RROFTË LRSHJ-Republike Kosova nen jugosllavi
» Hiqet nga qeveria flamuri kuq e zi
» Lima mos i vizitoni deshmoret,por vazhdoni rrugen e tyre
» VV plaku rrofte vellznim bashkimi
» Rrofte Turqia qe na shpetoj nga masakrat amarikane
» Hiqet nga qeveria flamuri kuq e zi
» Lima mos i vizitoni deshmoret,por vazhdoni rrugen e tyre
» VV plaku rrofte vellznim bashkimi
» Rrofte Turqia qe na shpetoj nga masakrat amarikane
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum