Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve
:: bota
Page 1 sur 1

]27 shkurt 2009
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve
Alket Aliu

Isa Boletini duke puthur flamurin kombëtar, më 28 nëntor 1912 në Vlorë, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë
Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t'i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëndrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.
Bllokada e bregdetit të Malit të Zi
Më 10 prill, fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.
Ndarja e sferave të interesit në Shqipëri midis Serbisë e Greqisë
Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes - hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.
Pakti i Londrës dhe Shqipëria
Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill te vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: Katër fuqitë aleate do t'u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (...). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkes deri në lumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin... Porti i Durrësit do t'i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë."
Në nenin 6 thuhej: "Italia do t'i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë."
Shqipëria në Konferencën e Paqes

Shkodra, ku u bënë krime makabre nga pushtuesit serbë dhe malazez
Në nenin 7 thuhet: "Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore te Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë."
"Italia do ta fitojë të drejtën që t'i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë."
Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra, e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.
Pikëpamjet e fuqive të mëdha
Në Konferencën e Paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes se Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919).
Pikëpamja jonë - (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t'i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. "Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, njëfarë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.
Austria kërcënon serbo-malazeztë
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bune dhe në lidhje me fiset e Kelmendasve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegacioni ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administrate autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t'u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Drin. "Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, thuhet në Memorandumin tonë. Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë. Për t'i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë.
Pikëpamjet e Pashiqit

“Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: "Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatët do t'ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjese të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë”.
Kërko shumë – merr pak!
"Minimumi që do ta pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det."
"Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian."
”Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Pakënaqësi e madhe e shqiptarëve
Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të serbëve, të kroatëve e të sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e "Shqipërisë se pavarur" dhe "Ballkani popujve ballkanikë".
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t'i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Shqipëria para Konferencës së Ambasadorëve

“Evakuimi nga Shqipëria u bë pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t'i dëbonin italianët nga Shqipëria.
Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamentare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktes.
Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
“Korrigjimi” i kufijve
”Para Konferencës së Ambasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: "Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohen e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pati refuzuar. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Drin.
Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve”.
Republika e Mirditës
”Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t'i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes se Kombeve”.
/color]

Re: Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve
Pakti i Romës, Pashiqi, Musolini dhe Shqipëria
”Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t'ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin.
Intrigat e qeverisë jugosllave
Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve
”As Roma, as Beogradi, nuk mundën t'u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të "miqve" të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.
I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t'i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia”.
Zogu lidhi aleancë ushtarake me Italinë
”Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin 1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shume instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes”.
”Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë "kufirin ofensiv" kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t'i jepej mandati në Shqipëri”.
”Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Cemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët”.
Pakti italo-jugosllav i miqësisë i 25 marsit 1937
”Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit”.
Ruajtja ose ndryshimi i status kuo-së

“Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë pavarësinë e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyre, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një "modus vivendi" të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t'u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan”.
Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar
”Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë ashte nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkombëtar, bregdeti shqiptar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë”.
"Ballkani popujve ballkanike"
”Politika tradicionale e Serbisë është "Ballkani popujve ballkanikë". Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri.
Në aplikimin e këtij parimi, ne kemi parë gjithmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanikë, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime”.
Ekspansioni i Italisë
”A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë se Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot, kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politiken e vet të jashtme”.
Ndarja e Shqipërisë dhe gjenocidi serb në Kosovë

Një precedent i rrezikshëm
“Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria jugore, iu njoh edhe Dalmacia veriore. Precedenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.
Ndarja e “gjahut”
”Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t'i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyre do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme - në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipërisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, së cilës nuk do të mund t'i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël”.
Kompensimet tona
”Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t'i sigurojë luginat e liqenet, të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.
Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.
Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Plani për asimilimin e shqiptarëve në Kosovë
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200.000 deri 300.000 shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolike, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
Beograd, më 30 janar 1939
Shifrat
Sipas të dhënave dokumentare, në vitet 1876-1900 janë përzënë nga trojet e tyre të Prokuples, Vranjës, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mijë shqiptarë. Gjatë Luftës Ballkanike janë shpërngulur nga Kosova me dhunë 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën mes dy luftërave botërore u shpërngulën për në Turqi 300 mijë shqiptarë dhe për në Shqipëri 50 mijë të tjerë. Ndërkaq, ata shpronësoheshin nga tokat, shtëpitë, mjetet e punës etj., të cilat u jepeshin kolonëve serbë e malazez që vendoseshin aty.
Marrëveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavisë e Turqisë, parashikonte që brenda 8 vjetëve të ardhshme të shpërnguleshin për në Turqi 40 mijë familje shqiptare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, afër 500 mijë shqiptarë u vendosën në Turqi, ndërsa gjatë viteve 1974-1999 mbi 300 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova në vende të ndryshme si refugjatë ekonomikë, të detyruar nga kushtet e rënda ekonomike dhe ng[/color]a dhuna

Sujets similaires
» Lufta ndermjet shqiptareve ortodox kundra shqiptareve muslim
» Serbet festojne Vidovdanin me thirrje per shfarosjen e shqip
» UçK dhe mbrojtja e shqiptareve
» veset e shqiptareve
» Thirrje shqiptareve ku do qe jetoojne
» Serbet festojne Vidovdanin me thirrje per shfarosjen e shqip
» UçK dhe mbrojtja e shqiptareve
» veset e shqiptareve
» Thirrje shqiptareve ku do qe jetoojne
:: bota
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum