Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

 :: sport

Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Perparimi Dim 26 Avr - 1:18

Botohen dy letrat që ish-diktatori ia dërgoi bashkëshortes së tij

Kur Enveri i shkruante nga Moska Nexhmijes



Armand jonuzi

Në 22-vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, gazeta "Tirana Observer" boton letrat intime që ky i fundit i drejtonte bashkëshortes së tij. Botimi i letrave personale të Enver Hoxhës u bë pas ndihmës së dhënë nga Teuta Hoxha, bashkëshortja e djalit të tij, Ilir Hoxha. Dy letrat, të cilat botohen sot për herë të parë, janë zbuluar në arkivat e shtetit. Ish-udhëheqësi komunist i ka shkruar ato gjatë udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit, në nëntor 1960, kur ai ishte në Moskë.

Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 13 dhjetor 1960

E dashura ime Nexhmije,

Më ka marrë shumë malli për ty, sa s'më kishte marrë ndonjëherë tjetër, pse të tjera gjendje shpirtërore kanë qenë të parat kur ka qëlluar që jemi ndarë. Ti e kupton vetë. Por, sidoqoftë, ndjenjat e tua, mendimet e tua, dashuria jote më vjen deri këtu dhe më qëndron pranë në këto momente të vështira, por për një çështje të drejtë, pse jemi duke luftuar për çështjen e madhe të Partisë sonë të dashur, të popullit tonë heroik, të komunizmit. Jemi në rrugë shumë të drejtë, kurse grupi i Hrushovit është në rrugë antimarksiste. Këtë s'e luan as topi. Këtu çdo gjë që ngjet, dhe shumë gjëra ngjasin, vërtetojnë drejtësinë tonë. Vetëm, siç e di, zemrën e kemi copë për popullin sovjetik që ka rënë në të tilla duar. Është edhe kjo që na bën të luftojmë me rreptësinë më të madhe dhe t'ia shpërblejmë sadopak të mirat që i ka bërë njerëzimit dhe popullit tonë. Ne do të fitojmë!
Nexhmije, momenti i parë pas fjalimit në dukje mund të mos jetë i favorshëm për ne, por më vonë ndryshe do të ngjasë.
Me sovjetikët patëm tri pjekje, bënë një mijë poshtërsira, por e panë me kë kishin të bënin dhe morën përgjigjen e merituar. Sigurisht do të zgjatesha po të t'i shkruaja të gjitha. Erdhi Torezi na thirri për darkë (i shtyrë). Ai u soll shoqërisht, por s'është në të, as me ne dhe, sidomos, në bllok kundër Kinës. Presim me padurim nisjen, të vijmë në shtëpinë tonë, pse s'ka si shtëpia tënde. Bukë e kripë, por në shtëpi. Prandaj, hiç mos u bëj merak, e dashura Nexhmije, jam shumë mirë nga shëndeti, analiza është e mirë, tensioni i gjakut 8 me 12-13. S'ka më mirë.
Lufta për çështjen e drejtë të Partisë më bën edhe më të fortë. Prandaj, duke të puthur me mall, me shumë mall, e mbyll letrën, të të gjejë mirë me gjithë fëmijët tanë të shtrenjtë.
Yti përjetë!

Enver

Anesë i puth dorën, Sanos, shumë të fala, të tjerëve gjithashtu. Kinezët mund të flasin nesër. Ne ose nesër ose pasnesër, e shumta. Në Tiranë do të vijmë në fund të kësaj jave.

* * *

Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 16 nëntor 1960

E dashura ime Nexhmije,

Megjithëse të thashë se s'të shkruaj, prapë s'mu ndejt pa të shkruar, pasi më telefonove, pse kur dëgjova përsëri zërin tënd dhe të fëmijëve, mu ndez malli i madh për ju dhe për atdheun e shokët. Fjalimin e mbajta sot. Ishte, siç, e di, top. Do të marrësh vesh për fjalimin e poshtër të Ibarrurit dhe të të tjerëve. Por s'ka gjë, ne i kishim parashikuar të gjitha. Armiqtë do të na atakojnë, por rruga jonë është e drejtë, ne do të fitojmë dhe ata do të dërrmohen. Ibarrurin e duartrokitën, por 10 parti as e duartrokitën, këto parti, pra, haptazi ishin solidare me ne dhe me Kinën. Në Bukuresht ishim 2 parti, tash u bënë 10. Më vonë grupi i Hrushovit do të mbetet vetëm. Ju mos u mërzitni se i kemi nervat të fortë, si shkëmb jemi, ashtu siç e kemi Partinë dhe popullin. Duhet me thënë, nga ana tjetër, se fjalimi im bëri përshtypje të madhe. Ne e kemi parashikuar që efekti momentan do të jetë për trockistët, por efekti më vonë do të jetë për ne, në favorin tonë.
Novotni dhe Torezi folën para nesh, por shumë poshtër kundër Kinës. Prestia i Brazilit foli mirë, në mënyrë të rezervuar, por edhe mjaft të tjerë nuk e atakuan direkt Kinën; japonezi, indoneziani, vietnamezi, australiani, neozelandezi s'kanë folur akoma.
Tash presim sa të mbarojë kjo mbledhje, pse s'kam parë kurrë në jetë atmosferë më mbytëse dhe më armiqësore, derisa hapur përpiqen të na përpunojnë në mënyrë agjenturore. Por s'ka gjë, jemi mësuar me luftë, do të kalojnë edhe këto halle. Mendjen dhe zemrën i kam tek ti, Nexhmija ime e dashur. Fëmijët i puth me shumë mall. Si lum ti që i ke afër. Propozimin tënd për udhën e kthimit e morëm parasysh. Ai tash bëhet shumë i rrezikshëm nga çdo anë, kemi gjetur variantin më të mirë dhe më të sigurt.

Të përqafoj dhe të puth me shumë-shumë maaall.

Yti përjetë!
Enver

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Re: Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Perparimi Dim 26 Avr - 1:29

"Rasti i të vrarëve pa gjyq duhet të shqyrtohet sipas çdo individi, sepse ka edhe të pushkatuar pa gjyq, ashtu siç ka pasur edhe kolaboracionistë",- shprehet politikani dhe shkrimtari Sabri Godo. Me këtë logjikë, ai deklaroi që, të afërmit e viktimave të vrara pa gjyq, duhet të dëmshpërblehen sipas ligjeve në fuqi, por kjo nuk duhet të ndodhë për kolaboracionistët.
Enveristet qe bashkpunuan me shkaub dhe i prejten shqiptaret ma te mire te gjakut ,keta nuk duhet te denohen ?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Re: Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Perparimi Dim 26 Avr - 1:30

Godo


Sabri Godo, sot afër të 80-ave, iu bashkua forcave partizane që në moshën 14-vjeçare. Në moshën 20-vjeçare u lidh me vajzën e njërit prej bejlerëve më të njohur të jugut dhe, pasi vendosi të martohej me të, në moshën 23-vjeçare u përjashtua nga Partia Komuniste

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Re: Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Perparimi Dim 26 Avr - 1:37

Enver Hoxhën, i cili e ka drejtuar vendin 2.4 milionë banorësh me dorë të hekurt për më shumë se tri dekada. Tanimë 67 vjeç, zërat thonë se ai nuk është në kushte të mira shëndetësore, ai ka arritur të spastrojë kundërshtarët e tij të vërtetë apo të mundshëm brenda gjirit të partisë gjatë trazirave të Luftës së Dytë Botërore. Historia e tij është një shembull klasik i ideologjisë që shërben si maskë për forcat historike, kushtet gjeografike dhe presionet lokale. Të gjitha sulmet e dhunshme verbale mbi “revizionizmin modern titist” dhe “imperializmin social të Bashkimit Sovjetik”, shpjegohen me fjalë shumë të thjeshta, ato të interesave të fuqisë dhe konflikteve të brendshme. Kryesisht klasa e mesme dhe udhëheqja e edukuar në Perëndim, e drejtuar nga vetë Hoxha, djali i edukuar në Francë i një bejleri pasanik, ka krijuar një botë të tijën. Duke u mbështetur në një lloj izolimi të vetimponuar, e kombinuar me thirrjen për prekjen e ndjenjave nacionaliste nëpërmjet kërcënimit dhe terrorit, Hoxha dhe grupi i tij janë dhe udhëheqësit e padiskutueshëm. Shqipëria qëndron e izoluar, edhe pse kufijtë e këtij shteti kufizohen me Jugosllavinë, Greqinë apo Italinë, e cila është vetëm 42 milje larg përballë ngushticës së Otrantos. Spastrimet e përgjakshme gjatë viteve 1948-1949, eliminuan elementët projugosllavë dhe rreth dhjetë vjet më vonë, 1960-1961 u erdhi radha dhe funksionarëve të lartë të shtetit që kundërshtuan prishjen me Moskën. Pas pushtimit të Çekosllovakisë, në gusht 1968, parlamenti anuloi formalisht dhe anëtarësinë e vendit në Traktatin e Varshavës. Nepotizmi ushtrohet në shkallë të gjerë. Mes 60 anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë, pesë janë çifte të martuar. Ato përshijnë “Zonjën e Parë” me ndikim të jashtëzakonshëm, zonjën Nexhmije Hoxha dhe gruan e komandant lejtnantit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kryeministrit që prej 1954-ës, Mehmet Shehun. Gruaja e numrit tre në rangun e drejtuesve, Hysni Kapo, është gjithashtu pjesë kryesore e organit të partisë. Që prej vitit 1973, spastrimet kanë prishur unitetin e jashtëm të Byrosë Politike drejtuese. Gjatë dy viteve të shkuara, 3 nga 13 anëtarët e Byrosë të zgjedhur në kongresin e vitit 1971 janë hequr pa ndonjë shpjegim. Rivali më i fuqishëm i mundshëm i Hoxhës, ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe shumë gjeneralë të tjerë janë qëlluar për vdekje në shtator 1974. Tetë nga 18 anëtarët e Kabinetit u pushuan nga detyra. Në pikëpamjen e izolimit të liderëve shqiptarë, është e panevojshme të spekulosh për ndryshimet e politikave prapa çdo spastrimi. Ishte shumë e vështirë për shembull, të besoje se Hoxha pranverën e shkuar, tha se një grup armiqsh revizionistë donin të prishnin miqësinë me Kinën dhe ta rreshtonin vendin përkrah “revizionistëve sovjetikë”. Me më shumë mundësi, trazira u shkaktua nga vështirësitë ekonomike dhe marrëdhëniet e sforcuara me Kinën. Ndërsa pretendimet e propagandës zyrtare që shqiptarët jetojnë si askush tjetër në botë, pa taksa dhe me çmime 15 herë më të ulëta se ato të vitit 1950, së bashku me raportin e planit të fundit 5-vjeçar, tregojnë se qëllimet ambicioze nuk u arritën.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Re: Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Perparimi Dim 26 Avr - 1:41

E veja e diktatorit shqiptar u shfaq në ekran për të na kujtuar 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës dhe për të demonstruar arrogancën e saj ndaj gjithkujt që ajo mendon se i ka bërë keq. E trimëruar nga harresa e shoqërisë shqiptare dhe nga papërgjegjshmëria me të cilën u trajtua dekomunistizimi i vendit, e veja e diktatorit vuri në shënjestër të intervistës së saj dy emra që dominojnë jetën politike dhe kulturore të Shqipërisë, Sali Berishën dhe Ismail Kadarenë. Të parin u përpoq ta poshtëronte. Duke “treguar” një histori që “ia kishin treguar” dhe duke u përpjekur të hakmerret ndaj asaj që ajo e quan poshtërim të zhvarrosjes së Enver Hoxhës dhe burgosjes së saj, Nexhmije Hoxha në të vërtetë na fyen të gjithëve përveç Sali Berishës. Skena që ajo prodhon për të fyer kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, por dhe njeriun që luajti rol vendimtar në përmbysjen e regjimit të saj, bëhet jo për të fyer Sali Berishën, por për ta na fyer ne të tjerëve, duke na treguar se kë kemi kryeministër.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija Empty Re: Enver Hoxhes si interesoi kurr shqiperia pos rusia e partija

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum