Ushtria e Enver Hoxhes si UçK,agjenta amerikano sovjetike
:: politika
Page 1 sur 1

Enveri agjent,apo pioneri i Duqes,i Hitlerit,i sherbimeve serkrete Ruse,serbe,angleze,pa dallim uçk kishin te njejta detyra me masakrue atdhetar.
http://www.gazetatema.net/web/2014/04/29/dossier-pakti-britanik-i-enverit/

Re: Ushtria e Enver Hoxhes si UçK,agjenta amerikano sovjetike
https://2img.net/s/t/12/46/12/i_reply.gif
http://illyriapress.com/deshmitari-hashim-thaci-urdheroi-vrasjen-e-bashkepunetoreve/
Atëherë koburet u vendosën në vendet e tyre. U çuan në këmbë u përqafuan dhe vunë pije për ta festuar. Folën sesi do të dilnin në malet e Martaneshit, si do t’i ndihmonte aviacioni britanik. I thanë Hoxhës se Stalini po i nis njëfarë Sejfulla Malëshova, duke shtuar se “dimë ne si do ta vëmë atë në hije”. Tek hanin e pinin, i dhanë urdhër Ferndandos që i gjithë armatimi italian të kalonte në duart e Enverit me qëllim që të mos gjente asgjë në depo gjermani…
Në korrik të vitit 1944, një mik i Ivziut, ish-nëntoger në ushtrinë e Zogut, erdhi në shtëpi dhe i tha në mirëbesim dhëndrit që të mos aktivizohej me forcat e djathta të Abaz Kupit se Anglia nuk i përkrah sinqerisht. Nuk do t’u jepet pushteti atyre. “Nëse do”, i tha, “eja me mua se edhe unë me ata që kanë yllin e kuq marr e jap. Është urdhër. Dhe kur të iki unë, eja dhe ti me mua se anglezët do të ikin një ditë që këtu…”.
Ky ishte thelbi i historisë sekrete që koloneli i Zogut rrefeu tek diversanti grek Stefo Petro.
Dëshmitari A: Hashim Thaçi urdhëroi vrasjen e bashkëpunëtorëve
Një gjykatës i mbrojtur në gjykatë të hënën deklaroi se Hashim Thaçi personalisht i kishte thënë Sylejman Selimit dhe të akuzuarve të tjerë të të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës” t’i vrisnin të dyshuarit për bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe.
Prishtinë, Mitrovicë – Një dëshmitar i mbrojtur, me kodin Dëshmitari A, ka thwnw tw hwnwn, në gjykatën e faktit në Mitrovicë se Hashim Thaçi, aktualisht kryeministër i Kosovës, e kishte urdhëruar drejtpërsëdrejti Sylejman Selimin qw “të vrasë ata njerëz”, duke nënkuptuar të dyshuarit si bashkëpunëtorë të qeverisë së Serbisë.
Mw tej, dëshmitari tha se Selimi i kishte thënë atij se Shtetet e Bashkuara po i paguanin për të vrarë të dyshuarit për bashkëpunëtorë.
“Këtu në gjykatë ju thatë se personat që ju dyshonit se ju rrahën në Likovc ju thanë se ata qenë paguar nga Amerika për të vrarë spiunët. A thatë ju kështu?” pyeti avokati Guy Smith dëshmitarin.
“Po, zotëri,” u përgjigj dëshmitari.
“Kush jua tha ju këtë?”, vijoi avokati.
“Ma tha Sylejman Selimi, Hysni Thaci, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Ata më thanë se patën marrë secili 500 marka gjermane në muaj për të vrarë spiunët,” u pwrgjigj dëshmitari.
Sylejman Selimi është aktualisht ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe ka qenë më herët komandant në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Gjykatësi i EULEX Darius Sielicki i kërkoi dëshmitarit të përshkruajë dhomën e paraburgimit në Likovc ku dyshohet se ai qe keqtrajtuar dhe ku pa dhjetë të akuzuarit.
Dëshmitari A tha se ai i njihte këto persona nga më herët dhe se nuk kishte vështirësi në identifikimin e tyre.
Të 15 burrat janë të akuzuar për torturimin dhe keqtrajtimin e të burgosurve në një kamp të UÇK në Likovc/Likovac më 1998. Të akuzuarit hedhin poshtë akuzat.
Të akuzuarit e tjerë janë: Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Isni Thaci dhe Avni Zabeli. /balkaninsight.com/

Dernière édition par Perparimi le Ven 22 Jan - 12:10, édité 1 fois
Re: Ushtria e Enver Hoxhes si UçK,agjenta amerikano sovjetike
DOSSIER/ Pakti britanik i Enverit
29 Prill, 2014 | Postuar në: Aktualitet,Dossier,Kryesore | Shkruar nga: TemA
[size=13][size=13]Sélectionner une langue▼[/size]
Rastësisht, një ish kolonel i Zogut bëhet dëshmitar i një marrëveshjeje mes ushtarakëve të lartë anglezë dhe Enver Hoxhës, me ndërmjetësinë e një oficeri madhor italian, agjent britanik. Ishte pakti që vendosi pushtetin e ardhshëm
Materiali që publikohet më poshtë është vënë në dispozicion të redaksisë së revistës Klan nga z. Panajot Barka, i cili mban edhe autorësinë e publikimit të tij. Bëhet fjalë për një dëshmi, të një dëshmitari okular, të një ngjarjeje, e cila përndryshe nuk faktohet nga asnjë dokument, apo supozim historiografik i deritanishëm. Një takim i Enver Hoxhës me anglezët në gusht të vitit 1943, me ndërmjetësimin e një ushtaraku të ushtrisë italiane, ka përcaktuar kursin e ngjarjeve kryesore politike në Shqipëri dhe më tej akoma, rolin e Enver Hoxhës si lojtar i Perëndimit në fushën e ndërlikuar ballkanike. Dëshmitar është një ish-kolonel i ushtrisë së Mbretit Zog, i burgosur më vonë pikërisht për shkak të dyshimit se mund të dinte diçka rreth marrëveshjes së Hoxhës me anglezët. Është e qartë se në dritën e dokumenteve të sotme, të publikuara, asgjë nuk mund të konfirmojë dëshminë që botojmë këtu. Është vetëm analiza dhe krahasimi i qëndrimeve publike me faktet në terren që mund të çojë disi në një përafrim të së vërtetës, apo të të rejave rreth saj. Kundërthënia e kësaj dëshmie me të gjithë rrjedhën historike të raporteve zyrtare të Shqipërisë komuniste me Perëndimin është e tillë sa në çdo rast dyshimi mbi vërtetësinë e saj do të ishte i përligjur. Por ndoshta është pikërisht kjo përmbysje që mund të vërë dyshimin vetë në provë, duke ftuar të gjithë për të qenë më të hapur ndaj të pathënave të historisë sonë politike, apo duke kuptuar, në dritën edhe të një përvoje të re të këtyre 23 vjetëve, se zona gri e pakteve dhe marrëveshjeve, e kodifikuar shpesh në një mirëkuptim të heshtur ka gjetur zbatim edhe në atë kohë. Natyrisht kjo nuk i shton gjë sigurisë mbi dëshminë, por mendojmë se është e dobishme botimi i saj dhe hapja edhe e një varianti historik të tillë. Në fund të fundit, marrëveshja e mirënjohur Çurçill-Stalin, për ndarjen e zonave të influencës u bë mbi një copë letër, me shënime dore, ku shkruheshin me shifra raportet e ndikimit mbi vendet e Europës Lindore. Nuk ka pse Shqipëria të bënte përjashtim.
Z. Barka e ka vjelë dëshminë nga fletoret origjinale të burgut, që i janë dorëzuar atij personalisht nga Stefo Petro, bashkëvuajtës i kolonelit shqiptar, e të cilit ai i ka rrëfyer ngjarjen në fjalë. Po kështu, z. Barka e ka përfshirë këtë dëshmi në përmbajtjen e një libri të vetin që trajton marrëdhëniet e minoritetit me politikën shqiptare. Poshtëshënimet me të cilat ai ka plotësuar materialin janë hequr, pasi ato janë më tepër sqarime rreth deklaratave apo qëndrimeve të Enver Hoxhës, të përfshira kryesisht në librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.
Nga Panajot Barka
Në vitin 1952, në burgun e Tiranës, koloneli i Mbretit Zog, Hasan Ahmetaj, të cilit i thërrisnin edhe Hylmexhi, tek shikonte që i afrohej vdekja, kërkonte t’i besonte dikujt një sekret. Për të, ky sekret përbënte një histori shumë të rëndësishme, përderisa vetëm prej dyshimit se mund të dinte diçka, ishte burgosur familjarisht që më 1945. Koloneli përzgjodhi midis ajkës intelektuale të Zogut në atë burg, një 23 vjeçar, “diversant” nga minoriteti grek, i quajtur Stefo Petro. Në kohën kur bashkëvuajtësit e tjerë dilnin në oborr për ajrosjen e radhës, koloneli e ftonte “diversantin” në qeli, gjoja për shërbime personale (ta pastronte nga morrat) dhe i rrëfente historinë që e burgosi.
“Për atë që përpiqeni”, filloi rrëfimin koloneli, “është vështirë të realizohet. T’i heqësh Shqipërisë Vorio Epirin, është njësoj sikur t’i heqësh skufjen nuses dropullite. Enver Hoxha nuk është dhe aq budalla që edhe plumbi t’i mbillej në kokë edhe Shqipërinë ta rrezikonte. Gjithçka u luajt në gushtin e vitit 1943….”.
Menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste, koloneli hoqi uniformën dhe armatimin dhe zgjodhi asnjanësinë, i mbyllur në shtëpinë e tij, diku në një zonë të qetë të Tiranës së atëhershme. Një fqinj i tij, me banesë nën të njëjtën strehë, ia dha shtëpinë me qira një oficeri italian, përgjegjës për armatimin e ushtrisë italiane në kryeqytet. Emri, ose pseudonimi i tij ishte Fernando. Italiani mbylli me suva një si sportel komunikimi midis dy banesave, por me kalimin e kohës suvaja u shkëput nga korniza e drunjtë duke krijuar të çara. Nëpërmjet këtyre të çarave, në gushtin e vitit 1943, ai, koloneli, vajza e tij Anifeja (në internim që nga 1945) dhe dhëndri i tij, Ivzi Gjylaka, oficer i Zogut (i burgosur në Burrel), u bënë dëshmitarë të një marrëveshjeje që do të ndryshonte drejtimin e historisë për Shqipërinë….
Strategjia britanike e influencimit të udhëheqjes komuniste
“Një pasdite gushti të vitit 1943, në shtëpinë e italianit hynë dy të huaj që flisnin anglisht dhe mbanin në krahë çanta jo të zakonshme. Vizitorët e çuditshëm na tërhoqën vemendjen. Të çarat në mur na ndihmuan të mësonim kush ishin këta të huaj për mbërritjen e sigurt të të cilëve, kishte marrë masat personalisht oficeri i lartë italian. Puna e parë që bënë ishte të njoftonin me radiomarrëse se arritën mirë në bazën e caktuar. Ashtu siç u prezantuan, rezultonte se njëri ishte majori i Intelligence Service, William Mayer dhe tjetri gjenerali i këmbësorisë Willson.
Në bisedën e tyre u konfirmua se Fernando ishte agjent i Intelligence Service. Eprorët anglezë i kërkuan oficerit italian të takoheshin me Enver Hoxhën. Takimi duhej të zhvillohej brenda një kohe shumë të shkurtër, para se divizioni gjerman në Janinë të ndërmerrte veprime luftarake në tokën shqiptare. Siç shpjeguan ata, nga ky takim do të varej aktiviteti i ardhshëm ushtarak i forcave britanike në Shqipëri dhe në tërësi në Ballkan. Anglezët thanë se për ta ishte e ditur se pas përfundimit të Luftës, kampi komunist do të shtrihej së tepërmi drej Evropës Qendrore e Jugperëndimore. Ndaj edhe kërkonin që “Civilizimi Perëndimor”, atje ku nuk do të shtrihej drejtpërdrejt, të kishte nën ndikimin e tij udhëheqjet komuniste të vendeve të bllokut komunist. Me interes të veçantë ishte boshti i ekuilibrave gjeostrategjikë të Ballkanit. Për këtë qëllim, djali i Çërçillit krahëmirrte prej kohësh Titon me premtimin, që pas luftës të ruante në territorin e vet Kosovën, por edhe për mundësinë e nxjerrjes nga sirtari të rivendikimeve të vjetra Jugosllave mbi Shqipërinë. Tani e kishte radhën Enver Hoxha. Në rast se Hoxha do të pranonte bashkëpunimin me ta, atëherë do të ruhej integriteti territorial i Shqipërisë dhe Titua do t’i gëzohej vetëm Kosovës. Në rast se E. Hoxha, si udhëheqës komunist nuk do të pranonte bashkëpunimin me Civilizimin Perëndimor, atëherë britanikët do të zbatonin planin e zbarkimit në brigjet shqiptare për të penguar pushtimin gjerman të Shqipërisë. Duke qenë se Shqipëria parashikohej t’i mbetej kampit lindor, anglezët as që mendonin për një bashkëpunim efektiv me të djathtën nacionaliste shqiptare. Oficeri italian premtoi se do ta sillte E. Hoxhën në takim, por nuk mori përsipër garanci për qëndrimin e tij.
Një takim që përcaktoi qëndrimin e PKSH-së mbi Kosovën
Me të vërtetë, pas tri ditësh Enver Hoxha arriti në bazën angleze në shoqërinë e tre të tjerëve që nuk i njohëm. Në takim vajti i vetëm. Italiani Fernando, pasi prezantoi tek Hoxha bashkëbiseduesit anglezë (Mayer dhe Willson) përgatiti terrenin për vazhdimin e bisedës duke i thënë Hoxhës për të dëgjuar edhe anglezët, se ai, Fernando, furnizonte me armatim njësitë luftarake të E. Hoxhës. D.m.th se Hoxha ishte bashkëpunëtor i tij. Njëkohësisht, duke i thënë Hoxhës se vërtet ishte oficer italian, por në shërbim të anglezëve, i tregonte atij qëllimin e vërtetë se përse ndohej aty dhe rregullat e lojës.
Hollësitë i mori përsipër Mayer, i cili i shpjegoi Hoxhës:
– Me tërheqjen së shpejti të italianëve, gjenerali Willson do të përgatisë zbarkimin anglez në Shqipëri. Flota ka pushuar bombardimet. Aviacioni, këmbësoria dhe mjetet e blinduara futen në veprim me një urdhër. Nëndetëset tona zbarkojnë forca speciale dhe parashutiste. Gjithë kjo pararojë e makinës luftarake angleze do të futet në veprim nëse ju do të refuzoni të merrni përsipër një detyrë të cilën do t’ua caktojmë ne këtu. Gjithashtu nga kjo detyrë ju do të përfitoni shumë. E para dhe kryesore: Pushtet të plotë. Udhëheqës për të gjithë jetën. Dhe më kryesorja: Jo vetëm do të kesh integritetin territorial të Shqipërisë, por në një të ardhme do të jesh në gjendje të pretendosh Kosovën dhe Çamërinë, d.m.th Shqipëri të rrumbullakët.
Enver Hoxha, njeriu i Perëndimit
Në këtë moment Mayer nxori nga çanta e tij një hartë që tregonte Shqipërinë “e rrumbullakët” dhe i tha Hoxhës:
– Detyra jote është të vihesh në shërbim të Civilizimit Perëndimor. Blloku Lindor do të shtrihet tej kufijve sovjetikë, kështu që me rënien së afërmi edhe të Gjermanisë, Civilizimi Perendimor do të ketë një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi, i cili si kalë Troje do ta përmbysë atë kur ta shikojë të arsyeshëm.
Dhe vazhdoi.
– Civilizimi Perëndimor do të luftojë për mbrojtjen e paqes, pavarësisht se blloku komunist do t’u fryjë sirenave të paqes. Shumë herë njerëzimi mund t’i afrohet pragut të luftës, por makina ushtarake e Perndimit do të jetë kaq e fortë sa të zhbëjë planet e KOMINFORM-it. Në rast se ti nuk do të pranosh të kontribuosh për Civilizimin Perendimor, atëherë krejt ndryshe do të zhvillohen ngjarjet në vendin tënd. Së pari gjenerali Willson do të urdhërojë zbarkimin për t’u ardhur në ndihmë forcave të djathta të Abaz Kupit dhe të Hasan Dostit. Së dyti, njësitë e tua të vogla do të shpërbëhen dhe së treti – në këto momente ?ayer nxorri nga çanta një hartë të dytë, e shtriu mbi të parin dhe vazhdoi: E shikon çfarë tregon harta?
Harta e dytë paraqiste gjysmën e Shqipërisë mbështetur mbi Greqinë – dhe ishte me ngjyrë jeshile. Me ngjyrë të verdhë ishte Shqipëria qendrore.
-Këtu,- tha Mayer,- do të vendosen baza të ushtrisë angleze nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar. Shqipëria e veriut….Nuk na duhen malet. Le t’i qeverisin jugosllavët. Djali i Çërçillit, i cili i bie kryq e tërthor Jugosllavisë, të tilla udhëzime ka.
Menjëherë mori fjalën gjenerali anglez i cili tha:
-Nuk ka nevojë për fjalë të pafundme. Ushtria ime pret urdhrin, për arsye se është vënë në lëvizje divizioni gjerman në Janinë dhe nëse vonohemi, zhvlerësohen të dyja variantet.
Ndërhyri atëherë oficeri italian duke i thënë Enverit:
-Telini ishte italian dhe gjakun e derdhi diku aty në Kakavijë. Dhe kjo nuk u bë për një tepsi me flori që i falën zonjat e bejlerëve gjirokastritë e delvinjotë, por sepse ai simpatizonte Shqipërinë. Nëse nuk do të ishte ai, nuk do ta gjeje kaq atdheun tend. Tani atdheun e ke në kurriz ti. Mos e refuzo këtë mision. Ke shumë për të përfituar. T’i tha pak më përpara zotëria dhe nëse do ta dish, gjallë që këtej brenda nuk del.
Pas fjalëve të italianit tre kobure zunë vend mbi hartat e shtrira. Atëherë, zoti Hoxha, “kryekomunisti” që vritet e pritet akoma për komunizmin dhe kushedi sa do të qeverisë akoma, u tkurr paksa dhe me kokën ulur tha:
-Dakord, “je suis d’accord”.
Atëherë koburet u vendosën në vendet e tyre. U çuan në këmbë u përqafuan dhe vunë pije për ta festuar. Folën sesi do të dilnin në malet e Martaneshit, si do t’i ndihmonte aviacioni britanik. I thanë Hoxhës se Stalini po i nis njëfarë Sejfulla Malëshova, duke shtuar se “dimë ne si do ta vëmë atë në hije”. Tek hanin e pinin, i dhanë urdhër Ferndandos që i gjithë armatimi italian të kalonte në duart e Enverit me qëllim që të mos gjente asgjë në depo gjermani…
Në korrik të vitit 1944, një mik i Ivziut, ish-nëntoger në ushtrinë e Zogut, erdhi në shtëpi dhe i tha në mirëbesim dhëndrit që të mos aktivizohej me forcat e djathta të Abaz Kupit se Anglia nuk i përkrah sinqerisht. Nuk do t’u jepet pushteti atyre. “Nëse do”, i tha, “eja me mua se edhe unë me ata që kanë yllin e kuq marr e jap. Është urdhër. Dhe kur të iki unë, eja dhe ti me mua se anglezët do të ikin një ditë që këtu…”.
Ky ishte thelbi i historisë sekrete që koloneli i Zogut rrefeu tek diversanti grek Stefo Petro. I sqaroi edhe arsyet se përse nuk e kishte zbuluar me parë këtë marrëveshje të fshehtë të E. Hoxhës me Intelligence Service: “Familja jonë është nacionaliste dhe për këtë nuk nxorëm sektretin. Vend nderi do të na jepte KOMINFORM-i, por nuk pranuam ta bënim dhe për këtë do të vdesim në burg”. “Ti nuk duhet ta tregosh”, i tha diversantit, “se Hoxha i shërben civilizimit perëndimor. Juve ju hëngrën në besë aleatët tuaj. Komunistët një ditë do ta denoncojnë Hoxhën, por asgjë nuk kanë për t’i bërë se Perëndimi ka rrjet shumë të fuqishëm dhe do ta kalojnë nga shumë monopate, pa i hyrë gjemb në këmbë”.
“Në gusht të vitit 1952”, tregon në vijim Stefo Petro, “koloneli i Zogut vdiq. Mjeku plak i burgut, Sadedini, konfirmoi vdekjen. E mbështollën në një kuvertë dhe e nxorën në korridor. E lanë në krye të shkallëve. Një gardian e shtyu dhe trupi i tij u rrokullis nëpër shkallë. Një hamall u përpoq ta fuste në një thes, por ishte e pamundur. Atëherë mori një kazmë, e preu në mes dhe pasi e futi në thes e hodhi në krah për ta lëshuar pak me tutje në një karrocë ngarkuar me qymyr”.
***
E. Hoxha qeverisi derisa vdiq në Shqipërinë e tij socialiste. Dyshime se E.Hoxha ishte njeriu i italianëve ka edhe biografi më i fundit i Enver Hoxhës, Blendi Fevziu. Ndërsa vetë Hoxha, ashtu si gjithë historiografia e re në lidhje me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, pranon se E. Hoxha, njeriu i rastësishëm në këtë lëvizje, do të vihet në krye të saj me ndihmën e komunistëve të Titos të cilët kishin urdhër nga KOMINFORM për themelimin edhe të PKSH-së. Nga ana tjetër përfaqësuesi i EAM-it (Frontit Nacionalçlirimtar) grek në organizimin e minoritetit grek në lëvizjen çlirimtare përkrah popullit shqiptar, Miltos Kyrjanis, dëshmon se, si jugosllavët ashtu edhe anglezët kishin përfaqësuesit e tyre në jug të Shqipërisë, të cilët pengonin çdo lëvizje dhe ide për vetëvendosje sipas Kartës së Atlandikut, në minoritetin etnik grek. Dy fakte po aq domëthenëse janë roli i jugosllavëve (aktiv, që tërhoqi me vete gjithë kampin socialist) dhe i anglezeve (pasiv) në pjesëmarrjen dhe qëndrimin e E. Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris më 1946. Po ashtu incidenti i trefishtë i kanalit të Korfuzit nga distanca kohore dhjetëra vjeçare tregon se bëhej fjalë për një akt që synonte rritjen e kredibilitetit politik e popullor të E.Hoxhës.
*Revista KLAN
[/size]
[*]
arsen -- 29 Prill, 2014 në 6:59 pm
Interesante!!!!!!!!!
Nje Zogist spiun. Nga e cara e suvase mori vesh gjith ket “plan”?!!!!!
Enver Hoxha njihej si frengjisht foles, por jo anglisht foles.
Harta jeshile, e kuqe..!!!! Nga vrima e suvase u pa?!!!!
Sa veta ishin ne ate dhome…. ku “u nda Shqiperia” sipas ketij grekofonit???
Cilat jane faktet historike te ketij “studimi”????
O Zot!
Sa çudira po degjojme?
O Tema!
Na beni me te besuar kete fakt historik vorioepirik!
Përgjigjjuni
Vlora1912 -- 29 Prill, 2014 në 8:40 pm
Shum e bukur per te qen e vertet! (Dmth, shum Greke/Trojane per tu besuar)
Po se cka nje kundershti themelore aty…
.Koloneli Nacionalist Shqiptar, i cili i njihte ne detaje pretendimet per Vorioepirdhin, ja beson sekretin e jetes nje Greku!!!!
Ku e beri burgun ky Kolonel, ne Janine???
Nuk paska patur te burgosur shqiptar nacionalist ne ate burg qe koloneli tu besonte sekretin e jetes po gjeti Grekun????
Përgjigjjuni
Pilo Lala -- 29 Prill, 2014 në 9:55 pm
Kjo eshte ne strategjine Greke, perca e sundo.
Duke i bere te gjithe spiune, do vritemi midis nesh, dhe keshtu fiton Greqia.
Shqiperia u rreshtua me paktin FITUES ne Luften e Dyte Boterore, dhe triumfoi. Enver Hoxhes nuk ja mohon dot njeri kete kontribut, aq me pak ndonje Grek i qelbur.
Përgjigjjuni
Enver Hoxha -- 30 Prill, 2014 në 1:01 pm
Tani per mua shkruani cfare te doni,por nuk me hiqni asnje QIME BITHE!!!
Kam qene BURRE SHTETI dhe u kam treguar vendin te gjithe TRADHETAREVE,SPIUNEVE dhe te gjithe shteteve SUPERFUQI TE BOTES,qe tentonin te me vinin nen vete!!!
Shqiperine e bera ZONJE MBI ZONJAT dhe jo SHTET LEGEN sic eshte sot!!!
Shqiptaret kur kalonin neper doganat e botes NUK I KONTROLLONTE NJERI,se e dinin,qe ishin te PASTERT,ndersa sot shqiptarin e shikojne si kriminel,trafikant etj!!!
Me shani sa te doni,por ato DENGLAT tuaja nuk zene vend ne popullin shqiptar,per deri sa NUK KENI BERE NDONJE GJE ME TE MIRE SE UNE PER POPULLIN FUKARA!!!
E di se ne Shqiperi sot ka plot MILIARDERE DEPUTETE,POLITIKANE,FEMIJTE E TYRE dhe SOJI E SOROLLOPI I TYRE!!!
Por une punoja pper populli e jo per HAJDUTET!!
Me akuzoni se paskam vrare shoket e mij te luftes e te punes!!!
Nuk dini te beni SHAKA me te medha se keto???
Ne nuk e beme luften dhe punen,qe disa te behen AGALLARE APO SPIUNE TE TE HUAJVE!!!
Kush e drodhi bishtin,gjyqi i popullit i dha denimin e merituar!!!
Doemos,qe BASHKEPUNTORET E PUSHTUESIT,QE LYEN DUART ME GJAK PARTIZANI ne SATER DO T’I KALONIM,se GJAKU ME GJAK LAHET!!!
Po sot,more DERDIMENE,qe i thoni vetes DEWMOKRACI(pallavra),pse e kenipercare popullin ne 100 parti dhe shtetin e ndani ne THELA PER HAJDUTET E PARTIOVE,ndersa shumica varferohet per dite e me shume???
Si mund ta ndani ADMINISTRATEN me PERQINDJE sikur te ishte nje DASH I THERUR???
Keshtu sic beni ju vepronin USHTRITE PUSHTUESE,QE PAS LUFTE NDANIN PLACKEN E LUFTES ME NJERI TJETRIN!!!
HYYYYYYY,LARO SHTET!!!
Përgjigjjuni
Enver Hoxha -- 30 Prill, 2014 në 1:20 pm
POPULL SHQIPTAR!!!
A nuk e kuptoni se ky shkrim PACAVURE per mua del fill pasi i doli BOJA AVIONEVE TE DROGES???
Kjo eshte loje e ndyre ANTI SHQIPTARE E SERBEVE DHE GREWKEVE kunder Shqiperise!!!
Kjo behet per te terhequr vemendjen e opinionit te brendeshem e te jashtem,duke e ditur DASHURINE QE KISHTE DHE KA SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR PERR MUA!!!
Mos u merzitni me keto PALLAVRA dhe mos u shkoni pas!!!
Merruni me Sali Berishen kete SUPER ARMIK TE RREZIKSHEM te shqiptareve se ai punon per serbet kunder kombit shqiptar!!!
Sali Berisha eshte sot per swot ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!!!
Kalbeni ne burg kete QEN TE ZGJEBOSUR PA FRIKE!!!
Te tille ishin edhe ata qe me pare ishin SHOKE,por kur filluan ta DREDHIN BISHGTIN,une u PREVA KOKEN!!!
A mund te lihet i GJALLE NJE GJARPER SI KY Berisha???
Përgjigjjuni
andi -- 30 Prill, 2014 në 1:52 pm
arsen! Ska pune Tema ketu, besoi ke lexu librin kush e drejton Boten:? Nese jo,lexoje dhe Aty gjen zgjidhjen e kesaj enigme. Sigurisht njeri nga ato tre veta ishte pjestare i familjes Roscilldeve.
Përgjigjjuni
Partizani -- 1 Maj, 2014 në 7:59 pm
Kalkemxhinjte e sotem ANTI SHQIPTARE nuk mund ta baltosin HEROIN TONE ENVER HOXHA me ca zhgarravina si ky spiuni i Asfalise greke,Panajotis Barkas!!
Përgjigjjuni
[*]
lili -- 29 Prill, 2014 në 7:17 pm
Voilà,
Merrni deklarimet e churchillit para 44 shit edhe do kuptoni pse vuajme ka nga antishqiptaret prej 1939 shit!
Kishim shtet déri n’a te date…
Përgjigjjuni
[*]
Skenderbeu -- 29 Prill, 2014 në 7:22 pm
I ka ardhur koha grekerve te flasin tani qe shqiperia eshte bere nje han me njemije porta, por ne kohen e ENVER HOXHES nuk kakariste njeri. Tradhetaret e kombit shqiptar me ne krye kriminelin Sali Berisha mund te flasin cfar te duan por asnjehere nuk mund ta ulin figuren e ENVER HOXHES. Poshte tradhetaret e popullit shqiptar.
Përgjigjjuni
[*]
Billy -- 29 Prill, 2014 në 7:27 pm
Perralla! E verteta eshte ajo qe me ka thene gjyshi mua, se Enveri gjate luftes eshte takuar me nje kongolez dhe SHqiperia pas luftes do te behej afrike, sic u be…
Përgjigjjuni
[*]
udha e shkronjave -- 29 Prill, 2014 në 7:32 pm
Me falni ,por me humbet 10 minuta nga koha ime,u mashtrova nga titulli.Nuk eshte cudi qe javen tjeter te dale nje rusofil te thote per paktin me rusin.pastaj me amerikanin,pastaj me serbin ,pastaj me grekun,italianin,francezin,gjermanin e deri te kinezi
POR…………..
paktin me te madh ai e beri me popullin e tij por beri dy gabime qe e rrezuan perkohesisht:Me lopen e fshatarit qe ja tufzoi dhe me shoket e luftes qe i la te hanin njeri tjetrin.Sidoqofte njerez si ai njerzimi i lind nje here ne 1 mije vjet.Sot kur shteti shqiptar nuk egziston por eshte kthyer ne mafje duhet te filloje shenjterimi i tij si Profet.
Përgjigjjuni
[*]
Aldo -- 29 Prill, 2014 në 7:34 pm
Agim Hamiti-t avash avash po i vertetohen tezat qe E.Hoxha ishte njeriu i Anglezeve & SHBA-ve.U forcua,u ngrit ne pushtet,u mbrojte gjate regjimit nga ata.
Përgjigjjuni
[*]
sel dushku -- 29 Prill, 2014 në 7:39 pm
Lexuam gjithe kete shkrim dhe lam leshte , perfundimi ishte :pordh me rigon
Përgjigjjuni
[*]
Altin -- 29 Prill, 2014 në 7:40 pm
Ca artikull i pasakte, Thuhet qe Italia kish kapitulluar ne Gusht te 1943, por faktikisht kapitulloi ne 8 Shtator te 1943.
Kontrolli faktet para se te publikoni se late nam gazetare amatore.
Përgjigjjuni
[*]
Kristo -- 29 Prill, 2014 në 7:40 pm
Qe si qe u be si ka, epo nuk thone kot qe edhe qimja behet tra. Qe E. H. te jete takuar me intendentin italian njeri te englezeve per pune armatimi kjo eshte plotesisht e mundur. Edhe qe englezet mund te benin cdo gje per ti shpetuar jete E. H. edhe ketu nuk ka ndonje gje te madhe. Por te vendoste nje ushtarak i thjeshte englez se cdo te behet me Shqiperine e pas luftes veshtire se besohet. Pse englezet nuk i dhane E. H.arin shqiptar qe ky e kerkoi gjithe jeten meqe ky na ishte njeriu i tyre?
Përgjigjjuni
[*]
demokrat -- 29 Prill, 2014 në 7:43 pm
Nje shqiptar nacionalist gjeti nje minoritar per ti ndare historine qe do tja tregonte vetem varrit?Hoxha na qenka edhe njeri i italianeve, jo vetem kaq por Anglia ne 43 ne kundershtim me ate cka ishte thene publikisht per Jugun e Shqiperise nga Churchill, ishte per teresine territoriale te Shqiperise?Nje vrime ne mur, nje ish oficer zogist, nje minoritar, dy oficer anglez me emra nga ata te romaneve, nje italian qe bente loje te dyfishte, dhe historia qe duhet te tregonte Barka u be.Jemi qe jemi pse mos tia levizim edhe nje here eshtrat ne varr Telinit, qe na paska lene brenda Shqiperise pjese qe i takonin Greqise, dhe kete e ka bere per hir te florinjve qe i kane falur bejlereshat e Jugut, dhe ky ishte edhe arsyeja e vrasjes se tij nga hajdutet, jo ata qe u faktuan me emra dhe per te cilet Greqia pranoi fajin dhe madje edhe pagoi pasi Italia pushtoi Korfuzin. Cili eshte interesi i miqve tane me kete loje pa vlere, Shqiperia ka nje orientim europian dhe Britania me SHBA jane garantuesit e Shqiperise, dhe Shqiperia nuk eshte Itali qe ndryshon kamp ne fillim apo ne mes te festes.
Përgjigjjuni
[*]
Tropojani -- 29 Prill, 2014 në 7:44 pm
Dava suvash!!! Enver Hoxha qenka marre me çeshtje suvash! Budallallqe1 Megjithate, kjo bote ka edhe injorante qe i hane keto kumbulla te tharta.
Përgjigjjuni
[*]
'stili> -- 29 Prill, 2014 në 7:50 pm
Ky na qenka varianti grekoman i historive “pseudo” te nje kylyshi shovinist te megaliidese , qe na paska marre persiper te jape nje variant teresisht te pa besushem e te pa mundur qe te jete real Gjetke e ka hallin ky”zervisti grek I koheve te reja .Po te jete ndryshe le te kontriboje per zgjidhjen e problemit cam , si grek qe eshte e I shkon fjala andej ose po irekomandoj qe te martohet me ate qerosin e Klanit ate fevzo mutin ,,,,,,,,????
Përgjigjjuni
[*]
c -- 29 Prill, 2014 në 8:03 pm
panajot “profesori” thote “vorio epiri” ,te cilin e ka per zemer qe nga koha jo e larget kur bejleret e jugut te shqiperise punesuan bujq greke qe nuk kishin te drejte te kishin oxhak ne kasollet e tyre,kerkon qe te justifikohet se qenka kaq veshtire ta shkepusim “vorio epirin ” e argateve greke e ta bashkojj me eladhen. ham buken e turkut(muslimanit) e ben duane(lutjen) e KAURRIT -sic i thone ne gjirokaster.
Përgjigjjuni
[*]
Homogjen Turgofagos -- 29 Prill, 2014 në 8:05 pm
Arsen
Enveri ishte mason.
kjo histori , me 90% eshte e vertete.
Përgjigjjuni
[*]
Re'i -- 29 Prill, 2014 në 8:06 pm
Do te kisha besuar, por kur lexova referimin tek Blendi Fevziu per biografine e Enverit, gjithcka mu fashit dhe thash : ky , sic thot Luftara Paja ” ja mbyt kot “.Si eshte e mundur te ishte njeri i perendimit dhe nuyk i la forcat anglo amerikane te zbarkonin ne Shqiperi , kur perfaqsuesin aleat Dejvis e perzuri nga shtabi pergjithshem, etj.etj.
Përgjigjjuni
[*]
Altin -- 29 Prill, 2014 në 8:11 pm
Pse i fshini mesazhet qe nuk ju pelqejne? A shava gje? jo… Kapitulli i Italise ndodhi me 8 shtator dhe jo ne gusht sic shkruan artikulli.
Përgjigjjuni
[*]
iliria shqiptare -- 29 Prill, 2014 në 8:14 pm
Histori e servirur nga grek …po kush i beson keto perrallat e grekut akoma..
Përgjigjjuni
[*]
arben -- 29 Prill, 2014 në 8:18 pm
Ore po kaq budallenj i dini shqiptaret qe botoni keto budallalleqe te voriopiluriotit Barka.Pse cdo pralle qe i teket te thote nje i krisur duhet ta botoni ne gazete si zbulimin e shekullit.Behuni pak serioze se ju ben mire dhe per shendetin pasi po vdesin njerezit nga e qeshura.
Përgjigjjuni
[*]
feniks -- 29 Prill, 2014 në 8:37 pm
Pervec se SKENAR FILMI,asgje e vertete nuk eshte ne kete mesele!!!
Enver Hoxha u tregoi KUFIRIN TEK THANA te gjitha FUQIVE ME TE MEDHA TE KOHES!!!
Ai perzuri perfaqesuesit e SHBA-se,Britanise se Madhe,ia PERPLASI GRUSHTIN NE FYTYRE TITOS DHE HRUSHOVIT, perzuri SOVJETIKET nga Baza e Vlores,nxorri Shqiperine nga Traktati i Varshaves,FUTI KINEN NE OKB etj!!!
Ushtria Nacional-Clirimtare e cliroi Shqiperine vetem me forcat e saj,pa ndihmen e ASNJE USHTARI TE HUAJ!!!
Dergoi 4 divizione PARTIZANE per Clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,i tregoi vendin KARAFILLAKEVE GREKE NE PROVOKACIONET E GUSHTIT te 1949-tesetj!!
Cfare duhet te bente me teper ENVER HOXHA,per te hedhur poshte me NEVERI keto SHARLATANIZMA,qe lexojme sot te krijuara nga SKENARISTE PROFESIONISTE per te sajuar imazhin real te ENVER HOXHES!!!
Enver HOXHA ishte BURR I MADH shteti,qe u imponoi respek MBRETERIVE,PERANDORIVE DHE FUQIVE ME TE MEDHA TE KOHES!!!
Ndertoi nje SHTET TE FUQISHEM,sa nuk guxoi kush ta SULMONTE!!!
Tani,pas “pilafit” dalin trima plot,por kurre nuk mund ta FSHIJUNE LAVDINE E TIJ NGA HISTORIA!!!
Keto shpifje qe lexojme sot jane te njejta per nga realizimi fallco si “AVIONET E DROGES”,te Sali Berishes!!!
Lereni Enver Hoxhen te qete ne MBRETERINE E TIJ te pertej varrit!!
Ai e shkroi historine e tij me GERMA TE ARTA dhe ZYRTARISH asnje SHTET APO AGJENCI INTELIGJENTE nuk e njollos dot kete KOLLOS SHQIPTAR!!!
Përgjigjjuni
[*]
JAM-SI-JU -- 29 Prill, 2014 në 8:42 pm
ky shkrim eshte NJE SINJAL PER POLITIKANET E SOTSHEM QE TE MOS E SHESIN BYTHEN PER 5 LEKE SHQIPERIA ESHTE MBI TE GJITHA.!!!!!
Përgjigjjuni
[*]
Delli USA -- 29 Prill, 2014 në 8:45 pm
Pordhe me rigon nga greku Panajot Barka,Enver Hoxhen mund ta akuzosh per shume gjera,por jo per munges patriotizmi,rezistenca qe u beri sllaveve serbo-ruse nuk munde te vihet ne dyshim.Greku panajot Barka dhe te gjithe greket e tjere e dine mire se Enver Hoxha I vuri kufirin te thana vorio-epiriteve dhe monorkofashisteve te cilet ne 1949-en moren ndeshkimin e merituar.
Përgjigjjuni
[*]
AP -- 29 Prill, 2014 në 8:47 pm
Mitomani klasike !
Çuditem, si TEMA ka hapsirë për idiotizma të tilla jashtë ç’do standarti ?!
Përgjigjjuni
[*]
cub dragobie -- 29 Prill, 2014 në 8:55 pm
futja pordhes dhe gri sallate sa te kaloje dhe kjo nate,te fala satemes o tema ,thjeshte psiksi,psikopatia sikzofrenia etj etj etj
Përgjigjjuni
[*]
avokati -- 29 Prill, 2014 në 9:01 pm
broçkulla!
Përgjigjjuni
[*]
gjeramadhi -- 29 Prill, 2014 në 9:22 pm
historia eshte e sakte por si e mori vesh koloneli i zogut eshte rrene
Përgjigjjuni
[*]
Gent -- 29 Prill, 2014 në 9:22 pm
Ik mor spiun I Grekut. Po kaq trashe sa shkruan ti vetem femijet genjen. Po s`ke faj ti por gazeta qe meret me ty. Kokra e legenit. Te gjitha pazaret ne bote u bekan vetem sipas shpjegimeve Greke. Po nuk rrotullohet Bota rreth teje mor IDIOT-IS. bejleret e Gjirokastres dhe Delvines I dhane flori Italianit po Italiani erdhi deri ne Kakavije se simpatizonte Shqiperine!!! Sa stupid qe dukesh! Qesharak dukesh dhe kur: pushtet te plote, udheheqes per tere jeten! haha… si ne filmat per famije. po me poshte: ushtria ime (aviacioni, flota, kembesoria, mjetet e blinduara, nendeteset do zbarkojne forca special) eshte gati te zbarkoje ne shqiperi!!! po Aleateve iu desh sakrifica me e madhe per te zbarkuar ne Sicili mor idiot, si do hynte ne Shqiperi qe ishte me thelle? Ose pse nuk hyne ne Greqi kur ishte kaq kollaj? idiot akoma kur: prano tani se nuk del i gjalle. haha… akoma me idiot kur thua: ska kohe, vendos tani. divizioni Gjerman ne Janine po leviz dhe po u vonuam zhveftesohen te dyja variantet! Dmth. Anglezet I benin planet duke u bazuar ne fjalen e Hoxhes. hahah… fare IDIOT. Po Greket mbahen dhe te zgjuar mor Pano, ti nga dole kaq IDIOT?
Përgjigjjuni
[*]
Gent -- 29 Prill, 2014 në 9:29 pm
O Mero e bere gazeten si gazete lagje mor bure. Po kontrolloji dhe vete keta artikujt mo se u bête qesharake fare. Po na tregoni peralla me gjermane tani!!! Sa i paguan keta gazetaret mo? kane bere ndonje shkolle apo e kane bere te Kristali?
Përgjigjjuni
[*]
CAMI -- 29 Prill, 2014 në 9:53 pm
Njerez si Barka kane krijuar nje steriotip te minoritarit ne Shqiperi, ate te provincialistit irritues pa dinjitet personal e pa identitet. Nje rrefim i tille i gatuar ne kazanin e idjotlleqeve ideologjike me te cilen ushqehen greket dhe i servirur si histori nga veglat pa dy grame tru, qe blejne per 300 euro dhe i pagezojne si sternipat e Perikliut, do ti ngrinte qimet perpjete cdo historiani serioz, qe beson se historia eshte analiza shkencore e fakteve dhe jo corba e thashethemeve dhe idiotlleqeve greke.
Greket si gjithmone nuk humbin rastin qe ti tregojne botes, qe perpjekja e perendimit per te krijuar nje komb nga nje hordhi rracash barbare, ishte nje eksperiment i deshtuar.
Prandaj dhe steriotipe si Barka skane per te kuptuar kurre qe eshte me dinjitoze te lajne pjata, se te veteposhterohen duke u hequr si historjane.
Përgjigjjuni
[*]
Vlora Heroike -- 29 Prill, 2014 në 10:03 pm
Atehere hidhen poshte gjithe ato ipoteza se Enveri ishte asgje gjate kohes se luftes.
Përgjigjjuni
[*]
Lexuesi i irrituar -- 29 Prill, 2014 në 10:19 pm
Nje histori e stisur nga nje diversant grek qe e paska zbuluar nje tjeter grek…ah ,po i ka vene vulen nje tjeter nip zogist si Blendi.
Tema : çdo thashethem per ju ben lajm????
Përgjigjjuni
[*]
SHQIP -- 29 Prill, 2014 në 10:54 pm
ENVER HOXHA FORMOI SHTETIN SHQIPTAR I PA HARRUAR O TEMA EDHE CAMET ENVERI I STREHOI I ARSIMOI DHE SOT JANE GAZETARE DEPUTETE DHE NA BEJNE DHE HISTORINE….
Përgjigjjuni
[*]
SHQIPTARE DHE KRENARE -- 29 Prill, 2014 në 10:55 pm
Z Baze cjane keto budalleqe qe publikoni ?
Ju lutem mos disinformoni opinionin publik se eshte turp te merreni me nji deshmi dhe jo te nji oficeri te zogolit qe shumica kane qene sic jane sot gjyqtaret e plepave por me deshmine e nji diversanti minoritar
Gjenerali mund te ket qene cdo gje por tradhetar asnjihere jo
Behuni me serioz se me te vertet eshte turp me keto ginjeshtra trashaluqe
TURP !!!!
Përgjigjjuni
[*]
albana -- 29 Prill, 2014 në 11:03 pm
Z.Baze!
Fantazi si kjo, te gjeneruara nga urrejtja qofte per Enverin, qofte per Shqiperine e shqiptaret nuk i bejne nder gazetes Tema.
Përgjigjjuni
[*]
itreg -- 29 Prill, 2014 në 11:32 pm
nuk eshte cudi e madhe pasi te largoheshe nga traktati i varshaves ,donte shpatulla dhe jo vetem kokekrisje…
Përgjigjjuni
[*]
julius.... -- 29 Prill, 2014 në 11:35 pm
Kjo qe thote Panajoti me shuan disa dyshime qe Enveri punonte per anglezet…per kete eshte bere edhe nje liber nga nje ish i burgosur me banim ne Belgjike, i cili nuk lejohet te botohet ne Shqiperi…
Përgjigjjuni
[*]
anna -- 29 Prill, 2014 në 11:37 pm
ik o Barka se je bere me keq se Janullatosi…, keto nuk jane perralla me mbret po perralla me lesh dhie
Përgjigjjuni
[*]
Boby -- 29 Prill, 2014 në 11:47 pm
Gjepura te sajuara me idjotsi te pa besueshme.
Përgjigjjuni
[*]
po them nje llaf dhe une -- 30 Prill, 2014 në 12:41 am
Panajoti ka shume mundesi te thote te verteten Eshte specialist ne fushen e spiunazhit,punon me devotshmeri e besnikeri per vellaun e baben Grek.Ishte ajo ingliterra putana qe u kujdes per krijimin e shtetit Grek dhe copezimin e shqiperise se bashku ,me Rusine e Turqine.
Përgjigjjuni
[*]
çimi -- 30 Prill, 2014 në 12:44 am
O bir, shyqyr qe se paska pa ne filxhan se do kishte qene me e besueshme. E keni bere historine, si thashatheme grash, edhe i merrni te gjitha per te qena pale, e une humb kohen te lexoj kesoj gomarlleqesh…….
Përgjigjjuni
[*]
NjeQytetarOptimist -- 30 Prill, 2014 në 12:56 am
Budadalliqet me thesin e kolonelit..
Përgjigjjuni
[*]
kerpaci -- 30 Prill, 2014 në 4:20 am
Budallalleqe me bisht qe ju duhen si budallenjve te shumte, ashtu edhe shtypit
Përgjigjjuni
[*]
Turi -- 30 Prill, 2014 në 4:23 am
Tema nuk botohen keto endrra ne diell. Pa fakte e dokumenta keto jane legjenda te stisura.
Përgjigjjuni
[*]
zamo -- 30 Prill, 2014 në 4:49 am
O tema po ça i kini kto muahabete kafenesh pa pik kuptimi fare
Përgjigjjuni
[*]
kristaqi -- 30 Prill, 2014 në 7:28 am
Ca jane keto dokrra, kush i ha. Enver Hoxha, generali i ushtrise partizane shqiptare te shkonte i vetem me tre te tjere ne nja baze britanike.
Ky grekofili kujton se albanoi e ha sapunin per djath
Përgjigjjuni
[*]
Dulla -- 30 Prill, 2014 në 7:45 am
hahahahaha, ca jane keto perralla dimri.
Enver Hoxha ore Enver Hoxha, ai i ndoqi britaniket, ai ua shtypi kokat te gjithe vorioepidhjoteve, panajoteve, thanaseve, kostave, stefove me gjithe dreq e te bir qe donin ta ndanin jugun. Ai ua vuri dhe gay’vet te pabese greke kufirin te thana, qe kur e provuan ne 1949 ne kufi, te ndihmuar dhe nga RAF britanike.
Po ka ikur koha kur shqiptari kishte dinjitet kombetar. Tani dalin gjithe dulet, bollanot e panajotet e bilbilosin si te duan.
Ptu rasat i pabese
Përgjigjjuni
[*]
realist -- 30 Prill, 2014 në 7:48 am
E besoj njëqint për qint !
Përgjigjjuni
[*]
bie shi -- 30 Prill, 2014 në 7:57 am
-C’far nuk sajon greku,por une i dija te zgjuar..dhe me kete pacavure te stisur nga inteligjenca e tij{barkes} paska ndertuar nje histori hallvaxhinjsh..,qe i ka shpetuar anglezeve pa e sistemuar dhe greket si me te zgjuar..,c’na kenaqe qe ne mengjes me peralla..
Përgjigjjuni
[*]
era -- 30 Prill, 2014 në 8:22 am
Njesoj si puna e avioneve me droge. Mbasi “nje shkrimtar i madh” e shkruan, te tjeret i referohen si burim dokumenti, dhe fillojne skenaret alla Fevzo.
Ne kohen qe ky trimi survejonte tek kamarja Italia nuk kishte kapitulluar akoma. Njekohesisht Enveri nuk ishte nga ata debile qe ta linte veten ti nxirnin tre kobure dhe ai te dhjaksej dhe te thoshte po.Keto jane pordhe me rigon.
Përgjigjjuni
[*]
andi -- 30 Prill, 2014 në 8:46 am
Ai e kishte misionin anglez me kohe prane tij.S kishte nevoje per takime sekrete ne tirane me ndermjetesimin e italianit.
Përgjigjjuni
[*]
femiu -- 30 Prill, 2014 në 10:05 am
Kjo eshte historia e vertete e Enverit ,panvarsisht se eshte zbukuruar
Ne kete tregim .kete histori e din te gjithe oficeret tane, qe studiuan ne Moske.
Sigurimi ben punen e tij .ju sot mund t’ju duket e sajuar ,por eshte e vertete
qe Anglezet kane sjelle gjithe politikat ne kete bote .
Përgjigjjuni
[*]
ziza -- 30 Prill, 2014 në 10:07 am
Pralla dhe vetem pralla , ne mos libra dhe filma. Mero kujdes gazeten, se ka nje reputacion, njerezit e dine fort mire kash ka qene Enver Hoxha, edhe vet Bleri e ka pranuar se intelegjent servis deshtoi ne Shqiperine e Enver Hoxhes. Kot e keni nuk zihet Dielli me shoshe.
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 30 Prill, 2014 në 10:48 am
Jeno kaq anti Shqipetar sa nuk behet me,jeni fru ne tajare.Kur nuk ka ligje dhe kur nuk behet nje studim historiko-politik i kokave udheheqse te vendit qe ne lashtesi deri ne ditet tona beni qef ju lamashte qe shkruani dhe kjo gazet bythe qe une nuk kam piken e rrespektit.Keta gazetar pa senc duan te nxjerin buken e gojes nga do dhe kudo ku munden duke shpifur dhe thene budallaleqe.Une nuk jam ndonje nostralgjik enverist por as qe mund te jeme nje tradhtare i kombit tim.
OOOOOO! shqiptar guralec haleje mos hidhni poshte luften e popullit Shqipetare,mos persndyni figurat tona kombetare.Mos shisni veten dhe mos shani vedin.Po te kishte ligje ky vend kjo gazet duhe te mbyllej dhe gazetari duhej te denohej penalish si tradhetar dhe shpifes.Ne jemi te kqinjet e vetes.
Përgjigjjuni
[*]
Qameti therret.... -- 30 Prill, 2014 në 12:23 pm
Shumica e komentuesve mund te cilesohen me plot gojen qenie pa tru,qe haraglisen blog-eve.
ENVER HOXHA,DHE BIJTE E TIJ JANE SOT PRONARET SHQIPERISE 2014 TE TOP CHANNEL….ETJ TE GJITHCKAJE,QE NGA GLASA POLITIKE,KU JANE MBLEDHUR GJITHE USHTARET E ISH-BYROSE POLITIKE.SHIKOJINI ME RADHE SE KUSH JANE,RAMA,META,NANO,BERISHA ETJ.
KU JANE PRONARET E TOKAVE,KU I KANE PRONAT E TYRE,NEPER GJYKATA…..
ATA JANE PRONARET E VERTETE DHE GOJDHENAT E P.BARKES ANOJNE ME SHUME NGA E VERTETA.
PO KUSH DI TE DEGJOJE TE VDEKURIT…….
HAJT TUNG.
Përgjigjjuni
[*]
SELIMI -- 30 Prill, 2014 në 12:23 pm
Ishte agjent i kujt ishte, luftoi per integritetin territorial dhe interesin kombetar,sa gjysma ENVERIT te jen kta qe e shesin kombin per i euro,ky popull nuk hiqte picirr siç po heq, me kta antishqiptar qe drejtojn sot vendin,qe gjysma parlamentit punojn per sherbimet sekrete te vendeve te huaja, kunder interesit kombetar,sekret minoritaresh,endrra ne dill.u ben dhe fshatert e GREQIS te tallin bythen me figurat me te mira te kti kombi, vari trapin.
Përgjigjjuni
[*]
TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. -- 30 Prill, 2014 në 12:26 pm
Ka shume DRITE -HIJE per mendimin tim ne historine moderne te shtetit shqiptar .
Une kam dyshimet e mia si per shembull ;
1-Kush e financoi luften nac-clirimtare ne fillimet e vitieve 1942 .
2-Si ka mundesi qe ne i luftuam ushtaret italiane nga fillim viti 1943 kur ne dhe ata silleshim shume mire me njeri tjetrin .
3-Per mua si Konfereva e TEGERANIT si ajo e JALTES jane bere me deshiren me te madhe nga tre MOSQUETERES si STALIN ,ROOSWELT ( per te cilin ruaj konsideraten tim me te larte ) dhe CHURCHILLI per ndarjen e botes ne 2 kampe ,po per te miren e njerzimit per te pare ne praktike se cili SISTEM EKONOMIK do te ishte me EFICIENT .
4-Kush i propogandonte heronjte e luftes si VOJO KUSHI ,PERLAT REXHEPIN e te tjere .
5-Si ka mundesi qe nje vend i vogel si SHQIPERIA me potencial te paperfillshem politko-ekonomiko-njerzor te NDJEK nga BAZA E PASH-LIMANIT floten e ISH-BASHKIMIT SOVJETIK qe ishte njera koke e me te fortit te botes nga 2 koka qe kishte ne ate kohe bota
6-A mos valle ENVERI i ndoqi sovjetiket nen MBROJTJEN e FLOTES SE VI.Amerikane e cila ne vitet 1960-1982 jo pa qellim ishte “NGULUR” ne mesdhe .
7-Ku e gjeti ENVER HOXHA ate guxim qe te urdheronte pergatitjen per te INVADUAR ISH-JUGOSLLAVINE e atehereshme 20 milioneshe per te marre VISET ton aETNIKE jashte kufirit shteteror ,kush e ndihmoi .
8-Kush e ndaloi ENVER HOXHEN per te bere INTERVENIMIN dhe pse ne harkun e 10 muajve ai ELEMINOI si MEHMET SHEHUN ashtu edhe KADRI HAZBIUN ?
9-Pa dyshim qe ENVERI ka qene njeriu i AMERIKANEVE dhe i ANGLEZEVE ,si per te ruajtur STATUQUONE po ashtu edhe per te qene kufiri me perendimor LINDOR i zgatimit te Konferences se JALTES TE SHKURTIT 1945 qe vendosi perfundimisht kufirin ndares te 2 blloqeve ,ndryshe ENVERI jo m ekot mburrej dhe thoshte se :
-“Ia NAFTARET ( celesat ) e OTRANTOS i kemi ne ne dore ”
10-Por mendimi im eshte se pos ANGLO-AMERIKANEVE ne POLIT -BYRONE e Partise se Punes dhe n ekupolen elarte te Shtetit Shqiptar O.Z.N.A apo U.D.B-ja e mevoneshme ,heret qe ne 1943-1944 dhe deri me sot ka qene e ulur KEMBE-KRYQ ne SOFREN tone duke zevendesuar Shermimin e fshehte ITALIAN ,S.I.M-in e dikurshem qe ishte i instaluar heret qe ne vitet ’20 deri ne 1943 .
keto do te ishin disa mendime te miat per temen ne fjale .
Përgjigjjuni
[*]
BIMI -- 30 Prill, 2014 në 12:33 pm
nXOREN anglezet tre pistoleta ne tavolin dhe i than ENVERIT qe nuk do dalesh i gjall,po ata ku ne pidh te kurves do futeshin,se ata jasht dere ishin komunista ideali,NUK ISHIN SPIUNA TE GREKUT, ja shkerdhenin kurven me te mirit dhe nuk pyesnin per veten,kaubojsa ANGLEZ VARI TRAPIN, HISTORI QE I TREGON NJE SPIUN I GREKUT,SPIUNIT TE SOTEM TE GREKUT PANAJOT BARKA,VETEM ME NJE NDRYSHIM QE SOT PANAJOTI MER RROG NGA TAKSAPAGUSIT SHQIPTAR DHE LUFTON HAPTAS FARE PER çLIRIMIN E VORJO EPIRIT DHE ATDHETARET E PARLAMENTIT TON E SHOHIN DHE KENAQEN ME KTE BIR KURVE, SE DHE VET E KAN SHITUR BYTHEN KA 20 VJET PLERAT.
Përgjigjjuni
[*]
PYETJA -- 30 Prill, 2014 në 12:42 pm
Po takimet dhe aleancat me amerikanet kur do dalin ne drite?
Përgjigjjuni
[*]
qaniu -- 30 Prill, 2014 në 12:43 pm
Perralla !! Panajot Barka na mbushe mendjen.Oficeri I zogut ju refye
grekut diversant se cfare kishte degjuar nga te vrimat ne mur.
Shume informacion, do kete qene muri I shtepise plot me vrima.
Përgjigjjuni
[*]
taso -- 30 Prill, 2014 në 2:10 pm
E thote njeri me larte po dalin faktet e DUKAQOTIT, qe flet per PASHTRIKUN dhe ja pse 1) ikja e anglezeve nga SARANDA ishte garancia e pare e zbatimit te kesaj marveshje me slloganin SHQIPERINE e çlirojme vete dhe me falni se mos haroje ( BARKA ESHTE NJE KRYESPIUNE GREKE DHE GJEN TERENE PER TE EDHUR TYMUSE MIDIS POPULLIT SHQIPTARE DHE POLITIKES SE KORUPTUAR PRO GREKE E PRO SERBE DHE JO PA BAZE AI kujtone garancine e ANGLISE qe u dha GREKERVE se pas luftes do u ipte VERIOEPIRIN)2)Diversantet e pregatitur ne MALTE nuk hariten asnjehere ne SHqiperi kur ANGLOAMERIKANET BENIN NGA NJE GRUSHTE SHTETI NE JAVE,3)Ikja e RUSEVE nga baza e PASHALIMANIT ishte nje strategji gjeopolitike midis NATOS dhe TRAKTATIT TE VARSHAVES nje terqje e detyruar pas dhelperise te TITOS karshi RUSEVE ,Pashalimani ngeli nje baze shume periferike per RUSET,keshtu qe te gjitha jane 400% te verteta por jo ne saje te GREKOFONEVE,dhe SHPELLARI jone ndjek tradicjonin e PARTISE SE PUNES NEN OMRELLEN SHUMENGYRESHE TE SHERBIMEVE SEKRETE TE HUAJA.
Përgjigjjuni
[*]
shqipetaret e vertete -- 30 Prill, 2014 në 10:40 pm
Fashizmi i Zogut,Fashizmi i enver hoxhes dhe fashizmi i sali berishes,Fatos nanos,Kastriot Islamit,Rexhep Meidanit te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe brezat qe do vine.Cfare pritet?
Përgjigjjuni
[*]
ben -- 1 Maj, 2014 në 3:26 am
Kjo gasete me kto perralla sa vjen e behet si Rilindja demokraftike ce detyron ?
Përgjigjjuni
[*]
ballkizi -- 1 Maj, 2014 në 4:16 am
Te gjithe ju njerez kaq te lexuar,perse nuk lexoni e referoheni Enver Hoxhes?Totila,lexo Enver Hoxhen,te maresh pergjigjet prej kalamani qe ben!Apo i kerkon edhe keto pergjigje nga Panajoti?
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 1 Maj, 2014 në 10:13 am
Sic e shikoj “Baz i Canes” je nje kalama gazetar,karagjoz dhe i panderqeshem,keto komente te bejen te mendosh se ndonje dite do e gjesh gazeten tende te djegur-perveluar.Prandaj piqu dhe kerkoj falje popullit per agresionin qe ke bere me ate palo gazete qe ke.Ne gazete qe i shkruan anglisht shqipetareve te tu.Malaka.
Kerkoi falje popullit per keto shpifje qe sajoni,te respektosh veten.
Përgjigjjuni
[*]
Loli -- 1 Maj, 2014 në 7:47 pm
Kali Trojes ne veprim (si ne lashtesi) Por kesaj rradhe eshte futur si miu ne vrimen e murit …………………….Grekos grekos greko maskara…..thote nje kenge greke, c’prisni me nga nje Barke e mbytur….
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 1 Maj, 2014 në 9:37 am
Kjo gazet nuk eshte prestigjoze,po ashtu dhe gazetaret e saj. Keta njerez (gazetar dhe pronar te gazetes)bejne te gjitha pislleqet,shpifjet tradheti te atdheut vetem per te thithur sa me shume lexues,por kan harruar se populli Shqipetare nuk eshte aq budalla sa te besoj keta karagjoz qe ne emer te luftes kunder Enver Hoxhes duan te fshijne luften heroike te popullit Shqiptare qe dha 28000 deshmore ne luften kunder nazizmit gjerman duke e rreshtuar SHQIPERIN dhe popullin e saj heroik ne krahun e fitimtarve,ne krahun e bllokut antifashist.Kete duan te fshin keta bir balistash.TJETER, JY BEJE THIRJE TE GJITHEVE QE TE MOS U PERGJIGJENI KETYRE KOMENTEVE QE JANE NJE GRACK QE KA ORGANIZUAR GAZETA, E FLLIQUR,PER PERFITIME EKONOMIKE DUKE U BERE GJOJA INTERESANTE.E shikoni, vellezer Shqiptar,c’far lloj gazete eshte. Ysht.
[/list]

78 Pergjigje per DOSSIER/ Pakti britanik i Enverit
[list=commentlist][*]
arsen -- 29 Prill, 2014 në 6:59 pm
Interesante!!!!!!!!!
Nje Zogist spiun. Nga e cara e suvase mori vesh gjith ket “plan”?!!!!!
Enver Hoxha njihej si frengjisht foles, por jo anglisht foles.
Harta jeshile, e kuqe..!!!! Nga vrima e suvase u pa?!!!!
Sa veta ishin ne ate dhome…. ku “u nda Shqiperia” sipas ketij grekofonit???
Cilat jane faktet historike te ketij “studimi”????
O Zot!
Sa çudira po degjojme?
O Tema!
Na beni me te besuar kete fakt historik vorioepirik!
Përgjigjjuni
tropojani -- 29 Prill, 2014 në 7:41 pm
eshte nje fjale andej nga jam une qe thote – ” Nje muhabet qe ja perngjet rrenes, mos e thuaj ne soben e burrave”….. Kjo eshte rrene e kalbur e si e tille as gazeta e nderuar e me reputacionin ma te madh ne mediat shqiptarer ( per mu se paku) nuk duhej ta kishte botuar. Dhe ju lutem shume, mos e corodisni me te tilla budalleqe ne te ardhem gazeten tuaj.
Përgjigjjuni
Epiriiii -- 30 Prill, 2014 në 9:56 am
Jemi Shume Pak te INFORMUAR qe te japim 1 gjykim te DREJTE per kete ceshtje. ishte apo sishte agjent i AngloAmerikanve apo Rusve……. seshte CUDI qe Fillimisht mund te kete qene AGJENT i tyre dhe me vone nderron mendje ,kthehet nga kampi Lindor ai Rus. megjithate sic po shkojne ngjarjet ne Bashkimin e Mundeshem Shqiperi-Kosove mund edhe te jete e vertete, Koha e mevoneshme d te vertetoj gjithcka. edhe pse duket pak FANTASTIKONACIONALISTE mund te jete e vertete qe ishte AGJENT i tyre AngloAmerikanve se ndryshe nuk ka si shpjegohet BRAKTISJA e TRAGTATIT te VARSHAVES nga Shqiperia.
Përgjigjjuni
Sallomi Yzberishtit -- 30 Prill, 2014 në 12:43 pm
Dy gjona te lutem na e shpjegoni,kur ja tregonte sekretet grekut ky koloneli i Zogut i kishte hyp siper apo e mbante persiper,dmth ja fuste,… apo ai ja fuste??
Po çfar jan kto gjona,nga brima e murit e pergjonte,por a kishte perkthys me vete kur ato komunikonin,apo hanemi i tij ishte taljone dhe lante breket e oficerave??
Ky Panajot Barja osht per vete nje spijun i qelbt.
ENVER Hoxha ishte burru me koqe,dhe shum inteligjent.
Perenija e kishte bo te bukun por te te zgjut.
Leni se historina te tilla jon Pordh me Rigon.
Pordha pordh mbetet.
Përgjigjjuni
Vlora1912 -- 29 Prill, 2014 në 8:40 pm
Shum e bukur per te qen e vertet! (Dmth, shum Greke/Trojane per tu besuar)
Po se cka nje kundershti themelore aty…
.Koloneli Nacionalist Shqiptar, i cili i njihte ne detaje pretendimet per Vorioepirdhin, ja beson sekretin e jetes nje Greku!!!!
Ku e beri burgun ky Kolonel, ne Janine???
Nuk paska patur te burgosur shqiptar nacionalist ne ate burg qe koloneli tu besonte sekretin e jetes po gjeti Grekun????
Përgjigjjuni
Pilo Lala -- 29 Prill, 2014 në 9:55 pm
Kjo eshte ne strategjine Greke, perca e sundo.
Duke i bere te gjithe spiune, do vritemi midis nesh, dhe keshtu fiton Greqia.
Shqiperia u rreshtua me paktin FITUES ne Luften e Dyte Boterore, dhe triumfoi. Enver Hoxhes nuk ja mohon dot njeri kete kontribut, aq me pak ndonje Grek i qelbur.
Përgjigjjuni
Enver Hoxha -- 30 Prill, 2014 në 1:01 pm
Tani per mua shkruani cfare te doni,por nuk me hiqni asnje QIME BITHE!!!
Kam qene BURRE SHTETI dhe u kam treguar vendin te gjithe TRADHETAREVE,SPIUNEVE dhe te gjithe shteteve SUPERFUQI TE BOTES,qe tentonin te me vinin nen vete!!!
Shqiperine e bera ZONJE MBI ZONJAT dhe jo SHTET LEGEN sic eshte sot!!!
Shqiptaret kur kalonin neper doganat e botes NUK I KONTROLLONTE NJERI,se e dinin,qe ishin te PASTERT,ndersa sot shqiptarin e shikojne si kriminel,trafikant etj!!!
Me shani sa te doni,por ato DENGLAT tuaja nuk zene vend ne popullin shqiptar,per deri sa NUK KENI BERE NDONJE GJE ME TE MIRE SE UNE PER POPULLIN FUKARA!!!
E di se ne Shqiperi sot ka plot MILIARDERE DEPUTETE,POLITIKANE,FEMIJTE E TYRE dhe SOJI E SOROLLOPI I TYRE!!!
Por une punoja pper populli e jo per HAJDUTET!!
Me akuzoni se paskam vrare shoket e mij te luftes e te punes!!!
Nuk dini te beni SHAKA me te medha se keto???
Ne nuk e beme luften dhe punen,qe disa te behen AGALLARE APO SPIUNE TE TE HUAJVE!!!
Kush e drodhi bishtin,gjyqi i popullit i dha denimin e merituar!!!
Doemos,qe BASHKEPUNTORET E PUSHTUESIT,QE LYEN DUART ME GJAK PARTIZANI ne SATER DO T’I KALONIM,se GJAKU ME GJAK LAHET!!!
Po sot,more DERDIMENE,qe i thoni vetes DEWMOKRACI(pallavra),pse e kenipercare popullin ne 100 parti dhe shtetin e ndani ne THELA PER HAJDUTET E PARTIOVE,ndersa shumica varferohet per dite e me shume???
Si mund ta ndani ADMINISTRATEN me PERQINDJE sikur te ishte nje DASH I THERUR???
Keshtu sic beni ju vepronin USHTRITE PUSHTUESE,QE PAS LUFTE NDANIN PLACKEN E LUFTES ME NJERI TJETRIN!!!
HYYYYYYY,LARO SHTET!!!
Përgjigjjuni
Enver Hoxha -- 30 Prill, 2014 në 1:20 pm
POPULL SHQIPTAR!!!
A nuk e kuptoni se ky shkrim PACAVURE per mua del fill pasi i doli BOJA AVIONEVE TE DROGES???
Kjo eshte loje e ndyre ANTI SHQIPTARE E SERBEVE DHE GREWKEVE kunder Shqiperise!!!
Kjo behet per te terhequr vemendjen e opinionit te brendeshem e te jashtem,duke e ditur DASHURINE QE KISHTE DHE KA SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR PERR MUA!!!
Mos u merzitni me keto PALLAVRA dhe mos u shkoni pas!!!
Merruni me Sali Berishen kete SUPER ARMIK TE RREZIKSHEM te shqiptareve se ai punon per serbet kunder kombit shqiptar!!!
Sali Berisha eshte sot per swot ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE!!!
Kalbeni ne burg kete QEN TE ZGJEBOSUR PA FRIKE!!!
Te tille ishin edhe ata qe me pare ishin SHOKE,por kur filluan ta DREDHIN BISHGTIN,une u PREVA KOKEN!!!
A mund te lihet i GJALLE NJE GJARPER SI KY Berisha???
Përgjigjjuni
andi -- 30 Prill, 2014 në 1:52 pm
arsen! Ska pune Tema ketu, besoi ke lexu librin kush e drejton Boten:? Nese jo,lexoje dhe Aty gjen zgjidhjen e kesaj enigme. Sigurisht njeri nga ato tre veta ishte pjestare i familjes Roscilldeve.
Përgjigjjuni
Partizani -- 1 Maj, 2014 në 7:59 pm
Kalkemxhinjte e sotem ANTI SHQIPTARE nuk mund ta baltosin HEROIN TONE ENVER HOXHA me ca zhgarravina si ky spiuni i Asfalise greke,Panajotis Barkas!!
Përgjigjjuni
[*]
lili -- 29 Prill, 2014 në 7:17 pm
Voilà,
Merrni deklarimet e churchillit para 44 shit edhe do kuptoni pse vuajme ka nga antishqiptaret prej 1939 shit!
Kishim shtet déri n’a te date…
Përgjigjjuni
[*]
Skenderbeu -- 29 Prill, 2014 në 7:22 pm
I ka ardhur koha grekerve te flasin tani qe shqiperia eshte bere nje han me njemije porta, por ne kohen e ENVER HOXHES nuk kakariste njeri. Tradhetaret e kombit shqiptar me ne krye kriminelin Sali Berisha mund te flasin cfar te duan por asnjehere nuk mund ta ulin figuren e ENVER HOXHES. Poshte tradhetaret e popullit shqiptar.
Përgjigjjuni
[*]
Billy -- 29 Prill, 2014 në 7:27 pm
Perralla! E verteta eshte ajo qe me ka thene gjyshi mua, se Enveri gjate luftes eshte takuar me nje kongolez dhe SHqiperia pas luftes do te behej afrike, sic u be…
Përgjigjjuni
[*]
udha e shkronjave -- 29 Prill, 2014 në 7:32 pm
Me falni ,por me humbet 10 minuta nga koha ime,u mashtrova nga titulli.Nuk eshte cudi qe javen tjeter te dale nje rusofil te thote per paktin me rusin.pastaj me amerikanin,pastaj me serbin ,pastaj me grekun,italianin,francezin,gjermanin e deri te kinezi
POR…………..
paktin me te madh ai e beri me popullin e tij por beri dy gabime qe e rrezuan perkohesisht:Me lopen e fshatarit qe ja tufzoi dhe me shoket e luftes qe i la te hanin njeri tjetrin.Sidoqofte njerez si ai njerzimi i lind nje here ne 1 mije vjet.Sot kur shteti shqiptar nuk egziston por eshte kthyer ne mafje duhet te filloje shenjterimi i tij si Profet.
Përgjigjjuni
[*]
Aldo -- 29 Prill, 2014 në 7:34 pm
Agim Hamiti-t avash avash po i vertetohen tezat qe E.Hoxha ishte njeriu i Anglezeve & SHBA-ve.U forcua,u ngrit ne pushtet,u mbrojte gjate regjimit nga ata.
Përgjigjjuni
[*]
sel dushku -- 29 Prill, 2014 në 7:39 pm
Lexuam gjithe kete shkrim dhe lam leshte , perfundimi ishte :pordh me rigon
Përgjigjjuni
[*]
Altin -- 29 Prill, 2014 në 7:40 pm
Ca artikull i pasakte, Thuhet qe Italia kish kapitulluar ne Gusht te 1943, por faktikisht kapitulloi ne 8 Shtator te 1943.
Kontrolli faktet para se te publikoni se late nam gazetare amatore.
Përgjigjjuni
[*]
Kristo -- 29 Prill, 2014 në 7:40 pm
Qe si qe u be si ka, epo nuk thone kot qe edhe qimja behet tra. Qe E. H. te jete takuar me intendentin italian njeri te englezeve per pune armatimi kjo eshte plotesisht e mundur. Edhe qe englezet mund te benin cdo gje per ti shpetuar jete E. H. edhe ketu nuk ka ndonje gje te madhe. Por te vendoste nje ushtarak i thjeshte englez se cdo te behet me Shqiperine e pas luftes veshtire se besohet. Pse englezet nuk i dhane E. H.arin shqiptar qe ky e kerkoi gjithe jeten meqe ky na ishte njeriu i tyre?
Përgjigjjuni
[*]
demokrat -- 29 Prill, 2014 në 7:43 pm
Nje shqiptar nacionalist gjeti nje minoritar per ti ndare historine qe do tja tregonte vetem varrit?Hoxha na qenka edhe njeri i italianeve, jo vetem kaq por Anglia ne 43 ne kundershtim me ate cka ishte thene publikisht per Jugun e Shqiperise nga Churchill, ishte per teresine territoriale te Shqiperise?Nje vrime ne mur, nje ish oficer zogist, nje minoritar, dy oficer anglez me emra nga ata te romaneve, nje italian qe bente loje te dyfishte, dhe historia qe duhet te tregonte Barka u be.Jemi qe jemi pse mos tia levizim edhe nje here eshtrat ne varr Telinit, qe na paska lene brenda Shqiperise pjese qe i takonin Greqise, dhe kete e ka bere per hir te florinjve qe i kane falur bejlereshat e Jugut, dhe ky ishte edhe arsyeja e vrasjes se tij nga hajdutet, jo ata qe u faktuan me emra dhe per te cilet Greqia pranoi fajin dhe madje edhe pagoi pasi Italia pushtoi Korfuzin. Cili eshte interesi i miqve tane me kete loje pa vlere, Shqiperia ka nje orientim europian dhe Britania me SHBA jane garantuesit e Shqiperise, dhe Shqiperia nuk eshte Itali qe ndryshon kamp ne fillim apo ne mes te festes.
Përgjigjjuni
[*]
Tropojani -- 29 Prill, 2014 në 7:44 pm
Dava suvash!!! Enver Hoxha qenka marre me çeshtje suvash! Budallallqe1 Megjithate, kjo bote ka edhe injorante qe i hane keto kumbulla te tharta.
Përgjigjjuni
[*]
'stili> -- 29 Prill, 2014 në 7:50 pm
Ky na qenka varianti grekoman i historive “pseudo” te nje kylyshi shovinist te megaliidese , qe na paska marre persiper te jape nje variant teresisht te pa besushem e te pa mundur qe te jete real Gjetke e ka hallin ky”zervisti grek I koheve te reja .Po te jete ndryshe le te kontriboje per zgjidhjen e problemit cam , si grek qe eshte e I shkon fjala andej ose po irekomandoj qe te martohet me ate qerosin e Klanit ate fevzo mutin ,,,,,,,,????
Përgjigjjuni
[*]
c -- 29 Prill, 2014 në 8:03 pm
panajot “profesori” thote “vorio epiri” ,te cilin e ka per zemer qe nga koha jo e larget kur bejleret e jugut te shqiperise punesuan bujq greke qe nuk kishin te drejte te kishin oxhak ne kasollet e tyre,kerkon qe te justifikohet se qenka kaq veshtire ta shkepusim “vorio epirin ” e argateve greke e ta bashkojj me eladhen. ham buken e turkut(muslimanit) e ben duane(lutjen) e KAURRIT -sic i thone ne gjirokaster.
Përgjigjjuni
[*]
Homogjen Turgofagos -- 29 Prill, 2014 në 8:05 pm
Arsen
Enveri ishte mason.
kjo histori , me 90% eshte e vertete.
Përgjigjjuni
Neritan -- 19 Nëntor, 2014 në 7:48 pm
Enveri ishte mason,e grupin frnkofoneve,se pari i Musolinit.Dhe agjente i sherbime te mshefta arglo amerikane.
Përgjigjjuni
[*]
Re'i -- 29 Prill, 2014 në 8:06 pm
Do te kisha besuar, por kur lexova referimin tek Blendi Fevziu per biografine e Enverit, gjithcka mu fashit dhe thash : ky , sic thot Luftara Paja ” ja mbyt kot “.Si eshte e mundur te ishte njeri i perendimit dhe nuyk i la forcat anglo amerikane te zbarkonin ne Shqiperi , kur perfaqsuesin aleat Dejvis e perzuri nga shtabi pergjithshem, etj.etj.
Përgjigjjuni
[*]
Altin -- 29 Prill, 2014 në 8:11 pm
Pse i fshini mesazhet qe nuk ju pelqejne? A shava gje? jo… Kapitulli i Italise ndodhi me 8 shtator dhe jo ne gusht sic shkruan artikulli.
Përgjigjjuni
[*]
iliria shqiptare -- 29 Prill, 2014 në 8:14 pm
Histori e servirur nga grek …po kush i beson keto perrallat e grekut akoma..
Përgjigjjuni
[*]
arben -- 29 Prill, 2014 në 8:18 pm
Ore po kaq budallenj i dini shqiptaret qe botoni keto budallalleqe te voriopiluriotit Barka.Pse cdo pralle qe i teket te thote nje i krisur duhet ta botoni ne gazete si zbulimin e shekullit.Behuni pak serioze se ju ben mire dhe per shendetin pasi po vdesin njerezit nga e qeshura.
Përgjigjjuni
[*]
feniks -- 29 Prill, 2014 në 8:37 pm
Pervec se SKENAR FILMI,asgje e vertete nuk eshte ne kete mesele!!!
Enver Hoxha u tregoi KUFIRIN TEK THANA te gjitha FUQIVE ME TE MEDHA TE KOHES!!!
Ai perzuri perfaqesuesit e SHBA-se,Britanise se Madhe,ia PERPLASI GRUSHTIN NE FYTYRE TITOS DHE HRUSHOVIT, perzuri SOVJETIKET nga Baza e Vlores,nxorri Shqiperine nga Traktati i Varshaves,FUTI KINEN NE OKB etj!!!
Ushtria Nacional-Clirimtare e cliroi Shqiperine vetem me forcat e saj,pa ndihmen e ASNJE USHTARI TE HUAJ!!!
Dergoi 4 divizione PARTIZANE per Clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,i tregoi vendin KARAFILLAKEVE GREKE NE PROVOKACIONET E GUSHTIT te 1949-tesetj!!
Cfare duhet te bente me teper ENVER HOXHA,per te hedhur poshte me NEVERI keto SHARLATANIZMA,qe lexojme sot te krijuara nga SKENARISTE PROFESIONISTE per te sajuar imazhin real te ENVER HOXHES!!!
Enver HOXHA ishte BURR I MADH shteti,qe u imponoi respek MBRETERIVE,PERANDORIVE DHE FUQIVE ME TE MEDHA TE KOHES!!!
Ndertoi nje SHTET TE FUQISHEM,sa nuk guxoi kush ta SULMONTE!!!
Tani,pas “pilafit” dalin trima plot,por kurre nuk mund ta FSHIJUNE LAVDINE E TIJ NGA HISTORIA!!!
Keto shpifje qe lexojme sot jane te njejta per nga realizimi fallco si “AVIONET E DROGES”,te Sali Berishes!!!
Lereni Enver Hoxhen te qete ne MBRETERINE E TIJ te pertej varrit!!
Ai e shkroi historine e tij me GERMA TE ARTA dhe ZYRTARISH asnje SHTET APO AGJENCI INTELIGJENTE nuk e njollos dot kete KOLLOS SHQIPTAR!!!
Përgjigjjuni
[*]
JAM-SI-JU -- 29 Prill, 2014 në 8:42 pm
ky shkrim eshte NJE SINJAL PER POLITIKANET E SOTSHEM QE TE MOS E SHESIN BYTHEN PER 5 LEKE SHQIPERIA ESHTE MBI TE GJITHA.!!!!!
Përgjigjjuni
[*]
Delli USA -- 29 Prill, 2014 në 8:45 pm
Pordhe me rigon nga greku Panajot Barka,Enver Hoxhen mund ta akuzosh per shume gjera,por jo per munges patriotizmi,rezistenca qe u beri sllaveve serbo-ruse nuk munde te vihet ne dyshim.Greku panajot Barka dhe te gjithe greket e tjere e dine mire se Enver Hoxha I vuri kufirin te thana vorio-epiriteve dhe monorkofashisteve te cilet ne 1949-en moren ndeshkimin e merituar.
Përgjigjjuni
[*]
AP -- 29 Prill, 2014 në 8:47 pm
Mitomani klasike !
Çuditem, si TEMA ka hapsirë për idiotizma të tilla jashtë ç’do standarti ?!
Përgjigjjuni
[*]
cub dragobie -- 29 Prill, 2014 në 8:55 pm
futja pordhes dhe gri sallate sa te kaloje dhe kjo nate,te fala satemes o tema ,thjeshte psiksi,psikopatia sikzofrenia etj etj etj
Përgjigjjuni
[*]
avokati -- 29 Prill, 2014 në 9:01 pm
broçkulla!
Përgjigjjuni
[*]
gjeramadhi -- 29 Prill, 2014 në 9:22 pm
historia eshte e sakte por si e mori vesh koloneli i zogut eshte rrene
Përgjigjjuni
[*]
Gent -- 29 Prill, 2014 në 9:22 pm
Ik mor spiun I Grekut. Po kaq trashe sa shkruan ti vetem femijet genjen. Po s`ke faj ti por gazeta qe meret me ty. Kokra e legenit. Te gjitha pazaret ne bote u bekan vetem sipas shpjegimeve Greke. Po nuk rrotullohet Bota rreth teje mor IDIOT-IS. bejleret e Gjirokastres dhe Delvines I dhane flori Italianit po Italiani erdhi deri ne Kakavije se simpatizonte Shqiperine!!! Sa stupid qe dukesh! Qesharak dukesh dhe kur: pushtet te plote, udheheqes per tere jeten! haha… si ne filmat per famije. po me poshte: ushtria ime (aviacioni, flota, kembesoria, mjetet e blinduara, nendeteset do zbarkojne forca special) eshte gati te zbarkoje ne shqiperi!!! po Aleateve iu desh sakrifica me e madhe per te zbarkuar ne Sicili mor idiot, si do hynte ne Shqiperi qe ishte me thelle? Ose pse nuk hyne ne Greqi kur ishte kaq kollaj? idiot akoma kur: prano tani se nuk del i gjalle. haha… akoma me idiot kur thua: ska kohe, vendos tani. divizioni Gjerman ne Janine po leviz dhe po u vonuam zhveftesohen te dyja variantet! Dmth. Anglezet I benin planet duke u bazuar ne fjalen e Hoxhes. hahah… fare IDIOT. Po Greket mbahen dhe te zgjuar mor Pano, ti nga dole kaq IDIOT?
Përgjigjjuni
[*]
Gent -- 29 Prill, 2014 në 9:29 pm
O Mero e bere gazeten si gazete lagje mor bure. Po kontrolloji dhe vete keta artikujt mo se u bête qesharake fare. Po na tregoni peralla me gjermane tani!!! Sa i paguan keta gazetaret mo? kane bere ndonje shkolle apo e kane bere te Kristali?
Përgjigjjuni
[*]
CAMI -- 29 Prill, 2014 në 9:53 pm
Njerez si Barka kane krijuar nje steriotip te minoritarit ne Shqiperi, ate te provincialistit irritues pa dinjitet personal e pa identitet. Nje rrefim i tille i gatuar ne kazanin e idjotlleqeve ideologjike me te cilen ushqehen greket dhe i servirur si histori nga veglat pa dy grame tru, qe blejne per 300 euro dhe i pagezojne si sternipat e Perikliut, do ti ngrinte qimet perpjete cdo historiani serioz, qe beson se historia eshte analiza shkencore e fakteve dhe jo corba e thashethemeve dhe idiotlleqeve greke.
Greket si gjithmone nuk humbin rastin qe ti tregojne botes, qe perpjekja e perendimit per te krijuar nje komb nga nje hordhi rracash barbare, ishte nje eksperiment i deshtuar.
Prandaj dhe steriotipe si Barka skane per te kuptuar kurre qe eshte me dinjitoze te lajne pjata, se te veteposhterohen duke u hequr si historjane.
Përgjigjjuni
[*]
Vlora Heroike -- 29 Prill, 2014 në 10:03 pm
Atehere hidhen poshte gjithe ato ipoteza se Enveri ishte asgje gjate kohes se luftes.
Përgjigjjuni
[*]
Lexuesi i irrituar -- 29 Prill, 2014 në 10:19 pm
Nje histori e stisur nga nje diversant grek qe e paska zbuluar nje tjeter grek…ah ,po i ka vene vulen nje tjeter nip zogist si Blendi.
Tema : çdo thashethem per ju ben lajm????
Përgjigjjuni
[*]
SHQIP -- 29 Prill, 2014 në 10:54 pm
ENVER HOXHA FORMOI SHTETIN SHQIPTAR I PA HARRUAR O TEMA EDHE CAMET ENVERI I STREHOI I ARSIMOI DHE SOT JANE GAZETARE DEPUTETE DHE NA BEJNE DHE HISTORINE….
Përgjigjjuni
[*]
SHQIPTARE DHE KRENARE -- 29 Prill, 2014 në 10:55 pm
Z Baze cjane keto budalleqe qe publikoni ?
Ju lutem mos disinformoni opinionin publik se eshte turp te merreni me nji deshmi dhe jo te nji oficeri te zogolit qe shumica kane qene sic jane sot gjyqtaret e plepave por me deshmine e nji diversanti minoritar
Gjenerali mund te ket qene cdo gje por tradhetar asnjihere jo
Behuni me serioz se me te vertet eshte turp me keto ginjeshtra trashaluqe
TURP !!!!
Përgjigjjuni
[*]
albana -- 29 Prill, 2014 në 11:03 pm
Z.Baze!
Fantazi si kjo, te gjeneruara nga urrejtja qofte per Enverin, qofte per Shqiperine e shqiptaret nuk i bejne nder gazetes Tema.
Përgjigjjuni
[*]
itreg -- 29 Prill, 2014 në 11:32 pm
nuk eshte cudi e madhe pasi te largoheshe nga traktati i varshaves ,donte shpatulla dhe jo vetem kokekrisje…
Përgjigjjuni
[*]
julius.... -- 29 Prill, 2014 në 11:35 pm
Kjo qe thote Panajoti me shuan disa dyshime qe Enveri punonte per anglezet…per kete eshte bere edhe nje liber nga nje ish i burgosur me banim ne Belgjike, i cili nuk lejohet te botohet ne Shqiperi…
Përgjigjjuni
[*]
anna -- 29 Prill, 2014 në 11:37 pm
ik o Barka se je bere me keq se Janullatosi…, keto nuk jane perralla me mbret po perralla me lesh dhie
Përgjigjjuni
[*]
Boby -- 29 Prill, 2014 në 11:47 pm
Gjepura te sajuara me idjotsi te pa besueshme.
Përgjigjjuni
[*]
po them nje llaf dhe une -- 30 Prill, 2014 në 12:41 am
Panajoti ka shume mundesi te thote te verteten Eshte specialist ne fushen e spiunazhit,punon me devotshmeri e besnikeri per vellaun e baben Grek.Ishte ajo ingliterra putana qe u kujdes per krijimin e shtetit Grek dhe copezimin e shqiperise se bashku ,me Rusine e Turqine.
Përgjigjjuni
[*]
çimi -- 30 Prill, 2014 në 12:44 am
O bir, shyqyr qe se paska pa ne filxhan se do kishte qene me e besueshme. E keni bere historine, si thashatheme grash, edhe i merrni te gjitha per te qena pale, e une humb kohen te lexoj kesoj gomarlleqesh…….
Përgjigjjuni
[*]
NjeQytetarOptimist -- 30 Prill, 2014 në 12:56 am
Budadalliqet me thesin e kolonelit..
Përgjigjjuni
[*]
kerpaci -- 30 Prill, 2014 në 4:20 am
Budallalleqe me bisht qe ju duhen si budallenjve te shumte, ashtu edhe shtypit
Përgjigjjuni
[*]
Turi -- 30 Prill, 2014 në 4:23 am
Tema nuk botohen keto endrra ne diell. Pa fakte e dokumenta keto jane legjenda te stisura.
Përgjigjjuni
[*]
zamo -- 30 Prill, 2014 në 4:49 am
O tema po ça i kini kto muahabete kafenesh pa pik kuptimi fare
Përgjigjjuni
[*]
kristaqi -- 30 Prill, 2014 në 7:28 am
Ca jane keto dokrra, kush i ha. Enver Hoxha, generali i ushtrise partizane shqiptare te shkonte i vetem me tre te tjere ne nja baze britanike.
Ky grekofili kujton se albanoi e ha sapunin per djath
Përgjigjjuni
[*]
Dulla -- 30 Prill, 2014 në 7:45 am
hahahahaha, ca jane keto perralla dimri.
Enver Hoxha ore Enver Hoxha, ai i ndoqi britaniket, ai ua shtypi kokat te gjithe vorioepidhjoteve, panajoteve, thanaseve, kostave, stefove me gjithe dreq e te bir qe donin ta ndanin jugun. Ai ua vuri dhe gay’vet te pabese greke kufirin te thana, qe kur e provuan ne 1949 ne kufi, te ndihmuar dhe nga RAF britanike.
Po ka ikur koha kur shqiptari kishte dinjitet kombetar. Tani dalin gjithe dulet, bollanot e panajotet e bilbilosin si te duan.
Ptu rasat i pabese
Përgjigjjuni
[*]
realist -- 30 Prill, 2014 në 7:48 am
E besoj njëqint për qint !
Përgjigjjuni
[*]
bie shi -- 30 Prill, 2014 në 7:57 am
-C’far nuk sajon greku,por une i dija te zgjuar..dhe me kete pacavure te stisur nga inteligjenca e tij{barkes} paska ndertuar nje histori hallvaxhinjsh..,qe i ka shpetuar anglezeve pa e sistemuar dhe greket si me te zgjuar..,c’na kenaqe qe ne mengjes me peralla..
Përgjigjjuni
[*]
era -- 30 Prill, 2014 në 8:22 am
Njesoj si puna e avioneve me droge. Mbasi “nje shkrimtar i madh” e shkruan, te tjeret i referohen si burim dokumenti, dhe fillojne skenaret alla Fevzo.
Ne kohen qe ky trimi survejonte tek kamarja Italia nuk kishte kapitulluar akoma. Njekohesisht Enveri nuk ishte nga ata debile qe ta linte veten ti nxirnin tre kobure dhe ai te dhjaksej dhe te thoshte po.Keto jane pordhe me rigon.
Përgjigjjuni
[*]
andi -- 30 Prill, 2014 në 8:46 am
Ai e kishte misionin anglez me kohe prane tij.S kishte nevoje per takime sekrete ne tirane me ndermjetesimin e italianit.
Përgjigjjuni
Loja vazhdon...... -- 30 Prill, 2014 në 1:14 pm
Loja vazhdon…..
Enver Hoxha ishte pjese e skenarit Komisari ieshte loja. Loja dhe eksperimenti ndaj Shqiptareve vazhdon………..
Përgjigjjuni
[*]
femiu -- 30 Prill, 2014 në 10:05 am
Kjo eshte historia e vertete e Enverit ,panvarsisht se eshte zbukuruar
Ne kete tregim .kete histori e din te gjithe oficeret tane, qe studiuan ne Moske.
Sigurimi ben punen e tij .ju sot mund t’ju duket e sajuar ,por eshte e vertete
qe Anglezet kane sjelle gjithe politikat ne kete bote .
Përgjigjjuni
rezart -- 3 Maj, 2014 në 8:04 pm
O femiu!
Pa na thuaj ndonje emer nga ata oficeret e tu,qe paskan studiuar ne Moske dhe ditkan keto gjera???
Po te ishte ,sic DERDELLOIT ti,o koqe GOMARI,si thua,NUK DO TE KISHIN BERE NDONJE SHKRIM si ky i ketij grewkofonit???
Ne histori duhen FAKTE,o ARMIQ TE SHQIPERISE dhe nuk vertetohen mbrockullat me zhgarravitje si kjo!!!
Tani Enverin ju e keni ARMIK dhe doemos,qe nuk do ta lavderoni,por ne se pretendoni,qe ENVERI paska FALLCIFIKUAR HISTORINE,po ju,more FAQEZINJ,a nuk po beni te njejten gje sic akuzoni ENVERIN???
Me keto qe thoni i jepni te DREJTTE ENVER HOXHES,qe ju BURGOSI,INTERNOI,PUSHKATOI etj!!!
Ju jeni KERMAT e kombit,ndaj meritonit te ZHDUKESHIT SI FARE E KEQE!!!
Keni 24 vjet,qe vec HELME nxirrni nga SHPIRTI JUAJ I ZI!
HYYYYYYY,KERMAT E KORBAVE!!!
Përgjigjjuni
[*]
ziza -- 30 Prill, 2014 në 10:07 am
Pralla dhe vetem pralla , ne mos libra dhe filma. Mero kujdes gazeten, se ka nje reputacion, njerezit e dine fort mire kash ka qene Enver Hoxha, edhe vet Bleri e ka pranuar se intelegjent servis deshtoi ne Shqiperine e Enver Hoxhes. Kot e keni nuk zihet Dielli me shoshe.
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 30 Prill, 2014 në 10:48 am
Jeno kaq anti Shqipetar sa nuk behet me,jeni fru ne tajare.Kur nuk ka ligje dhe kur nuk behet nje studim historiko-politik i kokave udheheqse te vendit qe ne lashtesi deri ne ditet tona beni qef ju lamashte qe shkruani dhe kjo gazet bythe qe une nuk kam piken e rrespektit.Keta gazetar pa senc duan te nxjerin buken e gojes nga do dhe kudo ku munden duke shpifur dhe thene budallaleqe.Une nuk jam ndonje nostralgjik enverist por as qe mund te jeme nje tradhtare i kombit tim.
OOOOOO! shqiptar guralec haleje mos hidhni poshte luften e popullit Shqipetare,mos persndyni figurat tona kombetare.Mos shisni veten dhe mos shani vedin.Po te kishte ligje ky vend kjo gazet duhe te mbyllej dhe gazetari duhej te denohej penalish si tradhetar dhe shpifes.Ne jemi te kqinjet e vetes.
Përgjigjjuni
[*]
Qameti therret.... -- 30 Prill, 2014 në 12:23 pm
Shumica e komentuesve mund te cilesohen me plot gojen qenie pa tru,qe haraglisen blog-eve.
ENVER HOXHA,DHE BIJTE E TIJ JANE SOT PRONARET SHQIPERISE 2014 TE TOP CHANNEL….ETJ TE GJITHCKAJE,QE NGA GLASA POLITIKE,KU JANE MBLEDHUR GJITHE USHTARET E ISH-BYROSE POLITIKE.SHIKOJINI ME RADHE SE KUSH JANE,RAMA,META,NANO,BERISHA ETJ.
KU JANE PRONARET E TOKAVE,KU I KANE PRONAT E TYRE,NEPER GJYKATA…..
ATA JANE PRONARET E VERTETE DHE GOJDHENAT E P.BARKES ANOJNE ME SHUME NGA E VERTETA.
PO KUSH DI TE DEGJOJE TE VDEKURIT…….
HAJT TUNG.
Përgjigjjuni
[*]
SELIMI -- 30 Prill, 2014 në 12:23 pm
Ishte agjent i kujt ishte, luftoi per integritetin territorial dhe interesin kombetar,sa gjysma ENVERIT te jen kta qe e shesin kombin per i euro,ky popull nuk hiqte picirr siç po heq, me kta antishqiptar qe drejtojn sot vendin,qe gjysma parlamentit punojn per sherbimet sekrete te vendeve te huaja, kunder interesit kombetar,sekret minoritaresh,endrra ne dill.u ben dhe fshatert e GREQIS te tallin bythen me figurat me te mira te kti kombi, vari trapin.
Përgjigjjuni
[*]
TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. -- 30 Prill, 2014 në 12:26 pm
Ka shume DRITE -HIJE per mendimin tim ne historine moderne te shtetit shqiptar .
Une kam dyshimet e mia si per shembull ;
1-Kush e financoi luften nac-clirimtare ne fillimet e vitieve 1942 .
2-Si ka mundesi qe ne i luftuam ushtaret italiane nga fillim viti 1943 kur ne dhe ata silleshim shume mire me njeri tjetrin .
3-Per mua si Konfereva e TEGERANIT si ajo e JALTES jane bere me deshiren me te madhe nga tre MOSQUETERES si STALIN ,ROOSWELT ( per te cilin ruaj konsideraten tim me te larte ) dhe CHURCHILLI per ndarjen e botes ne 2 kampe ,po per te miren e njerzimit per te pare ne praktike se cili SISTEM EKONOMIK do te ishte me EFICIENT .
4-Kush i propogandonte heronjte e luftes si VOJO KUSHI ,PERLAT REXHEPIN e te tjere .
5-Si ka mundesi qe nje vend i vogel si SHQIPERIA me potencial te paperfillshem politko-ekonomiko-njerzor te NDJEK nga BAZA E PASH-LIMANIT floten e ISH-BASHKIMIT SOVJETIK qe ishte njera koke e me te fortit te botes nga 2 koka qe kishte ne ate kohe bota
6-A mos valle ENVERI i ndoqi sovjetiket nen MBROJTJEN e FLOTES SE VI.Amerikane e cila ne vitet 1960-1982 jo pa qellim ishte “NGULUR” ne mesdhe .
7-Ku e gjeti ENVER HOXHA ate guxim qe te urdheronte pergatitjen per te INVADUAR ISH-JUGOSLLAVINE e atehereshme 20 milioneshe per te marre VISET ton aETNIKE jashte kufirit shteteror ,kush e ndihmoi .
8-Kush e ndaloi ENVER HOXHEN per te bere INTERVENIMIN dhe pse ne harkun e 10 muajve ai ELEMINOI si MEHMET SHEHUN ashtu edhe KADRI HAZBIUN ?
9-Pa dyshim qe ENVERI ka qene njeriu i AMERIKANEVE dhe i ANGLEZEVE ,si per te ruajtur STATUQUONE po ashtu edhe per te qene kufiri me perendimor LINDOR i zgatimit te Konferences se JALTES TE SHKURTIT 1945 qe vendosi perfundimisht kufirin ndares te 2 blloqeve ,ndryshe ENVERI jo m ekot mburrej dhe thoshte se :
-“Ia NAFTARET ( celesat ) e OTRANTOS i kemi ne ne dore ”
10-Por mendimi im eshte se pos ANGLO-AMERIKANEVE ne POLIT -BYRONE e Partise se Punes dhe n ekupolen elarte te Shtetit Shqiptar O.Z.N.A apo U.D.B-ja e mevoneshme ,heret qe ne 1943-1944 dhe deri me sot ka qene e ulur KEMBE-KRYQ ne SOFREN tone duke zevendesuar Shermimin e fshehte ITALIAN ,S.I.M-in e dikurshem qe ishte i instaluar heret qe ne vitet ’20 deri ne 1943 .
keto do te ishin disa mendime te miat per temen ne fjale .
Përgjigjjuni
rezart -- 3 Maj, 2014 në 8:13 pm
O Totila…!
Qenke komplet RROTE……. CARI!!!
ENVER HOXHA ndertoi nje shtet te fuqishem e modern qe e dinin CIA,etj se sa FORCE KISHTE!!!
FORCA E SHTETIT SOCIALIST ishte tek DASHURIA DHE BESIMI I TEW GJITHE POPULLIT TEK UDHEHEQJA LARG PAMESE DHE IDEALISTE E ENVER HOXHES,ndaj MBROJTJA E SHQIPERISE ISHTE E PA THYESHME!!!
Fakti,qe nuk GUXOI askush te na sulmonte verteton FORCEN E USHTRISE SHQIPTARE!!!
VEZEN E ENVERIT NUK E BEN DOT NJERI SOT NE BOTE,ndersa keta SPIUNET E SERBIT si Sali Berisha etj nuk bejne pune as sa M…i i Enverit!!!
Përgjigjjuni
[*]
BIMI -- 30 Prill, 2014 në 12:33 pm
nXOREN anglezet tre pistoleta ne tavolin dhe i than ENVERIT qe nuk do dalesh i gjall,po ata ku ne pidh te kurves do futeshin,se ata jasht dere ishin komunista ideali,NUK ISHIN SPIUNA TE GREKUT, ja shkerdhenin kurven me te mirit dhe nuk pyesnin per veten,kaubojsa ANGLEZ VARI TRAPIN, HISTORI QE I TREGON NJE SPIUN I GREKUT,SPIUNIT TE SOTEM TE GREKUT PANAJOT BARKA,VETEM ME NJE NDRYSHIM QE SOT PANAJOTI MER RROG NGA TAKSAPAGUSIT SHQIPTAR DHE LUFTON HAPTAS FARE PER çLIRIMIN E VORJO EPIRIT DHE ATDHETARET E PARLAMENTIT TON E SHOHIN DHE KENAQEN ME KTE BIR KURVE, SE DHE VET E KAN SHITUR BYTHEN KA 20 VJET PLERAT.
Përgjigjjuni
[*]
PYETJA -- 30 Prill, 2014 në 12:42 pm
Po takimet dhe aleancat me amerikanet kur do dalin ne drite?
Përgjigjjuni
[*]
qaniu -- 30 Prill, 2014 në 12:43 pm
Perralla !! Panajot Barka na mbushe mendjen.Oficeri I zogut ju refye
grekut diversant se cfare kishte degjuar nga te vrimat ne mur.
Shume informacion, do kete qene muri I shtepise plot me vrima.
Përgjigjjuni
[*]
taso -- 30 Prill, 2014 në 2:10 pm
E thote njeri me larte po dalin faktet e DUKAQOTIT, qe flet per PASHTRIKUN dhe ja pse 1) ikja e anglezeve nga SARANDA ishte garancia e pare e zbatimit te kesaj marveshje me slloganin SHQIPERINE e çlirojme vete dhe me falni se mos haroje ( BARKA ESHTE NJE KRYESPIUNE GREKE DHE GJEN TERENE PER TE EDHUR TYMUSE MIDIS POPULLIT SHQIPTARE DHE POLITIKES SE KORUPTUAR PRO GREKE E PRO SERBE DHE JO PA BAZE AI kujtone garancine e ANGLISE qe u dha GREKERVE se pas luftes do u ipte VERIOEPIRIN)2)Diversantet e pregatitur ne MALTE nuk hariten asnjehere ne SHqiperi kur ANGLOAMERIKANET BENIN NGA NJE GRUSHTE SHTETI NE JAVE,3)Ikja e RUSEVE nga baza e PASHALIMANIT ishte nje strategji gjeopolitike midis NATOS dhe TRAKTATIT TE VARSHAVES nje terqje e detyruar pas dhelperise te TITOS karshi RUSEVE ,Pashalimani ngeli nje baze shume periferike per RUSET,keshtu qe te gjitha jane 400% te verteta por jo ne saje te GREKOFONEVE,dhe SHPELLARI jone ndjek tradicjonin e PARTISE SE PUNES NEN OMRELLEN SHUMENGYRESHE TE SHERBIMEVE SEKRETE TE HUAJA.
Përgjigjjuni
[*]
shqipetaret e vertete -- 30 Prill, 2014 në 10:40 pm
Fashizmi i Zogut,Fashizmi i enver hoxhes dhe fashizmi i sali berishes,Fatos nanos,Kastriot Islamit,Rexhep Meidanit te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe brezat qe do vine.Cfare pritet?
Përgjigjjuni
[*]
ben -- 1 Maj, 2014 në 3:26 am
Kjo gasete me kto perralla sa vjen e behet si Rilindja demokraftike ce detyron ?
Përgjigjjuni
[*]
ballkizi -- 1 Maj, 2014 në 4:16 am
Te gjithe ju njerez kaq te lexuar,perse nuk lexoni e referoheni Enver Hoxhes?Totila,lexo Enver Hoxhen,te maresh pergjigjet prej kalamani qe ben!Apo i kerkon edhe keto pergjigje nga Panajoti?
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 1 Maj, 2014 në 10:13 am
Sic e shikoj “Baz i Canes” je nje kalama gazetar,karagjoz dhe i panderqeshem,keto komente te bejen te mendosh se ndonje dite do e gjesh gazeten tende te djegur-perveluar.Prandaj piqu dhe kerkoj falje popullit per agresionin qe ke bere me ate palo gazete qe ke.Ne gazete qe i shkruan anglisht shqipetareve te tu.Malaka.
Kerkoi falje popullit per keto shpifje qe sajoni,te respektosh veten.
Përgjigjjuni
[*]
Loli -- 1 Maj, 2014 në 7:47 pm
Kali Trojes ne veprim (si ne lashtesi) Por kesaj rradhe eshte futur si miu ne vrimen e murit …………………….Grekos grekos greko maskara…..thote nje kenge greke, c’prisni me nga nje Barke e mbytur….
Përgjigjjuni
[*]
famagjo -- 1 Maj, 2014 në 9:37 am
Kjo gazet nuk eshte prestigjoze,po ashtu dhe gazetaret e saj. Keta njerez (gazetar dhe pronar te gazetes)bejne te gjitha pislleqet,shpifjet tradheti te atdheut vetem per te thithur sa me shume lexues,por kan harruar se populli Shqipetare nuk eshte aq budalla sa te besoj keta karagjoz qe ne emer te luftes kunder Enver Hoxhes duan te fshijne luften heroike te popullit Shqiptare qe dha 28000 deshmore ne luften kunder nazizmit gjerman duke e rreshtuar SHQIPERIN dhe popullin e saj heroik ne krahun e fitimtarve,ne krahun e bllokut antifashist.Kete duan te fshin keta bir balistash.TJETER, JY BEJE THIRJE TE GJITHEVE QE TE MOS U PERGJIGJENI KETYRE KOMENTEVE QE JANE NJE GRACK QE KA ORGANIZUAR GAZETA, E FLLIQUR,PER PERFITIME EKONOMIKE DUKE U BERE GJOJA INTERESANTE.E shikoni, vellezer Shqiptar,c’far lloj gazete eshte. Ysht.
[/list]
Sujets similaires
» urinon ne varrin e enver hoxhes
» Malo Gami i afert i enver hoxhes
» për fejesën e Enver Hoxhës me Princeshën Maxhide
» Letra e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës
» O vellau im benu spiun i Enver Hoxhes ,se me shkerdhejne
» Malo Gami i afert i enver hoxhes
» për fejesën e Enver Hoxhës me Princeshën Maxhide
» Letra e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës
» O vellau im benu spiun i Enver Hoxhes ,se me shkerdhejne
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum