Kryetari i OVL të UÇK-së Kolonel Abdyl Mushkol,Reagon
:: sport
Page 1 sur 1
Kryetari i OVL të UÇK-së Kolonel Abdyl Mushkol,Reagon
http://www.google.fr/search?hl=fr&q=Tha%C3%A7i+propozon+Selimin&btnG=Recherche+Google&meta=&aq=f&oq=
R e a g i m
I OVL të UÇK-së për Dukagjin, lidhur me implementimin e 6 pikave të Ban Ki Munit
Mos bëni pazar me Kosovën!
Shkatërrimi i pikave kufitare në veri të vendit menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nga grupet e organizuara të rezervistëve të ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete serbe dhe moskthimi i tyre në funksionim sipas Kushtetutës së Kosovës, paraqet cenim të haptë të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe të kufirit në përgjithësi sikurse paraqesin cenim të sigurisë së brendshme dhe prishje të rendit kushtetues funksionimi i strukturave paralele serbe, duke filluar nga strukturat ushtarako-policore serbe si dhe shtrirja dhe forcimi i pushtetit paralel serb në një pjesë të madhe brenda territorit të Kosovës paraqesin hapur fillet e një riokupimi të ri që po shtrihet pjesë-pjesë në brendi të territorit të shtetit të Kosovës. Mosdefinimi i këtyre çështjeve, mosfunksionimi i Planit të Ahtisarit, i cili edhe ashtu ka qenë i njëanshëm dhe i është kushtuar pothuajse tërësisht pakicës serbe, paraqitja edhe e gjashtë pikave shtesë të Ban Ki Munit, të cilat de fakto e bëjnë copëtimin e Kosovës dhe mohojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe i japin hapësirë Qeverisë së Serbisë ta ketë edhe më tutje sovranitetin e saj mbi Kosovën, përmes mbetjes në fuqi të Rezolutës 1244 edhe më tutje, paraqet një kërcënim të ri për ripushtimin e Kosovës. Padia kundër Kosovës që bëri Serbia në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë si dhe aprovimi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe kalimi në heshtje i kësaj pike nga Qeveria, Presidenca dhe Parlamenti i Kosovës, tregon qartë rrjedhën e pritshme të ngjarjeve. Edhe kërkesa e Qeverisë së Serbisë për rishikimin e Marrëveshjes teknike të Kumanovës është edhe një provokim i radhës dhe thirrje për luftë të re në Kosovë. Prandaj në veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rajonit të Dukagjinit, këto situata tejet kërcënuese për lirinë dhe sigurinë e vendit tonë, na bëjnë thirrje për mobilizim dhe organizim të ri për t’u mbrojtur nga kërcënimet serbe.
Apelojmë tek Qeveria e Kosovës që të zgjohet nga letargjia dhe të mos e nëpërkëmbë vullnetin e popullit, mundin e sakrificat tepër të mëdha që ka bërë ky popull për ta fituar lirinë dhe pavarësinë sepse përgjegjësitë janë të mëdha.
Shpërbërja e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, në këtë moment kritik, kur Kosovës po i kanoset rreziku i haptë nga Serbia, kur Serbia me çdo kusht po përpiqet ta pengojë formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, paraqet edhe një çështje tjetër tepër të ndjeshme. Prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që automatikisht të bëhet transformimi i TMK-së në FSK e jo të shpërbëhet TMK-ja për të pritur qershorin për funksionalizimin e FSK-së, sepse krijimi i një vakuumi aq të gjatë kohor nuk ka kurrfarë arsyeje veç shkatërrimit definitiv të kësaj trupe mbrojtëse. Në të kundërtën, shpërbërja e TMK-së është hap i gabueshëm dhe me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës.
Shqetësim tjetër paraqet për ne edhe shtrirja e EULEX-it nën ombrellën e OKB-së sipas kërkesave të Serbisë, dhe atë vetëm në disa pjesë të vendit, gjegjësisht ku nuk ka enklava serbe, gjë që de facto paraqet ndarjen “funksionale” të Kosovës, që paraqet njëherit edhe cenim të brendshëm të integritetit kushtetues, pengim të zhvillimit dhe të funksionimit normal të shtetit. Me këto situata alarmante që i ka krijuar Serbia në Kosovë, kur institucionet tona janë treguar tejet pasive, popullit tonë po ia mbyllin të gjitha dyert. Ne nuk kemi ku të shkojmë jashtë Kosovës. Përkundrazi, ne jemi të gatshëm dhe kemi forcë të sakrifikojmë sa herë të kërkohet për të mbrojtur vendin, jemi të aftë dhe kemi forca ta mbrojmë Kosovën ndaj kërcënimeve të armiqve serbë.
Kryetari i OVL të UÇK-së për Dukagjin:
Kolonel Abdyl Mushkolaj
Dukagjin, 3 dhjetor 2008
Dernière édition par Perparimi le Dim 21 Déc - 13:28, édité 1 fois
Sujets similaires
» PROF. DR. (KOLONEL) CLIRIM PRESHEVAibush hetemi
» Djalit te Limes i reagon burri Abulena Haxhiut,Alban Krasniq
» Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum
» Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,shpao Genc se marum
» Kryetari i veteranve te uçk es i pergjigjet Halil Qadrakarit
» Djalit te Limes i reagon burri Abulena Haxhiut,Alban Krasniq
» Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum
» Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,shpao Genc se marum
» Kryetari i veteranve te uçk es i pergjigjet Halil Qadrakarit
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum