Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum

 :: sport

Aller en bas

Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum Empty Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum

Message  Perparimi Ven 27 Nov - 10:21

Geci akuzon përkrime politike,Reagon PDK,qitja Genc se marum A-490x320


Geci akuzon për krime politike, Reagon PDK

Nga Express më 26.11.2009 në ora 20:05
Gjatë debatit për raportin e progresit për Kosovën, deputeti i LDD-së, Gani Geci, ka iniciuar akuza të ashpra për përfshirje në krime politike ndaj disa deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Debati për raportin e progresit për Kosovën, i hartuar nga Komisioni Evropian, është kthyer në një debat mbi dhunën politike, ku janë dëgjuar dhe akuza të ashpra të deputetëve në adresë të kolegëve të tyre.

Ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ai i cili, teksa mbante një CD në dorë, tha se ka argumente, dëshmi dhe xhirime, që zyrtarë të Qeverisë aktuale të Kosovës dhe deputetë të Kuvendit janë të përfshirë në vepra kriminale pas luftës e këndej.

Sidomos, ai veçoi përfshirjen e tyre, sipas tij, në krime politike.

“Në këtë Kuvend, ka edhe ministra e zëvendësministra që kanë dhënë urdhra të vrasin deputetë të tjerë, kam fakte. Me fakte. I nderuari kryetar, nuk jeni ju, as zotëri kryeministër nuk është ai që ka dhënë urdhra, por ka edhe në kabinetin qeveritar burra që kanë dhënë urdhra për të vrarë deputetë”.

“Kolegët tanë, që tani janë deputetë dhe po i përmend me emra, kanë dhënë urdhra për ta vrarë zotin Agim Veliu, kanë dhënë urdhra për ta vrarë zotin Adem Salihaj”, tha Gani Geci.

Deputeti Geci kërkoi që dëshmitë e tij t’ua transmetojë edhe deputetëve dhe opinionit publik. Por, ndaj kësaj kërkese reagoi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke e udhëzuar Gecin që t’i drejtohet prokurorisë.

“Janë organet e gjyqësisë ato, të cilat duhet dhe do ta tregojnë që kush është kupola e krimit dhe e mafias në Kosovë”, u tha gazetarëve Krasniqi.

Kërkesa e Gecit u mbështet për një debat në kuadër të grupeve parlamentare nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes shefit të grupit, Lutfi Haziri, i cili tha se, megjithatë, në Kosovë, sidomos pas luftës, ka ekzistuar dhuna politike.

“Duke qenë dëshmitarë dhe pjesë të dhunës politike pas luftës, ne nuk mund ta injorojmë faktin. Ne kërkojmë një komision ‘ad-hoc’, i përzier nga të gjitha grupet parlamentare, që ta shohë dëshminë në prani të kryetarit të Kuvendit dhe organeve tjera, ose të gjendet rrugë për ta proceduar”, theksoi Haziri.

Kuvendi u detyrua të shpallë një pauzë, ku janë zhvilluar konsultime ndërmjet partive politike dhe kryetarit Jakup Krasniqi.

Çështja u tejkalua, kur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, kërkoi që Geci, apo secili deputet që ka argumente për krime dhe dhunë politike, t’i adresojë ato në organet përkatëse dhe jo përmes Parlamentit.

“Unë e lus Ganiun, që të gjitha ato materiale t’i përcjellë në prokurori, pastaj të merret edhe instanca më e lartë e zbulimit të këtyre gjërave dhe ne këtu ta ndëshkojmë dhe dënojmë politikisht. Por, të jemi insistues që të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ato që janë përgjegjëse, të merren me këto gjëra dhe ne ta pastrojmë këtë, qofshin ata edhe të afërm, familjarë tanë, të ndëshkohen, sepse meriton të ndëshkohet secili që e bën krimin”, tha Buja.

PDK reagon ndaj akuzave të deputetit Geci

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë ditës së sotme nga deputeti Gani Geci në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Geci ka akuzuar për krime politike, siç ka thënë “pjesëtarë të kabinetit qeveritar”.

“PDK shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me deklaratat e fundit politike të ngritura nga segmente të caktuara të parapolitikës kosovare, të cilat bëhen për konsum elektoral, dhe si qëllim kanë që agjendën politike shtet-formuese ta kthejnë në agjendë krimi dhe urrejtjeje ndërqytetare”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kryesia e PDK-së ka thënë se, “deklaratat e fundit politike, duke keqpërdorur Parlamentin e Kosovës nga individë që kanë gjakosur dhe njollosur lirinë e Kosovës, kanë për qëllim degradimin e procesit të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë”.

Tutje thuhet se, “PDK-ja edhe një herë shpreh vendosmërinë për të ecur të bashkuar në procesin e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit, si dhe fton qytetarët e Republikës së Kosovës të distancohen dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo skenari që ka për qëllim të nxisë urrejtjen dhe dhunën”.

PDK-ja ka theksuar se shpreh mbështetjen e plotë për organet profesionale të hetuesisë dhe gjyqësisë “në luftimin e krimit politik dhe atij ekonomik”. /rel/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum