Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Alb-Shkenca organizoi me 1-3.09.2008 ne Tirane tubimin e III

 :: shoqeria

Aller en bas

Alb-Shkenca organizoi me 1-3.09.2008 ne Tirane tubimin e III Empty Alb-Shkenca organizoi me 1-3.09.2008 ne Tirane tubimin e III

Message  drita Mer 24 Sep - 1:09

Alb-Shkenca ne fillim te shtatorit ne Tirane organizoj Simpozium kushtuar Akademik Remzi BAKALLIT

Instituti mbarëkombëtar i studiuesve dhe shkencëtareve shqiptar Alb-Shkenca organizoj me 2 shtator 2008 Simpozium kushtuar jetës dhe veprës se Akademikut te ndjer shqiptar Remzi Bakalli.

Kuvendi i Institutit Alb-Shkenca ne fund te Takimit Vjetor qe sivjet u organizua ne Tiranë, me datën 3 shtator, shpalli Akademik Remzi Bakallin “Anëtar nderi – post mortem”, me motivacionin “Për kontribut te shquar ne arsim, shkence dhe për çështjen shqiptare”.

Në kuadrin e takimit të tretë të Institutit Alb-Shkenca, qe ketë vit u mbajte ne Tirane, me 2 shtator 2008 u organizua Simpozium shkencor kushtuar Akademik Remzi BAKALLI. Shkencëtari i shquar shqiptar Remzi Bakalli, profesor shumëvjeçar i Universitetit te Prishtinës dhe anëtar i rregullt i Akademisë se shkencave dhe te Arteve te Kosovës, ka ndërruar jete me 16 dhjetor te vitit te kaluar (2007) ne SHBA.

Simpoziumi i filloj punimet pas fjalës hyrëse te mbajtur nga Bajram Berisha (Universiteti Teknik i Munihut), fjalës pershendetese te Drejtorit i IASH Niko Qafoku (SHBA) dhe letres pershendetese te Familjes Bakalli derguar nga SHBA.

Punimet e Simpoziumit u zhvilluan ne 3 sesione te veçanta. Sesioni i pare ishte sesioni i ligjëratave përkujtimore, qe u mbajtën nga ligjërues te ftuar, miq, koleg dhe bashkëpunëtor te Prof. Bakallit. Ne këtë sesion u lexuan 5 ligjërata. Ligjëratën e pare e mbajti Ragip Kastrati (Prishtine), ndërkaq ne vazhdim ligjëratat e tyre kushtuar jetës dhe veprës se madhe te Prof. Bakallit i mbajtën edhe Gori Stefi (Tirane), Isa Elezaj (Prishtine), Nuridin Mestani (Prishtine) dhe Xhevdet Elezi (Prishtine). Dy sesionet tjera te Simpoziumit ishin te karakterit shkencor, ku nga bashkëpunëtor dhe koleg te Prof. Bakallit u mbajtën 5 kumtesa ne fushat shkencore ne te cilat ka punuar Prof. Bakalli. Ne sesionin shkencor me titull „Fiziologjia dhe te ushqyerit me ligjëratat e tyre u paraqiten Nuridin Mestani (Prishtine) dhe Etleva Veizaj (Tirane). Ndërkaq ne sesionin shkencor me titull “Bioteknologjia, mbrojtja e shëndetit te shtazëve dhe mjedisi” me rezultatet e tyre shkencore u paraqiten Bajram Berisha (Munih, Gjermani), Adem Rama (Prishtine) dhe Agran Halimi (Prishtine).

Gjate diskutimeve ne seancat shkencore nga te pranishmit u konstatua se fushat shkencore te cilat i ka hapur dikur shkencëtari i shquar shqiptar Remzi Bakalli, ngelin edhe me tutje fusha me interes te veçante shkencor dhe me rendësi te madhe aplikative, veçanërisht për regjionin tone. Nder shume fusha shkencore, nismëtar i te cilave ishte Prof. Bakalli, dhe qe u diskutuan ne ketë Simpozium ishte edhe hulumtimi i efekteve te dëmshme te metaleve te renda ne boten e gjalle, si dhe qarkullimi i tyre ne relacionin tokë-bimë-kafshë. Dëmet qe shkaktojnë metalet e renda (te cilat janë liruar, dhe vazhdojnë te lirohen ne sasi te mëdha ne Kosovë), janë hulumtuar dikur nga Prof. Bakalli, ndërkaq sot vazhdojnë te hulumtohen edhe nga bashkëpunëtoret e tij.

Ne fund te Simpoziumit nga të pranishmit u konstatuan këto konkluzione:
-Emri i Akademikut te shquar Remzi Bakallit, do të ngelet i skalitur në kujtesën e kombit tonë si shkencëtar i madh dhe profesor shumë i respektuar i cili me punën e tij të palodhshme e ka ngritur mendimin shkencor-filozofik shqiptar, në piedestalin më të lartë të shkencës botërore.
-Për gjeneratat e reja Remzi Bakalli, do të ngelet një figurë vigane, që tërë jetën e tij ia kushtoi shkencës dhe hapjes së shtigjeve të reja të dijes. Shkencëtarët e rinj do të gjejnë te personaliteti i ndritur i profesorit të madh, udhërrëfyesin gjigand dhe pishtarin që do t’u ndriçojë rrugën për të arritur majat e thepisura të shkencës dhe për t’u afruar sadopak pafundësisë së dijes.

Pjesëmarrësit e Simpoziumit shprehen kënaqësinë e veçante qe u përkujtua Akademik Remzi Bakalli, dhe u dhanë propozime qe ne te ardhmen te organizohen Simpoziume te tilla edhe për personalitete te tjera qe i kane bere dhe i bëjnë nder kombit tone, siç ishte ne këtë rast personaliteti i Remzi Bakalli!

Si konkluzion i përgjithshëm u konstatua se duke i përkujtuar personalitetet e kombit tone, ne e nderojmë vetveten dhe kështu i tregojmë botes, se edhe ne dijme ta çmojmë te kaluarën tone dhe njerëzit tanë te mëdhenj!

Ne fund njeri nga organizatoret e këtij Simpoziumi, Bajram Berisha, falënderoj te gjithë ata qe ndihmuan mbarëvajtjen e këtij Simpoziumi dhe ne veçanti falënderoj Institutin Albshkenca, qe ne kuadër te takimit te trete vjetore beri te mundeshem organizimin e këtij Simpoziumi. Punimet e këtij Simpoziumi përveç te ftuarve dhe ligjërueseve i kane ndjekur nje numër i madh mysafiresh si edhe disa anëtarë te familjes Bakalli, mes tjerësh edhe 2 motrat e Prof. Remziut.

Ditën e fundit te punimeve te takimit vjetor te Alb-Shkences, me 3 shtator 2008, ne Tirane, Kuvendi i Institutit Alb-Shkenca, gjate tubimit te rregullt vjetor, shpalli Akademik Remzi Bakallin “Anëtar nderi – post mortem”, me motivacionin “Për kontribut te shquar ne arsim, shkence dhe për çështjen shqiptare”.


Autor: Drita Lulaj Berisha

drita

Numri i postimeve : 1
Registration date : 18/09/2008

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum