Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski,takim SHBA(KKSHA)

 :: bota

Aller en bas

Kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski,takim SHBA(KKSHA) Empty Kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski,takim SHBA(KKSHA)

Message  Perparimi Mar 23 Sep - 15:36

Cërvenkovski u takua me diasporën shqiptare në SHBA
Shtuar: 23.09.2008 10:50
Dërgoja një miku
Version i printueshëm
Komento këtë lajm:
Emri Mbiemri:
E-maili:
P u b l i c i t e t
lajm


Kryetari i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, mbrëmë në Nju-Jork, realizoi takim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA).

Siç lajmëroi Kabineti i tij, Cërvenkovski nga përfaqësuesit e organizatës më të madhe dhe më autoritative të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara Amerikane (SHBA) është njoftuar me aktivitetet që ata i ndërmarrin lidhur me promovimin e interesave të shqiptarëve nga të gjitha vendet ku jetojnë.

Me këtë rast përfaqësuesit e diasporës shqiptare kanë theksuar se i janë përkushtuar edhe promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit, duke përfshirë edhe atë të Maqedonisë, si dhe respektim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesit e Këshillit kanë informuar Cërvenkovskin se realizojnë kontakte dhe kanë bashkëpunim me diasporën maqedonase në SHBA.

Kryetari Cërvenkovski, i njoftoi përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, për aktualitetet lidhur me çështjen e kontestit me Greqinë për emrin.

Me këtë rast kryetari i Maqedonisë ka shtuar se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje korrekte dhe të arsyeshme që do ta mbrojë identitetin nacional dhe kulturor të popullit maqedonas, për çka përfaqësuesit e KKSHA shprehën mirëkuptim të plotë.

Cërvenkovski u bëri thirrje përfaqësuesve të Këshillit që të kyçen në mënyrë aktive në lobimin dhe afirmimin e Maqedonisë, si dhe të vazhdojnë dhe përforcojnë bashkëpunimin me organizatat maqedonase në SHBA.

Përfaqësuesit e KKSHA-së, shprehën brengosje për nivelin e korrupsionit në Maqedoni dhe bënë të ditur për domosdoshmërinë e reformave në sistemin gjyqësor, si dhe stabilitetin politik të vendit, si kritere kryesore për tërheqjen e investimeve.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Cërvenkovski ka theksuar pozicionin e Maqedonisë, duke theksuar se për vendin tonë janë jashtëzakonisht të rëndësishme çështjet për demarkacionin e kufirit dhe respektimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesit e KKSHA-së shfaqën shpresë se Maqedonia së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke bërë të ditur në faktin se si vend fqinj është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve me Kosovën, por edhe për tërë rajonin. /makfaks/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum