Enveri mbylli kisha e gjamija e ngriti kinezishten
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Enveri mbylli kisha e gjamija e ngriti kinezishten
Enveri mbylle kisha e gjamija e zhvillon kinezishten ne shqiperi
Fjalët e kohës. Fishta që s’është
7 shkurt 1967. Gazetat “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”e “Puna” botojnë fjalimin pesërfaqesh, në dukje kundër burokracisë, që Enver Hoxha kishte mbajtë një ditë më parë në takimin e zgjeruar të disa organizatave të rinisë e Partisë së Punës. Disa ditë më vonë, fjalimin e botojnë edhe “Zëri i rinisë”, “Jeta e re” e çdo gazetë lokale në vend. Gazetari i KQ të PPSH-së Xhelil Gjoni njofton në “ZP”-në e 8 shkurtit se gjimnazistët durrsakë të “Naim Frashërit” kanë marrë një nisëm për ta çliruar vendin prej së vjetrës e prej fesë. Ky kryeartikull, në gazetën më të frikshme në vend, pasohet nga të tjerë shkrime që pasqyrojnë entusiazmin e rinisë për “dacibaot” që bllokojnë edhe dyert e kishave e xhamijave. Kinezëria kulturore përkrahet në Durrës nga shkolla “Mujo Ulqinaku”, e më pas nga i gjithë vendi. Në artikullin e gjatë “Kotësia dhe dëmi i paragjykimeve fetare” të ZP së 18 marsit, Selami Tabaku, Arif Gashi dhe Gjon Jaku (ky i fundit i akuzuar prej një bashkëkohësi si një ndër “spiujt e parë të sigurimit në Shkodër, informatori kryesor për pjesën katolike”) akuzojnë Patër Anton Harapin (që më 1944 shkruante: “…për fe e atdhe… ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer”), Hafiz Ali Tarin (antizogist, teolog musliman që kishte mbajtur një fjalim të ndjerë në varrimin e Fishtës) e Sali Myftinë për lidhje të ngushta me pushtuesit. Fishta është kudo, por nuk përmendet askund. Fishta nuk përmendet as në një shkrim për shtypin në Shkodër, që Vehbi Bala boton në “Jeta e re”, ku ia ka dalë ta përjashtojë publicistin Gjergj Fishta nga kontributi i themeltar në krijimin e drejtimin e “Elcisë së zemrës s’Jezu Krishtit”, “Zanit të Shna Ndout” e “Postës së Shqypnies”, por sidomos të “Hyllit të Dritës” pa të cilin nuk ka as histori të shtypit shqiptar. Është koha kur në faqet e para të gazetave, nëpërmjet titujve të mëdhenj masat e ndërsyera kërkonin “t’i djegim”, “t’i shkatërrojmë” jo vetëm zakonet prapanike dhe mashtrimet e fesë. Një përfaqësi e lagjes “Kongresi i Përmetit” po në Shkodër, më 19 mars i shkruan një letër “shokut Enver Hoxha” ku e njofton se xhamijat që kishin në lagje po i kthenin nga qendra terri në institucione kulture. Aksione të tilla raportoheshin përditë nga radioja dhe gazetat, si në Gjepalaj, Durrës, Tiranë, Roshnik të Beratit, Kukës etj. E për ta mbajtur të ndezur zjarrin ku do të digjeshin armiqtë, më 16 prill Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë i drejton një tjetër thirrje popullit “për t’u ngritur mbi të vjetrën”.
Bashkë me fletërrufetë e panumërta ku në emër të rinisë kërkohej ndalimi i fesë, kjo ishte ana e dukshme e asaj që ndodhi më 1967, vit që i parapriu ateizmit zyrtar e që kulmoi me hapjen në Shkodër të të vetmit muze ateist në botë. E padukshmja pjesë e këtij aisbergu qe fatale për shkak se kalonte nga zyrat e Sigurimit të Shtetit.
E Sigurimi nuk ka bërë asnjë fletërrufe.
.................................................................
NJË VARR PËR TË VËRTETËN E ESHTRAVE TË FISHTES
Nga Irhan Jubica ("Milosao")
Aug 20, 2007, 13:31
Email'o
Print'o
Pikëpyetje, shumë pikëpyetje?
A janë hedhur me të vërtetë në Drin eshtrat e Gjergj Fishtës?
A mos kjo histori është më shumë një legjendë, që për shkak të ndjeshmërisë së publikut, rezultoi më funksionale se ajo letrarja e vitit 1963, me protagonistë një gjeneral dhe një prift?
A është e mundur që i njëjti dëshmitar të ketë qenë i pranishëm edhe kur është dhunuar varri, që sipas një varrmihësi, ka qenë rreth dy metër larg pllakës së mbishkruar, edhe kur janë futur eshtrat në thes, edhe kur janë ngarkuar në karro edhe kur karroja ka ecur përgjatë qytetit nëpër një rrugë rreth 3 km deri në Drin?
Drini qarkon një pjesë të mirë të Shkodrës, ndaj në ç’vend janë hedhur në Drin? Në ç’datë? Në ç’orë? Kush tjetër ishte dëshmitar? Cilët ishin varrmihësit? Po karrocieri? A e dinin varrmihësit se për çfarë po gërrmonin? Po karrocieri, a e dinte se çfarë po hidhte në lumë? Kush i urdhëroi të gjithë këta njerëz? Po sikur eshtrat e Fishtës të mos jenë hedhur fare në lumë, por të jenë fshehur diku tjetër?
Pse nuk i janë përgjigjur këtyre pyetjeve asnjë nga françeskanët që shkruan historinë e atij Kuvendi të famshëm? Pse nuk është shpallur një kërkim zyrtar i pjesës tjetër të eshtrave? A është e vërtetë se lufta ndaj besimit në Shqipëri, më së shumti ishte luftë kundër katolicizmit (dhe myslimanizmit), e udhëzuar apo frymëzuar nga ortodoksia sllave për shkak ndoshta të një xhelozie të vjetër të tyre ndaj katolikëve shqiptarë, meqenëse edhe numri i klerikëve ortodoksë të përndjekur është i papërfillshëm, sidomos në raport me besimet e tjera?
Nuk janë pikëpyetjet e vetme që dalin duke lexuar dëshmitë aq të pakta e fragmentare të atyre që e jetuan atë kohë. Një pjese të këtyre pyetjeve tenton t’i përgjigjet ky shkrim, por natyrisht pyetja më thelbësore mbetet “Pse?”.
..............................................................................................
Ernest Koliqi
Duke kërkuar një “Pse?”Serbet edhe pse nuk kane para,me parat e shqiptareve vrajn patriotet shqiptar me doren e shqiptareve servilash!
Më kot, Ernest Koliqi, një vit përpara dhunimit të varrit të Fishtës, shkruan nga Italia: “Kush dënon Fishtën, don t’asgjâsojë frymën e lidhjes së Prizrendit, mohon idén qenësore të rilindjes shqiptare. Kush don me i a vorrue veprën në humnerë të harresës, kapërdin faktorët historikë e gjeografikë që përbâjnë arsyen qênjeje së nji Shqipnije shqiptare.” Më vonë, Zef Valentini nuk do të mjaftohej me habinë për vazhdimin e sulmeve, por do t’i kërkonte “gati zyrtarisht” shtetit shqiptar ta rivlerësonte Fishtën, duke u bërë ndër të parët që kuptuan arsyet e dënimit të poetit: “Si mundet vallë… që regjimi i Hoxhës dhe i Shehut e kanë dënuar me ostracizmin më të egër? Ata s’janë aspak as njerëz të ditur as mendimtarë të shkëlqyer, por vetëm të pajisur me nuhatje e dinakëri, cilësi këto mëse të zakonshme në Shqipëri. E vërtetë është se dëshmia e parë e fushatës antifishtjane qe ndikimi i fortë serb në vitet e para të regjimit komunist; e kjo kuptohej qartë, poeti i madh kishte luftuar gjithnjë tmerrësisht synimet ekspansioniste sllave.” (“Popuj dhe misione”,1 Prill 1972).
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum