Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Egzodi ne Kosove gjitheçka lexoni ma teper

 :: sport

Aller en bas

Egzodi ne Kosove gjitheçka lexoni ma teper Empty Egzodi ne Kosove gjitheçka lexoni ma teper

Message  Perparimi Jeu 18 Sep - 9:22

http://forumi.zemrashqiptare.net/attachment.php?s=1968bc180d395d54c59d0b96876e77a3&attachmentid=2031&d=1198528899" alt="" />

Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve:

Viti Numri
1878 - 1911 500.000
1912 - 1918 239.807
1919 - 1941 255.878
1950 - 1967 412.000
1973 - 1988 250.000
1983 - 1984 300.000
1989 - 1998 700.000
Në vitin 1974, Kushtetuta e re e Jugosllavisë e kthen Kosovën në një “provincë autonome”, por ajo mbeti pjesë e Serbisë. Pas vdekjes së Titos me ‘80, fillojnë demonstratat e

• Nga Serbia në Kosovë kanë hyrë 40 mijë policë, ushtarë, paramilitarë dhe kriminelë serbë të armatosur.

• Qeveria serbe e Milosheviçit ka nxjerrë të gjithë kriminelët ordinerë nga burgjet serbe dhe i ka dërguar ata në Kosovë për të realizuar planet e tij për pastrimin etnik dhe për të masakruar shqiptarët në Kosovë

IRAKU SADAM HYSENI SI MILLOSHI
Iraku ka dalë në mbështetje të Serbisë dhe ka akuzuar aleatët perëndimorë se po veprojnë sipas “ligjit të xhunglës”. Pas Libisë së Gadafit, Iraku është shteti i dytë arab që del hapur pro Serbisë.

AIITC Nr. 08/A-01.04.199 rreshti i 4 i parafundit Ku eshte UçKeja
??????????Ta mbroi popullin e vete qe mbas perfundimit lavdrohet se kinse e ka mbrojtur popullaten !!!qudi e mrekullirave edhe tradhetin dijn me lartesue larte e ma larte

• Sipas UÇK-së, 50.000 vetë janë rrethuar në një luginë në Kosovën Qendrore, nga tri brigada të ushtrisë serbe me tanke ruse T-55. Ka mundësi të ndodhë një tragjedi njerëzore tepër e madhe.

• Në fshatrat Leshan, Shirokë, Gjinovsk të Rrafshit të Sopisë rrëfehet për 31 të vrarë e të djegur për së gjalli, ndër to edhe fëmijë disavjeçarë.

Gjermania
• Kancelari gjerman Shrëder insiston që këtë eksod masiv të kosovarëve bashkësia ndërkombëtare të mos e trajtojë si problem refugjatësh, por si një deportim me force të një populli të tërë nga një makineri fashiste, e cila ia kalon edhe asaj naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, ndërsa gruaja ishte e izoluar në shtëpinë e saj rrethuar me eksploziv plastik
• Flitet se serbët i kanë vënë zjarrin shtëpisë së Ibrahim Rugovës dhe mendohet që ai të jetë i plagosu

• Në të dy anët e rrugës që lidh Pejën me Gjakovën ka shumë kufoma të cilat s`ka kush t`i varrosë

. Serbë të armatosur kanë bllokuar të gjitha rrugët brenda dhe jashtë Prishtinës. Njoftohet se zyrat e gazetave shqiptare dhe selia e Presidentit Rugova janë djegur.

mars-prillit ‘81, ku studentët shqiptarë kërkojnë statusin e Republikës. Autoritetet serbe përgjigjen me dhunë ushtarake e politike.
Në mars të ‘89, kur Kosova ishte në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, Millosheviçi, nëpërmjet “parlamentit krahinor” dhe atij republikan serb, i hoqi autonominë Kosovës. Menjëherë dhjetëra-mijëra shqiptarë dolën në rrugë. Protestat u mposhtën me gjak. Në korrik ‘89 Millosheviçi zgjidhet President i Serbisë dhe në shkurt të ‘90, pas protestave të vazhdueshme të shqiptarëve, ai shpërndan qeverinë e Kosovës dhe dërgon atje ushtrinë. Me 2 korrik ‘90 deputetët shqiptarë të parlamentit krahinor shpallën “Deklaratën Kushtetuese”, ku deklarohet Kosova si njësi e pavarur brenda Federatës Jugosllave. Me 7 shtator ‘90, po ky parlament i shqiptarëve, fshehurazi në qytetin e Kaçanikut e shpall Kosovën Republikë.
Me 22 shtator të ‘91 parlamenti i Kosovës shkon më tej dhe shpall Rezoluten për Kosovën si “Shtet sovran dhe i pavarur”, vendim i cili u miratua me referendum kombëtar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve me 26-30 shtator.
Me 24 maj 1992 u zhvilluan zgjedhjet e lira, ku fitoi LDK-ja dhe Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës. Megjithëse autoritetet e Beogradit penguan mbajtjen e Kuvendit te ri të Kosovës, ata nuk qenë në gjendje të prishin funksionimin e institucioneve paralele dhe të një qeverie në mërgim, kryetar i së cilës ishte zgjedhur Bujar Bukoshi.
Pas vitit ‘92 Beogradi i Millosheviçit vazhdon të rrisë praninë ushtarake e policore, shton dhunën dhe represionin mbi shqiptarët, të cilët i përjashton plotësisht nga administrata, mbyt lirinë e shtypit dhe të mendimit duke mbyllur gazetat e revistat shqipe, mbyll të gjitha shkollat fillore e të mesme, Universitetin e Bibliotekën e saj, mbyll Radion dhe Televizionin në gjuhën shqipe, mbyll Akademinë e Shkencave, Institutin Albanalogjik, atë të Historisë, mbyll Arkivin dhe Entin e Botimeve e Teksteve, hedh mbi 100 mijë punëtorë në rrugë si dhe vazhdon procesin e kolonizimit të Kosovës me serbë të ardhur nga Serbia e gjetkë.
Shqiptarët nën udhëheqjen e Rugovës gjatë viteve ‘90 zbatuan politikën e një rezistence aktive paqësore, por masat e ashpra, represioni, dhuna, burgosjet, keqtrajtimet dhe kriza e thellë ekonomike gradualisht po çonin në krijimin e një situate të rrezikshme, që mund te eksplodonte në çdo moment.
Në vitin ‘96 kemi atentatet dhe goditjet e para të armatosura ndaj postave e policëve serbe. Në nëntor ’97, gjatë një ceremonie varrimi të disa shqiptarëve etnikë të vrarë nga policia serbe, shfaqen publikisht për herë të parë tre anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila edhe më përpara kishte marrë përsipër sulmet e armatosura kundër makinerisë policore serbe.
Në mars të ‘98 kemi një shkallëzim të mëtejshëm të konfliktit të armatosur, me betejën e Prekazit, në zonën e Drenicës. Nga media botërore denoncohet masakrimi i mbi 50 shqiptarëve etnike.
Në mars të ‘98 zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe Rugova rizgjidhet President i Kosovës. Serbia i deklaron zgjedhjet si të pavlefshme, ndërkohë që në to nuk marrin pjesë disa parti shqiptare. Në maj të ‘98, nën mbikqyrjen ndërkombëtare, zhvillohen takimet e para ndërmjet Rugovës dhe Millosheviçit.
Në korrik ’98, UÇK-ja deklaron se ka nën kontroll 40% të territorit të Kosovës. Ndërkohë, autoritetet serbe fillojnë një ofensivë të re dhe më të gjërë policore-ushtarake kundër UÇK-së, e cila shoqërohet me një valë spastrimi etnik, ku mbi 20 mijë kosovarë kalojnë kufirin shqiptar në rrethin e Tropojës.
Me 24 shtator ‘98, NATO-ja i dërgon ultimatum Serbisë për të ndalur dhunën ndaj civilëve të pafajshëm dhe kërkon armëpushim. Ndërkohë, Grupi i Kontaktit urdhëron serbët e shqiptarët, që të fillojnë bisedimet, të cilat u caktuan të mbahen në Rambuje të Francës në shkurt të ‘99. Pas gati një pushimi dy-javor, delegacioni shqiptar firmos marrëveshjen e Rambujesë, në takimin e Parisit. Pala serbe refuzon firmosjen e marrëveshjes. Pas ultimatumit të NATO-s dhe përsëritjes së refuzimit serb për ta firmosur fillon aksioni i bombardimeve ajrore të Aleancës së Atlantikut mbi objektivat ushtarake strategjike serbe në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.


• Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka marrë vendimin për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve prej moshës 18 deri 52 vjeç. Të gjithë ata që nuk i përgjigjen këtij mobilizimi, do të gjykohen sipas ligjit të luftës.(Por ne lufte pranohen vetem ata qe kan lidhje te forta me serbin !!!!!Ata qe kan etje per ta mposhtur shkaun ofendohen e tiketohen vriten dhe nese kan mundesi te ikin sa ma pare nga kosova !!!!

• Qeveria shqiptare lëshon “S.O.S” për Komunitetin Ndërkombëtar: "Na ndihmoni ose morëm fund".
..................................................................................................................................................
• Katastrofa humanitare mund të kalojë shpejt në një krizë ekonomike dhe financiare në vend, nga situata e jashtëzakonshme dhe tragjike e krijuar nga fluksi gjithnjë e në rritje i të ardhurve nga Kosova, në qytetin e Kukësit.

Dhunimet qe u bejne shqiptarkave serbet shkijet
....................................................
Një dëshmitar ka parë me sytë e tij se pranë Suharekës ushtarët serbë po përdhunonin tri vajza kosovare në prani të familjeve të tyre

• Flitet se serbët i kanë vënë zjarrin shtëpisë së Ibrahim Rugovës dhe mendohet që ai të jetë i plagosur. Tani per tani, nuk dihet asgjë, se ku ndodhet z.Rugova.

AIITC Nr.11/A-04.04.1999

• Ka arritur në afër 1 milion numri i të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre në Kosovë dhe shume nga ata që nuk kanë kaluar kufirin me shtetet fqinje po jetojnë pyjeve, kodrave
dhe maleve pa asnjë mjet jetese.

http://images.google.fr/imgres?imgurl=http://forumi.zemrashqiptare.net/attachment.php%3Fattachmentid%3D2034%26stc%3D1%26d%3D1198529268&imgrefurl=http://forumi.zemrashqiptare.net/showthread.php%3Ft%3D3801&h=236&w=356&sz=39&hl=fr&start=76&um=1&usg=__NwpQT5ogM3JxQ445MjoPrpm3vIM=&tbnid=mzXKbAkG_i2ncM:&tbnh=80&tbnw=121&prev=/images%3Fq%3Dhagi%2Bkrasniqi%26start%3D60%26ndsp%3D20%26um%3D1%26hl%3Dfr%26sa%3DN

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum