Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Psikofitnes, mirëqenia e mendjes

 :: sport

Aller en bas

Psikofitnes, mirëqenia e mendjes Empty Psikofitnes, mirëqenia e mendjes

Message  Perparimi Mer 20 Aoû - 6:06

Psikofitnes, mirëqenia e mendjes

Për një "mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë"

Qytetet e gjithë botës janë të mbushura me palestra. Nëpërmjet palestrës mund të zgjidhim problemet fizike, por jo gjithmonë ato psikologjike. Për t‘u ndjerë mirë me veten tonë nuk mjaftojnë vetëm muskujt e formuar dhe lëkura e nxirë. Nevojitet një mirëqenie e brendshme për të harmonizuar të gjitha aspektet e jetës tonë. Për ta arritur këtë gjë është krijuar psikofitnesi.

Kjo disiplinë është një miksim shkencor i studimeve më të fundit të neurobiologjisë, psikologjisë, psikiatrisë, meditimit dhe spiritualizmit. Kjo disiplinë ka lindur si supozim në të cilin ekzistenca jonë është si një vepër arti që mund ta zbukurojmë, ta bëjmë më të bukur dhe të këndshme.

"Të harmonizojmë ekzistencën e përditshme me dëshirat më të thella, të bëhemi të ndërgjegjshëm për zgjedhjet tona dhe të mësojmë të përdorim hapësirat e lira që na lë jeta e përditshme", janë objektivat që ka psikofitnesi, sipas doktor Giampaolo Perna, drejtor i qendrës së shqetësimeve dhe ankthit dhe të "Day Hospital", psikiatër në spitalin "San Raffaele" në Milano, si dhe njeriu i parë i cili ka prezantuar këtë disiplinë të re.

Kjo formë e re terapie ndihmon në mbledhjen e gjithë elementëve të cilët kanë sjellë një sëmundje.

Psikofitnesi nuk rekomandohet vetëm për të sëmurët. Mund të jetë një terapi që mund të aplikohet nga të gjithë.

Një realitet kompleks

Hapi i parë drejt "shëndetit të shumëkërkuar", ashtu siç e ka përcaktuar edhe Friedrich Niçe, është pranimi i realitetit kompleks në të cilin jetojmë. Por pa harruar se studimet e shumta për lumturinë prezantojnë një mit të pavërtetë.

"Bashkëveprimet që lidhin pjesë të caktuar të trurit tonë janë bashkëveprime komplekse dhe ndërveprojnë ndryshe nga njëra-tjetra. Ndjesia të jep emocion, gjë që krijon mendim. Mendimi udhëheq zemrën, sistemin e frymëmarrjes dhe gjendjen tonë. Ky është mekanizmi që synon të shpjegojë psikofitnesi, një mekanizëm i cili vepron së bashku me pjesët e tjera.

Dallimi ndërmjet inteligjencës njerëzore dhe asaj mekanike qëndron në aftësinë e trurit njerëzor për të menduar, arsyetuar në terma të ndryshëm, ndonjëherë të pasaktë dhe jo sasiorë. Një aftësi të cilën nuk e zotërojnë edhe kompjuterët më të avancuar të kohës.

Emocionet, nevojat fillestare dhe mendimet bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. Këto elemente fitohen me kalimin e kohës dhe eksperienca vjen gjithmonë në ndihmë. Ndërveprimi mes pikëpamjes mendore dhe biokimike të qelizave cerebrale është aq i fortë sa truri mund të mësojë jo vetëm nga një pikëvështrim konjiktiv dhe kulturor. Në këtë mënyrë është në gjendje të modifikojë sinapset, lidhjet mes qelizave cerebrale, duke rezultuar në ndryshimin e funksionimit të tij. Si rrjedhojë e saj, edhe tiparet e karakterit personal.

Tri sisteme të integruara

Përmes një regjimi të mirë mund të përfitosh rezultatet e dëshiruara, po kjo gjë bëhet edhe nëpërmjet funksionimit të tri sistemeve: përmes ekuilibrit organik, sistemit kardiovaskular dhe atij të frymëmarrjes. Tri sisteme të cilat janë plotësisht të lidhura me trurin dhe funksionimin e tij. Një mekanizëm i cili komunikon në mënyrë konstante nëpërmjet gjuhës biokimike. Një ndjesi frike, për shembull, shkakton preokupim që shoqërohet me manifestime fizike, si dhe me rritjen e frekuencës kardiale dhe të frymëmarrjes.

Frymëmarrja

Studimet e fundit psikiatrike kanë treguar se kush vuan nga ankthi dhe e kap shpeshherë paniku (shqetësime shumë të shpeshta në jetën tonë të përditshme) ka një frymëmarrje të parregullt.

Praktikat e frymëmarrjes, ashtu siç e kanë provuar disiplinat orientale si joga, të ndihmojnë me të vërtetë që të ndjehesh mirë.

Një funksionim harmonik dhe eficent i frymëmarrjes garanton furnizimin e duhur me oksigjen të trupit tonë, si dhe lejon eliminimin e shpejtë të anhidrit karbonit.

Frekuenca kardiake

Për të qenë mirë, e rëndësishme është rrahja e rregullt e zemrës. Studiuesi David Servan-Schreiber, në librin "Të shërohesh" jep shembuj nga jeta e përditshme. Ai tregon se kur dy njerëz qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin (për shembull dy të dashuruar) frekuenca e tyre kardiake gjen harmoni. Nuk duhet të harrohet se emocionet pozitive e bëjnë zemrën tonë të rrahë sipas një ritmi të caktuar dhe normal, ndërsa emocionet negative mund të shpejtojnë rrahjet e zemrës.

Aktiviteti fizik

Një tjetër komponent thelbësor i psikofitnesit është sporti dhe veçanërisht ai aerobik (not, biçikletë, vrap). Aktiviteti i rregullt fizik mban në formën më të mirë të mundshme të gjithë organizmin tonë. Nëpërmjet tij rregullohet qarkullimi i gjakut, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.

Sporti të dhuron mirëqenie fizike, si dhe rrit rezistencën e trupit kundër sëmundjeve, pakëson rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetin. Ndër të tjera, themeluesit e psikofitnesit kanë zbuluar se aktiviteti fizik përveçse të jep një mirëqenie të plotë fizike, të jep besim të madh në vetvete".

Jo vetëm dietë

Një mendje që të funksionojë mirë, duhet të ushqehet mirë.

"Ha mirë, që të mendosh mirë", tregonte filozofi Ludwig Feuerbach. Në bazë të organizmit, dietologët të këshillojnë se çfarë ushqimi duhet të marrësh. Vitaminat e këshillueshme janë: vitamina E (e gjindshme në fruta dhe zarzavate), magnezi, vitamina C. Mjaft më me sakrifica dhe tortura, duke mbajtur dieta të forta dhe të tmerrshme. "Shëndeti i bën mirë trurit", thotë neurotoksikologu Jean-Marie Bourre, autori i "Dieta e re që i bën mirë trurit" (një bestseller), i cili tregon për menytë cilësore që duhen përdorur për shëndetin e trupit dhe mendjes.

Ky studiues i ndritur, i cili në 1983 zbuloi yndyrën "Omega 3", me të cilën ushqehen neuronet, ka bërë një dietë që është kundër asaj torturueses. Dieta e tij është pothuajse një jodietë, sipas të cilës mund të shkosh të hash në një restorant, të porosisësh disa pjata, si dhe të evitosh që të peshohesh rregullisht. "Kënaqësia e shijes së mirë është si gjumi dhe sensualiteti, është baza e ekuilibrit tonë psikik", shpjegon shkencëtari. Gjatë një diete ushqimore, truri ynë vihet në kushte "kufizimi konjuktiv", ku mund të humbasësh kujtesën, të kesh dhimbje trupi dhe ethe. Ndër të tjera, shpjegon Bourre, nëse neuronet tona nuk ushqehen, truri do të fillojë ta marrë energjinë nga organe të tjetra, si për shembull zemra.

Për të bërë që materiali gri të funksionojë, duhet sheqer. "Glukoza është benzina e aktivitetin intelektual", shpjegon shkencëtari. Karbohidratet me sheqerna të lehta, si buka dhe brumërat, janë thelbësore.

Në dietën e tij, neurologu këshillon një panine me proshutë për mëngjes dhe brumëra ose oriz për darkë. Mos merrni karbohidrate në darkë, është një gabim, shkruan Bourre. Në fund ai thekson: Hani gjithçka, në masën e duhur. Mos harroni se truri vë në punë gjithçka".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Psikofitnes, mirëqenia e mendjes Empty Re: Psikofitnes, mirëqenia e mendjes

Message  Perparimi Mer 20 Aoû - 6:06

gjuhës biokimike
Tri sisteme të integruara
ekuilibrit organik, sistemit kardiovaskular dhe atij të frymëmarrjes
Frymëmarrja

Studimet e fundit psikiatrike kanë treguar se kush vuan nga ankthi dhe e kap shpeshherë paniku (shqetësime shumë të shpeshta në jetën tonë të përditshme) ka një frymëmarrje të parregullt.

Praktikat e frymëmarrjes, ashtu siç e kanë provuar disiplinat orientale si joga, të ndihmojnë me të vërtetë që të ndjehesh mirë.

Një funksionim harmonik dhe eficent i frymëmarrjes garanton furnizimin e duhur me oksigjen të trupit tonë, si dhe lejon eliminimin e shpejtë të anhidrit karbonit
Frekuenca kardiake

Për të qenë mirë, e rëndësishme është rrahja e rregullt e zemrës. Studiuesi David Servan-Schreiber, në librin "Të shërohesh" jep shembuj nga jeta e përditshme. Ai tregon se kur dy njerëz qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin (për shembull dy të dashuruar) frekuenca e tyre kardiake gjen harmoni. Nuk duhet të harrohet se emocionet pozitive e bëjnë zemrën tonë të rrahë sipas një ritmi të caktuar dhe normal, ndërsa emocionet negative mund të shpejtojnë rrahjet e zemrës.
Aktiviteti fizik

Një tjetër komponent thelbësor i psikofitnesit është sporti dhe veçanërisht ai aerobik (not, biçikletë, vrap). Aktiviteti i rregullt fizik mban në formën më të mirë të mundshme të gjithë organizmin tonë. Nëpërmjet tij rregullohet qarkullimi i gjakut, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.

Sporti të dhuron mirëqenie fizike, si dhe rrit rezistencën e trupit kundër sëmundjeve, pakëson rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetin. Ndër të tjera, themeluesit e psikofitnesit kanë zbuluar se aktiviteti fizik përveçse të jep një mirëqenie të plotë fizike, të jep besim të madh në vetvete".
nëse neuronet tona nuk ushqehen, truri do të fillojë ta marrë energjinë nga organe të tjetra, si për shembull zemra.

Glukoza është benzina e aktivitetin intelektual
Karbohidratet me sheqerna të lehta, si buka dhe brumërat, janë thelbësore
Mos merrni karbohidrate në darkë, është një gabim
Mos harroni se truri vë në punë gjithçka".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum